Toka e Premtuar, Sionizmi dhe Tjetërsimi i Identitetit Hebraik

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Maj 8, 2016, mesnatë

Hyrje

Identieti hebraik është i ngritur mbi dy themele. Themeli i parë është të qenit “populli i zgjedhur”, ndërsa i dyti ështëtë qenit populli që zotëron “tokën e premtuar”. Ndërsa themeli i parë prej të dyve nënkupton popullin që pranuan me vetëdije mundësinë që Allahu iu dha popujve në këtë botë, themeli i dytë nënkupton se këtij populli të zgjedhur i është dhënë si shpërblim toka e premtuar duke i bërë ata vendali aty. Hebrenjtë besojnë se përsa kohë ata i qëndrojnë besnikë marrëveshjeve që kanë me Allahun, këto toka do të jenë në zotërimin e tyre; nga ana tjetër përsa kohë këto marrëveshje janë shkelur Allahu i dënon ata dhe i nxjerr nga këto toka që i ka dhuruar.

Besimi në tokën e premtuar ka sunduar një vend shumë të gjerë në mendësinë hebraike saqë edhe pse kanë kaluar rreth 2000 vjet nga pushtimi i saj nga Perandoria Romake, çdo gjeneratë e rritur në të katër anët e botës është rritur me emrin e një shteti që nuk e kanë parë kurrë. Besohet se, mbreti i hebrenjve, pejgamberi Sulejman (a.s) ka qënë zot shtëpie në Mabed që gjendet në qytetin e Jeruzalemit i cili u ndërtua prej tij dhe u shkatërrua nga romakët.

Trilogjia e Mesihut e tokës së premtuar, Mabedit të shkatërruar dhe çlirimi me anë të hyrjes në Mabed është një ndër elementët kryesorë që është shfrytëzuar për të frymëzuar papullin hebre gjatë lëvizjeve patriotike në rritje të shekullit të 19. Këtu janë vënë në lëvizje edhe legjendat dhe mitet ë përdoren si elementë për krijimin e popujve, kështu tregimet rreth Jeruzalemit dhe Mabedit, që qëndrojnë si elementë shumë mistikë në një gjendje të fshehur janë kthyer në mjete propagante dhe fame nga lëvizjet politike që përdoren për qëllimet e tyre të caktuara politike. Sipas thënieve të shpikura së fundmi, edhe pse kanë kaluar plot 2 mijë vjet, premtimi i Zotit është ende i vlefshëm edhe pse kanë qëndruar të ndarë prej 2 mijë vitesh, hebrenjtë ende nuk i kanë humbur të drejtat e tyre. Pikërisht për këtë arsye, arabët, që njihen si pushtuesit e Palestinës duhet të njohin ekzistencën e popullit hebre dhe duhet t’i japin leje krijimit të një shteti dhe kombi hebre. Dhe nëse ata nuk e paranojnë këtë, duhet të luftojnë derisa urdhëri i Zotit në tokë të zbatohet.

Në këtë punim do të analizojmë sesi sionistët kanë tjetërsuar identietitn e hebraizmit duke e ndërfutur besimin në tokën e premtuar në rendin politik. Pjesën e parë të këtij punimi do t’ia kushtojmë burimeve të këtij mendimi dhe historisë hebraike. Në pjesën e dytë do të marrim në shqyrtim lëvizjen sioniste dhe krijimin e regjimit sionist të Izraelit. Ndërsa në pjesën e tretë do të hulumtojmë ndikueshmërinë e sionizmit në identitetin hebraik.

Pjesa I

Historia e hebrenjve shkurtimisht dhe besimi i “Tokës së premtuar”

Djepi i qytetërimeve si dhe vendi i lindjes së tre feve hyjnore, Lindja e Mesme që prej vitit 750 para Erës sonë është shtypur, shpërndarë dhe shpërbërë nga asirianët, babilonasit, persianët, aleksandrikët dhe romakët[1]. Popujt që sot janë përballë njëri-tjetrit por që e pranojnë se janë kushurinjë të parë, arabët dhe hebrenjtë nuk mundën t’i ndalonin këto pushtime me anë të aleancës që bënë mes tyre në vitin 850 para erës sonë[2].

Kur i hedhim një sy historisë nuk gjejmë ndonjë informacion të konsiderueshëm rreth historisë së abrahimike, që janë rrënja e origjinës së hebrenjve përpara se ata të shpërnguleshin në Palestinë. Informacioni që dihet është që ata gjendeshin në vorbullën e migrimit të madh Arami dhe që kishin mbetur pa tokë[3]. Ekzistojnë edhe disa informacione që tregojnë se në këtë periudhë kanë jetuar habirutë, që kanë të njëjtën rrënjë me fjalën abrahimik. Edhe pse nuk dihet nëse habirutë kanë qënë një shoqëri me ndikueshmëri të lartë, apo kanë qënë thjesht një klasë e shoqërisë, dihet se për shkak se kishin mbetur pa territore janë persekutuar nga më të fuqishmit dhe se shpeshherë janë marrë me bandizma dhe gjithashtu kanë tentuar të pushtojnë qytete të ndryshme. [4] Sikur të ishte një rastësi, që kur izraelitët arritën më në fund të vendoseshin në Palestinë nuk tregohet më e nuk përmenden më këto fise[5].

Pavarësisht mundshmërisë së një lidhjeje të këtillë mes habiruve dhe abraikëve, hebrenjtë i mbështesin rrënjët e tyre etnike tek një njeri i vetëm që ka jetuar para 4 mijë viteve, Hz. Ibrahimit (a.s)[6]. Sipas Teuratit, Hz Ibrahimi (a.s)[7], një i migruar nga Mesopotamia, nga pasardhësit e djalit të Hz. Nuh (a.s), Samit, djali i tij Hz. Ishaku (a.s) dhe më pas Hz, Jakubi pranohen si parardhësit e popullit abrahimik[8]. Pavërësisht që mendohet se nuk ekziston ende infromacioni i nevojshëm[9] për të trasmetuar në një mënyrë kronologjike të gjitha shkallët religjoze të popullit abrahimik, apo se trasmetimi dhe strukturimi i historisë është në një pjesë të madhe imagjinare[10], nga pikëpamja religjoze Hebraizmi, apo siç njihet ndryshe Izraeli mund të themi se e ka zanafillën me Hz. Musain dhe dymbëdhjetë fiset që rridhnin nga dymbëdhjetë djemtë e Hz. Jakubit, kur ata u dëbuan nga Egjipti dhe dërguan në malin Sina, ku edhe filloi të zbriste Teurati nga Zoti[11]. Që prej atij momenti, “historia hyjnore” e Izraelit do të hartohet nën themelet e Forcës që refuzuan udhëheqjen e faraonit dhe që shpëtuan skllevërit nga skllavëria[12]. Kjo forcë është Zoti që i dha Izraelit tokën e premtuar[13]. edhe pse abrahimikët nuk janë të parët që kanë shpikur këtë Forcë të një Zoti të vetëm janë ata që e kanë bërë besimin në një zot të vetëm fuqinë motorike të shpëtimit shoqëror[14]. parë nga ky këndvështrim, duke qënë se nuk lidhja etnike që kanë me Hz, Nuh nuk ka një dimension shoqëror, nuk i përkasin kësaj lidhje si hebrenjë[15].

