Dymbëdhjetë Imamët Në Këndvështrimin e Përmbledhjeve të Hadithëve të Vërtetë
Lajmet medyasafak.net
Gazetari Gulam Husejn Zejneli (Shkrimtar Analist)
Përktheu nga turqishtja Ozan Kemal Sarialioglu
“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të gazetarit të njohur iranian, Gulam Husejn Zejneli, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, janë dymbëdhjetë imamët në këndvështrimin e përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë dhe veprave të e tjera të njohura të Ehli Sunnetit. Besimi në dymbëdhjetë imamët dhe prijësit pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.), si zëvendësit e tij dhe si prijësit e bashkësisë muslimane, rrjedh drejtpërdrejtë nga fjalët e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i ka rrënjët shumë të thella, në historinë islame, sepse zgjatet deri tek epoka e shpalljes hyjnore”.
Përmbledhje
“Besimi në 12 imamët dhe prijësit, pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.), si zëvendësit e tij dhe si prijësit e bashkësisë muslimane, rrjedh drejtpërdrejtë nga fjalët e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i ka rrënjët shumë të thella, në historinë islame, sepse zgjatet deri tek epoka e shpalljes hyjnore. Pas analizës dhe vërtetimit në mënyrë të hollësishme, të burimeve të kryesorë të transmetimit, të dijetarëve më të mëdhenj sunnitë dhe shiitë, hasim në të paktën tre hadithë, të cilët bëjnë të ditur se vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Pas meje do të vijnë 12imamë dhe prijës”. Ne në artikullin tonë, fillimisht do të sqarojmë rrjedhën historike të tekstëve, dëshmitarëve dhe zinxhirëve të transmetimit, të këtyre hadithëve dhe më pas do të kryejmë vlerësimin e këtyre të fundit, të cilët kanë të bëjnë me këta 12 imamë dhe prijës”.
Tekstet e Hadithëve
“Bashkëkohësi i Muhammedit (p.q.m.t.) Xhabir Ibn Semure, transmeton me një zinxhir të vërtetë transmetimi, hadithin e parë. Shumë ekspertë dhe hafidhë të fushës së hadithit, e kanë shënuar këtë të fundit, nga shumë udhë të ndryshme dhe me pak ndryshime të tekstit”.
1. “Hafidh Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ismail Buhariu, këtë hadith e ka transmetuar në 2 versione, nga bashkëkohësi i Muhammedit (p.q.m.t.) Xhabir Ibn Semure. Hadithi është si vijon: Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Pas meje do të vijnë 12 prijës. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) shtoi diçka që s’e kisha dëgjuar. Babai im citoi se Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Të tërë prijësit janë kurejshë”. (Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut),(pa datë, 127/8; Ibn Kethiri, 1408, 153/1; Ibn Hanbeli, pa datë, 90/5, 93, 95; Bejhakiu, 1405, 569/6 dhe Imam Taberaniu, 1404, 277/2)”.
“Ndërsa në veprën e tij tjetër me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe),Imam Buhariuka transmetuar të njëjtin hadith, por me zinxhir të ndryshëm transmetimi. Ky hadith është si vijon: “Për sa kohë që do të jenë të pranishëm dymbëdhjetë imamët, do të jetë i pranishëm edhe hilafeti”.(Imam Buhariu, “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), pa datë, 185/3”.
2. “Ndërsa në veprën e tij me titull: “Sahihu’n-Nishaburi” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Nishaburiut), Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, e ka transmetuar këtë hadith, me tetë zinxhirë transmetimi të ndryshëm transmetimi. (Shejh Sulejman Kunduziu thotë se, Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, e ka transmetuar këtë hadith, me nëntë zinxhirë transmetimi, por vetëm tetë zinxhirë transmetimi të ndryshëm, gjenden në veprën e tij të latpërmendur. Ka mundësi që transmetimi i nëntë, mund të gjendet, në një vepër tjetër të tij. (Shihni Shejh Sulejman Kunduziu, 1413, 533/2). Bashkëkohësi i Muhammedit (p.q.m.t.) Xhabir Ibn Semure. Hadithi është si vijon: “Në mbrëmjen e xhumasë, në të cilën u gurëzua Eslemi, dëgjova Muhammedin (p.q.m.t.) duke thënë: “Kjo fe do tëjetë e pranishme, derisa tëvijë Dita e Kijametit”,ose “Ju do të udhëhiqeni, nga 12 imamë kurejshë”. (Muslimi, 1398, Kreu i Parë, Hadithi Nr: 10)”.
