Teknologji ushtarake eksportohet nga ShBA në Rusi, të akuzuarit mund të dënohen deri 25 vite burgim

Publikuar në Tet. 8, 2016, 7:05 a.m.

Një shtetas amerikan dhe dy rusë janë arrestuar nën dyshimin se kanë eksportuar teknologji të ndjeshme ushtarake nga SHBA-ja për në Rusi,  ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë.

 

Departamenti ka thënë se Alexei Barysheff nga New York- shtetas amerikan i natyralizuar- është arrestuar për eksportim të paligjshëm të teknologjisë së kontrolluar. Shtetasit rusë, Smitry Aleksandrovich  Karpenko, dhe Alexei Krutilin, poashtu u arrestuan nën akuzat se kanë konsiruar me Barysheff.

Qeveria amerikane ka thënë se tre burrat kanë qenë të përfshirë në posedimin e mikroeletronikës nga prodhuesit në SHBA dhe eksportimin në Rusi, duke shmangur kështu kontrollin e Qeverisë për eksportet e teknologjisë së lartë.

Nëse gjenden fajtorë tre të akuzuarit do të përballen me burgim deri në 25 vjet dhe me gjobë prej 1 milion dollarë.
Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar eksportin e pajisjeve të tilla, të cilat besojnë se mund të minojnë sigurinë kombëtare.