Komentuesi i Kur’anit: Islami nuk duhet të kufizohet vetëm në fjalë

  • Komentuesi i Kur’anit,  Huxhet-al Islam Karaati
Publikuar në Korrik 20, 2016, mesnatë

Islami nuk duhet të kufizohet vetëm me fjalë, por ai duhet të paraqitet edhe në vepra dhe në sjelljet e muslimanit, tha komentuesi  i Kur'anit.

Sipas Havzah-it, në seancat leksioneve Mësime nga Kur’ani të mbajtur në oborrin e madh Razavi, Huxhat al-Islam Karaati tha:

Allahu i ka kërcënuar të pabesët në disa ajete të Kur’anit dhe kjo është për shkak të fatkeqësive që i imponohen  Islamit dhe muslimanëve, dredhit, mashtrimet, dinakërit dhe komplotet e tyre kundër Islamit.

Duke vënë në dukje se Islami ka pësuar dëmtimet më të mëdha nga ana e hipokritëve në Medine, ai tha:

Rrjedha e hipokrizisë që në fillim të Islamit ishte një kërcënim i brendshëm ndaj muslimanëve. Ndërsa Islami përhapej, hipokrizia depërtojë  thellë e më thellë në shoqërinë islame dhe duke fituar më shumë pushtet, pejgamberi, Muhammedi  (s.a.v.s.) ka paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme muslimanët nga kërcënimi i hipokritëve.

Ata ishin në  pamje të jashtme  musliman, por me zemër anti-Islame dhe nxitën në mënyrë të fshehtë një kryengritje kundër Islamit, tha Huxhat  al-Islam Karaati.”
Duke deklaruar se edhe sot disa kanë besim në Islam dhe në jetën tjetër, por vetëm në mënyrë gojore me asnjë angazhim praktik të detyrimeve Islame, deklaroi ai, Ashtu si hipokritët në kohët e hershme që në fillim të Islamit të cilët u përpoqën ta shtrembërojnë  rrugën e pejgamberit, Muhammed (a.s.)  dhe muslimanët, në kohën e tashme përkujtoi Udhëheqësi Suprem se dëmtimi i vlerave të revolucionit, si dhe dobësimi i komunitetin islamik janë qëllimet e hipokritëve aktual.

Duke folur për luftën e armikut dhe hipokritëve, ai shtoi, Zbulimi i femrave është një armë e luftës së lehtë dhe femra muslimane është e nevojshme për të zhgënjyar armikun duke respektuar urdhërimet Islame.