Edhe pse bijtë izraelitë të Hz. Musait arritën të iknin nga Egjipti, nuk ia arritën të futeshin në Palestinë. Vendosja në Palestinë u arrit vetëm në periudhën e Hz. Jusha (a.s)[16]. Në vitet 1000, para erës sonë, izraelitët arritën të bashkoheshin në një shtet dhe ta bënin Jeruzalemin kryeqytet[17]. Që prej këtij momenti e mbrapa, izraelitët filluan të krijonin dhe zhvillonin mendimin Mesihçi se mënyra e tyre e përligjur i përkiste deri në pafundësi pasardhësve të Hz Davutit[18]. Ndërsa kohrat më të arta të mbretërisë ishin në periudhën kur Hz. Sulejmani, i biri i Hz. Davutit ndërtoi Mabedin në Jeruzalem[19].

Pas vdekjes së Hz. Sulejmanit, në vitin 931 para erës sonë, mbretëria u nda në dy pjesë, Izraeli në veri dhe Jahuda në jug. Mendohet se kjo ndasi u bë në mënyrë të këtillë duke u pikënisur nga ndryshueshmëria socialo-kulturore e shtresave veriore që jetonin nëpër qyteteve me jugorët që jetonin nëpër male[20]. Mbretëria e Izraelit të Veriut ishte pushtuar më pas nga Asurutë, të cilët më pas e kishin dëbuar të gjithë popullin[21]. Ka prej atyre që sugjerojnë se, edhe pse shkatërrimi i Mabedit nuk është parë kurrë si diçka e rëndësishme në histori dhe nuk gjendet gjëkundi në librat historikë të mbretit të Babilonisë, për historinë hebraike ky moment shënon një datë të rëndësidhme dhe se kjo është aryeja se pse hebrenjtë humbën premtimin e dhënë në Teurat[22]. Qoftë këtë pushitm, qoftë pushtimet e mëvonshme të Babilonisë dhe Perandorisë Romake, hebrenjtë i shohin si tregues të dobësimit të besnikërisë ndaj testamentit të tyre me Zotin, që gjendet në Teurat[23]. Sipas hebrenjve, kjo marrëveshje që gjendet në 10 Urdhërat e Hz. Musait, e cila është një provë materiale ka dy anë të medaljes[24]; Pjesa që rregullon marrëdhëniet e Zotit me bijtë e Izraelit dhe pjesa që rregullon marrëdhëniet e bijëve të Izraelit me njerëzit e tjerë. sipas besimit hebraik, edhe pse Zoti e fal menjërherë padrejtësinë e bërë kundrejt Tij, Ai nuk e fal lehtë padrejtësinë e bërë kundrejt njerëzve[25]. Ndërsa pushtimi babilonez mendohet të jetë si ndëshkim i adhurimit të idhujve dhe ndërsa perandori persioan Keihusver, i cili sundoi këtë rajon për 70 vjet dhe nuk i lejoi hebrenjtë të kthehen në tokën e tyre[26], pushtimi romak, që mendohet të ketë ardhur si ndëshkim ndaj padrejtësive të bërë ndaj njerëzve vazhdon akoma.

Ndërkohë, Mbretëria e Jahudës së Jugut pushoi së ekzistuar me pushtimin e rajonit nga romakët në vitin 63 para erës sonë. megjithatë shkatërrimi total i radhës i Mabedit u realizuan në vitin 70 të erës sonë, pas një qëndrueshmërie që hebrenjtë herë pas here nxirrnin në pah dhe që zgjasnin për një kohë të gjatë[27]. Rreth 65 vite pas kësaj ngjarjeje, rezistenca e hebrenjve u shtyp përfundimisht, rajoni mori emrin e ri, “Palaestina” dhe hebrenjtë u dëbuan dhe u syrgjynuan për një periudhë dy mijë vjeçare[28]. Kështu ishte mbyllur kjo periudhë që filloi me haributë, vazhdoi me çlirimin e Kenanit, u ngrit lart me mbretëri  dhe që më pas u shua nga disa pushtime, periudhë e cila do të fillonte edhe një herë pas dy mijë viteve. Për shkak të pushtimit të romakëve, hebrenjtë u shpërndanë në Afrikën Veriore, Iran, Anadoll, Ballkan, Eurpoën Perëndimore, Europën Lindore dhe Amerikë, pas zbulimeve të Botës së Re.Në rajonet ku ata ishin vendosur jetuan mes muslimanëve, të krishterëve dhe paganëve, madje herë pas here kanë jetuar edhe komplet të izoluar nga shoqëria, si do të krijonin një këndvështrim të qartë mafjet e Italisë[29]. Deri para shpërthimit të rrymave nacionaliste në shekullin 19, edhe pse Testamenti i Vjetër ishte parimi i tyre themelor, Mabedi dhe Jeruzalemi kishin mbetur thjesht si një element mistik në identitetin hebraik[30].