3. “Imam Tirmidhiu, e ka transmetuar këtë hadith, me 2 versione. Në versionin e parë Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Pas meje do të vijnë 12 prijës. Të tërë prijësit janë kurejshë”. (Imam Tirmidhiu, pa datë, “Kitabu’l-Fiteni” (Libri i Sprovave),Kreu i XXXXVI, Hadithi Nr: 2223; Imam Taberaniu, 1404, 214/2)”.
4. “Ebu Daud Sixhistani, e ka transmetuar hadithin e sipërcituar, në 3 versione. Në versionin e parë Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Kjo fe do të jetë e pranishme, derisa të vijë Dita e Kijametit. Pas meje do të vijnë 12 prijës. Të tërë prijësit janë kurejshë”. (Ebu Daudi, pa datë, “Kitabu’l-Mehdi” (Libri i Mehdiut), Hadithi i Parë, Imam Sujuti, 1406/18)”.
5. “Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka transmetuar këtë hadith,32 në veprën etij. Në Në versionin e parëMuhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Pas meje për bashkësinë muslimane, do të vijnë 12 prijës. Të tërë prijësit janë kurejshë”. (Ibn Hanbeli, pa datë, 106/5; “Mutteku’l-Hindi” (Indiani i Përkushtuar), 1409, 33/12)”.
“Tani lërmëni t’iu citoj faktin se, përveç këtyre ekspertëve të njohur sunnitë, ka dheshumëeskpertë të fushës së hadithit (muhaddithë) të tjerë, të cilët e kanë shënuar hadithin e mësipërm. Si për shembull: “Hakim Nishaburiu pa datë, 618/3; Imam Sujuti 10, 1406, Hatib Bagdadi pa datë, 263/3 dhe 353/14; Ebu Nuajmi Isfahani 1409, 333/2; Bejhakiu 1405, 520/6; Mensur Ali Nazifi pa datë, 39/3; Ebu Kasim Taberaniu 1404, 195/2; Ibn Haxher Askalaniu 1421, 211/13; Hatib Tirmidhiu Hadithi Nr: 5974, 1411; Shejh Muhammed Nasiruddin Albani 63/3, 1415 dhe shumë të tjerë”.
Zinxhiri i Transmetimit të Hadithit
“Ekspertët sunnitë dhe shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi vërtetësinë e këtij hadithi. Pas tërë analizave dhe vërtetimeve, kemi arritur në përfundimin se, nuk ka asnjë burim transmetimi, i cili shënon dobësinë e këtij hadithi. Dëshmitarët dhe transmetuesit e këtij hadithi, janë ekspertët më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithët), të shekujve në të cilët kanë jetuar. Imam Tirmidhiu pasi ka transmetuar këtë hadith, ka thënë se ky hadith është i mirë dhe i vërtetë. (Pa datë, Kreu i 46). Shejh Muhammed Albani komenton se, zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë dhe se dëshmitarët dhe transmetuesit e tij janë besnikë. (1415, 63/3)”.
“Një tjetërbashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.), Ebu Xhuhejfe ka transmetuar hadithin e dytë. Hadithi është si vijon: Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Pas meje, do të vijnë 12 prijës kurejshë, të cilët do të drejtojnë me drejtësi bashkësinë muslimane”. (Imam Buhariu, pa datë, 411/8; Hakim Nishaburiu, pa datë, 618/3; Hejthemiu, 1414, 345/5;Imam Taberaniu 1404, 120/22 dhe Ibn Haxher Askalaniu 1421, 211/13)”.
“Ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët),janëtë njëzëri se dhe zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë. Në veprën e tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhjet e Shtesave),Hejthemiu pasi transmeton hadithin e lartpërmendur, shton se dëshmitarët dhe transmetuesit e tij janë besnikë”. (1414, 345/5)”.
