Këndvështrimi i ‘Juristit Kujdestar’ i Imam Humejnit

nga Gürkan Biçen | Publikuar në Shta. 30, 2016, 2:12 a.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një artikull të albanologut dhe gazetarit të njohur turk, me prejardhje shqiptare Gürkan Biçen, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli është, këndvështrimi i “Juristit Kujdestar”, i Imam Humejnit (m.m.t.)”.

Hyrje

“Në një lexim në retrospektivë, mund të cilësojmë shfaqjen, e Revolucionit Islam Iranian, afërsisht 1300 vite, pas ngjarjes së hidhur të Kerbelasë në vitin 680, sipas kalendarit gregorian, në të cilën u masakrua Farefisi i Pastër, i të dërguarit të fesë islame Muhammedit (p.q.m.t.). Këtë lexim të një rëndësie historike të këtij lloji, e vërtetojnë dhe tekstet fetare. Sipas këtyre të fundit, me vrasjen e Imam Husejnit (m.m.t.), së bashku me të tërë shokët dhe me robërimin e bashkëshorteve të tij, nisi kalvari i pareshtur, i mërgimeve të njëpasnjëshme, të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), që nga Medina e Ndriçuar e me radhë, i cili do të marrë fund, vetëm me shfaqjen e Imam Mehdiut (p.m.t.). Ky i fundit, do të krijojë dhe “Shtetin e Drejtësisë Hyjnore”, themelet e të cilit i hodhi vetë Muhammedi (p.q.m.t.). Ndërsa kur e vështrojmë rrjedhën e historisë islame, themi se Revolucioni Islam Iranian, është një pjesë domosdoshme e kësaj rrjedhe, si dhe duke u mbështetur në këtë këndvështrim, do të shqyrtojmë teorinë e “Juristit të Kujdestarisë”, pra të udhëheqësit të revolucionit islam iranin, Imam Humejnit (m.m.t.)”.

“Ngjarjet të Cilat Lindën Konceptin e “Juristit Kujdestar”

“Para së gjithash, themi se duke u nisur, nga hutbeja e lamtumirës së Muhammedit (p.q.m.t.), në kryerjen e shtyllës islame të haxhit, bashkëkohësit e tij e kuptuan, se udhëtimit të tij në këtë botë po i vinte fundi. Megjithatë sipas burimeve të sakta islame, shënojnë se shumë kohë më parë, përkatësisht në vitin e dhjetë të mërgatës islame, pas kryerjes së njëzet ditëve të itikafit (qëndrimit të mbyllur në xhami), i ka thënë bijës së tij Fatime Zehrasë (p.m.t.): “Unë së bashku me Xhibrilin, lexonim gjthmonë njëherë të tërë Kur’anin, por kësaj radhe ne e lexuam dy herë. Mendoj se erdhi koha e ndarjes sime”. (1)

“Pas kryerjes së shtyllës së haxhit, Muhammedi (p.q.m.t.) u nis, rrugës së kthimit për në Medinën e Ndriçuar. Më pas ai ndaloi, për të pushuar në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, mes Mekkës së Nderuar dhe Medines së Ndriçuar. Gjatë këtij pushimi, Muhammedi (p.q.m.t.) dëgjoi mosmarrëveshjen mes Imam Aliut (p.m.t.) dhe disa bashkëkohësve të tij, në lidhje me ndarjen e pasurisë së shtëpisë së përbashkët të muslimanëve”.

“Muhammedi (p.q.m.t.) ngrihet në këmbë dhe mbajti një fjalim, ku mes të tjerash theksoi: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi. Njëra nga këto është Libri i Allahut të Madhërishëm, i cili është udhëzim dhe dritë. Lidhuni fort pas Librit të Allahut dhe e shtrëngoni fort atë. Ndërsa porosia e dytë është Ehli Bejti im. Unë ju bëj që të kujtoni Allahun (f.m.t.), përmes Ehli Bejtit tim” më pas vijoi: “O ju njerëz! Vallë për çfarë dëshmoni?!”

“Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër, përveç Allahut (k.m.t.) dhe se Muhammedi (p.q.m.t.), është robi dhe i dërguari i Tij”.

“Kush është kujdestari juaj?”

“Kujdestari ynë është Allahu dhe i dërguari i Tij”.

“Më tej Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Unë jam më i çmuar për besimtarët, se sa ata vetë janë për veten. Besoj se këtë e dini apo jo?!”

“Ata u përgjigjën: “Sigurisht që e dimë. Ti je më i çmuar për ne, se sa vetë jetët tona”.

“Më tej Muhammedi (p.q.m.t.), duke kapur Imam Aliun (p.m.t.) për dore vijoi: “Me të vërtetë Allahu (l.m.t.) është Zoti im, ndërsa unë jam zotëriu i çdo besimtari”. Pastaj tha: “Cilido që më ka mua zotëri, Aliu është kujdestari i tij. Allahu im duaje atë që do Aliun dhe armiqësohu me armikun e tij”. (2)

“Ndonëse ka mendime të ndryshme, mbi konceptin “meula” (zotëri), e cila kalon në ngjarjen e Gadiru’l-Humit, identiteti i këtyre anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, është përcaktuar mirë, disa dijetarë kanë kundërshtuar këtë. Ibn Tejmijje, ndonëse nuk e mohon ngjarjen në fjalë, shton se përmbajtja e saj është shtrembëruar. Në veprën e tij me titull: “Siratu’l-Mustekimi” (Udha e Drejtë), Ibn Tejmijje vijon se janë kryer shtime të rreme, rreth ngjarjes së Gadiru’l-Humit, ndonëse hadithët mbi këtë ngjarje, janë hadithë të vërtetë, të shënuar përkatësisht në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit”. (3)

“Megjithatë Ibn Tejmijje nënvizon se hadithët, të cilët bëjnë fjalë, për ngritjen në një vend të lartë dhe përcaktimin e Imam Aliut (p.m.t.), si një udhëheqës të bashkësisë muslimane, nga ana e Muhammedit (p.q.m.t.), janë të dobët, të rremë dhe të shpikur”. (4)

“Ne duhet të tregohemi, sa më tepër objektivë, duke u mbështetur në hadithët e vërtetë, të cilët janë shënuar në mënyrë të pashkëputur, gjatë shqyrtimit të këtyre ngjarjeve dhe trajtimit të dokumentëve dhe letërsisë islame. Ngjarja madhështore e Gadiru’l-Humit, është një ngjarje e shënuar, me kuptime të përafërta, nga të dyja doktrinat dhe shkollat kryesore, të fesë islame, pra si ajo sunnite dhe ajo shiite. Sërish pas kryerjes së disa punimeve të kohëvë të fundit, janë arritur të përftohen dhe përfundime të rëndësishme”. (5)

“Sipas këtyre hadithëvë ndonëse Umer Hattabi (m.m.t.), e ka përgëzuar Imam Aliun  (p.m.t.) si njeriun e parë, i cili meritonte më tepër kujdestarinë, pas ngjarjes së rëndë të Beni Thakifes (bijve të Thakifes). Megjithatë më vonë, del në pah fakti se Muhammedi (p.q.m.t.), na paska përcaktuar Ebu Bekrin (m.m.t.) si udhëheqësin e bashkësisë muslimane”. (6)

“Kjo ngjarje është pranuar gjërësisht, si zanafilla e zhvillimit të ngjarjeve, në boshtin kujdestari/prijës/udhëheqje dhe ka kulmuar në kthimin e tij, në salltanat/mbretëri/monarki të udhëheqjes islame, me përcaktimin si mbret nga ana e Muauije Ibn Ebi Sufjanit, të djalit të tij Jezid Ibn Muauijes. Sipas një thënieje të shënuar në veprën me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), e Sherif Radiut, Imam Aliu (p.m.t.) shprehet: “Këta njerëz mbollën imoralitet dhe korrën shkatërrim”. (7)

