SHBA-të ndërpresin bashkëpunimin me Rusinë lidhur me Sirinë
SHBA-të ndërpresin bashkëpunimin bilateral me Rusinë lidhur me armëpushimin në Siri, ka deklaruar përfaqësuesi i State Departamentit amerikan Xhon Kirbi. “SHBA-të ndërpresin pjesëmarrjen në kanalet bilaterale komunikuese me Rusinë, të cilët janë vendosur për të mbështet ndërprerjen e zjarrit”, ceket në deklaratë. Kirbi ka konfirmuar se SHBA-të do të rikthejë ekspertët të cilët do të duhej së bashku me Rusinë të merren me realizimin e marrëveshjes dhe do të mbajnë vetëm kanalet diplomatike ushtarake lidhur me mundësinë e shmangies së konflikteve në hapësirën ajrore të Sirisë në mes aviacionit rus dhe amerikan. Kirbi ka deklaruar se vendimi ishte i vështirë për SHBA-të, por ai ishte shkaktuar gjoja se Rusia nuk i ka plotësuar obligimet e saja. Zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peskov ka shprehur keqardhje për shkak” karakterit jokonstruktiv serioz” të retorikës së SHBA-ve gjatë ditëve të fundit dhe ceku se”Moska edhe më tutje është e interesuar për bashkëpunimin me Washingtonin” në Siri.”Për fat të keq Rusia nuk ka arrit të plotësojë obligimet e saja, duke përfshirë edhe obligimet nga drejta ndërkombëtare humanitare dhe rezolutën e KS të OKB-së nr. 2254. Njashtu nuk ka dashtë apo nuk ka arrit që regjimi sirian të respektojë marrëveshjen të cilin e ka pranuar Moska. Në vend të saj, Rusia dhe regjimi sirian kanë vendosur që të shkojnë me rrugë ushtarake, i cili nuk mund të përshtatet me ndërprerjen e aktiviteteve luftarake”, ka cek Kirbi. Në këtë deklaratë të Kirbit Moska zyrtare është përgjigjur:” Akuzat për bombardimin e konvojit humanitar dhe spitaleve në Siri janë të pabaza. Ai më tutje shtoi se refuzimi i Rusisë që të përmbahet marrëveshjes ka sjell ” gjer te intensifikimi i sulmeve në objektet civile, goditja e caqeve vitale të infrastrukturës, duke përfshirë edhe spitalet, si dhe përpjekjes që të pamundësohet dërgimi i ndihmës humanitare civilëve, në mes tjerash edhe me sulmin mbi konvojin e ndihmës humanitare me 19 shtator”.
Zëdhënësi Peskov akuzat për sulmin ajror në kolonën humanitare tek Alepi i ka quajtur të pabaza. Ministria e mbrojtjes së Rusisë ka kumtuar se aviacioni rus dhe sirian nuk kanë bombarduar konvojin humanitar, si dhe droni i koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të, ishte i aftë të gjuajë objektet tokësore, ka fluturuar në hapësirë në të cilin gjendej konvoji. Pentagoni ka deklaruar se aviacioni i koalicionit nuk ka fluturuar mbi këtë hapësirë. Por, sipas Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, fluturakja amerikane pa pilot e ka braktisur zonën e sulmit mbi konvojin humanitar pas gjysmë ore pas sulmit.
Burimi : Sputnik