Është e kuptueshme situata kur një popull përvetëson pikërisht territoret ku ndjen se vërtetë i përket atij vendi. ndryshimi nga pikëpamja e identietit hebraik është se pronësia që hebrenjtë pretendojnë se kanë mbi këto toka është e lidhur ngushtë me testamentin që ata kanë mes tyre dhe Zotit. thënë me fjalë të tjera, Zoti i ka dhuruar një rajon në sipërfaqen tokësore, territorin e njohur si Kenan vetëm hebrenjve dhe asnjë populli tjetër, persa kohë ata i qëndrojnë besnikë marrëveshjes mes tyre[31]. Pikënisur nga kjo, përsa kohë hebrenjtë i qëndrojnë besnikë marrëveshjes, për aq kohë edhe Zoti do t’i qëndrojë besnik dhe kështu do të vazhdonte udhëheqja e tyre, por mbreti dhe populli e prishën këtë marrëveshje[32]. Por megjithëkëtë, burimi dhe natyra e këtij premtimi, ekzistenca e së cilit është zvarritur deri më sot janë bërë temë diskutimi, premtimi në fjalë mendohet të jetë ndërfutur në historitë e pejgamberëve të parë[33]. Sipas një këndvështrimi, duke marrë frymëzim pas disa fitoreve të Hz. Davutit u krijua një premtim i këtillë për shkak edhe të dëshirës për t’u vendosur në një vend të vetëm shtuar këtu edhe qëllimet politike[34]. Ky premtim që gjendej në Tekvin 15/18, ishte i këtillë: “Tokën që gjendet nga lumi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin Frat ia kam dhënë brezave të tu të ardhshëm.[35]

Pjesa II

Sionizmi dhe krijimi i regjimit sionist të Izraelit

Sipas një këndvështrimi, historia është ideologjike përsa kohë ndiqet teoria e renditjes së argumenteve apo renditja e kategorizimeve të argumenteve për të krijuar një histori të caktuar[36]. Ndërsa Paul Valery shprehet se “Historia është produkti më i rrezikshëm që truri i njeriut ka prodhuar. E shtyn njeriut të bie pre e mendimeve. I bën popujt të humbasin toruan dhe vendos në memorien kolektive kujtime joekzistenciale; i bën ata të halucionojnë gjëra madhështore, i çon drejt lajthitjeve që mbështetet mbi imagjinatë. I kthen popujt në shoqëri të përmbushura me njerëz smirëzinjë, mëndjemdhenjë, arrogantë dhe njerëz të boshatisur në brendësinë e tyre.[37]” prandaj, pikënisur nga kjo situatë duhet ta pranojmë se historia shkruhet e rishkruhet përsëri e përsëri duke e lënë atë të hapur ndaj ndërthurjes me histori e legjenda të pavërteta, pjellë e imagjinatës njerëzore. Kështu, regjimi sionist i Izraelit, i cili u krijua pothuajse 2 mijë vjet pas pushtimit të Perandorisë Romake e ka bërë të detyrueshme tregimin dhe mësimin e këtij versioni të historisë[38]. Edhe pse në thelb të këtij punimi, regjimi sionist nënkupton një sëmundje e cila është frymëzuar nga mendësia nacionaliste e popullit të hebraizmit modern lidhur me dëshirën e Perëndimit për territore të përmendura në fjalimin e Martin Buber që mbajti në Kongresin e 12 të Sioniszmit,[39] tani ka marrë formën e “argumentit më të lartësuar të historisë hyjnore në botë” dhe “Boshtin e Botës, arterien kryesore, qendrën dhe zemrën e saj.[40]

Moses Hess, i cili është një hebre gjerman komunist edhe pse dëshiron të krijojë disa koloni për hebrenjtë në Palestinë[41], shembulli i parë i lëvizjes politike dhe mendimit për të riformësuar hebrenjtë duke ndjekur zakonin e Perëndimit dhe organizmit të tyre nuk ka lindur në Europë siç mendohet dhe pretendohet, por është hasur për herë të parë në Rusinë cariste. Termi “Sionizëm”, i cili u bë pjesë e literaturës politike nëpërmjet hebreut rus, Nathan Birnbaum është kuptuar si “Organizim partik politik me pjesmarrës hebrenjtë që ndjekin qëllimin që musevinjtë (hebrenjtë) të kthehen dhe vendosen në Palestinë.[42]” Në të vërtetë, fondacioni i parë që pranohet si hapi i parë i hedhur nga Sionizmi është një fondacion i njohur me emrin “Hovavei Zion”  (Të dashurarit pas sionizmit) i krijuar në vitin 1881 në Odessa dhe kishte si qëllim transferimin e hebrenjve të Rusisë për në Palestinë dhe Jeruzalem[43]. Në vitin 1896, pesëmbëdhjetë vjet pas këtij momenti, Sionizmi e prezantoi veten para botës si një lëvizje politike që kishte lindur si pasojë e nacionalizmit të Europës. Prijësi i kësaj lëvizjeje, Theodore Herzl shprehej se kjo çështje është “thjesht një çështje nacionaliste” dhe “nuk është as çështje sociale dhe as fetare[44]. Për më tej, sipas tij Sionizmi ishte një lëvizje imperialiste. Në një letër që i kishte shkruar Cecil Rhodes-it, Herzl ishte shprehur se “Zoti Rhodes me siguri ju dëshironi të dini se përse e kam pranuar idenë tuaj. Sepse edhe programi im është një program kolonist.[45]” Në këtë mënyrë, menjëherë në ditën e nesërme Herzl shkroi në bllokun e tij të shënimeve “Unë krijova shtetin hebre në Basel[46]” dhe gjithashtu në Kongresin e Bazelit, të zhvilluar në vitin 1897 pranoi se Sionizmi ishte një lëvizje e ngritur në tre themele kryesore: Politikë, Nacionalizëm dhe Kolonizëm[47].