“Madje dhe pas të ashquajturit përcaktim të Muhammedit (p.q.m.t.), se cili do të ishte udhëheqësi i bashkësisë muslimanë pas tij, ndonëse pati disa mosmarrvëshje ne mesin e muslimanëve, se cili kishte më shumë merita mbi këtë çështje, gjithsesi ata nuk u përplasën mbi nevojat e përmbushjes së prijësisë/udhëheqjes/qeverisë islame. Arsyeja ishte e thjeshtë, muslimanët besonin fuqishëm në faktin se sunneti, sjelljet e Muhammedit (p.q.m.t.) ishin një argument i qartë, i krijimit të qeverisë islame dhe se fillimisht Muhammedi (p.q.m.t.), kishte krijuar organizatën e qeverisjes islame”. (8)

“Lërmëni t’iu shpjegoj se, pas ngjarjes madhështore të Gadiru’l-Humit, disa muslimanë duke u mbështetur në fjalimin dhe në disa hadithë të Muhammedit (p.q.m.t.), nisën të besonin se duke nisur, që nga Imam Aliu (p.m.t.) dhe duke vijuar me dy djemtë e tij dhe nipërit e Muhammedit (p.q.m.t.), pikërisht Imam Hasanin (p.m.t) dhe Imam Husejnin (p.m.t.), si duke dhe duke vijuar me imamin/prijësin/udhëheqësin e fundit Imam Mehdiun (p.m.t.), në besimin e dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.), të cilët kishin ekskluzivisht të drejtën e ligjshme, të udhëheqjes islame dhe se burimi i kësaj ligjshmërie, ishte vetë Allahu (f.m.t.), përcaktimi i tij nëpërmjet Muhammedit (p.q.m.t.)”. (9)

“Ndërsa ata të cilët e komentuan ndryshe, ngjarjen e Gadiru’l-Humit dhe atë të Beni Thakifes, janë të mendimit se ky nuk është përcaktimi/urdhërimi i Allahut (k.m.t.), por është një gjykim i mbështetur në pëlqimin e bashkësisë muslimane”. (10)

“Lejomëni t’iu sqaroj se Imam Humejni (m.m.t.), në shumë mënyra, ka shprehur shumë argumentë, duke mbështetur faktin se imami është përcaktuar drejtpërdrejtë nga Allahu (l.m.t.) dhe i ka qëndruar besnik kësaj tradite dhe më pas ka shtuar mënyrën e udhëheqjes së bashkësisë muslimane. Sipas Imam Humejnit (m.m.t.), mënyra e organizmit dhe udheheqjes së bashkësisë muslimane, në mënyrën ë fshehjes së imamit,  prania e një imami të drejtë, i cili u mëson muslimanëve fenë e drejtë, pra e thënë ndryshe çështja e “Juristit Kujdestar”, nuk është diçka e re, sepse tekefundit ky është një nga parimet më themelore të fesë islame”. (11)

“Por një nga kundërshtarët e kësaj teorie, është dhe Mazllum Ujari, i cili kumton se teoria e juristit kujdestar, është sendërtuar me kalimin e kohës dhe se themelet e komentit të gjërë të Imam Humejnit (m.m.t.), i ka hedhur më herët dijetari i madh shiit, Muhammed Hili (viti i vdekjes 1326)”. (12)

Argumentët e Domosdoshmërisë së Organizimit të Qeverisjes

“Imam Humejni (m.m.t.), theksonte se feja islame, nuk ishte thjesht një “ideologji”, ose “rrymë”, e përbërë nga disa parime të thjeshta, e cila shërben në ndreqjen e marrëdhënieve, mes “së vërtetës” dhe “popullit”, por ishte vetë “e vërteta”. Duke marrë shtysë pikërisht nga kjo dukuri, muslimanët nuk duhet të qëndrojnë të heshtur dhe spektatorë ndaj kësaj të vërtete, por duhet të hulumtojnë dhe  të studiojnë fort, mbi përmbajtjen e fesë islame”. (13)

“Imam Humejni (m.m.t.), gjithashtu theksonte se këndvështrimi se në fenë islame, nuk ka asgjë në lidhje me organizimin e shtetit dhe mënyrën e udhëheqjes, shkurtimisht se në fenë islame, gjendet një mori ligjesh, por të cilët kanë mbetur pezull të pazbatuar, sepse askush nuk ka mendur zbatimin e tyre, është një mashtrim i madh imperialist, i injektuar në gjirin e bashkësisë muslimane”.

“Rishtas ai ka thënë, se këto lloj mendimesh të errët, bien ndesh më besimin islam, prania një morie ligjesh, nuk është e mjaftueshme, në ndreqjen dhe përmirësimin e shoqërisë, nevojshmëria e pushtetit ekzekutiv, për përmirësimin e gjendjes shoqërore dhe arritjes së lumturisë së saj, por për të arritur këtë dukuri nevojitet, tërësia e ligjeve hyjnorë, të përcaktuara dhe të zbritura nga Allahu (f.m.t.), shfaqja e organizimit të zbatimit të këtyre ligjeve, të udhëheqjes dhe organizimit të një shteti gjithërpërfshirës islam, sipas modelit të paraqitur nga Muhammedi (p.q.m.t.)”. (14)

“Nëse Allahu (k.m.t.), nuk do të kishte përcaktuar më parë pushtetin ekzekutiv, pas përcaktimit të pushtetit gjyqësor hyjnor, kjo do të nënkuptonte se, organizimi i qeverisjes islame, do të kishte mbetur i mangët dhe jo i plotë”. (15)

“Imam Humejni (m.m.t.), krijon lidhjen mes domosdoshmërisë, së qeverisjes islame dhe përmbajtjes së ligjeve hyjnore, të cilat me shumëllojshmërinë e tyre, përbëjnë rendin shoqëror individual dhe kolektiv. Themi se njeriu, gjen gjithçka, për të cilën ka nevojë, brenda këtij sistemi juridik”. (16)

“Ashtu siç shihet qartë, pohojmë se buxheti ekonomik, i portretizuar dhe i skicuar, nga taksat, tatimet dhe pikat e përgjithshme të fesë islame, mjaftojnë për sigurimin e jetesës, jo vetëm të mjerëve dhe të ngratëve, por dhe të pasurve asketë. Madje buxheti i shtetit islam, i organizuar në bazë të ligjeve dhe rregullave, është i aftë dhe në sigurimin, e shpenzimeve të mëdha, të domosdoshme të kryera shtetërore”. (17)

“Përcaktimi i menjëhershëm, i pushtetit ekzekutiv, pas përcaktimit të pushtetit gjyqësor, në njërën anë, është një tregues i qartë, i zbatimit të vendimeve të gjykatave, mbarëvajtjes së ligjeve, si dhe përçimit të vendimeve të drejta të gjykatave, si mbi shoqërinë civile, ashtu dhe popullin e thjeshtë”. (18)

“Ndërsa në njërën tjetër, ligjet mbi ruajtjen e rendit islam, mbi pandashmërinë e trojeve islame, si dhe ardhmërinë e bashkësisë muslimane, ashtu si rregullat shtetërore, përftimi i një të drejte, si dhe rikthimi i kësaj të drejte tek i zoti, ashtu si rregullat e dobishme të jurisprudencës islame, siç janë rregullat e ndëshkimit, si asgjësimi fizik, ose prerja e dorës, janë pjesë e domosdoshme e organizimit shtetëror islam”. (19)

“Lejomëni t’iu bëj të ditur se, ruajtja e njëshmërisë islame, mbrojtja e shteteve islame, nga fuqitë imperialiste, si dhe shpëtimi nga diktatorët e vendosur nga këta të fundit, mbi krye të popujve muslimanë, e bën mëse të dosmosdoshme, organizimin e shtetit islam. Këtë mendim Imam Humejni (m.m.t.), e ilustron me thënien e njohur, të Fatime Zehrasë (p.m.t.): “Udhëheqja islame, është një mjet për ruajtjen e rendit islam, si dhe një mjet bashkimi, me qëllim parandalimin e përçarjes së muslimanëve”. (20)

“Për sa i përket, nevojës së krijimit, të qeverisjes islame, pohojmë se kjo nuk është e kufizuar në aspektin kohor, sepse duke u nisur nga ajetët kuranorë, theksojmë se këta të fundit, nuk kufizohen nga faktori kohë dhe vend. Organizimi i qeverisjes dhe pushteti ekzekutiv, i shtetit të parë islam, të themeluar nga Muhammedi (p.q.m.t.) në epokën e tij, e ka ruajtur vlefshmërinë e tij në çdo epokë, kohë dhe periudhë, madje nënvizojmë se është ende i vlefshëm dhe në ditët tona”. (21)

