Kryepeshkopi i Rumanisë: Ekstremizmi ndalohet në doktrinën Islame, Krishtere

  • None
Publikuar në Qershor 3, 2016, mesnatë

Konferenca për shtyp për raundin e tretë të dialogut ndërfetar Islami-Krishterimi u mbajt në Kum, Republika Islamike e Iranit, në të cilin shefi i institucionit Alhikmet al Mustafa si dhe kryepeshkopi i madh i Rumanisë i cili është edhe dekan i Fakultetit të Teologjisë në Universitetin e Bukureshtit morën pjesë.

Me raundin e tretë të dialogut  ndërfetarë Islami-Krishterimi përfundoi ky takim dhe në fund, një konferencë për shtyp u mbajt në qytetin Kum.

Nikolay Ekimesko, Dekan i Fakultetit të Teologjisë Ortodokse në Universitetit e Bukureshtit ka mbajtur një fjalim gjatë konferencës, Në këtë takimin të parë në Iran unë e kuptova se Doktrina Islame Shiite ka potencial të madh në drejtim të diskutimeve ndërfetare dhe ndërveprime, në fakt nuk ka asnjë keqkuptim midis nesh, përndryshe ka aq shumë gjëra të përbashkëta.

E vetmja mënyrë për të arritur paqen  në mbarë botën është nëpërmjet dialogut ndërmjet feve cila është në fakt motivimi ynë për të marrë pjesë në këto seri të diskutimeve, ne jemi duke jetuar në një botë ku ka kaq shumë variete, shtoi ai.

Në një pjesë tjetër të konferencës për shtyp, Petronio Flora, Kryepeshkopi i madh i Kishës Rumune u shpreh: Unë nuk e kisha imagjinuar në mendjen time në lidhje me pjesëmarrjen time deri tri javë më parë  rreth dialogut  Islami-Krishterimi, por pasi mora pjesë në diskutime e kuptova se dialogje të tilla mund të jenë shumë produktive dhe unë jam i kënaqur që unë mund të jam një pjesë e tij.   

Nga ndjenjat e mia që vizitova Iranin, unë mendoj se çështjet fetare nuk ka shkaktuar asnjë ndarje midis feve tona, në këtë vend, nga Irani, kam përshtypje të madhe dhe këtu, në Iran, ndjehem si në shtëpi, tha ai .

Huxhxhat -al-Islam Hussein Malek Afzali gjithashtu bëri disa vërejtje gjatë konferencës për shtyp, ai tha:

Mesazhi i këtij takimi  ndaj udhëheqësve pro-terrorizmit, të qeverive pro- tekfiriste, është se mësimet origjinale Islame dhe të Krishtere ndalojnë ekstremizmin dhe mbështetjen e veprimeve të tilla mizore, fetë në mënyrë hyjnore ftojnë të gjithë njerëzit drejtë paqes, miqësisë dhe drejtësisë