Tërmet i fuqishëm në Itali, disa të vdekur dhe shumë dëme materiale

  • None
Publikuar në Gus. 26, 2016, mesnatë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë të shkallë rihter është regjistruar në orën 03:36 të mëngjesit të sotëm në të gjithë zonën qëndrore të Italisë .

Raportimet flasin për 18 lëkundje brenda harkut të një ore. Si pasojë e tërmetit deri tani flitet për 8 viktima, ndërsa ka edhe dëme të konsiderueshme materiale, prishje ndërtesash. Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Corriere Della Sera raporton se disa persona kanë humbur jetën nga shembja e banesës së tyre në Pescara të Trontos, një zonë në Arquata. Konfirmimi vjen edhe nga karabinierët, të cilët theksojnë se viktimat janë një çift të moshuarish, të cilët i kanë zënë rrënojat e banesës.  

Ndërsa vijon frika për të tjera tërmete, ka nisur puna për të shpëtuar jetë të tjera njerëzish të cilët janë nën rrënoja. Lëkundje të tjera tërmeti janë shënuar në të gjithë Italinë; Roma, Perugia, në rajonin e Markes, Umbrias e Ascoli Piceno. Dëme dramatike në komunën e Amatrices në Rieti. Qeveria italiane ka mbledhur Komitetin e Mbrojtes Civile.