Ndërsa Tsipras ishte në Teheran, Rama ishte në gjumë?
Dihet tashmë se, historia e Iranit dhe e Greqisë ecin prej një kohe të gjatë bashkë, gjithsesi ky do të ishte një shpjegim i mangët. Në një periudhë të caktuar të historisë, iu patën bashkuar rrugët, e jo vetëm Greqisë, por edhe pjesëve të tjera të popujve të Ballkanit. Ashtu si nga Roma dhe maqedonasit, qëndrojnë më lart nga të dy shqiptarët që kanë bashkëndarë këtë bashkueshmëri me shërbimit që kanë dhënë. Roma, në luftën që zgjati për shekuj të tërë me Iranin, i patën postet e komandantëve dhe ushtarëve ilirëve, paraardhësve të shqiptarve të sotëm, origjina e Aleksandrit të Madh, sundimi i të cilit në Iran zgjati dy shekuj, rrjedh jo vetëm prej maqedonasve, por edhe prej shqiptarëve. Periudhat e luftrave dhe të paqes, marrëveshjet, tregtia, shkëmbimet kulturore dhe shumë elementë të tjerë kanë krijuar një ndërlidhje që zgjatohet thellë mes popujve të Ballkanit dhe atij të Iranit, edhe pse sot ende nuk ka dalë në sipërfaqe. Nga këndvështrimi i shqiptarve, kjo nuk është e vetmja pikë ndërlidhëse e përbashkët. Bëhet fjalë gjithashtu edhe për faktin se, gjuha shqipe dhe ajo persiane i përkasin të njëjtës familje, madje të dy fiset kanë karakteristika anatomike të ngjashme. Pavarësisht kësaj, iranianët dhe shqiptarët e sotëm duket sikur jetojnë në dy planete të ndryshme. Kjo gjendje nuk rrjedh prej natyrave të dy popujve, por prej përqafimit të politikave të përkohshme.
Në vitin 1979, kur Irani realizoi Revolucionin Islamik, Shqipëria ishte nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, i cili kishte shpallur se nuk kishte ndonjë problem me regjimin e ri të Iranit. Madje, përfaqësuesi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Abdi Baleta, në vitin 1980, në fjalimin me tematikën e Palestinës, që mbajti në Mbledhjen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara foli me një gjuhë të rëndë, njësoj si iranianët duke kritikuar Sionizmin dhe regjimin izraelit sionist.
Pasi Shqipëria hyri në zonën e ndikueshmërisë së Amerikës, marrëdhëniet Iran-Shqipëri, jo vetëm e humbën ngrohtësinë, por pothuajse kishin ardhur në pikën e ngrirjes. Elita politike shqiptare e mendoi se është më e përshtatshme për përfitimet e tyre (edhe pse jo të shtetit), qëndimi i tyre larg nga Irani. Në këtë periudhë, Shqipëria duke iu afruar Amerikës, po i largohej Iranit dhe e kishte humbur aftësinë për të ndjekur një politikë të pavarur drejtuar Iranit. Ashtu siç gjenden tregues të qartë të kësaj situate, gjenden edhe dokumentacione të shërbimit të inteligjencës që pasqyrojnë këto argumente. Për shembull, nënë presionin e Amerikës, Shqipëria ka mbajtur qëndrim në kundërshtim me Iranin në të gjitha platformat ndërkombëtare. Gjithashtu, ashtu siç kuptohet nga dokumentacionet e Ëikileaks, marrëveshjet paraprake të Iranit me Shqipërinë, të këtilla si “Fluturimet direkte Teheran Tiranë”, “Shkëmbimi i studentëve”, “Turizmi” nuk gjetën mundësinë për t’u vënë në zbatim thjesht sepse Ministria e Punëve të Jashtme të asokohe Hillary Clinton nuk pranoi.
Konflikti mes Iranit dhe fuqive Perëndimore ka marrë një formë të qëndrueshme për sot. Ndërsa Perëndimi e ka pranuar fuqinë rajonale të Iranit, edhe Irani ka treguar qëllimin pozitiv në rrugën e hapjes së disa mundësive tregtare për Perëndimin. Pikërisht për këtë arsye, menjëherë pas “Marrëveshjes Bërthamore”, zyrtarët e qeverive Perëndimore kanë ardhur në Iran, në shoqërinë e delegacioneve të tregtisë, po ashtu me Presidentin i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, duke vizituar disa shtete Perëndimore dhe me anë të marrëveshjeve miliarda dollarëshe janë hedhur themelet e pajtimit. Qeveritë që duan të përfitojnë nga mundësitë e Iranit nuk janë vetëm ato të vendeve të zhvilluara. Edhe greqia, që ndodhet në një krizë ekonomike e sheh Iranin si derë nga ku do të mund të marrë frymë. Pikërisht për këtë arsye, Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras pa humbur kohë ka trokitur në derën e Iranit.