Ndërsa për hebrenjtë nuk ka ekzistuar asgjë tjetër në mendjet e tyre veç koncepteve për të krijuar një organizim shoqëror, as më pak as më shumë se “komb” dhe “shtet”[48], Sionizmi i është edhe një herë falenderues Perëndimit për realizimin e projektit të tyre në Lindje, pavarësisht të shkuarës së tyre të tejzgjatur me Perëndimin[49]. duhet të jetë pikërisht kjo arsyeja pse regjimi sionist izraelit është pranuar si pioner i Perëndimit në mesin e botës së Lindjes që i ka armiq dhe që gjithashtu e shohin si armik[50]. Është mëse e pranueshme ta shohim Sionizmin si një mjet për Perëndimin i përdorur për qëllime të analizimit të kolonizimit perëndimor, poaq sa edhe ëshë parë si një përgjigje e pyetjes që ngrihej në shekullin 16, kur dalë nga dalë po velej ndikueshmëria e fesë, se “Si mund ta përkufizojmë një hebre përpos përkatësisë së tij fetare?[51]” Nga ana tjetër, duke thënë se “Udhëheqja popullore që do të realizohet pas zbritjes së Isait në tokë në një fjalë të vetme do të jetë një udhëheqje teokratike në kuptimin e saj të plotë ” do të jetë një provë konkrete, ndërsa harta ku një prift anglikan Hechler i ka treguar Herzlit se si dhe ku do të ndodhen kufinjtë e këtij shteti dhe cili do të jetë sllogani i tij, konkretisht “Kufiri Verior – duhet të jenë malet përballë Kapadokias; kufiri Jugor – duhet të jetë Kanali Suez, ndërsa sllogani i reklamimit duhet të jetë – Palestina e Davudit dhe Sulejmanit.[52]” që do të nxjerrë në natyrën e tij Sionizmin Kristian[53]. Përveç këtyre, sionizmi ishte gjithashtu edhe një mënyrë e Perëndimit për të shpëtyar prej hebrenjve duke i drejtuar ata për në Palestinnë dhe duke i larguar kështu nga bota perëndimore ku kanë jetuar prej shekujsh tashmë[54]. Pas Revolucionit Francez, ende kur ishte akoma fillimi i rrugës për rrymat nacionaliste, në vitin 1791 thuhej “Nga pikëpamja nacionaliste, duhet t’u refuzojmë çdo gjë hebrenjve, ndërsa nga pikëpamja individuale duhet t’u ofrojmë gjithçka.[55]” kjo gjë tregonte se hebrenjtë nuk do të kishin kurrësesi vend në Europë si një komb i bashkuar. Shoqëritë hebraike, që jetojnë me të drejta dhe detyrime të barabarta në shtetet evropiane, edhe pse i kanë rezistuar të qenit “komb”[56], pas një shekulli as rrymat  më të pastra shpirtërore të hebraizmit nuk i kanë shpëtuar të bërit pisë me ideologjitë nacionaliste[57]. Kjo gjë e bashkëngjitur edhe me imperialistët perëndimorë u hapi atyre rrugën drejt Lindjes. Ekrem Bey i gjithëpërfshin në një fjalë të vetme të gjithë ata që i treguan këtë rrugë sionistëve dhe që u mundësuan atyre heqjen e çdo pengese që u ka dalë përpara: Britanikët[58].

Në vitin 1903, Sadrazam Ferit Pasha ndërsa refuzoi kërkesën e parizienit Baron Rotschild, mbështetës i lëvizjes sioniste, për të marrë me qira 20 mijë hektar truall në Aviv, sot kur Palestina u përket arabëve dhe kur nuk gjendet asnjë argument as fetar, as politik për ta ndryshuar këtë situatë e kishte menduar dhe dalë në përfundimin se do të ekzistonte rreiko të kishte krijuar një problematikë me duart e tij mes arabëve dhe hebrenjve[59]. Sulltani Abdulhamid nuk ishte kundër migrimit të hebrenjve, përsa kohë ky migrim nuk bëhej për t’u shpërngulur në Palestinë. mund të migronin në Mesopotami, Anadoll apo Rumeli, por Palestina ishte vijë e kuqe[60].

Pavarësisht gjithë këtyre, Lufta e Parë Botërori arriti që të ndryshonte ekuilibrin ekzistencial. Gjatë gjithë luftës, Anglia pretendonte që me fjalën e dhënë të fiseve arabe për t’u mbledhur në Mbretërinë e Bashkuar , jo të t’i mundësonte atyre arritjen e pavarësisë, por që të mund të kontrollonin territoret e puseve të naftës që ishin zbuluar së fundmi[61]. Sipas një raporti të Ministrisë së Transportit, Detare dhe Komunikimit në vitin 1922, Mbretëria e Bashkuar e pranonte Lindjen e Mesme si një pikë strategjike thelbësore për të gjithë botën për rezervat e naftës[62]. Për shkak të kësaj rëndësie është parë e nevojshme që ky rajon të kontrollohet në çdo rast. Deklarata e Balfour, që daton në vitin 1917, e cila nga njëra anë i jepte premtimin Mbretërisë së Bashkuar Arabe, nga ana tjetër i kishte njohur lëvizjes sioniste të drejtën për të krijuar një “Shtet Hebre” në territorin e Palestinës u shpjegua në logjikën themelore të saj nga vetë Balfour “Nuk është shumë i rëndësishëm sistemi që përdoret, e rëndësishme është që t’i mbajmë nën kontroll puset e naftës në Lindjen e Mesme. E rëndësishme është që këto puse nafte të jenë gjithmonë të aksesueshme për ne.[63]

Në fundin e shekullit të 19 dhe në fillimet e shekullit të njëzetë, popullsia e hebrenjve në Palestinë përbënte vetëm 3 % të popullsisë së përgjithshme, ndërsa popullsia muslimane nuk kishte zbritur nën 85% të popullsisë së përgjithshme[64]. Këto shifra ishin një pasqyrues i pastër i faktit se popullsia ishte e pamjaftueshme për të ndërtuar një shtet të hebrenjve dhe për të krijuar një qeveri hebraike. Një ndër emrat më të rëndësishëm të lëvizjes sioniste, Yahudah Alkalai propozonte tre mënyra për riçlirimin e “tokës së premtuar”: diplomaci, blerje dhe shpatë[65]. Ndërkohë Perandoria Osmane, veçanërisht Sulltan Abdulhamid, pavarësisht faktit se hebrenjtë trajtoheshin si qytetarë të barabartë , kur vinte puna për të blerë prona të paluajtshme kishin bërë shumë kushtëzime duke e bërë kështu të pamundur që hebrenjtë të përftonin nga mënyra e dtyë, blerjes së tokave[66]. Edhe pse Lord Montagu, i cili ishte i vetmi anëtar hebre i qeverisë Britanike e ka përcaktuar si këtë organizatë si një lëvizje ogurzezë politike të paligjshme që bie ndesh me interesat e shtetit dhe të shprehet se nuk ekziston një komb hebre dhe se Palestina ka më shumë domethënie dhe rëndësi për Islamin sesa për hebrenjtë dhe për të krishterët[67] Deklarata e Balfour, që erdhi bashkë me Luftën e Parë Botërore ishte një sukses dhe një triumf diplomatik për lëvizjen sioniste[68]. Marrja e fryteve konkrete në veprim të këtij trumfi diplomatik lidhet me shpejtimin e migrimit dhe vendosjes së hebrenjve në Palestië. Sipas këndvështimit kolonizues, nëse në një territor nuk jetojnë njerëz të racës së bardhë, ajo tokë do të pranohet si e pabanuar, pikënisur nga kjo mendësi edhe Palestina u konsiderua si një territor i pabanuar dhe pa ‘popull’. si rrjedhojë “Një territor pa një popull duhet t’i jepet një populli pa territor.[69]” Megjithatë, Martin Buber, një nga emrat domethënës të kësaj lëvizjeje, në një kritikë që bënte për veprimet e së shkuarës në lidhje me të gjitha këto migrime është shprehur kështu: “Kur ne u rikthyem në Palestinë, pyetja e rëndësishme dhe thelbësore ishte kjo: ‘Ju keni ardhur këtu si miq dhe vëllezër dhe si antarë të  shoqrisë së popujve të lindjes së Mesme, apo keni ardhur si përfaqësues të kolonizimit dhe imperializmit?[70]” Edhe pse gjithkush mund të japë një përgjigje rreth pyetjes së qëllimit të migrimit duke i parë gjërat nga horizonti i tyre, ish Sekretari i Përgjithshëm i paktit të mbrojtjes së vendeve imperialiste, NATO-s, Joseph Luns e jepte kuptimin dhe i përcaktonte regjimit sionist të Izraelit, të krijuar pas përfundimit të migrimeve detyrën e tij që e përmblidhte kështu “Izraeli është ushtria më me pakë shpenzime për t’u krijuar e periudhës moderne.[71]” Britania e Madhe, duke mos pasur fare lidhje me profetësitë në librat e shenjtë të hebrenjve dhe të të krishterëve[72] zgjodhi këtë rrugë ushtarake pa shpenzime të shumta financiare për të hapur rrugën drejt Indisë dhe për të mbrojtur Kanalin Suez[73]. Më pas, këta ushtarë me pagesë, që  u përdorën për të vrojtuar në Ngushticën e Bosforit dhe në Gjirin Basra, në Luftën e Dytë Botërore u shndërruan në forcën më të madhe imperialiste që i shërbenin Shteteve të Bashkuara të Amërikës[74].