“Themi se Allahu (l.m.t.) është Ai, i Cili dëshiron që njerëzimi të jetojë në një rend të drejtë juridik, përparimin e tij brenda kufinjve të ligjeve hyjnore. Gjithashtu Allahu (k.m.t.), kërkon ndëshkimin e cënimeve, dhunimeve, krimeve, mizorive, përvetësimin dhe tjetërsimin e të drejtave të tjetrit. Madje Allahu (l.m.t.), ka për qëllim krijimin e njeriut besnik, i cili e ruan porosinë e dorëzuar nga tjetri, mbikqyrjen dhe ruajtjen e krijesave të Allahut (f.m.t.), mësimin dhe njohjen e njerëzve, me mësimet dhe udhëzimet islame, qëndrimin e tyre besnik ndaj fesë islame, udhëheqjen sipas ligjeve hyjnore, ndriçimin e mendjeve të njerëzve në udhë të drejtë, pranadalimin dhe shmangien e risive të vendosura, nga armiqtë dhe ateistët dhe së fundmi, bërjen sunnet (traditë), të përcaktimit të një udhëheqësi të drejtë, i cili do t’i përmbushë, të tërë kushtet e lartpëmendura”. (22)

“Lërmëni t’u citojmë, se ky lloj drejtimi, është udhëheqja e drejtë”. (23) “Në rast të kundërt, në mungesë të një udhëheqje të drejtë islame, ndjeja e një politike jashtë ligjeve dhe rregullave islame, nënkupton moszbatimin e vullnetit hyjnor dhe lënien pas dore, të rendit politik islam”. (24)

“Sipas Imam Humejnit (m.m.t.), Islami është feja e muxhahidëve (luftëtarëve), të cilët kanë për synim zbatimin e drejtësisë hyjnore, arritjen e lirisë dhe pavarësisë së plotë. Rishtas sipas Imam Humejnit (m.m.t.), Islami është shkolla e njerëzimit, i cili lufton dhe ngre krye kundër kapitalistëve dhe kolonizatorëve”. (25)

“Më pas Imam Humejni (m.m.t.), shton se përgjegjësia kryesore e këtyre muxhahidëve (luftëtarëve), është përpjekja serioze dhe kumtimi dhe përçimi i Librit të Allahut (k.m.t.), me synimin e krijimit të organizmit të qeverisjes islame”. (26) “Megjithatë ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse kumtimi i ajetëve kuranorë, nuk do të japë menjëherë frytet e tij, sepse do të ketë nevojë, për ripërtëritje të njëpasnjëshme dhe herë pas here të veprimtarisë së tij”. (27)

“Qëllimi i kësaj veprimtarie, duhet të jetë fillimisht kullimi dhe pastrimi, i botëkuptimit të njerëzve mbi fenë islame dhe zhdukja e të tërë llojeve, të paqartësisë mbi këtë fe hyjnore”. (28) “Më tej Imam Humejni (m.m.t.), vijoi duke shprehur se ne, nuk duhet të qëndrojmë duarlidhur në shtëpitë tona, por duhet të ndërhyjmë, në çështjet e shteteve  ku jetojmë”. (29) “Madje ne duhet të jemi në dijeni të faktit, se asnjë nga udhëheqësit e shteteve muslimane, nuk zotërojnë asnjë cilësi sipërore mbi ne, por përkundrazi shumica e këtyre diktatorë të paditur, nuk e meritojnë aspak, drejtimin e shteteve muslimane”. (30)

“Lejomëni t’iu sqaroj se fuqive imperialiste, nuk i bëhet fare vonë, nëse popujt muslimanë e falin, ose nuk e falin namazin, e agjërojnë ose nuk e agjërojnë muajin e Ramazanit, sepse ajo që u intereson atyre janë burimet natyrore, mbitokësore dhe nëntokësore të shteteve muslimane, duke mos harruar këtu dhe mbajtjen sa më larg, të popujve muslimanë, nga ndërhyrja në çështjet e brendshme dhe të jashtme të qeverive të këtyre shteteve”. (31)

“Për më tepër, Imam Humejni (m.m.t.), shpeshherë u drejtohej nxënësve të tij, duke iu tërhequr vërejtjen: “Mos ejani në mësimet e mia, me synimin e vetëm, për t’u ulur dhe për të bashkëbiseduar, por mësoni dhe rregullat dhe gjykimet e tjera të fesë islame dhe meditoni thellë mbi këta të fundit, sqaroni dhe përhapni të vërtetën, shkruani doracakë dhe i botoni ata! Mos të dyshoni për asnjë çast, se do të kenë ndikim të madh, sepse po ju flas nga përvoja ime vetjake!” (32)

“Imam Humejni (m.m.t.), bënte të qartë, se tërheqja nga përpjekja serioze, për krijimin e një shteti islam, nënkupton si mohimin e epokës së fshehjes, së dymbëdhjetë imamëv të Ehli Bejtit, ashtu dhe tërheqjen e tërësishme, të zbatimit të fesë islame, në jetët tona të përditshme. Imam Humejni gjithashtu na shpjegon se kjo sjellje e shëmtuar, nuk përputhet aspa me besimin islam dhe si rrjedhojë kjo e bën të dodmosdoshme krijimi e një qeverisje islame”. (33)

“Duke u nisur nga faktet e sipërcituara, arrijmë në përfundimin se ndonëse Allahu (l.m.t.), nuk ka përcaktuar një njeri, si udhëheqës të shtetit islam, Ai ka sqaruar në mënyrë të hollësishme, cilësitë që duhet të kërkojmë, tek udhëheqësit muslimanë, që nga i dërguari ynë Muhammedi (p.q.m.t.), deri tek Imam Muhammed Mehdiu (p.m.t.)”. (34)

“Si rrjedhojë, citojmë se organizimi i shtetit islam, është i mundur në çdo epokë të njerëzimit”.

“Në këtë pikë, themi se pikëpamja e disa muslimanëve: “Ne duhet të dorëzohemi dhe të tërhiqemi, meqë nuk jemi të aftë, të krijojmë një qeveri gjithëpërfshirëse islame”, është një mendim i pikëpamje e gabuar. Përkundrazi Imam Humejni (m.m.t.), shton se muslimanët duhet të përpiqen me sa kanë mundësi, me të tëra mënyrat dhe mjetet, në detyrën fisnike, të krijimit të shtetit islam”. (35)

Forma dhe Përmbajtja e Qeverisë Islame

“Me të vërtetë, të tërë muslimanët, pajtohen mbi faktin se është pikërisht Allahu (f.m.t.), burimi i ligjshmërisë hyjnore dhe se i dërguari i Tij, Muhammedi (p.q.m.t.), i ka kumtuar dhe përçuar njerëzve ligjet hyjnore, të marra nga Allahu (k.m.t.) dhe se gjatë tërë profetësisë së tij, ai ka udhëhequr bashkësinë muslimane, me ligjet e Allahut (l.m.t.). Sërish muslimanët, pranojnë faktin, se gjatë profetësisë së Muhammedit (p.q.m.t.), deri në mërgimin e tij nga kjo botë, nuk kishte asnjë lloj mosmarrëveshje, në mesin e bashkësisë muslimane”.

“Ndërsa pas mërgimit në botën tjetër të Muhammedit (p.q.m.t.), bashkësia muslimane kishte për synim, përcaktimin e një udhëheqësi, sipas ajetit kuranor: “Më i përkushtuari në mesin tuaj, është ai i Cili i frikësohet më shumë Allahut”, si dhe kërkonin një udhëheqës, i cili do t’i përmbushte prijësinë/udhëheqjen/kujdestarinë, por ata hasnin në mosmarrëveshje, se cili e meritonte më shumë këtë post”. (36)

“Ashtu siç kemi përmendur dhe në ngjarjet e mësipërme, si ngjarja madhështore e Gadiru’l-Humit dhe me radhë, disa muslimanë pretenduan dhe mbrojtën fuqishëm botëkuptimin, se njeriu i cili kishte më shumë merita mbi udhëheqjen islame, ishte pikërisht Imam Aliu (p.m.t.), sepse para së gjithash këtë të fundit, e kishte përcaktuar vetë Allahu (f.m.t.) dhe se Muhammedi (p.q.m.t.), e kishte përcjellur haptazi këtë përcaktim hyjnor, kështu që nuk kishte aspak nevojë, për zhvillimin e zgjedhjeve të muslimanëve”.

