Si po e financon Veli-i Fakih Hizbullahun? Përse Hizbullahu nuk ka nevojë për shtetin iranian?
Nasrallah, i cili i është drejtuar përafërsisht 7 mijë banorëve të zonave periferike të Bejrutit jugor është shprehur se e gjithë shuma prej 300 milionë dollarësh, që iu janë dhënë si dëmshpërblim pas luftës familjeve të partisë të cilët humbën shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 2006 “është paguar si të ardhura të drejtësisë-fetare (emval sher’ijje) nga Sejjid Ali Hamenei”.
Përndjekja e rrugës së ndjekur të parave nga Irani në duartë e Hizbullahut: Një çështje e komplikuar
Emel Saad-Guraieb
El Ahbar
Kërkesa e ripërsëritur herë pas here e ShBA-së kundrejt Iranit që t’i japë fund “mbështetjes së terrorizmit”, duke u pikënisur nga financimi që i bën Teherani Hizbullahut, siç edhe e ka shprehur edhe vetë Washingtoni, mbetet njëra prej ankesave më kryesore që kanë ndrejtuar Republikës Islamike. Kjo kërkesë është paraqitur njëkohësisht edhe me thirrjet që i janë bërë Republikës Islamike, e cila është drejtuese e programit nuklear për të hequr dorë nga ky program. Kjo gjë tregon qartësisht se në qoftë se Irani nuk do të ishte mbështetës financiar dhe politik i lëvizjeve të rezistencës në rajon, ShBA-ja nuk do të kishte asnjë problem që Irani të zhvillonte një program bërthamor, ashtu siç edhe kanë histori të programeve bërthamore vendet aleate të ShBA-së. Problemi që ka Amerika në këtë çështje nuk është fakti se do të gjejë përballë vets një Iran të armatosur me armë bërthamore, problemi qëndron se një Iran i armatosur ne armë bërthamore është në mënyrë aktive mbështetëse e lëvizjeve të rezistencës kundër Izraelit.
Për mediat kryesore të Preëndimit dhe ato të vendeve arabe, çështja e financimit mund të jetë njëra ndër tematikat më të vështira për t’u kuptuar për shkakt të asaj që mund të quhet edhe një ndër elementët më të veçantë të marrëdhënies Iran-Hizbullah dhe faktit se në të njëjtën kohë Teherani ka mohur haptazi mbështetjen ngaj kësaj lëvizjeje dhe se deri më së fundmi ka mbajtur një qëndrim plotësisht të heshtur në lidhje me tematikën e Hizbullahut.
Një ndër shembujt në të cilën është pranuar haptazi kjo mbështetje daton në vitin 2009, kur lideri i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah, në fjalën e tij të mbajtur në Ditën e Kutsit falenderoi Iranin për “mbështetjen e dhënë në çdo formë të mundshme, morale, politike, financiare dhe materiale”. Vetëm pak kohë para kësaj ngjarjeje, lideri i rezistencës pati qënë shprehur se “Allahu na mundësoi Republikën Islamike të Iranit, në mënyrë që të mos kemi nevojë të kërkojmë ndihmë nga vendet e tjera. Dhe kështu ne kemi mjaftueshëm para dhe armatime për të arritur të përmbushim me sukses qëllimin tonë...” Pavarësisht autonomisë në një shkallë goxha të konsiderueshme që ndër vite tashmë Hizbullahu ka mundur ta fitojë me anë të investimeve dhe fondacioneve të veta, ende vazhdon të jetë i lidhur dhe i varur nga financimet që priten të vijnë nga Irani për të ruajtur dhe vazhduar funksionimin e shërbimeve sociale dhe për të forcuar fuqinë e rezistencës.