Në vitin 1918, kur mbaroi Lufta e Parë Botërore, popullsia e Palestinës, e sunduar nga një përqindje e lartë arabe, numëronte vetëm 56 mijë hebrenjë. Në vitin 1931, pasi kishin kaluar 13 vjet nga draftet e mandateve dhe mandati britanik[75] që pëfshinin pushtimit britanik dhe përshirjen e legjitimitetit të deklaratës së Balfour, të miratuara nga Këshilli i Kombeve, numri i bërë në këtë periudhë i hebrenjve, kryesisht me ardhjen e atyre me vendbanim në Evropë tregonte rritje deri në 174 mijë. ky numërim është bërë përpara se Gjermania Naziste e Hitlerit të fillonte presionin mbi hebrenjtë. 3%-ëshi i konstatuar në fillim të shekullit pothuajse ishte gjashtëfishuar duke arritur në 17%. nësi pjesa territoriale ishte më parë 2% tashmë kishte shkuar në 6%. Kur përfundoi udhëheqja e mandatuar, në vitin 1948 kur lëvizja sioniste vetëshpalli qeverinë e saj, numri i hebrenjve në të gjitha pjesët e Palestinës, fshatra, komuna, qytete dhe bashkë me forcën ushtarake kishte arritur deri në 640 mijë hebrenjë[76]. Menahem Beghin, në një fjalim të tij ishte shprehur se këta hebrenjë të sjellë nga të katër anët e botës në Palestinë krijuan një lloj të ri të hebrenjve, konkretisht ai është shprehur se: “Luftojmë, prandaj themi se ekzistojmë. Në botë po lind pas një mijë e tetëqind viteve një lloj komplet i ri i njerëzimit i cili po ngrihet mdi gjak, zjarr, lotë dhe nga hiri: Hebrenjtë Luftëtarë... Fillimisht dhe mbi të gjithë duhet të jemi ne të parët që sulmojmë. Do të dalim në sulm para vrasësve. Do të lind një gjeneratë krenare, trime dhe e fortë nga gjaku dhe nga mundi.[77]

Pjesa III

Ndikimi i sionizmit në identitetin hebraik

Ka edhe prej atyre që mendojnë se, pavarësisht faktit që Beghin ka shpallur një lloj të ri të hebrenjve dhe që ky lloj i ri ka shpallur se do të krijojë një “shtet”, i cili do të pranohet menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet e tjera të Perëndimit[78] dhe se Amerika do t’i bëjë presion shteteve të tjera të OKB-së ë ta votojnë pranimin e regjimit sionist[79], ky lloj i ri i hebrenjve në fakt nuk mund të konsiderohen fare hebrenjë dhe se ata janë fillimisht armiqtë më të parë të hebrenjve. para së gjithash, ata që e përshkruajnë përkatësinë hebraike përreth boshtit fetar, duke u bazuar në të dhënat që përkufizojnë sionizmin bazuar në ato parametra që vetë pranojnë të jenë, këta të parët i refuzojnë sionistët si pjesë e këtij boshti. Shprehja e vetë Theodor Herzl, që e pëkufizon sionizmin si  “Nuk gjendet në boshtin e asnjë përkatësie fetare” dhe “gnostik” është vetë një argument që përdoret kundër kësaj lëvizjeje[80].

Haham Izak Meyer, fjala e të cilit ka peshë të rëndë në Amerikë, në konferencën e Montrealit të organizuar në vitin 1897 ishte shprehur kështu rreth propzimeve të cilat ishin hedhur në tyrezë: “Ne refuzojmë kategorikisht që në themel t’i futemi një sipërmarrjeje për të zhvilluar një marrëdhënie, për të krijuar një shtet hebraik. sipërmarrje të këtilla janë prova të pakotestueshme të devijimit të kuptueshmërisë së misionit të izraelitëve, të paralajmëruar në parë nga pejgamberët hebrenjë... Ne i mbështetemi faktit se misioni hebraik nuk ka një qëllim politik apo qëllim nacionalist por ka një domethënie shpirtërore.

