Letrat kërcënuese kundër xhamive në SHBA-të

Publikuar në Nën. 30, 2016, 2:50 a.m.

Katër xhami, tre në Kaliforni dhe një në Gjorgji kanë marrë letra kërcënuese, në të cilët shkruan se presidenti i porsazgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trumpi do të sillet ndaj myslimanëve sikurse që është sjell Adolf Hitleri(”kundër hebrenjve”), theksoi  Këshilli për marrëdhënie amerikano-islame, shkruan Washington Post.

Letrat, të cilët ishin të shkruara me dorë, në të myslimanët janë emërtuar “fëmijë të shejtanit”, dhe ishin dërguar qendrave islamike në San Jose, Long Beach dhe Pomoni në Kaliforni, sikurse edhe Savannahut në Gjorgji.

Në letrat Trumpi përshkruhet si”sherifi i ri në qytet” i cili do të “pastrojë Amerikën dhe do të bëjë atë përsëri të shkëlqejë”, ashtu që do të ç’rrënjosi popullatën myslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”Ju jeni të këqij, ju adhuroni shejtanin. Por, dita e llogarive me juve ka arritur”, ceket në letrat kërcënuese kundër xhamive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në letrat, më tutje shkruan se për myslimanët më e mençur do të ishte të paketohen dhe të shporen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qendra në San Jose e para ka marr letrën kërcënuese, cek CAIR, ndërsa zyrtarët shtetëror menjëherë janë paralajmëruar për letrat kërcënuese. Zëdhënësi i policisë në San Jose ka thënë se ata e trajtojnë atë si incident të motivuar me urrejtje. Presidenti i porsazgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trumpi gjatë fushatës parazgjedhore ka kërkuar ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA.



Burimi : Al Jazeera