Pavarësisht gjithë kësaj është ende e vështirë që të gjenden të dhëna rreth burimeve dhe përmasave të ndihmës materiale të ofruar nga Irani. Shumë vëzhguesë kanë parashikuarë shuma të hamendësuara; megjithatë këto parashikime mbeten gjithsesi brenda zonës së spekulimeve duke qënë se askush nuk ka mundur të gjejë prova të cilat do të mund t’i vërtetonin këto parashikime. Pavarësisht se persona të këtillë si ish ambasadori i Washingtonit për OKB-në, John Bolton ka dhënë një shifër të caktuar prej 100 milionë dollarë, sipas gazetës Sharkul Avsat, persona të këtillë si Ali Nurizade kanë hedhur spekulimin se kjo shifër e ka kaluar shifrën prej 400 milionë dollarë. Këto parashikime nuk përfshinjë financimet e Iranit specifike për luftën gjatë vitit 2006 sepse sipas disa vëzhguesve gjatë kësaj lufte financimet kanë arritur shifrat e 1.2 miliardë dollarëve. Këto parashikime nuk brendashkuajnë financimet e jashtme që ka marrë Hizbullahu si dhe konkurrenti i tyre kryesorë në martin e 14 Marsit dhe gjithashtu është bërë me dije se këto financime nuk përfshijnë as zgjedhjet parlamentare dhe apo gjedje të tjera përjashtimore.
Në këtë pikë që është arritur është bërë e nevojshme që të bëhet një përkufizim shpjegues të asaj çfarë nënkuptohet plotësisht me ndihmën financiare që Irani i jep Hizbullahut apo çfarëdo organizate tjetër të huaj. Shumica e vëzhguesve perëndimorë të cilër merren me analizimin e ndihmës së mundësuar nga Irani për Hizbullahun kanë përvetësuar si referencë qeverinë iraniane, për këtë arsye mendohet se ndihma materiale e mundësuar rrjedh nëpërmjet kanaleve shtetrore. Gjithsesi, pavarësisht çfarë duket në pamje të parë, kur analizohen nga afër kanale të ndryshme është vënë re dhe është arritur në përfundimin se ndihma e Iranit është në fakt joshtetrore dhe se në fund shihet se nuk ka si burim buxhetin shtetror. Përfaqësuesi i Hizbullahut në Iran, Abdullah Safiiuddi, në një reportazh që kemi realizuar së bashku është shprehur se financimi i organizatës vjen drejtpërsëdrejti nga Velii-i Fakih. Sipas atyre që ka thënë Safiiuddiuni, organizata ka një buxhet të tij përveç atij të qeverisë së Hameneit dhe se ky buxhet financohet nga fondacione dhe shqata të ndryshme fetare.
Pavarësisht se ndodh rrallë që një zyrtar i Hizbullahut ta pranojë hapur këtë financim, ky deklarim nuk është i pari sepse kjo gjë është pranuar edhe nga Nasrallahu në një deklaratë të mëparshme në nëntor të vitin 2006. Nasrallah, i cili i është drejtuar përafërsisht 7 mijë banorëve të zonave periferike të Bejrutit jugor është shprehur se e gjithë shuma prej 300 milionë dollarësh, që iu janë dhënë si dëmshpërblim pas luftës familjeve të partisë të cilët humbën shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 2006 “është paguar si të ardhura të drejtësisë-fetare (emval sher’ijje) nga Sejjid Ali Hamenei”.
Pavarësisht se, Raghida Bahnam nga Sharku’l Avsat nuk i tregon burimet nga të cilat ka mundur të mbledhë informacion ka bërë një vlerësim sipas të cilit Fakih e financon drejtpërdrejt partinë: “Ndihma materiale që Irani i mundëson Hizbullahut rrjedh nga një fond i veçantë që i është kaluar Udhëheqësit Fetar dhe përmban edhe të ardhurat nga burimet e naftës dhe organizatat e sipërmarrësve. Ky fond nuk përfshihet në buxhetin publik dhe shpërndarja e këtij fondi është kompetencë vetëm e Udhëheqësit Fetar.”