“Njëri nga mbështetsit e këtij botëkuptimi, ishte dhe Imam Humejni (m.m.t.), i cili pohonte se përcaktimi i prijësit/udhëheqësit/kujdestarit, të bashkësisë muslimane, ishte kryer nga Allahu (k.m.t.) dhe i dërguari i Tij, Muhammedi (p.q.m.t.) dhe vijonte se krijimi i një qeverie islame, është një nga detyrat më të domosdoshme të besimit islam. Megjithatë ky prijës, nuk ka të drejtë të vendosë ligje, sepse përgjegjësia e tij, është zbatimi i ligjevë, të vendosura nga Allahu (l.m.t.) dhe i dërguari i Tij”. (37)

“Lërmëni t’iu bëj të ditur se, sipas Imam Humejnit (m.m.t.), shteti dhe qeveria islame, nuk i përngjan asnjërës nga sistemet e qeverisjes së ditëve të sotme, sepse modeli i shtetit dhe qeverisë islame, nuk mund të cilësohet si një diktaturë ose monarki. Ne mund të themi se shteti dhe qeveria islame, zotërojnë një sistem qeverisje “të ligjshme”, megjithatë me këtë ligjshmëri, nënkuptojmë njohjen “de facto” të saj dhe jo një ligjshmëri të sistemit perëndimor, domethënë një ligjshmëri të mbështetur në disa njerëz, të zgjedhur me shumicën e votave, për të nxjerrë ligje. Por themi se kjo ligjshmëri, buron nga fakti se drejtuesit dhe udhëheqësit, në detyray e tyre administrative dhe institucionale, mbështeten kryesisht në Kur’anin Famëlartë dhe në Sunnetin Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.). Pohojmë se përmbledhja e kushteve, janë gykimet dhe ligjet e fesë islame, të cilët duhen vëzhguar dhe zbatuar. Kjo është arsyeja, që udhëheqja islame, është mbizotërimi i zbatimit, të ligjeve hyjnore mbi njerëzimin. Ky është dhe dallimi kryesor, mes ligjshmërisë së shtetit islam dhe sistemit së ligjshmërisë ndërshtetërore, së monarkisë dhe republikës”. (38)

“Shteti islam është një shtet ligjor (juridik). Në këtë shtet gjykimi i takon vetëm Allahut (f.m.t.) dhe ligjet e tij janë gjykimet dhe urdhrat e Allahut (k.m.t.). Ligjet islame gjenden kudo dhe janë sunduesit absolutë të shtetit islam”. (39) “Në shtetin islam, gjykatësit nuk janë njerëzit, por janë ligjet dhe se të tërë njerëzit janë nën mbrojtjen dhe përfshirjen e ligjeve. Njerëzit e besimeve të tjera fetare dhe muslimanët janë të lirë, të veprojnë brenda ligjeve hyjnore. Njerëzit janë të lirë, sepse rendi i drejtë islam ua garanton këtë”. (40)

“Ja pra ky është shpjegimi i i ligjshmërisë së Imam Humejnit (m.m.t.), duke u nisur nga këndvështrimi islam. Sërish feja islame, e sheh ligjin si një mjet, i cili bën të mundur, vendosjen dhe zbatimin e drejtësisë në shoqëri, ngritjen e njeriut në anën fetare, morale, kulturore, arsimore dhe edukative. Pranië e ligjit, shërben për krijimin e një rendi të drejtë islam, i cili ndihmon dhe i jep shtysë, rritjes së njeriut të edukuar”. (41)

Kushtet e Kërkuara në Udhëheqësin e Qeverisë Islame

“Rishtas sipas Imam Humejnit (m.m.t.), kushtet e kërkuara në udhëheqësin e bashkësisë muslimane, janë pjesë e natyrës së shtetit islam. Pas parashtrimit të dy kushteve kryesore, të cilët janë intelekti dhe pjekuria, i shtohen dhe dy kushte të tjera, përkatësisht njohja e ligjit dhe drejtësia. Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, njohja e ligjit dhe drejtësia, janë dy elementë thelbësorë, në mesin e bashkësisë muslimane. Për sa i përket kushteve të tjera, themi se janë dytësore dhe sqarojmë se nuk janë aq të rëndësishme, krahasuar me dy kushtet e para. Shteti islam është një shtet ligjesh, nuk është një diktaturë, e cila lejon torturimin e popullit, nga ana e disa njerëzve të pushtetshëm. Pra nëse drejtuesi nuk e njeh ligjin, nuk e meriton të drejtojë këtë shtet. Me synimin e ilustrimit sa më të bukur, të shembullit të lartpërmendur, përdorim thënien: “Juristi, gjykohet sipas horizontit të tij”.

“Nëse mbretërit muslimanë, i kushtojnë rëndësi fesë islame, atëherë këta të fundit duhet t’i nënshtrohen juristëve, t’i pyesin këta për ligjin dhe gjykimin, si dhe duhet t’i vënë në zbatim vendimet e tyre. Duke u mbështetur në përkufizimin e sipërcituar, pohojmë se drejtuesit e vërtetë, janë juristët në fjalë. Si rrjedhojë nenvizojmë faktin se juristët, duhet të jenë de facto dhe de juro, gjykatësit e vërtetë, të cilët sundojnë bashkësinë muslimane dhe jo drejtuesit muslimanë të cilët gjykojnë pa njohur ligjin”. (42)

“Për më tepër nëse del një njeri i denjë, i cili i përmbush këta dy kushte kryesore, si dhe krijon qeverinë islame, atëherë çohet në vend, porosia e kujdestarisë së Muhammedit (p.q.m.t.) nga ana e bashkësisë muslimane, dhe se kjo e fundit e ka për detyrë t’i nënshtrohet këtij drejtuesi”. (43)

“Gjithashtu Imam Humejni (m.m.t.), mbron pretendimin se dy kushtet kryesore e drejtuesit të denjë, janë të njëjta me kushtet e përmbushura nga vetë Muhammedi (p.q.m.t.). Madje Imam Humejni (m.m.t.), sqaron se ky nuk ëhtë një post shpirtëror, por një përgjegjësi e cila, duhet çuar në vend. Sërish sipas tij, kujdestaria, pra sundimi, pushteti ekzekutiv dhe udhëheqja janë detyra të vështira, të cilat duhen përmbushur me çdo kusht dhe jo një privilegj, ashtu siç e përfytyron shumica e njerëzve. Rishtas këndvështrimi i “Juristi Kujdestar” mbështetet në një koncept intelektual dhe prestigjioz”. (44)

“Duke u mbështetur në argumentët e mësipërm, theksojmë se marrja përsipër e sundimit, nuk është një post autokratik mendjemadhësie, por është një mjet i cili bën të mundur, përmbushjen e detyrës së zbatimit të ligjeve dhe vendimeve islame, si dhe krijimin dhe mbarëvajtjen e rendit të drejtë të fesë islame”. (45)

“Imam Humejni (m.m.t.), krijon lidhjen mes drejtuesit, i cili njeh ligjin dhe është i drejtë, me një hadith profetik, i cili është si vijon: “Muhammedi (p.q.m.t.) pasi tha tri herë: “Allahu im! Mëshiroji prijësit e mi!” Bashkëkohësit e tij e pyetën: “Vallë cilët janë prijësit e tu?!” “Ndërsa i dërguari i Allahut u përgjigj: “Ata të cilët vijnë pas meje, përcjellin hadithët dhe sunnetin tim dhe ia mësojnë njerëzisë”. (46)

“Sipas Imam Humejnit (m.m.t.), me termin e lartpërmendur “prijësit”, duhet të nënkuptojmë juristët muslimanë. Citojmë se detyra kryesore, e këtyre juristëve të drejtë, është përhapja e gjykimeve, arsimimi dhe edukimi i njerëzisë”. (47) “Sërish këta juristë, duhet të vënë në zbatim ligjet hyjnore, të krijojnë rendin e drejtë të fesë islame, si dhe të jenë të dobishëm, në shërbimin ndaj njerëzisë. Rishtas ata duhet të përmbushin me sukses, parimin e “Juristit Kujdestar”, si një detyrë e cila është përgjegjëisa e tyre”. (48)

