Në 33 vitet e ardhshme, India do të ketë popullsinë më të lartë të myslimanëve në botë

Publikuar në Mars 6, 2017, 1:36 a.m.

Sipas një raporti të qendërs kërkimore Pew, deri në vitin 2050 India është projektur të ketë numrin më të lartë të popullsisë myslimane.

Në raport thuhet se deri në vitin 2050 në Indi do të ketë 311 milionë myslimanë, një popullësi që do të përbëjë 11 përqind të popullsisë botërore.

Kërkimi ka konkluduar se India do të vazhdojë të jetë shtëpia e numrit më të lartë të hinduve në botë, me një popullësi në rritje deri nëë 1.3 miliardë. Për momentin, Indonezia ka numrin më të lartë të popullsisë myslimane.

Në raport citohet se arsyet e rritjes së popullsisë janë mosha e re mesatare dhe normat e larta të pjellorisë. Për myslimanët, kjo moshë është 22 vjeçare, ndërsa nga ana tjetër hindutë e kanë moshën mesatare 26. Mosha mesatare për të krishterët është 28. Gratë muslimane në Indi ka një mesatare lindjeje prej 3.2 fëmijë për grua, ndërsa gratë hindu qëe kanë 2.5 fëmijë për grua, dhe gratë e krishterëa e kanë 2.3 fëmijë për grua.

Popullsia myslimane do të rritet me shpejtësi nga 14.4 përqind që ishte në vitin 2010 në 18.4 përqind të të gjithë popullsisë në 2050. Megjithatë, edhe atëherë në katër persona tre do të jenë ende hindu. Popullësia e hinduve në Indi do të vazhdojë të jetë më e lartë se popullsitë myslimane në shtetet islamike si India, Pakistani, Indonezia, Nigeria dhe Bangladeshi të bashkuara së bashku.

Raporti ka shtuar se përsa i përket popullësisë së krishterë në Indi, që për momentin përbën 2.5 përqind të gjithë popullsisë do të zvogëlohet në 2.3 përqind të të gjithë popullsisë në vitin 2050.

Në një raport akome edhe më të zgjeruar, qendra kërkimore Pew është shprehur se myslimanër janë grupimi religjoz që po shënon rritjen më të shpejtë. Qendra kërkimore ka parashikuar se popullsia myslimane do të rritet me një shpejtësi më të madhe se të gjitha popullsitë në t gjithë botën.



Burimi : http://iuvmpress.com/