“Një tjetër bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.), Abdullah Ibn Mesu’udi Xhuhejfe ka transmetuar hadithin e tretë. Më pas ndjekësi i Muhammedit (p.q.m.t.), Mesruk Ibn Exhde, i cili është një hafidh i fushës së hadithit dhe një jurist i madh thotë: “Unë isha ulur në xhami, pranë Abdullah Ibn Mes'udit, ndërsa ky i fundit po lexonte Kur’anin Famëlartë. Një njeri e pyeti: “O Ebu Abdurrahman, vallë a e ke pyetur Muhammedin (p.q.m.t.) se sa prijës do të vijnë pas tij, për bashkësinë muslimane?!” Abdullah Ibn Mes’udi u përgjigj: “Tani më ke pyetur për diçka, për të cilën nuk më ka pyetur askush, që kur jam kthyer nga Iraku”. Më pas vijoi: “Po ne e kemi pyetur Muhammedin (p.q.m.t.), për këtë dhe përgjigjja e tij ishte: “Pas meje do të vijnë 12 prijës, njëlloj sa numri i farefiseve çifute”. (Ibn Hanbeli, pa datë, 55/2; Hakim Nishaburiu, pa datë, 501/4; Imam Dhehebiu, pa datë, 501/4; Hejthemiu, 1414, 344/5; Ibn Haxher Askalaniu, 1421, 212/13; Ebu Ja’la Musuliu, 1404, 267/2; Ibn Haxher Mekkiu, pa datë, 20; Ibn Hammadi, 1414, 52; Ibn Haxher Askalaniu, pa datë 197/2; Imam Sujuti, 1406, 10; Ibn Asakiri, 1407, 118/5 dhe Munauiu, pa datë, 458/2)”.
“Dijetarët më të mëdhenj shiitë, i kanë transmetuar hadithët e sipërcituar në veprat e tyre. (Numani, pa datë, 107-113 ve 125). Numani e ka transmetuar hadithin e mësipërm, nga Enes Ibn Maliku (vepra e mësipërme, 119)”.
“Dy dijetarët e mëdhenj shiitë, të shekullit të katërt hixhri (shekulli njëmbëdhjetë sipas kalendarit gregorian), Shejh Saduku (1403, faqe 466 dhe në vijim) dhe Hadhdhadh Kummi (1401, faqe 23 dhe 49) e kanë transmetuar hadithin e sipërcituar. Ky i fundit e ka transmetuar hadithin e Xhabir Ibn Semures, nga Enes Ibn Maliku dhe Umer Ibn Hattabi (vepra e mësipërme 76, 77 dhe 91)”.
“Ndërsa eksperti i madh i fushës së hadithit (muhaddith) Ebu Kasim Taberaniu, e ka transmetuar hadithin e Xhabir Ibn Semures, nga Sa’d Ibn Ebi Uekkasi”. (Imam Taberaniu, 1404, 197/2)”.
Rrjedha Historike e Shkrimit të Hadithëve
“Hadithi i transmetuar nga Xhabir Ibn Semure, është shënuar shumë vite më parë, në përmbledhjet e hadithëve të vërtetë, se sa hadithi i transmetuar nga Ebu Xhuhejfe dhe Abdullah Ibn Mes’udi”.
“Në epokën kur Lejs Ibn Sa’di (viti i vdekjes 175 sipas kalendarit hixhri / viti 791 sipas kalendarit gregorian), e shënoi hadithin e lartpërmendur në veprën e tij me titull: “Emali” (Shpresat), Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.) ishte ende në këtë botë. (Ibn Shehrashubi, 1328, fq. 56). Ebu Daud Tajalisi (viti i vdekjes 204 sipas kalendarit hixhri / viti 819 sipas kalendarit gregorian). e ka shënuar hadithin e sipërcituar, në veprën e tij me titull: “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimit),Më pas të njëjtin hadith, e ka shënuar Nuajm Ibn Hammadi, (viti i vdekjes 228 sipas kalendarit hixhri / viti 842 sipas kalendarit gregorian), në veprën e tij me titull: “Kitabu’l-Fiteni” (Libri i Sprovave); Ali Ibn Xha’d Xheuheriu (viti i vdekjes 230 sipas kalendarit hixhri / viti 844 sipas kalendarit gregorian), në veprën e tij me titull: “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimit); Ibn Ebi Shejbe (viti i vdekjes 231 sipas kalendarit hixhri / viti 845 sipas kalendarit gregorian), në veprën e tij me titull: “Musannef” (Klasifikimi); Ahmed Ibn Hanbel Shejbani (viti i vdekjes 241 sipas kalendarit hixhri / viti 855 sipas kalendarit gregorian), në veprën e tij me titull: “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimit); Muhammed Ibn Ismail Buhariu, (viti i vdekjes 256 sipas kalendarit hixhri / viti 869 sipas kalendarit gregorian), në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut); Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejriu (viti i vdekjes 261 sipas kalendarit hixhri / viti 874 sipas kalendarit gregorian), në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit); Ebu Daud Sixhistani (viti i vdekjes 275 sipas kalendarit hixhri / viti 888 sipas kalendarit gregorian), në veprën e tij me titull: “Sunen” (Sunnetët); Imam Tirmidhiu (viti i vdekjes 279 sipas kalendarit hixhri / viti 892 sipas kalendarit gregorian), në veprën e tij me titull: “Sunen” (Sunnetët); Ebu Ja’la Musuli (viti i vdekjes 307 sipas kalendarit hixhri / viti 919 sipas kalendarit gregorian), në veprën e tij me titull: “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimit) dhe Ebu Kasim Taberaniu (viti i vdekjes 360 sipas kalendarit hixhri / viti 970 sipas kalendarit gregorian), në veprën e tij me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe e Hadithëve)”.