Ndërsa, Martin Buber në Kongresin Sionist të 12 të vitit 1912 përdori këtë gjuhë duke u shprehur se : “Feja hebraike është këputur nga rrënja dhe kjo gjendje është shfaqja e kësaj sëmundjeje. Përcaktuesi i kësaj sëmundjeje ka qënë lindja e nacionalizmit hebraik në mesin e shekullit të 19. Kjo dëshirë e këtillë për të marrë tokën është tregues i qartë i ndikueshmërisë së nacionalizmit perëndimor në nacionalizmin hebraik. (...) Ne shpresonim se da të mund ta shpëtonim nacionalizmin hebraik nga idhujtaria e një populli. Megjithatë dështuam.[81]” Ndërsa Profesori Judas Magnes në një deglaratë që ka bërë në vitin 1942 për komentimin e Programit Baltmore është shprehur se “Zyri i ri i hebrenjve po jepet nëpërmjet zhurmëve të armëve... Ky është tashmë Teurati i ri i territorit të Izraelit. E ka humbur veten në dëshirën për të pasur pushtet në këtë botë. Zoti na ruajtë nga përfshirja e hebrenjve dhe popullit izraelit në këtë çmenduri. Shumicës së vëllezërve tanë hebrenjë që jetojnë në vende të ndryshme të botës u është përcjellë një kuptimësi idhujtarie të hebraizmit[82]” Edhe Albert Einstein është prej atyre emrave të rëndësishëm që e kanë kritikuar lëvizjen sioniste, ai është shprehur kështu në vitin 1938: “Sipas ndërgjegjësimit që kam arritur të përftoj rreth karakterit themelor të hebraizmit nuk e pranoj kurrësesi idenë e krijimit të një shteti hebre me kufinjtë ushtrinë dhe udhëheqjen e kësaj bote sado modest të jetë ai. Jam i shqetësuar për për lindjen dhe zhvillimin e një nacionalizmi hebraik në mesion tonë dhe për problematikat që kjo gjë do të kijojë. Ne nuk jemi më hebrenjtë e periudhës së Makabes. Të qenit përsëri një komb në kuptimin politik të fjalës do të thotë t’i kthejmë shpinën popullit tonë, pejgamberëve tanë të cilëve i jemi borxhlinjë për anën tonë shpirtërore.[83]” Ata që i kanë dalë kundër idesë së krijimit të një sheti hebre shprehen se kjo gjë bie ndesh me parimin mbi të cilin është ngritur zakoni i hebrenjve “Teurati është atdheu ynë[84].

Të shqetësuarit ndaj devijimit që do t’i shkaktonte regjimi sionist identitetit hebraik i kanë vijuar kritikat e tyre edhe pasi regjimi sionist arriti të materializohej dhe vihej në jetë.  Edhe pse Presidenti i parë i regjimit sionist izraelit është shprehur se “Ndoshta ne jemi bijë të prapambetur, megjithatë ne jemi pasardhës të pejgamberëve. Ne mund të ndihemi krenarë me parardhësit tanë që ishin mbretër të botës. Ne kemi zgjedhur të jemi krenarë që kemi ardhur nga parardhës që kanë trasmetuar qëndrimin e hebrenjve për drejtësinë botërore, për vllazërinë globale dhe për vizionin e Mesihut për paqen botërore (Ditën kur Zoti do të jetë mbret i të gjithë botës dhe atë ditë emri i Tij do të jetë një dhe i vetëm)[85]” në American Council for Judaism, në vitin 1960 ai është shprehur si më poshtë: “Qeveria izraelite nuk i ka kompetencat të flasë në emër të të gjithë hebrenjve” dhe “Hebraizmi nuk është një çështje nacionaliste, por është një çështje fetare[86]” Sipas Profesor Benjamin Cohen, qëllimi i Begin dhe Sharonit është që “Palestinezët t’i trajtojnë si popull, ndërsa hebrenjtë si individë njerëzorë të veçantë, kështu t’i mbajnë të gjithë nën kontroll.[87]” Në raportin e përgatitur nga Kont Folke Bernadotte, të parashtruar para Kombeve të Bashkuara në shtator të vitit 1948, duke u pikënisur nga mënyra e shprehjes rreth palestinezëve janë vërtetuar edhe njëherë ato që Cohen kishte shprehur: “Po krijohen zhgjerime në rreze shumë të gjërë të sionizmit, edhe pse në pamje të jashtme duket sikur nuk po përdoret forcë ushtarake shihet qartë se po digjen, shkatërrohen dhe asgjësohen shumë fshatëra[88]

Lëvizja sioniste, që në thelb është një lëvizje nacinaliste me tipare komplet perëndimore në mënyrë që të motivojnë dhe nxisin shtresat e përbëra nga hebrenjtë[89] kanë përdorur sa problematikat e hebrenjve, po aq edhe acquis-in e tyre. Për krijumin e Shtetit Hebre të ardhshëm, Herzl e pati konsideruar si shumë të rëndësishme përfshirjen e shërbimeve të dijetarëve fetarë hebrenjë dhe punësimin e tyre në administratën e brendshme të shtetit duke krijuar kështu një elitë të veçantë të tyre[90]. Në këtë mënyrë do të mund të tkurrte dhe t’i ulte zërin kritikave dhe komenteve të bëra përsa i përket pjesës që lëvizja sioniste po krijonte një devijim për hebraizmin. Nathan Weinstock është shprehur se lëvizja sioniste nuk ka asnjë themel tjetër ku të mbahet përveçse besimit tëk feja e Hz Musait (a.s) dhe se pa konceptet “populli i zgjedhur” dhe “toka e premtuar” do të rrëzohej themeli mbi të cilin qëndron sionizmi[91]. Sipas Buber-it “Të parët që patën filluar të kthehen në Palestinë, po ktheheshin sepse nuk kanë mundur të gjejnë në asnjë vend tjetër kuptimin dhe qëllimin e jetës.[92]” Kjo gjë ishte një mjet i përshtatshëm për Herzlin “gnostik” që e përdorte si motivim kundrejt hebrenjve që nuk dëshironin të braktisnin vendin ku qëndronin “një forcë e parezistueshme për t’u mbledhur të gjithë sëbashku[93]” Sipas një interpretimi të një vargu të vjetër fetar, por të devijuar me mendësinë e nacionalizmit perëndimor thuhet se nuk është e nevojshme të presim Mesihun për të marrë tokën e premtuar, por duhet të luftohet si pejgamberi Jusha. Për udhëheqësit sionistë nuk ishte e rëndësishme nëse ishin gnostikë apo ateistë, e rëndësishme ishte që Palestina atyre u është dhuruar nga Zoti[94]. Për këtë arsye, Mosha Dayan është shprehut se “Nëse ne jemi posedues të Teuratit, nëse ne e shohim veten tonë si zotërues të Teuratit, atëherë ne duhet edhe të zotërojmë dhe posedojmë tokat e Teuratit.” Ndërkaq, Yoram Ben Porath shrehej se “Nuk mund të flasim rreth sionizmit dhe shtetit hebraik nëse nuk i dëbojmë dhe nuk u morrim nga duartë territoret e tyre arabëve.[95]” Krijimi i shtetit hebraik ishte një përparësi ndaj çdo gjëje tjetër. Aq sa, edhe shpëtimi i hebrenjve të Evropës nga duartë e Hitlerit nuk e kalonte këtë përparësi. Ben Gurion, i cili e ka cilësuar Beghin-in si “Ai është një racist i cili për të realizuar ëndrrën e bashkimit të të gjithë Izraelit është i gatshëm që të shkatërrojë të gjithë arabët dhe për të arritur këtë detyrë hyjnore të përdorë çdo rrugë dhe mënyrë të mundshme[96]” e ka pëshkruar dhe komentuar kështu këtë situatë “Ne duhet të mendojmë jo vetëm jetët e humura të këtyre fëmijëve, por edhe historinë e hebrenjve.[97]