Nga lajmet dhe analizat e bëra në kontekstin e vizitës së Tsiprasit, mësojmë se ka potencial për zhgjeimin e marrëdhënieve tregtare mes Iranit dhe Greqisë. Tsiprasi është shprehur se mund të bashkëpunojnë me Iranin në shumë fusha të ndryshme, duke prevaluar me fushat e e transportit detar, energjisë, turizmit dhe kulturës, edhe pala iraniane i ka pritur me pozitivitet këto deklarata. Ndërsa Tsiprasit, në Teheran i bëhet një pritje e rangut të lartë, duke u takuar me Presidentin i Iranit, Hasan Ruhani dhe me Prijësin e Republikës Islamike të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamanei, Tsiprasit të ardhur nga një bllok socialist, ku është Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama?
Nëse Shqipëria dhe përfitimet e popullit shqiptarë janë të lidhura për të qëndruar nën hijen e fuqive perëndimore, duhet të bëhet me dije se kjo është një rrugë e gabuar. Ndërsa Perëndimorët janë në një periudhë kur i janë drejtuar bashkëpunimit me Iranin, populli shqiptar duhet të ishte populli i rreshtuar në rradhën e parë për përpjekje për bashkëpunim. Kjo për arsyen se, populli shqiptar duke qënë i ndryshëm nga të gjithë të tjerët në Ballkan, ka arritur harmoninë fetare brendapërbrenda dhe ka shumicë muslimane. Me popullsinë dhe me territorin që zotëron gëzon kapacitetitin për të qenë përfaqësues i muslimanëve në rajonin e Ballkanit. Shqipëria dhe shqiptarët i bëjnë lavde Ehli Bejtit duke ndjekur xhemaatet e përhapura sufi, dhe në këtë aspekt ndajnë të njëjtit shpirt me Iranianët. Çdokush që e ka shëtitur rajonin e Shqipërisë mund të shohë pamjet e Hz. Aliut dhe 12 Imamëve dhe njerëz që i janë përkushtuar Ehli Bejtit. Qoftë poetët dhe letrarët shqiptarë Sunni apo Bektashi kanë dhuruar vepra pafundësisht të rëndësishme që tregojnë dashurinë ndaj Pejgamberit (a.s) dhe Ehli Bejtit, dhe këto vepra edhe sot ende ruajnë vendin e tyre në kujtesën kolektive. Një iranian, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin shqiptar mund të shëtisë sikur të ishte në shtëpinë e tij. Njerëzit tanë gjakngrohtë dhe mikpritës mund t’i ofojnë mundësi të pafundme që disponojnë në rajonin shqiptar, qoftë një iraniani turist apo mik, pa dallim, i cili nuk do të mund të marrë shërbimin e këtillë në Greqi, apo në ndonjë vend tjetër të Ballkanit. Të gjitha këto janë vetëm një pjesë e vogël e elementëve që i pozicionojnë shqiptarët para të tjerëve. Ndërsa rritet niveli i marrëdhënieve, do të dalin në pah edhe shumë elementë të tjerë që afrojnë dy popujt me njëri-tjetrin. Personat që do të hapin këtë rrugë janë elita e politikës shqiptare me në krye Kryeministrin Edi Rama.
Edi Rama, nëse do të bëjë një punë në të mirë të Shqipërisë, duhet të veprojë shpejt dhe të kërkojë për rrugën e zhgjerimit të marrëdhënieve me Teheranin. Rama mund ta bëjë këtë duke filluar me këto:
- Të dërgojë në Teheran një ambasador me rezidencë atje (Për momentin, marrëdhëniet diplomatike me Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Islamike të Iranit mundësohen nga ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Turqisë. Domethënë, shqiptarët nuk kanë një administrator në Iran.)
- Të fillojnë udhëtimet direkte mes Teheranit dhe Tiranës
- Të bëhen marrëveshje të arsimit mes Teheranit dhe Tiranës
- Të bëhen marrëveshje të turizmit mes Teheranit dhe Tiranës
-
Të
bëhen marrëveshje mes Teheranit dhe Tiranës për kërkimin dhe administrimit të
rezervave të naftës në Detin Adriatik dhe marrëveshje për energjinë
- Ndërsa flitet për linjat e trasportimit të energjisë, të bëhen marrëveshje për të mundësuar kalimin e tyre nga Shqipëria
- Të bëhen marrëveshje për krijimin e objekteve industriale duke menduar në rang rajoni të shqiptarëve, në fusha të këtilla si ilaçe, xham, materiale kimike, miniera etj
- Të provohet të dilet nga rrota e Perëndimit duke zgjidhur çështjen e Kosovës, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira që Teherani me Serbinë dhe Rusinë
Sigurisht, këto janë vetëm një pjesë e atyre që mund të bëhen. Unë, si një shqiptar pres nga Rama këto dhe më shumë. Shpresoj që, ndërsa Tirana hedh një hap drejt Teheranit, Teherani do të hedhë një hap të dytë për të përqafuar Tiranën.