“Duke u mbështetur, në këndvështrimin e lartpërmendur, themi se detyra kryesore e juristëve muslimanë, është shpallja e luftës, ndaj dëshirave dhe epsheve të jashtëlgjshme të despotëve dhe tiranëve, si dhe qarqeve të caktuara, të cilët shfrytëzojnë burimet mbitokësore dhe nëntokësore. Sërish mbi supet e këtyre juristëve, rëndon detyra madhore, e luftimit të kapitalistëve megalomanë, të cilët e kanë shndërruar në monopol, tregun e brendshëm, falë konkurrencës së pandershme, duke jetuar si mbretër, si dhe duke lënë të zhytur në mjerim dhe varfëri, shumicën e popullsisë”. (49)

“Lërmëni t’iu vëmë në dijeni, të faktit se Imam Humejni (m.m.t.), duke shpalosur mendimet e tij, mbi detyrën e ngarkuar të Muhammedit (p.q.m.t.) ndaj juristëve muslimanë, krijon lidhjen analogjike, me një thënie të Imam Aliut (p.m.t.), e cila është si vijon: “Imam Aliu (p.m.t.), e kishte pranuar, postin e rëndësishëm të udhëheqjes së bashkësisë muslimane, me synimin e vetëm, të arritjes së pikësyinimeve të larta, në zbatimin e shtetit të së drejtës dhe zhdukjen e teorive të kota. Arsyeja është e thjeshtë, vetë Allahu (l.m.t.), i ka përcaktuar si një detyrë fisnike dijetarëve, shpalljen e një lufte të pamëshirshme, kundër lakmisë dhe grabitjes së despotëve keqbërës, si dhe marrjen nën mbrojtje të të varfërve dhe të mjerëve”. (50)

“Për më tepër Imam Aliu (p.m.t.) u sqaron besimtarvë muslimanë, se udhëheqësi dhe kujdestari i bashkësisë muslimane, nuk është një njeri “kurnac”, i paditur, frikacak, mitmarrës, i korruptuar, i cili shkel me të dyja këmbët sunnetin dhe ligjin hyjnor”. (51)

“Lejomëni t’iu pohojmë, se sipas Imam Humejnit (m.m.t.), duke i lënë mënjanë thëniet dhe hadithët e Imam Aliut (p.m.t.), shton se dhe arsyeja njerëzore, e pranon me lehtësi faktin, e rolit drejtues të juristit kujdestar. Duke u nisur nga fakti, se drejtimi i shtetit islam, nënkupton drejtimin e shtetit ligjor, duhet të jenë pikërisht juristët muslimanë, palë pjesëmarrëse e sistemit qeverisës, sepse ata janë njohësit më të mirë, të ligjeve dhe dijetarët të mëdhenj fetarë. Për më tepër të tërë juristët muslimanë, duhet të marrin pjesë, në të tërë punët e brendshme, të adminstratës shtetërore dhe në hartimin e projektligjeve dhe programeve të shtetit islam”. (52)

“Për më tepër Imam Humejni (m.m.t.), përmend hadithin e njohur: “Juristët janë kështjellat e fesë islame” dhe vijon se juristët muslimanë, kanë për detyrë mrojtjen e fesë islame, si dhe se për këtë duhet të përgatisin terrenin e përshtatshëm, për t’u bërë mbrojtësit e fesë islame. Sipas Imam Humejnit (m.m.t.), thekson se kjo është një detyrë parësore në fislam. Gjithashtu ai shton se, juristët muslimanë, duhet të kryejnë më përpikmëri të rreptë këtë detyrë, qendrat fetare duhet ta mendojnë këtë çështje, duhet të organizojnë si dhe të përgatisin me të tëra mënyrat dhe mjetet e duhura, me synimin e mbrojtjes së tërësishme të fesë islame”. (53)

“Pohojmë se kjo është një detyrë, shumë më e rëndësishme, se namazi dhe agjërimi”. (54) “Kjo është një detyrë hyjnore dhe si rrjedhojë, nuk mund të anashkalohet, duke rendur pas pasurisë dhe pushtetit. Mundimet dhe peripecitë e njeriut, e flijuara dhe të shpenzuara në këtë udhë, nuk duhet të krahasohen aspak, me qëllimin e përmbushjes së kësaj detyre fisnike”. (55)

“Lejomëni t’iu përshkruaj se këtë detyrë, mund ta kryejnë vetëm juristët e drejtë, të cilët gjenden në udhë të drejtë, si dhe për sa kohë, që nuk zhyten në kënetën e epsheve dhe dëshiravë të kësaj bote. Duke u nisur nga pohimi i sipërcituar, citojmë se nëse juristi kjdestar, ia ngul sytë pasurisë së kësaj bote, atëherë ai nuk është më i drejtë dhe nuk është më besnik, por tradhtar i porosisë së Muhammedit (p.qm.t.), si dhe nuk mund të jetë zbatues i ligjeve dhe gjykimeve islame. Vetëm juristët e drejtë, i zbatojnë gjykimet islame, si dhe mbajnë në këmbë rendin e fesë islame. Sërish juristët e drejtë, orvaten që të kenë marrdhënie miqësore me shtetet e tjera, kujdesen në mbarëvajtjen e marëdhënieve të këndshme dhe të sjellshme me populli dhe duhen të sillen njerëzit besnikë, të drejtë dhe të ndershëm si Imam Aliu (p.m.t.), në çështjet e ndryshme të administratës shtetërore, drejtësisë, sektorit publik si dhe në ndarjen të ardhurave të përgjithshme”. (56)

“Gjithashtu nënvizojmë faktin se, vetëm juristët e drejtë janë të aftë, në zhvillimin dhe përhapjen e dijeve dhe shkencave islame, si dhe në ndarjen e së vërtetës nga e kota”. (57) “Juristët e drejtë, janë të aftë, në marrjen e pasurisë nga të pasurit dhe në dhënien e saj të varfërve”. (58) “Juristët e drejtë, i shpenzojnë të ardhurat shtetërore, me qëllimin e rregullimin të jetesës se të varfërve. Ata marrin masa parandaluese, ndaj monopolit, konkurrencës së pandershme, korrupsionit dhe mitmarrjes”. (59) “Sërish juristët e drejtë, ata të cilët ndalojnë, orvatjet e zhdukjes së nderit dhe turpit të muslimanëve, ata të cilët nëpërkëmbin të drejtat e të dobëtëve, duke u mbështetur në ajetin kuranor: “Urdhëroni për të mirë dhe ndaloni nga e keqja!” (60) “Ata janë gjithmonë, në shërbim të klasës punëtore, si dhe punojnë fort, në shpëtimin e të dhunuarve dhe të shtypurve”. (61) “Ata janë gjithmonë në kërkim të përfitimeve popullore, ndërsa në anën tjtër qëndrojnë larg, interesave individuale dhe emocioneve dhe ndjenjave vetjake”. (62) “Shkurtimisht e përmbledhim këtë përkufizim, duke thënë se tërësia e zbatimit të ligjeve  të një shteti, gjenden plotësisht nën autoritetin e këtyre juristëve”. (63) “Këta janë juristët e drejtë, të cilëtvë iu nënshtrohet bashkësia muslimane, të përcaktuar drejtpërdrejtë nga Allahu (k.m.t.) dhe argumentët e pamohueshëm, në mesin e njerëzve”. (64)

Zbatimi i Parimit të “Juristit Kujdestar” Gjatë dhe Pas Proçesit të Revolucionit Islam Iranian

“Shahruh Ahauiu, gjatë komentimit të tij, të parimit të konceptit të “Jurisit Kujdesatar”, të Imam Humejnit (m.m.t.), citon se përshtypja e këtij të fundit mbi monarkinë, ndryshoi me kalimin e kohës, sepse në veprën e tij të parë me titull: “Keshfu’l-Esrari” (Zbulimi i të Fshehtave), Imam Humejni (m.m.t.), nuk e kundërshton në mënyrë të prerë monarkinë. Më pas Shahruh Ahauiu, shton se ndonëse Imam Humejni (m.m.t.), kundërshton me këmbëngulje të madhe, parimet laike të regjimit diktatorial, të Shah Muhammed Rida Pehleuiut, ai më tej vijon duke thënë: “prania e qeverisë së keqe, është më mirë, se sa mospasja e asnjë qeverie”, duke aluduar se kështu Imam Humejni (m.m.t.), ishte një mbështetës i lehtë i monarkisë”.