Edhe disa legjenda mistike të besimit hebraik i kanë kantribuar për t’i shërbyer sionizmit. Dita kur Hz. Musa i shpëtoi hebrenjtë nga Egjipti – sipas kalendarit hebre – është data 15 Prill, datë në të cilën edhe banda hebraike me emrin Hagana pushtoi portin Haifa[98] dhe ashtu si kur u larguan nga Egjipti dhe u nisën për në tokën e premtuar u interpretua si një realizim i profetësisë edhe pushtimi i regjimit sionist izraelit në vitin 1967 dhe që u trasmetua dhe u komentua dhe u interpretua si i këtillë nga të gjithë mediat botërore. me një lëvizje të këtillë, mendësia sioniste po i dërgonte një mesazh për vërtetësinë e regjimit sionist të gjithë elitës së hebrenjve që besonin se Mesihu do të hyjë në në Jeruzalem me zërin e lartë të fyellit Shofar që do të dëgjohet në të gjithë botën[99]. Dita kur u frye fyelli Shofar nga regjimi sionist izraelit u fut si një ditë feste për hebrenjtë e sotëm, që nuk kishte ekzistuar kurrë më parë: Yom Yerushalim[100].

Edhe pse regjimi sionist mundohet ta përligjë vetveten për identitetin hebraik duke u nisur nga këto mite dhe legjenda fetare që tregohen, për Hebraizmin, Bashkimi nuk mund të interpretohet kurrësesi ashtu siç është shprehur ish kryeministri Haham Elmer Berger ku e zëvendëson krijimin e shtetit izraelit me vendin e premtuar në Librin e Shenjtë. Për hebraizmin, politikat izraelite e kanë shkatërruar dimensionin shpirtëror të identitetit hebraik, sionistët kanë krijuar një hendek mes Zotit dhe popullit hebre, shteti i krijuar sionist nuk është krijuar mbi vlera morale, por është një shtet i krijuar nga marrëveshje dhe fuqi ushtarake, dhe nuk duhet kurrësesi ta paraqesë veten si shteti që bëhet fjalë për periudhën e ardhjes së Mesihut[101]. Edhe pse Menahem Beghin shprehet se “Toka e pejgamberëve, Izraeli do t’i kthehet popullit izraelit. E gjitha dhe përgjithmonë[102], Profesor Israel Shahak shprehet kështu për natyrën që ka marrë regjimi sionist, i kthyer në një bandë për gjithë botën[103] në aspektin fetar dhe identifikues për hebrenjtë: “Mua më duket sikur një pjesë e madhe e popullit hebre e kanë humbur Zotin e tyre dhe në vend të Tij kanë vendosur një idhull, njësoj si në kohën kur dhuruan të gjithë florinjtë e tyre për të  ngulur përpara vetes së tyre një statujë të demit të florinjtë në mes të shkretëtirës. ndërsa emri i idhullit të tyre të ri është shteti i Izraelit[104]

Konkluzioni

Populli abrahimik, që mban brenda njerëzit e zgjedhur, të cilët janë shprehur se familja njerëzore duhet t’i nënshtrohen sundimit të Zotit të vetëm në vend që të t’i prezantonin njerëzimit besimin e ngritur në themelet e “premtimit”, “besnikërisë” dhe “drejtësisë” i kanë përdorur këto besime për lëvizjen sioniste, e cila është një produkt i mendësisë nacionaliste me themele perëndimore për territor, me natyrën e saj agresive duke e nxjerrë kështu identitetit e hebrenjve nga natyra e saj thelbësore dhe i ka hapur rrugë njohjes së këtillë të tyre dhe si përfundim, në këtë periudhë të komunikimit hebrenjtë, janë kthyer në një bandë që sillen brenda katër mureve të sionizmit duke i shërbyer imperializmit amerikan.

Rikthimi i hebrenjve në identitetin e tyre origjinal është i lidhur ngushtë me shpëtimin dhe marrjen e lirisë së hebrenjve që gjenden nën robërinë e regjimit sionist të Izraelit. Dhe kjo gjë mund të arritur duke ftuar fillimisht të gjithë palët e popullit të sinqertë hebrenjë për “rrugëzgjidhje” me anë të diskutimit dhe refuzimit të ndërhyrjes imperialiste në ndryshimin e rrjedhës historike.

BIBLIOGRAFIA

LIBRAT

Abit Yaşaroğlu, Historia e Hebraizmit dhe Sionizmit, Botimet Pınar, Stanboll, 2013

Avlonyalı Ekrem Bey, Kujtime nga Shqipëria Osmane, Botimet Komunikimi, Stanboll, 2006

Clive Ponting, Historia e Botës, Alfa Botimet, Stanboll, 2011

Mehmet Evkuran, Të kuptojmë Paradigmën Sunni, Botimet Shkolla e Ankarasë, Ankara, 2005

Nial Ferguson, Perandoria, Botimet Yapı Kredi, Stanboll, 2013

Rabi Benjamin Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të , Botimet Gözlem, Stanboll, 2003

Roger Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011

Roger Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, Botimet Pınar, Stanboll, 2005

Salime Leyla Gürkan, Hebraizmi me Degët Kryesore, Botimet ISAM, Stanboll, 2014

Shlomo Dov Goiten, Hebrenjtë dhe Arabët, Botimet Gjurma, Stanboll, 2011

Qyestein Noreng, Politikat dhe Pazarllëqet e Pushtetit dhe Naftës, Botimet Elips, Stanboll, 2004

Yves Lacoste, Të Kuptojmë Lojën e Madhe, Botimet NTV, Stanboll, 2007

Teza e papublikuar e doktoraturës

Işıl Işık Bostancı, Palestina në shekullin XIX-të, Tezë e papublikuar e doktoraturës, Universiteti Firat, Instituti i Shkencave Sociale, Dega e Historisë, Elazığ, 2006

Teza e papublikuar e masterit

Nazgul Sultanova, Roli i hebrenjve rusë në strukturën politike të Izraelit, Tezë e papublikuar e masterit, Universiteti Marmara Instituti i kërkimit të Lindjes së Mesme, Stanboll

Internet

Richard Holbrooke, Washington’s Battle  Over Israel’s Birth, The Washington Post, 7 May 2008        

http://www.washingtonpost.com/wp-dyn/content/article/2008/05/06/AR2008050602447.html?hpid=opinionsbox1

 

[1] Shlomo Dov Goiten, Hebrenjtë dhe Arabët, Botimet Gjurma, Stanboll, 2011, f. 21.