Kjo marrëdhënie financiare e drejtpërdrejtë që partia ka me Hamenein është edhe arsyeja se pse ndryshimi i qeverisjes në Iran nuk krijoi një ndikim me përmasa të konsiderueshme; duke qënë tërësisht i pavarur nga personi që mban postin e kryeministrit, apo nga partia që mund të përfaqsojë presidenti, mbështetja financiare e Fakihut për Hizbullahun vazhdon e pandërprerë. Pra duke i qëndruar kësaj pavarësie, mbështetja financiare nuk është pakësuar kur në fuqi kanë qënë presidentë reformatorë të këtillë si Hatemi dhe nuk është shtuar kur pushtiti ka qënë në dorë të presidetëve më radikalë dhe konservatorë si Ahmedinexhad.
Për këtë arsye, me një delikatesë të madhe Safiiuddini bën me dije se Fakihu këtë fond nuk e dërgon si në fond ndaj Hizbullahut dhe palestinezëve si shtet por e dërgon si një fond nga udhëheqësi fetar. Megjithatë kjo ndarje konceptuale ka ndikuar në marrjen e një drejtimi të gabuar; pavarësisht se mbështetja e Fakihut ndaj Hizbullahut e tejkalon autoritetin që zotëron si një figure fetare dhe kjo situatë nuk duhet ta mbulojë të vërtetën se se ai është lideri më i lartë politik i Republikës Islamike, apo thënë ndryshe i shtetit iranian. Pikërisht për këtë arsye, pavarësisht se mbështetja e Fakihut është përcaktuar si joqeveritare, kjo nuk e nxjerrë atë nga të qënit ipso facto shtetrore.
Përveç mbështetjes financiare që vjen drejtpërdrejt nga Velii-i Fakih, Hizbullahut i është mundësuar gjithashtu mbështetje edhe nga burimet fetare të muxhtehidëve, merci-i taklit të Iranit dhe të shteteve të tjera. Kjo lloj takse paguhet nga ndijekësit fetarë, si tatim fetar, i cili arrin në 20% të fitimit vjetor të besimtarëve – kjo është një taksë e cila shkon për njerëzit që janë në nevojë dhe për organizatat e veçanta politike. Sipas shpjegimeve që ka ofruar Safiuddini Hizbullahu, si një organizatë që “mbron muslimanët kudo që ndodhen” e ka fituar të drejtën që të marrë një buxhet të caktuar nga “të drejtat ligjore-fetare”.
Nga 15 nga 20 iranianë janë ndjekës të kësaj feje dhe shkollat me të cilat ata janë të lidhur përbëjnë përbëjnë një shoqëri civile qysmë të pavarur brenda Republikës Islamike. Pavarësisht se të gjithë këta ndjekës që ndodhen në Iran janë të detyruar të qëndrojnë brenda kufinjve që ka përcaktuar Fakihu se cilat grupime “të shtypura” duhet të mbështesin, gjithsesi kanë një liri të kosiderueshme për të përcaktuar sesi do të ndohen dhe kujt do t’i shkojnë këto fonde. Këta ndjekës, merxhihët mund të zgjedhin duke u nisur nga zgjedhja e Velii-i Fakihit, por edhe mund të vendosur duke e anashkaluar atë.
Disa merxhinjë kanë byrotë dhe zyrat e tyre jashtë territorit të Iranit, përshembull Sejjid Mekarim Shirazi dhe Xhevdad Amuli kanë zyrat e tyre të përfaqësimit në Liban. Për më tepër, ashtu siç bën me dije Shejbani, meexhinjtë mbajnë një pjesë të taksës së tyre fetare mënjanë dhe lejojnë që ajo t’i kalojë drejtpërsëdrejti Hizbullahut apo grupime të tjera që ata i vlerësojnë se vlejnë të kenë mbështetjen e tyre.
Megjithatë, pavarësisht kësaj lirije që merxhinjtë iranianë kanë, ende kanë kërkesa që kanë të bëjnë me autonominë fetare në fushat financiare, administrative dhe politiko-gjyqësore. Mehdi Halaxhi i cili është researcher në Politikat e përafrimit të Lindjes në Ëashington dhe ish student i diplomuar në teologji në Kum është shprehur se rrogat e punojnësve të strukturave fetare në Iran paguhen pjesërisht nga qeveria e vendit. Për më tepër, ai ka theksuar se “Qendra e Drejtimit të shkollave fetare” që kontrollon funksionimin e shkollave fetare dhe financimeve fetare është drejtpërsëdrejti nën kompetencat e Hameneit.