“Madje Imam Humejni (m.m.t.), kërkonte anullimin e ligjeve të hartuara në vitet 1925-1941, me arsyetimin se këta ligje ishin jashtë dëshirës së Allahut (f.m.t.). Ndërsa në verën e vitit 1971, Imam Humejni (m.m.t.) shprehej hapur: “Feja islame kundërshton tërësisht udhëheqësin e vetëm”. (65)

“Për më tepër Imam Humejni (m.m.t.), i shpaloste mendimet e tij dhe në Shkollën e Mesme të qytetit të Nexheft, të cilat më pas i mblodhi dhe i botoi, në veprën  tij me titull: “Shteti në Islam”, në vitin e largët 1971. Në këtë vepër, Imam Humejni (m.m.t.), mbronte mendimin se, si monarkia ashtu dhe dinastia, bien ndesh me rendin qeverisës islam”. (66)

Gjatë viteve të tij të dëbimit, 1963-1977 Imam Humejni (m.m.t.), e qortoi rëndë regjimin e shahut iranian, me pretendimet se ky i fundit, kishte dështuar në mbrojtjen e fesë islame, ishte një sistem despot, kishte nëpërkëmbur demokracinë, kishte dënuar dhe fyer dijetarët muslimanë, kishte lejuar të huajt, të vidhnin pasuritë kombëtare natyrore të Iranit. Megjithatë në fjalimet e tij, ai nuk cekte, nxitjen e përmbysjes së regjimit të shahut dhe rrëzimit të monarkisë. Imam Humejni (m.m.t.), ishte një kundërshtar i fortë, si dhe i ruajtjes së traditës, së sistemit pernadorak iranian, ashtu edhe të monarkisë nën udhëheqjen e shahut. Mejithatë në fjalimin e vitit 1978, Imam Humejni (m.m.t.) shprehu qartë: “Muhammed Rida Pehleuiu, është një tradhtar kombëtar, si dhe një njeri i cili ka ngritur krye, kundër Allaht (l.m.t.) dhe si rrjedhojë, përmbysja dhe rrëzimi i tij, është një detyrë e ligjshmërisë hyjnore”. (67)

“Ndërsa Roy Mottahedeh, mendon ndryshe nga Shahruh Ahauiu dhe shënnon se seria e botimeve të veprës me titull: “Juristi Kujdestar”, e Imam Humejnit (m.m.t.), të botuar në vitin 1969, ishte një çështje që njihej shumë mirë, sepse ishte shpërndarë fshehurazi, në mesin e nxënësve iranianë, si dhe kishte shpalosur shumë qartë, mendimet e tij duke thënë: “Tanimë ka ardhur koha e duhur, e rrëzimit të shahut dhe se pushteti, duhet të kalojë në duart e juristit kujdestar”. (68)

“Kjo ngjarje ndonëse shënon, rritjen e kurbës së veprimtarive, kundër regjimit të shahut, në të vërtetë Imam Humejni (m.m.t.), asnjëherë nuk ka hequr dorë nga kjo kryengritje. Më tej Imam Humejni (m.m.t.), shkroi një tjetër vepër dyvëllimëshe me titull: “Burimet e Ndaluara të të Ardhurave”, në të cilën u sqaronte nxënësve të tij, rregullat e tregtisë, çështjet të cilët i interesojnë një juristi. Për më tepër në këtë vepër, binte në sy rritja e ngjyrimit të tij politik”.

“Në kreun e veprës së tij të mësipërme, të botuar më 1961 ai shënon: “Nuk ka asnjë dyshim se ndihma e dhunuesit në dhunën e tij është e ndaluar”. Më pas një pjesë e shoqërisë iraniane, nisi largimit e ndihmës nga dhuna e regjimit të shahut. Pas dëbimit të Imam Humejnit (m.m.t.) në Irak, në debatet e tij mbi të drejtat e jetimëve ai përmendi: “Një njeri i cili, nuk drejton pasurinë e tij, duhet të merren juristi, me çështjen e përcaktimit, të kujdestarëve të cilët do të marrin përsipër, detyrën e shpenzimit të pasurisë së jetimëve, derisa këta të arrijnë moshën e pjekurisë”.

“Më pas ai shkruante, se tani nuk ka asnjë të keqe, nëse rikthehemi, në trajtimin e çështjes sonë kresore, asaj të kujdestarsë dhe niste shpjegimin me zell të madh, një krye të ri pikërisht me këtë çështje. Lërmëni t’iu them se deri në atë epokë dijetarët shiitë e ksihin mbrojtur nën zë çështjen e jusrsti kujdestar, por askush nuk e kishte mbrojtur me kaq pasion dhe zell haptazi siç e bëri Imam Humejni (m.m.t.), i cili kishte shpjeguar gjërësisht, madje duke arritur deri tek qeveria”. (69)

“Lejomëni t’iu them se, zbatimi i kësaj teorie, nga ana e Imam Humejnit (m.m.t.), ndodhi duke ndjekur një emër të caktuar, si dhe duke patur parasysh kushtet e asaj epoke. Në epokën kur Imam Humejni (m.m.t.), doli si autoritet fetar, në Shkollën e Mesme në qytetin e irakian të Kumit, kjo e fundit, ishte nën drejtimin e Ajetullah Buruxherdit. Sipas Roy Mottahedeh, autoriteti më i madh i doktrinës dhe shkollës shiite, ishte Ajetullah Buruxherdi, i cili ishte një mjeshtër i vërtetë, në shmangien e fjalimeve, si dhe i përplasjeve me ngjyrim politik”. (70)

“Madje dhe armiqtë e Imam Humejnit (m.m.t.), ndajnë mendimin se që nga viti 1946 deri në 30 mars 1961, pra në vdekjen e tij, Ajetullah Buruxherdi, i cili ishte cilësuar si autoriteti më i madh shiit nga të tërë dijetarët shiitë, kishte qëndruar në hijen e Imam Humejnit (m.m.t.), në vitet e fundit të jetës së tij”. (71) “Ishin pikërisht ngjarjet, që rrodhën mes viteve 1963-1964, që ndodhën në Iran, ato të cilët e shndërruan, Imam Humejnin (m.m.t.), në një personalitet kombëtar”. (72)

“Sulmi i shah Muhammed Rida Pehleuiut, ndaj Shkollës së Mesme të Kumit, qëndrimi i tij i egër ndaj Imam Humejnit (m.m.t.), fjalimi i shahut se feja islame, ishte tërësisht kundër tij dhe klerit fetar, (73) në të vërtetë ishin sulme kundër fesë islame, thënia se: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shohin Kur’anin dhe Islamin si të dëmshme, si dhe dijetarët muslimanë, i sheh si një gjemb në këmbë”. (74) “Të tërë këto hapa të rëndësishme, sollën në prirjen e popullit iranian, që në fund të viteve shtatëdhjetë, t’i hdhnin sytë dhe të shihnin tek ai, autoritetin e vërtetë, i cili do të udhëhiqte jetën fetare dhe politike në vend”. (75)

“Fillimi dhe rritja e vazhdueshme, e popullaritetit të Imam Humejnit (m.m.t.), e cila gëzonte mbështetje të fuqishme, në gjirin e popullit iranian, mund të përkthehet, me zotërimin e tij të thellë, të dijeve mbi ideologjitë nacionaliste europiane të shekullit të shkuar, (76) shpëtimin nga kthetrat e nacionalizmit të popullit iranian, rrëzimin e utopisë së zbatimit, të sistemit kapitalist shfrytëzues dhe atij komunist izolues, thirrja e tij për t’u rikthyer vlerave tardicionale dhe zakonore iraniane fetare, duke nisur që nga fakulteti islam, nën udhëheqjen e medresëse, (77) si dhe rikthimi tek virtytet fisnike dhe vlera e larta të lashta të popullit iranian”. (78) “Lejomëni t’iu them se Imam Humejni (m.m.t.), ishte njeriu i cili “riktheu në jetë fenë islame”. (79)

