Ministria e Mbrojtjës e Algjerisë: Trupat algjeriane vranë pesë militantë tekfiristë
Trupat algjeriane vranë pesë militantë të armatosur dhe konfiskuan armë, municione dhe furnizime ushqimore të enjten, në një operacion të vazhdueshëm në lindje të Algjerit, tha ministria e mbrojtjes.
Të pesë militantët u vranë gjatë një spastrimi të ushtrisë në pyjet e Tazoult-it në krahinën Batna, rreth 430 km. (268 mila) nga Algjeri, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.
Ministria ka thënë se ushtria kishte vrarë 50 islamistë radikalë të armatosur në gjysmën e parë të këtij viti.
Dhuna ka rënë në Algjeri që nga përfundimi i luftës së saj të viteve 1990 me militantët radikal islamik që vranë 200.000 njerëz.
Por, Al-Kaida në Magrebin Islamik dhe grupe të vogla të luftëtarëve aleate të ISIS-it kanë qenë aktive në disa zona të largëta.
Burimi : Reuters