Për të vijuar më tij, përsa i përket anës politike të merxhinjve, Halaxhi e përkufizon “Gjykatën e Veçantë të Djetarëve Fetarë” e cila funksionon jashtë parametrave të sistemit gjyqësor të shtetit si pozicion i gjendur nën kompetencat e Hameneit. Këto funksione mbi strukturat e dijetarëve fetarë shihen si dobësim të autoritetit të tyre fetar përballë Velii-i Fakihut dhe si dobësim të autonomisë politike dhe e bënë edhe më shumë të paqartë vijën kufitare që ndan shtetin nga shoqëria civile. Kur e shohim nga ky këndvështim, do të arrijmë në konkluzionin se kontributi që merxhinjtë iranianë japin kundrejt Hizbullahut nuk janë thelbësisht apo konceptualisht apolitike apo jo pjesë e shoqërisë civile, duke qënë se strukturat e dijetarëve fetarë kanë vetëm një autonomi të pjesshme, nuk mund të konsiderohen kurrësesi si të shkëputura plotësisht nga strukturat shtetrore.
Një sistem tjepër underground që e bën mbështetjen financiare të Iranit të duket si mbështetje e shoqërisë civile fetare është rrjeti i fondacioneve fetare të njohura si bunia. Këto fondacione, pavarësisht se nuk janë prej atyre fondacioneve qëkanë në pronësi territore të mëdha pronash, zotërojnë obligime monetare të cilat janë mbledhur nga dhurimet personale prej dhjetra vitesh.
Këto dhurime personale i kanë shndërruar tashmë këto fondacione në kontrolluese të një pjese të gjërë të së gjithë ekonomisë së Iranit dhe në punëdhënëse dhe konsorciume të industrisë. Në fund të fundit disa nga këto fondacione nuk kanë detyrimin që të paraqesin fitimin e arritur apo për rrjedhojë as nuk kanë detyrimin të paguajnë taksa dhe për këtë arsye nuk janë pjesë e kontrolleve formale të shtetit , duke përfituar nga kjo situatë këto fondacione përfaqësojnë një ekonomi paralele joformale që konkurron dhe dobëson sektorët e veçantë të ekonomisë. Për më tepër, këto fondacione kontrollohen nga zyrtarë të vjetër shtetrorë dhe nga figura fetare që janë emëruar nga Velii-i Fakih, për këtë arsye këto fondacione përmbajnë një konotacion të fuqisë politike. Megjithatë, duke qënë se këto fondacione nuk mund të japin llogari përpara Fakihut nuk mund të konsiderohen plotësisht si antarë të shoqërisë civile të pavarur dhe nga ana tjetër duke qënë se kontrollohen nga diza zyrtarë politikë, atyre nuk mund t’u jepet kurrësei statusi si aktorëve joshtetrorë dhe apolitikë. Nga i gjithë ky analizim mund të arrijmë në përfundimin se mbështejta financiate që këto fondacione i mundësojnë Hizbullahut nuk mund të konsiderohet si një mbështetje e veçuar nga mbështetja shtetërore që Irani ofron.
Fakti që këto financime kalojnë në rrugë jozyrtare dhe të pakontrolluara e vështirësojnë edhe më shumë vërtetueshmërinë se Hizbullahu arrin të përfitojë nga këto ndihma. Është mëse e sigurtë se disa nga këto fondacione i dërgojnë kontributet e tyre monetare nëpërmjet merxhinjëve që ata mbështesin. Në një reportazh që kemi zhvilluar me Shejhin Naim Kasim ai ka pranuar se “ekzistojnë gjithashtu edhe organizata joqeveritare të cilat na dërgojnë mbështetje nga fondacionet dhe burimet fetare” – ky dëftim e përforcon akoma më shumë dhe e bën shumë më të besueshëm pretendimin se disa nga financimet e Hizbullahut rrjedhin nga këto fondacione. Por përveç kësaj, është akoma edhe më e vështirë të zbulohet cilat nga këto fondacione e mbështesin në mënyrë aktive drejtpërdrejt Hizbullahun.