“Dijetarët më të mëdhenj sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithët) të sipërcituar, janë vetëm një pjesë e dijetarëve, të tre shekujve të parë hixhri të epokës islame, të cilët kanë transmetuar hadithin e njohur, të Xhabir Ibn Semures, i cili ka të bëjë me ardhjen e 12 imamëve, Shkollës së Ehli Bejtit”.
“Tani lërmëni t’iu sqaroj se, ndonësevetëm një pjesë shumë e vogël, nga dijetarët më të mëdhenj të fushës së hadithit (muhaddithit)janëshiitë, Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, kanë transmetuar me qindra transmetime nga këta të fundit. Dijetarët shiitë të fushës së hadithit (muhaddithët), janë shndërruar në burime të rëndësishme referimi, për shumë dijetarë sunnitë të fushës së hadithit (muhaddithët). Këta të fundit, i kanë shënuar transmetimet e dijetarëve shiitë, shumë kohë më parë në vepra e tyre të hadithit. Por transmetimet e dijetarëve shiitë të fushës së hadithit (muhaddithëve), nuk i hasim deri në fund të shekullit të tretë hixhri (shekulli i nëntë sipas kalendarit gregorian)”.
“Kjo është arsyeja kryesore, ku mbështetemi kur themi se askush, nuk katë drejtë as të akuzojë dhe as të fajësojë, dijetarët e mëdhenj shiitë të fushëssë hadithit (muhaddithët) se kanë transmetuar hadithë, të cilët i kanë shpikur me synimin e vërtetimit të këndvështrimeve të 12 imamëve të Shkollës se Ehli Bejtit. Tërësia e këtyre hadithëve, shpjegon shumë qartë se, pas shtegtimit nga kjo botë të Muhammedit (p.q.m.t.), do të vijnë 12 imamë të cilët do të jenë, zëvendësuesit e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe prijësit e bashkësisë muslimane. Si rrjedhojë besimi në ardhjen e 12 imamëve, është një shtyllë kryesore e besimit shiit. Në të njëjtën kohë edhe Shkolla e Ehli Sunnetit, ndante të njëjtin mendim me atë të Shkollës së Ehli bejtit, deri në fund të shekullit të tretë hixhri (shekulli i nëntë sipas kalendarit gregorian). Ndonëse ka mosmarrëveshje mes dijetarëve sunnitë dhe shiitë, mbi identitetin dhe përkatësinë e këtyre imamëve, këto mosmarrëveshje nuk e dëmtojnë besimin bazë, mbi ardhjen e 12 imamëve”.