[2] Goiten, f.22.

[3] Roger Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f. 72.

[4] Roger Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f. 72-73.

[5]  Roger Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f. 74.

[6] Rabi Benjamin Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të , Botimet Gözlem, Stanboll, 2003, f.35.

[7] Abit Yaşaroğlu, Historia e Hebraizmit dhe Sionizmit, Botimet Pınar, Stanboll, 2013, f.16.

[8] Salime Leyla Gürkan, Hebraizmi me Degët Kryesore, Botimet ISAM, Stanboll, 2014, f.15.

[9] Roger Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f. 74.

[10] Roger Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, Botimet Pınar, Stanboll, 2005 f. 34.

[11] Gürkan, f.15.

[12] Roger Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f. 75.

[13] Gürkan, f. 20.

[14] Roger Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f. 63-64.

[15] Rabi Benjamin Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të , Botimet Gözlem, Stanboll, 2003 f.68.

[16] Yaşaroğlu, f. 18.

[17] Yaşaroğlu, f. 18.

[18] Gürkan, f.21.

[19] Gürkan, f.21.

[20] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f. 83.

[21] Gürkan, f.21.

[22] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f. 94.

[23] Rabi Benjamin Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të , Botimet Gözlem, Stanboll, 2003 f.68.

[24] Blech, f. 67.

[25] Blech, f. 70.

[26] Gürkan, f.24.

[27] Gürkan, f.29.

[28] Gürkan, f.30.

[29] Abit Yaşaroğlu, Historia e Hebraizmit dhe Sionizmit, Botimet Pınar, Stanboll, 2013, f.38.

[30] Yaşaroğlu, f. 47.

[31] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f. 66.

[32] Roger Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, Botimet Pınar, Stanboll, 2005 f. 34.

[33] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 35.

[34] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 37.

[35] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 31.

[36] Mehmet Evkuran, Të kuptojmë Paradigmën Sunni, Botimet Shkolla e Ankarasë, Ankara, 2005, f.30.

[37] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f. 483.

[38] Clive Ponting, Historia e Botës, Alfa Botimet, Stanboll, 2011, f. 193.

[39]  Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 23.

[40]  Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 26.

[41] Yves Lacoste, Të Kuptojmë Lojën e Madhe, Botimet NTV, Stanboll, 2007, f.289.

[42] Işıl Işık Bostancı, Palestina në shekullin XIX-të, Tezë e papublikuar e doktoraturës, Universiteti Firat, Instituti i Shkencave Sociale, Dega e Historisë, Elazığ, 2006, f. 88.

[43] Nazgul Sultanova, Roli i hebrenjve rusë në strukturën politike të Izraelit, Tezë e papublikuar e masterit, Universiteti Marmara Instituti i kërkimit të Lindjes së Mesme, Stanboll, f. 8.

[44] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 18-19.

[45] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 18.

[46] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 353.

[47] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 19 dhe 173-187.

[48] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 202.

[49] Shlomo Dov Goiten, Hebrenjtë dhe Arabët, Botimet Gjurma, Stanboll, 2011, f. 27.

[50] Goiten, 2011, f. 28.

[51] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Fondacioni Letërsia Turke, Stanboll, 2011, f.160-161.

[52] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 346.

[53] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 168.

[54] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 170.

[55] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 198.

[56] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 199.

[57] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 203.

[58] Avlonyalı Ekrem Bey, Kujtime nga Shqipëria Osmane, Botimet Komunikimi, Stanboll, 2006, f.135.

[59] Avlonyalı Ekrem Bey, Kujtime nga Shqipëria Osmane, f. 134-135.

[60] Işıl Işık Bostancı, Palestina në shekullin XIX-të, 2006, f. 103-104.

[61] Qyestein Noreng, Politikat dhe Pazarllëqet e Pushtetit dhe Naftës, Botimet Elips, Stanboll, 2004, f. 84.

[62] Nial Ferguson, Perandoria, Botimet Yapı Kredi, Stanboll, 2013, f. 298.

[63] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 10.

[64] Işıl Işık Bostancı, Palestina në shekullin XIX-të, 2006, f. 158-159.

[65] Abit Yaşaroğlu, Historia e Hebraizmit dhe Sionizmit, Botimet Pınar, Stanboll, 2013, f. 49.

[66] Işıl Işık Bostancı, Palestina në shekullin XIX-të, 2006, f. 97-98..

[67] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 289-290.

[68] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 255.

[69] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 256-257.

[70] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 21.

[71] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 10.

[72] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 254.

[73] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 260.

[74] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 414.

[75] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 269.

[76] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 271.

[77] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 276.

[78] Richard Holbrooke, Washington’s Battle  Over Israel’s Birth, The Washington Post, 7 May 2008  http://www.washingtonpost.com/wp-dyn/content/article/2008/05/06/AR2008050602447.html?hpid=opinionsboxl. Është trasmetuar se Presidenti Truman është shprehur kështu për sionizmin “Më vjen keq zotërinjë, kam me qindra mijëra votues të mijë që presin triumfin e sionizmit. në elektoratin tim nuk gjenden qindra mijëra arabë.”

[79] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 170.

[80] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 18.

[81] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 22-23.

[82] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 23.

[83] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 24.

[84] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 286.

[85] Rabi Benjamin Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të , Botimet Gözlem, Stanboll, 2003, f.117.

[86] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 24.

[87] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 25.

[88] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 172.

[89] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 283.

[90] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 348.

[91] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 168.

[92] Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, 2011, f. 279.

[93] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 18.

[94] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 167.

[95] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 58-59.

[96] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 81.

[97] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 69.

[98] Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të 2003, f.194.

[99] Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të 2003, f.182.

[100] Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të 2003, f.182.

[101] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 39.

[102] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 169.

[103] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 84.

[104] Garaudy, Mitet Izraelite dhe Terrorizmi, 2005 f. 187.