Sarajeva qendër e myslimanëve të Evropës

nga Mirnes Kovač | Publikuar në Nën. 16, 2016, 1:28 a.m.

Emigrantët dhe refugjatët në Evropë janë me shumicë mysliman, shtrohen debatet se çfarë islami shoqëritë sekulare të Evropës do të mund të përballojnë dhe tolerojnë. Cili është model inkluziv të cilën shtetet evropiane do të mund të ndjekin dhe të sigurojnë paqe dhe harmoni në shoqëritë e tyre. Posaçërisht kjo është aktuale në situatën kur Islami në ambientin evropian e komentojnë propagandues të ndryshëm ideologjik në mënyrën të cilin terreni evropian thjesht nuk mund të pranojë. Ajo çka është e qartë për të gjithë ne Evropë është nevoja për islamin tek i cili në mënyrë autentike është zhvilluar teoria dhe praktika në kuadër të shoqërive dhe bashkësive evropiane. Myslimanë të tillë padyshim ka dhe ata me shekuj jetojnë Islamin në Evropë. Kanë institucionet e tyre dhe traditën. Me siguri aty është përparësia e Bosnjës dhe Sarajevës të cilët në këtë pikëpamje kanë çka të ofrojnë Evropës. Ky rrëfim nuk është i ri. Atë bile me vite është duke promovuar Bashkësia Islame në Bosnjë e Hercegovinë, por a është e mjaftueshme shikueshmëria  e saj do të tregohet në vitet e ardhshme, pasi që Evropa ka nevojë, ndërsa myslimanët më tepër kanë nevojë për zgjidhjen myslimane evropiane ashtu që të ruhet natyra e Bashkimit Evropian si bashkësi në të cilin respektohen vlerat dhe  bindjet e të gjithëve që jetojnë aty.

Në këtë kontest janë të rëndësishme mesazhet që në takimet e zyrtarë më të lartë evropian i ka përcjell gjatë këtyre ditëve në Bruksel Reis ul ulema e Bosnjës e Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviqi.” Ne kemi ardhur që të prezantohemi dhe të themi diç për Bashkësinë Islame në Bosnjë e Hercegovinë. Myslimanët e Bosnjës para 130 vitesh kanë kaluar në procesin e institucionalizimit islam kurrë Perandoria e Austro-Hungarisë së bashku me myslimanët e Bosnjës e Hercegovinës kanë themeluar Bashkësinë Islame të Bosnjës. Shumë vende ballkanike kanë pranuar përvojën e myslimanëve të Bosnjës në kuadër të organizimit të tyre në bashkësitë islame:Sllovenia, Kroacia, Serbia, Kosova, Maqedonia tej. Mendoj që Evropa ka nevojë për Sarajevën për shkak të vet myslimanëve të Evropës. Sarajeva është qendra rreth së cilës i kthejnë kryet myslimanët evropian dhe konsideroj se kemi çfarë të ofrojmë Evropës”, ka thënë Reis Kavazoviqi në Bruksel.

Kjo qasje është e nevojshme edhe Evropës edhe myslimanëve të Evropës, pasi që Bashkimi Evropian si ide dhe kornizë për bashkëpunim dhe siguri nuk mund të mbijetojë në nxitjen e atyre të cilët ofrojnë eksluzivitet, pasiguri dhe urrejtje. E kjo vlen këtu për të gjithë djathtistët dhe të tjerë në Evropë, por edhe ata mysliman që nuk kuptojnë kohën dhe vendin në të cilin gjenden.

“ Ne nuk kemi ndonjë këshillë të veçantë akujt t’i japim, por kishim pas dëshirë të njihni Bashkësinë Islame në Bosnjë e Hercegovinë dhe të shikoni se përvoja jonë a mund të ndihmojë Bashkimit Evropian. Austria, Sllovenia, Kroacia, si pjesë e Bashkësisë sonë veç janë në Bashkimin Evropian  dhe neve me vullnet do të ndajmë përvojën tonë të organizimit të islamit në ato vende në të cilët boshnjakët jetojnë. Shpresojmë se do të kemi bashkëpunim të mirë. Që për çështjen e myslimanëve në Evropë të gjejmë një zgjidhje evropiane i cili do të jetë i mirë për të gjithë neve”, ka porositur në kryeqytetin  e Bashkimit Evropian në Bruksel Reis ul ulema i Bosnjës dhe Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviqi i cili më tej shtoi se Evropa është kontinenti ynë i përbashkët të cilit i përkasim dhe në të cilin të gjithë bashkërisht duam edhe të kujdesemi për te. 



Burimi : Al Jazeera