“Duke u nisur në faktin se, besimi mbi ardhjen e 12 imamëve, është themeluar nga Muhammedi (p.q.m.t.), një pjesë e besimtarëve muslimane, deri në fund të shekullit të tretë hixhri (shekulli i nëntë sipas kalendarit gregorian), si pasojë e paditurisë, ose propagandës së ndyrë, të armikut kishin djeni për vetëm tre, katër, ose shtatë imamë, pra jo të tërë imamëve.Tani lërmëni t’iu bëj të qartë se, dijetarët më të mëdhenj sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithët), krahas transmetimit dhe përhapjes së tre hadithëve të lartpërmendur, ata transmetonin dhe përhapnin dhe hadithë, të transmetuar nga dijetarët më të mëdhenj shiitë (muhaddithët), të cilët bënin fjalë mbi ardhjen e 12 imamëve te pafajshëm,të Shkollës së Ehli Bejtit. Këta transmetime dhe komentët mbi ajetët e kujdestarisë, veçanërisht komenti mbi ajetin 59 të Sures Nisa: “O ju besimtarë! Nënshtrohuni Allahut dhe nënshtrohuni të dërguarit dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”, janë të shënuar, në veprat më të njohura të dijetarëve të mëdhenj shiitë (muhaddithëve), si për shembull Kulejni, në veprën me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia Nga Mjaftimi); Muhammed Ibn Ibrahim Numani, në veprën me titull: “Kitabu’l-Gajbesi” (Libri i sëFshehtës); Ibn Babuejhi Kummi, në veprën me titull: “Kitabu’l-Hisali” (Vlerësimi); Ebu Kasim Ali Ibn Muhammed Ibn Ali Hadhdhar Kummi Radi, në veprën me titull: “Kifajetu’l-Etheri fi’n-Nasi Ala’l-Eimeti’l-Ithna Asherijje” (Mjaftimi i Lajmit në Argumentët e Pamohueshëm Fetarë Mbi Dymbëdhjetë Imamët); Ali Ibn Ibrahim Kummi, në veprën me titull: “Tefsiru’l-Kummi” (Komentimi i Kummit) dhe Muhammed Ibn Mes’udi Ajjashiu dhe Huejdhiu, në veprat me titull: “Nuru’th-Thekalejni” (Drita e Dy Porosive të Paçmuara)”.
Cilësitë e Imamëve Sipas Hadithëve
“Këta janë cilësitë e 12 imamëve, të cilët janë përmendur, në hadithët dhe burimet e sipërcituara:”
1. “Ata janë gjithsej 12 imamë”. (Imam Muslimi, 1398, “Kitabu’l-Imareti” (Libri i Ndërtimit), Kreu I; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 5/90, 93, 95, 106)”.
2. “Të 12 imamët janë kurejshë”. (Imam Buhariu, 1401, 8/127; Bejhakiu, 1405, 6/561)”.
3. “Këta 12 imamë, përfshijnë tërë bashkësinë muslimane dhe jo vetëm një pjesë të saj”. (Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 5/106; Imam Taberaniu, 1404, 2/198; Mutteki Hindiu “Indiani i Përkushtuar”, 1409, 12/33; Hadithi i Abdullah Ibn Mes’udit; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 2/55; Hakim Nishaburiu, pa datë, 4/1501; Hejthemiu, 1414, 5/344 dhe Hadithi i Ebu Xhuhejfes; Hakim Nishaburiu, pa datë, 3/148; Hejthemiu, 1414, 5/190; Imam Buhariu, pa datë, 8/411)”.
“Termi “ummet” (bashkësia muslimane), i cili kalon në hadithët e sipërcituar, përfshin të tërë besimtarët muslimanë, të cilët ndjekin Muhammedin (p.q.m.t.) deri në Ditën e Kijametit dhe nuk përfshin vetëm muslimanët e një shekulli. Në të njëjtën kohë hadithi, tregon hapur dhe qartë se, derisa të jetë e pranishme bashkësia muslimane, do të jenë të pranishëm dhe 12 imamët, të cilët do të drejtojnë pikërisht bashkësinë muslimane. Një tjetër argument është se këta 12 imamë, do të drejtojnë bashkësinë muslimane është hadithi, i cili në një transmetim të tij, përmban termin “la jedhalu” (nuk do të plotësohet), i cili nënkupton një zgjatim kohor. Hadithi është si vijon: “La jedhaluddine kaimen hatta tekunu’s-Seati...” (Nuk do të plotësohet tërësisht, derisa të ndodhë Ora “Kijameti”...) (Imam Muslimi, 1398, “Kitabul’l-Imareti” (Libri i Ndërtimit),Kreu I, Ibn Haxher Askalaniu, 1421, 13/212; Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, 1415, Hadithi Nr: 376)”.
“Në të njëjtën kohë, hadithi i mësipërm shfaq qartë se, epoka e 12 imamëve të Ehli Bejtit, nuk ka mbaruar dhe se do të vijojë deri në Ditën e Kijametit. Si rrjedhojë, pohojmë se ky është qëndrimi i përbashkët, i dijetarëve më të mëdhenj sunnitë dhe shiitë. Për më tepër vetë Muhammedi (p.q.m.t.), ka bërë të ditur se vijëmësia e fesë islame, do të plotësohet me ardhjen e 12 imamëve. E thënë ndryshe para se, të mbarojë epoka e 12 imamëve, feja islame do të sundojë mbi tërë rruzullin tokësor.Një tjetër argument se këta 12 imamë, janë prijësit e mbarë bashkësisë muslimane, janë disa fjalë të transmetuara në udhë të ndryshme të hadithit, si për shembull fjalët: “be’adi” dhe “min be’adi” (pas meje)”. (Imam Taberaniu, 1404, 2/216; ragib Isfahani, 409, 4/333, Imam Tirmidhiu, pa datë, Kreu i XXXXVI, Hadithit Nr: 2223)”.
