Bota demostroi kundër Donald Trumpit

Publikuar në Jan. 21, 2017, 11:09 p.m.

Demonstrata kryesore u mbajt në Washington në të cilin merret vesh se kanë qenë rreth 500.000 mijë protestues, kryesisht të gjinisë femërore. Në Washington ka mbretëruar turma e madhe, Protestuesitt nuk janë të kënaqur me qëndrimet e Trumpit lidhur me shëndetësinë, abortusin, diversitetin kulturor dhe ndryshimeve klimatike.”Rreth 500.000 njerëz janë grumbulluar në Washington për të marrë pjesë në marshin protestuese kundër presidentit të porsazgjedhur amerikan Donald Trumpit”, ka shkruar në Twiter zëvendës i kryebashkiakut të Washingtonit i ngarkuar për sigurinë publike dhe drejtësinë Kevin Donah. Artistja Amerika Ferera të grumbulluarve në Washington ju ka thënë se presidenti i ri nuk është Amerikë, por janë protestuesit të grumbulluar. “Sot po protestojmë për shpirtin moral të këtij populli, kundër të cilit presidenti i ri e ka filluar kundër tyre luftën. Krenaria jonë, karakteri jonë, drejtat tona janë  të kërcënuara, platforma e urrejtjes dhe ndarjes dje ka marrë pushtetin”, ka deklaruar Ferera. Ish kandidatja demokrate Hilary Clinton ka falënderuar në Twiter të gjithëve të cilët po protestojnë për vlerat”.” Me të vërtetë besoj se të bashkuar jemi më të fortë”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Twiter.

Mijëra gra janë tubuar në marshin protestues në Londër, në të cilin protestueset kanë mbajtur transparente në të cilët shkruanin thirrjet kundër urrejtjes, racizmit , dhe Trumpit. Organizatorët cekin se në Londër janë tubuar rreth 100.000 protestues. Përveç Londrës protestat në Britani janë organizuar edhe në Manchester, Edinbur, Belfast, Liverpu dhe Kardif. Protestat janë organizuar edhe në Kanada, Australi , ndërsa marshi femëror kundër fashizmit është mbajtur edhe në Beograd.

Në Sidnej kanë demonstruar rreth 3000 njerëz të cilët janë grumbulluar në Hajd Park, ndërsa rreth 5000 njerëz janë tubuar në Melburn. Në Zelandën e Re janë mbajtur tubimet në 4 qytete në të cilin janë tubuar rreth 2000 protestues.



Burimi : b92