Hafizët e Kur'anit u nderuan në Indonezi

  • None
Publikuar në Prill 7, 2016, mesnatë

Në një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin e Indonezisë, në  Xhakarta, u nderuan një numër i hafizëve të Kur'anit.

Ceremonia u mbajt nga dega e Indonezisë  e  Qendrës Dar-ul-Kur'an, nga Qendra e Astanit  (Kujdestarisë) së Xhamisë  së Shenjtë të Imam Hussejnit,  njoftoi Agjencia e Lajmeve Kaf.

Ata që u vlerësuan, nderuan  në këtë ngjarje ishin djem dhe vajza që kanë përfunduar së mësuari  përmendësh xhyzin  29 dhe 30 (pjesë) të  Kur’anit të Shenjtë.

Ceremonia filloi me këndimin e ajeteve nga Kur’ani i Shenjtë, duke vazhduar me Tavashih, shfaqje dhe poezi  në lavdërim të Hazreti Zahra (a.s.) bija e dashur e Pejgamberit Muhammed (a.s.).

Në fund të ceremonisë, certifikatat të nderit dhe  kopje të librit Texhvidi  i Kur’anit,  ku përfshihen rregullat e Texhvidit të publikuara nga Xhamia e Hazreti Abasit (a.s.) në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, në Irak u dhuruan hafizëve të Kur'anit.

Qendra Dar-ul-Kur'an  e Xhamisë së Shenjtë  të Imam Hussejnit (a.s.) ka qenë  organizatore e kurseve Kur'anore në degët e saj në Indonezi për disa kohë.

Ky është Kursi i Kur’anit  i shtati me radhë që zhvillohet për trajnimin e mësuesve të Kur’anit  në Xhakartë, Indonezi, i cili ka filluar  javën e kaluar me pjesëmarrjen e aktivistëve të Kur'anit nga Xhakarta  dhe rrethinat e tij.



Burimi : IQNA News