“Hadithi i sipërcituar, gjithashtu na bën të ditur se, do të vijnë 12 imamë pas njëqind viteve, të shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë. Krahas hadithit të mësipërm, të transmetuar nga bashkëkohësi i Muhammedit (p.q.m.t.) Xhabir Ibn Semure, ka edhe argumentë të tjerë bindës, të cilët vërtetojnë ardhjen e 12 imamëve dhe prijësve të bashkësisë muslimane. Sipas burimeve sunnite të transmetimeve, të dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së hadithit(muhaddithëve) të cilët kalojnë në hadithët e shënuar, në përmbledhjet e hadithëve të vërtetë. Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Edhe nëse mbesin dy muslimanë, prijësi i tyre është kurejsh”. (Imam Muslimi, 1398, “Kitabu’l-Imareti” (Libri i Ndërtimit), Kreu I; Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut),pa datë, 4/218 dhe 9/78, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 2/39, 93 dhe 128). Me fjalë të tjera nga ky hadith nënkuptojmë se bashkësia muslimane nëtë tëra epokat e saj, do të udhëhiqet nga një prijës kurejsh. Hadithi në fjalë nënkupton dhe se,të 12 imamët dhe prijësit e bashkësisë muslimanë, janë kurejshë dhe se në ditet e sotme njëri nga ata, gjendet në mesin e bashkësisë muslimane”.
“Lërmëni t’iu rikujtoj faktin se, Muhammedi (p.q.m.t.), e ka cilësuar Imam Mehdiun (p.m.t.), si një nga prijësit e bashkësisë muslimane. Në një hadith Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Njëri nga prijësit muslimanë, do ta shpërndajë pasurinë në mënyrë të pallogaritshme”. (Imam Muslimi, 1398, “Kitabu’l-Fiteni” (Libri i Sprovave), Hadithi Nr: 68; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 3/5, 37, 49, 60, 96 dhe 317; Imam Sujuti, 1414, 6/58; Hakim Nishaburiu, pa datë, 4, 454)”.
“Dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit sunnitë (muhaddithët), e kanë pranuar faktin se, të tërë hadithët e lartpërmendur, kanë të bëjnë më ardhjen e Imam Mehdiut (p.m.t.). Madje një pjesë e këtyre dijetarëve sunnitë, e ka pranuar Imam Mehdiun (p.m.t.), si imamin e 12 të bashkësisë muslimane”. (Ebu Daudi, pa datë, “Kitabu’l-Mehdi” (Libri i Mehdiut); Imam Sujuti, 1406, 10-12; Ibn Kethiri, 1408, 1/9). Ashtu siç të tërë ne e dimë Imam Medhiu (p.m.t.), do të vijë në fundin e kohërave, si rrjedhojë nënkuptimi i këtij hadithi është se, imameti i 12 imamëve të Muhammedit (p.m.t.) vijon ende”.
4. “Një tjetër cilësi e këtyre 12 imamëve është se, ata janë të tërë kurejshë, besimtarë të pastër dhe të përkushtuar ndaj fesë së Allahut (s.u.t.), ata janë prijësit e mbarë bashkësisë muslimane dhe se prania e tyre është krenaria dhe nderi i fesë islame”.
“Si rrjedhojë bashkësia muslimane,është e detyruar në respektimin dhe mbajtjen e përgjegjësisë, mbi ligjet, normat dhe rregullat e përcaktuara më parë, nga vetë Muhammedi (p.q.m.t.). Duke u nisur nga këta fakte kokëforta, arrijmë në përfundimin se këta cilësi të 12 imamëve, nuk janë të përcaktuar nga bashkësia muslimane, por janë të përcaktuar më parë nga Krijuesi ynë, Allahu (a.u.xh.) dhe nga i dërguari i Tij, Muhammedi (p.q.m.t.). Çdo lloj mendimi i kundërt, është tërësisht i pabazë dhe i paqënë, sepse kjo do të nënçmontedhe do tëpërçmonte, ligjet, normat dhe rregullat e përcaktuara nga Muhammedi (p.q.m.t.)”.
