Udhëheqësi i lartë musliman sunni në Pakistan: Kritikon Mbretërinë Saudite për thashethemet rreth sulmit në Mekë
Një dijetar i njohur sunni i Pakistanit, Pir Ijaz Hashmi, dhe kryetari i Xhamiat Ulema i Pakistanit (JUP), ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me përhapjen e thashethemeve të pabaza nga Mbretëria Saudite dhe hoxhallarët pro-saudit në lidhje me sulmin me raketa mbi Mekën e Shenjtë.
Ai tha se asnjë sulm i tillë nuk ka ndodhur dhe nuk ka muslimanët që mund të mendojnë se Meka mund të sulmohet nga ndonjë musliman.
"Kur zëdhënësi i Huthëve të Jemenit e bërë të qartë se Xheddah ishte në objektiv dhe asnjë raketë nuk është gjuajtur në Mekë, pastaj regjimit saudit, hoxhallarët dhe mbështetësit e tyre i kanë dhënë ngjyra fetare konfliktit ushtarak dhe politik", tha dijetari i lartë musliman sunni, Pir Ijaz Hashmi duke biseduar me persona të mediave .
Është e rëndësishme, gjithashtu, për të shtuar këtu se myftiu Raghib Naimi, një tjetër studiues Sunni me qendër në Lahore ka kundërshtuar luftën propagandistike të regjimit saudit për çështjen e sulmit me raketa.
Dijetari i lartë musliman sunni, Pir Ijaz Hashmi tha se të gjithë muslimanët sunitë dhe shiitë do të mbrojnë xhamitë e Shenjta të Islamit në Mekke dhe Medine në qoftë se ata shohin ndonjë rrezik për këto qytete të shenjta. Ai ankohet se jemenasit e pafajshëm janë duke u masakruar edhe nëpër xhenaze gjatë varrimit ata po bombardohen, por askush në gjithë botën nuk e ka dënuar agresionin ushtarak Saudit kundër Jemenit.
"Nëse populli i Jemenit e do qeverinë e tyre që e përfaqëson, është e drejta e tyre e patjetërsueshme për të zgjedhur qeverinë e tyre, sikur ne që e gëzojmë këtë të drejtë për të zgjedhur qeverinë tonë në Pakistan dhe askush nuk duhet t’i mohojë jemenasit për të drejtat e tyre, " tha ai duke i bërë thirrje që me një zgjidhje politike të përfundon menjëherë `lufta në Jemen.
Burimi : Pak Shia News