“Gjithashtu duke patur parasysh, heshtjen e thellë qindrashekullore, të dijetarëve iranianë dhe shmangien e vazhdueshme të veprimtarisë politike, me synimin e rrëzimit të regjimit të shahut, pohojmë se Revolucioni Islam Iranian, ishte një rast i pashoq, në mbarë historinë mijravjeçare të popullit iranian”. (80)

“Gjatë këtij proçesi, dijetarët iranianë, u ndanë mes mbështetësve, të qëndrimit të paepur të Imam Humejnit (m.m.t.), i cili zbatonte gjithçka në bazë të sistemit islam dhe mes atyre të cilëve, mendonin se Imam Humejni (m.m.t.), nuk duhet të luante, rolin e mbrojtësit të fesë islame në rangun poiltik, si dhe mes atyre të cilëve, orvateshin të negocionin dhe të pajtonin, dy nënndarjet e lartpërmendura dhe shtonin se ai, nuk duhet të merrej aspak, me çështjet politike, të por të vijonte mësimdhënien normale, e lëndës së jursprudencës islame”. (81) “Sido që të jetë, pjesa e popullatës, e cila nuk iu nënshtrua, regjimit të shahut, u bë dhe qendra më e fuqishme aktive, e Revolucionit Islam Iranian”. (82)

“Imam Humejni (m.m.t.), që nga çasti kur u rikthye, pas dëbimit të tij, nga Mbretëria Iraniane, u orvat me të tëra mënyrat dhe mjetet, me synimin vënies në jetë të konceptit të: “Juristit Kujdestar”, të cilin e kishte shpjeguar nxënësve të tij në veprat e tij, në fjalimet e mbajtura ndaj popullit dhe në ligjërimet dhe hutbet e mbajtura. Në këtë epokë Imam Humejni (m.m.t.), bëri të qartë hapur dhe qartë se, ai kishte ardhur për t’i dhënë fund, regjimeve të tjera ateiste dhe jo islame, ishin instaluar në shtetet muslimane, (83) për shndërrimin në njerëz, masat dhe turmat e njerëzve të cilët kishin dalë jashtë natyrës njerëzore, (84) ndarjen e shoqërisë në dy udhë, në atë hyjnore dhe atë djallëzore, (85) mbrojtjen e qeverisë së drejtë dhe shtetit ligjor nga ligësia, (86) mbrojtjen e shprehjes së fjalës së lirë, si dhe krijimin e Republikës Islame, (87) zbatimin e drejtësisë me të tëra kushte, në Republikën Islame, daljen kundër shfrytëzimit të të varfërve, si dhe ndalimin e dhënies së rrogës së ulët, (88) caktimin e klasës së varfër, si mbrojtësit dhe mbarëvajtësit e revolucionit, si dhe caktimin e rojtarëve të revolucionit me të tëra kushtet, (89) urdhërimin për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë, së familjes perandorake pehleiute dhe të anëtarëve të oborrit mbretëror, si dhe ndarjen e kësaj pasurie të grabitur popullit iranian dhe ndërtimin e banesave për nevojarët, (90) nënvizimi se kjo lëvizje revolucionare, nuk është e kufizuar vetëm me trojet iraniane, (91) shpalljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si armiku numër një, i kombeve dhe popujve të dhunuar të shtypur dhe të shfrytëzuar, si dhe zyrtarizimin e shpalljes luftë të Republikës Islame Iraniane ndaj Sh.B.A-së, (92) asgjësimin rrënjësor të sistemeve masone, si illuminizmi, sionizmi, kapitalizmi dhe komunzimi, në të tërë rruzullin tokësor, (93) si dhe njohjen e mbarë shteteve të botës, më fenë e lartë islame!” (94)

“Sërish Imam Humejni (m.m.t.), gjatë dhe pas zhvillimit të Revolucionit Islam Iranian, sqaron se të tëra hapat që ndërmori, ishin të mbështetura në kornizën e ligjeve islame dhe në shumicën dërrmuese të votuesve iranianë, gjithashtu ai kërkonte që populli iranian, të zbatonte vendimet e dijetarëve dhe se nuk i kushtonte rëndësi aspak, ndaj fjalëve fyerëse dhe sharëse kundër dijetarëve”. (95)

“Mësimet e dhëna të Imam Humejnit (m.m.t.), të dhëna ndaj nxënësve të tij, të përmbledhura dhe të botuara në veprën e tij: “Shteti në Islam”, Imam Humejni (m.m.t), në vitin 1979, tanimë e kishte sendërtuar në realitet dhe e kishte bërë fakt të kryer. (97) Ai thoshte shpesh: “Betohem në Allahun (f.m.t.), se unë nuk e kam kryer asnjë vepër timen, për t’u bërë autoritet, ose udhëheqës i lartë fetar. Por nëse kjo përgjegjësi, më ngarkohet në supet e mia, nuk do ta kundërshtoj”. (98)

“Imam Humejni (m.m.t.), e ka futur parimin e “Juristit Kujdestar”, në Kushtetutën e Republikës Islame Iraniane, duke fuqizuar themelin e ligjshmërisë. Neni numër 110 i Kushtetutës Iraniane, përcakton autoritetet dhe detyrat e Juristit Kujdestar. Ky nen është si vijon:

  1. “Përcaktimi i politikës së përgjithshme, të Republikës Islame Iraniane, pas këshillimit me Këshillin e Diagnostifikimit të Përmirësimit të Rendit”.
  2. “Vëzhgimi i zbatimit të drejtë, të politikave të përcaktuara nga regjimi”.
  3. “Autoriteti i hetimit në shkallë të gjërë”.
  4. “Përcaktimi i komandantit të përgjithshëm, të Forcave të Armatosura”.
  5. “Shpallja e imobilizimit të përgjithshëm, në kohë paqjeje dhe lufte”.
  6. “Autoriteti i përcaktimit, pezullimit dhe i dorëheqjes së, Këshillit të Inspektimit “Shura Nigehban”, postet më të larta të Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e institucionit të Radiotelevizionit të Republikës Islame Iraniane, kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm, kryetarin e Gardës së Revolucionit Islam, si dhe gjeneralët dhe ushtarakët me grada madhore”.
  7. “Zgjidhja e mosmarrëveshjes mes tre forcave të armatosura, si dhe sigurimi i mbarëvajtjes së bashkëpunimit mes tyre”.
  8. “Zgjidhja e problemeve, të cilat nuk zgjidhen, brenda rrugëve të zakonshme, përmes Këshillit të Diagnostifikimit të Përmirësimit të Rendit”.
  9. “Miratimi i kandidatëve të votuar nga populli, me qëllimin e zgjedhjes së presidentit, si dhe miratimi dhe nënshkrimi i mandatit presidencial”.

“Kushtet e përcaktuara në këtë ligj për të zgjedur kandidatin për president, fillimisht duhet të inspktohet nga Këshilli i Inspektimit dhe të miratohet nga Posti i Udhëheqësit”.

  1. “Duke u mbështetur në nenin 89, pezullimi nga detyra i presidentit, në rast se ai sillet në kundërshtim me detyra ligjore të dhëna, nga Këshillin e Lartë Shtetëror “Divan Ali Kishver”, ose në rast se ai gjykohet si i paaftë dhe i pamjaftueshëm, për të përmbushur detyrën e tij, nga Mbledhja e Këshillit Islam”.
  2. “Pas këshillimit me kryegjykatësin e Gjykatës së Kastacionit, zvogëlimi i kohës së dënimit të burgosurve ose shpallja e amnistisë së tyre”.