“Cilësimet, ligjet, normat dhe rregullat e përcaktuara, nga vetë i dërguari i Allahut, Muhammedi (p.q.m.t.) mbi këta 12 imamë, nuk janë të llojit tërregullave, të vendosura nga një imam, mufti, gjykatës, prokuror, ose prefekt në një shtet islam. Kjo ndodh kështu, sepse tanimë imami i një bashkësie muslimane, pikë së pari e ka bërë të zakonshme, gjykimin mbi ndonjë çështje. Pikë së dyti cilësimet, ligjet, normat dhe rregullat e përcaktuara nga Muhammedi (p.q.m.t.), mbi gjykimin e ndonjë çështjeje, janë të drejta, kuptimplota dhe të vlefshme për çdo epokë, farefis, komb dhe shtet”.
“Por cilësimi i Muhammedit (p.q.m.t.) se 12 imamët janë kurejshë, është i rëndësie të veçantë jetike, sepse ky fakt sendërton një një trup të vetëm, mbarë bashkësinë muslimane. Por nëse do të mendojmë se, vetëm besimtarët muslimanë sunnitë, kanë të drejtë mbi zhvillimine zgjedhjeve, në përcaktimin e prijësit kurejshtë Muhammedit (p.q.m.t.), si rrjedhojë duhet të pranojmë se kjo dukuri është padrejtësi. Lërmëni t’iu cotoj se Një tjetër pikë e rëndësishme ështe se, tërësia e hadithëve tëvërtetëtë lartpërmendur nga Muhammedi (p.q.m.t.), e kanë sqaruar dhe shpjeguar në mënyrën më të bukur çështjen në fjalë. Historianëtdhe autobiografët muslimanërrëfejnë se, kur Muhammedi (p.q.m.t.) shkoi në farefisin arab të bijve të Amir Ibn Sasaasë dhe se kur i bëri thirrje në pranimin e fesë islame dhe kërkimin e ndihmës për fenë e Allahut (xh.sh.), një njeri nga ai fis i quajtur Bihre Ibn Ferasi shtroi pyetjen: “Nëse ne do të ndihmojnë ty dhe fenë e Allahut (xh.xh.) dhe pandehim se do të korrim fitore mbi armiqtë e tu, vallë a do të marrim ndonjë post në pushtetin e atyre, të cilët do të drejtojnë bashkësinë muslimane pas teje!?” Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Pushteti i përket Allahut dhe Ai ia jep atë kujt të dojë”. (Ibn Hisham, pa datë, 2/66; Ibn Kethiri, 1408, 3/139-140; Ibn Hibbani, 1393, 1/89-90; Halebiu, pa datë, Kandehleuiu, pa datë, 1/69)”.
“Nga përgjigjja e dhënë e Muhammedit (p.q.m.t.), ndaj Bihre Ibn Ferasitkuptohet lehtë se, Allahu (s.u.t.) është Ai i Cili ia jep pushtetin kujt të dojë dhe se është pikërisht Allahu (a.u.xh.), Ai i Cilika përcaktuar ardhjen e 12 imamëve, pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë. Tani në këtë pikë dua të përmend disa thënie, të cilat kalojnë në hadithin e bashkëkohësit të Muhammedit (p.q.m.t.) Xhabir Ibn Semures të cilat janë: “12 imamët janë të mbrojtur, nga armiqësia e atyre, të cilët duan t’i dëmtojnë dhe se ata ata janë të ruajtur, nga urrejtja e atyre, të cilët duan t’i lëndojnë...” (Imam Taberaniu, 1404, 256, 2073; Mutteki Hindiu “Indiani i Përkushtuar”, 1409, 12/33; Hejthemiu 1414, 345). Këto thënie tregojnë qartë se imameti i 12 imamëve, të cilët do të vijnë pas Muhammedit (p.q.m.t.), nuk është thjesht dhe vetëm në këndvështrimin e jashtëm, por është një detyrë dhe porosi hyjnore, sepse nëse imameti i tyre do të cilësohej thjesht dhe vetëm në këndvështrimin e jashtëm, atëherë ata si qënie njerëzore që janë, do të pësonin disfatë dhe si rrjedhojë do të mbeteshin fillikat dhe vetëm, të nënçmuar, të përçmuar dhe turpëruar në sytë e njerëzve. Nëse do t’i hedhim një sy në retrospektivë historisë islame, nuk do të hasim në asnjë rast të një imameti të ngjashëm. Ne nuk hasim në asnjë ardhje të 12 imamëve, të cilët erdhën pas Muhammedit (p.q.m.t.) duke qenë kurejshë, të përkufhtuar dhe njerëz të mirë”. (Imam Tirmidhiu, pa datë, “Kitabu’l-Fiteni” (Libri i Sprovave), Kreu XXXXVI; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 5/92, 99, 108; Imam Taberaniu, 1404, 2/214, 216, 254, 255)”.