Sipas Forbes, Bunyad-i Mustazafin ve Xhanbazan “Fondacioni i të pambrojturve dhe veteranëve të luftës”, i cili është edhe fondacioni më i madh në Iran, përbën kompaninë të dytë më të madhe pas Kompanisë Kombëtare të Naftës në Iran, e cila është në pronësi të shtetit. Ky fondacion ka një lidhje të ngushtë me zyrtarë politikë me “pikëpamje radikale”, ndër të cilët si më kryesorin mund të përmendim Kretarin e Revolucionit të Konservatorëve, Muhsin Refikdost në kohën e tij ka shpërbyer si kryeministër për periudhën 1989-1999. Pavarësisht se nuk është e mundur të gjenden ende fakte konkrete që vërtetojnë se ky fondacion mundëson çfarëdolloj financimi për Hizbullahun, kjo situatë nuk i ka penguar disa vëzhguesë që të ngrenë të këtilla pretendime.
Në një artikull të publikuar në gazetën Independent, në vitin 1995, gazetari i mirënjohur Robert Fisk është shprehur se “shumë diplomatë që flasin në rrethin e ambasadorëve kanë ngritur pyetjen nëse ‘Fondacioni i të pambrojturve dhe veteranëve të luftës’ e mbështet drejtpërdrejt Hizbullahun”. Në një të shkuar më të afërt, arkivistja republikane, Kenneth Timmerman ka hedhur pretendimet se ka dëgjuar nga vetë një oficer i shërbimeve të inteligjencës së Iranit të shpreht se “Sejjid Mir Husein Musavi duke qënë se ka mbajtur rolin e kryetarit të Fondacionit të të pambrojturve dhe veteranëve të luftës ka financuar Hizbullahun duke përdorur kompetencat e të qënit kryetar i këtij fondacioni.”
Ndër thashethemet që qarkullojnë përsa i përket financimit të aktiviteteve të Hizbullahut, përsa i përket fondacioneve, përmendet edhe emri i Fondacionit të Teqesë së Imam Rizait, i cili sipas disa të dhënave është zotëruesi më i madh i pasurive të paluajtshme dhe se është “perandoria më e madhe e ofrimit të punës në Republikën Islamike”. Andreë Higgins, i cili ka bërë një investigim të detajuar në lidhje me këtë fondacion ka ngritur pretendimin se sipas drejtorit të shërbimeve sociale të Hizbullahut, Husein Shamit, ky fondacion ka kontribuar në shuma monetare për partinë pas luftës për të rindërtuar si dhe për ndihma humanitre. Ekzistojnë edhe prova të tjera që vërtetojnë ato që ka thënë Shami, një ndër provat më kryesore është vendimi i paprecedentë i Nasrallahut që ka dhënë kryetarit të këtij fondacioni, Ajetullah Vaiz Tabasi për t’i dhënë çmimin e mbështetësit më të madh të Hizbullahut, i cili shpërndahet përgjithsisht në teqenë e Imam Rizasë. Me aq sa ka informacion mendohet se ky çmim është marrë nga një delegacion i teqesë ndërsa ktheheshin nga një vizitë në Libanin Jugor. Ky vend nuk ka rëndësi vetëm të një simboli fetar apo një kuptimi politik, në të njëjtën kohë është një shenjë treguese e marrëdhënies së fondacionit me Hizbullahun. Përfundimi i paevitueshëm nga e gjithë kjo është se: nëse udhëheqja e këtij fondacioni hedh një hap të paprecedentë dhe vendos që teqen dhe gjithë kuptimësinë e saj të shenjtë t’ia kalojë Hizbullahut, ata do të jenë të gatshëm që disa nga të ardhurat t’ia japin një lëvizjeje të veçantë.
Burimi : Medya Şafak