“Këtu nuk mund të lëmë, pa përmendur faktin se “Juristi Kujdestar”, ose “Udhëheqësi Suprem”, ka të drejtë, t’i kalojë disa nga autoritet dhe detyrat e tij, një tjetri. Të tërë autoritetet e sipërcituar, janë ekskluzivisht autoritet e “Juristit Kujdestar”, të përshkruara dhe të përkufizuara, brenda kornizës së Imam Humejnit (m.m.t.), të cilët kanë kaluar nga Muhammedi (p.q.m.t.), tek dymbëdhjetë imamët e pafajshëm. Thënia e Imam Humejnit (m.m.t.), nuk mbetet pas thënies së Muhammedit (p.q.m.t.) dhe dymbëdhjetë imamëve, në kuadrin e udhëheqjes së shtetit islam”.

Përfundim

“Me vënien në zbatim, të teorisë së “Juristit Kujdestar”, në ditët e sotme, Republika Islame Iraniane, është i vetmi shtet në rruzullin tokësor, i cili udhëqhiqet, nga dijetarët dhe juristët muslimanë. Dijetarët muslimanë në Iran, si dhe përfaqësuesi më i lartë i tyre, “Juristi Kujdestar”, është një personalitet i cili, nuk pranon në asnjë mënyrë, përplasjen mes boshtit të çështjeve fetare dhe atyre të kësaj bote. Sido që të jetë puna, debatet mbi këtë teori, ende nuk janë shuar tërësisht. Lërmëni t’iu sqaroj se kjo teori, e cila i ka dhënë formë, themeleve fetare, si dhe strukturave ligjore dhe politike, është një nga themelet e kushteteuës iraniane. S ërish kjo teori, ka siguruar ndërhyrjen në institucionet e ligjshmërisë hyjnore dhe admnistrative, si dhe pjesëmarrjen e popullit iranian në hartimin e ligjeve te reja. Si rrjedhojë, theksojmë se kjo nuk është një teori, me botëkutimin teokratik. Sistem i cili zbatohet, në Republikën Islame Iraniane, është në përputhje, me epokën bashkëkohore, si dhe duke iu përgjgijur nevojave të qytetarëve të ditëve tona. Për më tepër e mbyll, duke nënvizuar faktin se ky sistem, meriton të studiohet dhe të krahasohet me teoritë politike të shkollave të botës sunnite”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1-Xhelaleddin Vatandash, “Jeta e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe Thirrja Islame”, vëll. 2, fq. 542, Shtëpia Botuese: “Burimi”, viti i botimit 2009, Stamboll, Turqi.

2-Xhelaleddin Vatandash, “Jeta e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe Thirrja Islame”, vëll. 2, fq. 544-555, Shtëpia Botuese: “Burimi”, viti i botimit 2009.

3-Ky Term Gjen Përdorim në Veprën me Titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit”.

4-Ibn Tejmijje, “Siratu’l-Mustekimi” (Udha e Drejtë), vëll. 2, fq. 115, 116,  Shtëpia Botuese: “Burimi”, viti i botimit 1991, Stamboll, Turqi.

5-Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, “Mësimet e Hadithit Thekalejn”, www.mediaelire.net/kerko/?q=ajetullah+hajdari, medyasafak.com/haber/739/ayetullah-kemal-haydari-den-sekaleyn-hadisi-dersleri--i--,

6-Xhelaleddin Vatandash, “Jeta e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe Thirrja Islame”, vëll. 2, fq. 555, “Umer Ibn Hattabi iu drejtuar Imam Aliut dhe i tha: “Oh Sa Mirë Për Ty o Ali! Ti Je Zotëriu i Të Tërë Muslimanëve, Burra Dhe Gra, Kur Gdhihesh Dhe Kur Ngrysesh”.

7-Sherif Radi, “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), Përkthimi nga Adanan Demirxhan, Shtëpia Botuese: “Sqarimi”, viti i botimit 2006, Stamboll, Turqi.

8-Imam Humejni (m.m.t.), “Shteti në Islam”, fq. 57, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

9-Sipas Doktrinës dhe Shkollës Shiite, Dymbëdhjetë Imamët e Pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.), të Cilët Udhëhoqën me Drejtësi dhe Ligjshmëri, Pas Migrimit të Muhammedit (p.q.m.t.) Nga Kjo Botë Janë: “Imam Ali Ibn Ebi Talibi (599-661), Imam Hasan Ibn Aliu (624-670), Imam Husejn Ibn Aliu (626-680), Imam Ali Ibn Husejni (658-713), Imam Muhammed Bakir Ibn Aliu (676-734), Imam Xhafer Sadik Ibn Muhammedi (699-765), Imam Musa Kadhim Ibn Xhaferi (745-799), Imam Ali Rida Ibn Musai (765-818), Imam Muhammed Xheuad Ibn Aliu (810-835), Imam Ali Naki Ibn Muhammedi (827-868), Imam Hasan Askeri Ibn Aliu (846-874), Imam Muhammed Mehdi Ibn Hasan Askeriu (868-?).

10-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 156, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

11-Mazllum Ujar, “Themelet e Autoritetit të Dijetarëve Shiitë”, fq. 84, 85, Shtëpia Botuese: “Kaktus”, viti i botimit 2004, Stamboll, Turqi.

12-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 42, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

13-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 50, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

14-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 55, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

15-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 51, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

16-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 60, 61, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

17-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 61, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

18-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 56, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

19-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 64, 65, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

20-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 68, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

21-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 58, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

22-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 71, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

23-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 72, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

24-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 66, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

25-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 40, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

26-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 159, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

27-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 167, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

28-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 162, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

29-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 169, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

30-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 171, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

31-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 53, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

32-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 101, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

33-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 59, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

34-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 83, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

35-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 86, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

36-Marshall G.S. Hodgson, “Aventura Islame”, vëll. 1, fq. 206, Shtëpia Botuese: “Gjurma”, viti i botimit 1995, Stamboll, Turqi.

37-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 51, 52, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

38-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 75, 76, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

39-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 76, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

40-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 107, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

41-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 107, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

42-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 80, 82, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

43-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 83, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

44-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 84, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

45-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 88, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

46-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 92, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

47-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 95, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

48-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 88, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

49-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 68, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

50-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 89, 90, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

51-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 90, 91, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

52-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 106, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

53-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 99, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

54-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 100, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

55-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 163, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

56-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 91, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

57-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 96, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

58-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 98, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

59-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 153, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

60-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 148, 149, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

61-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 118, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

62-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 31, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

63-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 118, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

64-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 105, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

65-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 115, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

66-Shahruh Ahauiu, “Feja dhe Politika në Iran”, fq. 289, Shtëpia Botuese: “Drejtimi”, viti i botimit 1990.

67-Shahruh Ahauiu, “Feja dhe Politika në Iran”, fq. 290, Shtëpia Botuese: “Drejtimi”, viti i botimit 1990.

68-Shahruh Ahauiu, “Feja dhe Politika në Iran”, fq. 294, Shtëpia Botuese: “Drejtimi”, viti i botimit 1990.

69-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), fq. 233, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

70-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), fq. 229, 230, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

71-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), fq. 117, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

72-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), fq. 175, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

73-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), fq. 228, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

74-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), fq. 177, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

75-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), fq. 232, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

76-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), fq. 233, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

77-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), fq. 34, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

78-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), fq. 51, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

79-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), Parathënie, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

80-Roy Mottahedeh, “Pelerina e Muhammedit (p.q.m.t.), Parathënie, fq. 29, Shtëpia Botuese: “Universiteti i Dijes së Stambollit”, viti i botimit 2003.

81-Shahruh Ahauiu, “Feja dhe Politika në Iran”, fq. 301, Shtëpia Botuese: “Drejtimi”, viti i botimit 1990.

82-Shahruh Ahauiu, “Feja dhe Politika në Iran”, fq. 300, Shtëpia Botuese: “Drejtimi”, viti i botimit 1990.

83-Shahruh Ahauiu, “Feja dhe Politika në Iran”, fq. 302, Shtëpia Botuese: “Drejtimi”, viti i botimit 1990.

84-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 48, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

85-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 77, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

86-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 163, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

87-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 44, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

88-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 35, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

89-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 42, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

90-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 403, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

91-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 32, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

92-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 75, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

93-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 144, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

94-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 398, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

95-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 39, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

96-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 303, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

97-Imam Humejni, “Fjalime”, fq. 87-95, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.

98-Imam Humejni, “Shteti në Islam”, fq. 30, Shtëpia Botuese: “Objektivi”, viti i botimit dhjetor 1991, Stamboll, Turqi.