“Duke u mbështetur në tërësinë e fakteve të lartpëmendura, themi seMuhammedit (p.q.m.t.), kur ka përmendur ardhjen e 12 imamëve në hadithët e sipërcituar, ka patur për qëllim ardhjen e 12 imamëvë të pafajshëm të Ehli Bejtit”.
Komentimet e Gabuara
“Ne përsërisim faktin se, tërësia e zinxhirëve të transmetimit, të hadithëve të mësipërm është e vërtetë. Kjo është arsyeja kryesore se dijetarët sunnitë dhe shiitë, së bashku me ekspertët e fushës së hadithit, janë të njëzëri mbi autenticitetin dhe vërtetësinë e këtyre hadithëve. Dijetarët më të mëdhenj shiitë, janë të njëzëri se këta hadithë, janë argumentëdhe shenja të qarta, mbi familjen e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe ardhjen e 12 imamëve te Ehli Bejtit. Ndërsa dijetarët më të mëdhenj sunnitë, gjatë tërë historisë janë orvatur me mish e me shpirt, mbi përcaktimin e 12 imamëve të Muhammedit (p.q.m.t.), si njerëz të zakonshëm në mesin e besimtarëve të thjeshtë muslimanë.(Ndërsa në anën tjetër, një grup i sinqertë i disa dijetarëve sunnitë, e kanë kuptuar paaftësinë e tyre, në komentimin e këtyre hadithëve të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe më pas janë mjaftuar duke tëhënë: “Këtë të vërtetë e di vetëm Allahu (xh.sh.) si për shembull: “Ibn Xheuzi, Ibn Arabiu, Imam Maliku dhe të tjerë). Këta dijetarë të mëdhenj sunnitë, përgjithësisht kanë përdorur vetëm dy mënyra, me synimin e gjetjes së të vërtetës”.
1.Mënyra e Radhitjes
2. Mënyra e Përzgjedhjes
Mëynra e Radhitjes
“Fillimisht dijetarët më të mëdhenj sunnitë, duke u mbështetur kryesisht në prirjet dhe qasjet e tyre ndaj farefisit të bijve të Umejjes (emeuive), janë mjaftuar duke u nisur nga fakti i thjeshtë se, ata kanë nisur radhitjen e 12 prijësve të bashkësisë muslimane, pas shtegimit të Muhammedit (p.q.m.t.)nga kjo botë. Sipas kësaj mënyre këta dijetarë të mëdhenj sunnitë, kanë radhitur bijtë e Umejjes (emeuitët), si Jezid Ibn Muauija dhe Meruan Ibn Hakemi si 2 nga 12 prijësit, por kanë mohuar radhitjen e 2 nipërve të Muhammedit (p.q.m.t.) Hasan Ibn Aliut dhe Husejn Ibn Aliut, madje edhe të Umer Ibn Abdulazizit, si 3 nga 12 prijësit e Muhammedit (p.q.m.t.), me synimin e vetëm që numri 12 i imamëve të mos tejkalohej. Një nga radhitjet e këtyre dijetarëve është si vijon: “1. Ebu Bekr Siddiku, 2. Umer Ibn Hattabi, 3. Uthman Ibn Affani, 4. Ali Ibn Ebi Talibi, 5. Muauije Ibn Sufjani, 6. Jezid Ibn Muaujije, 7. Abdulmelik Meruani, 8. Uelid Ibn Abdulmeliku, 9. Sulejman Ibn Abdulmeliku, 10. Jezid Ibn Abdulmeliku, 11. Hisham Ibn Adbdulmeliku dhe 12. Uelid Ibn Jezid Ibn Abdulmeliku”. (Ibn Haxher Askalani, 1412, 13/214)”.
Mënyra e Përzgjedhjes
“Disa dijetarë të mëdhenj sunnitë, të cilët nuk u pajtuan me këtë mënyrë, shpikën një mënyrë të re, atë të përzgjedhjes. Këta dijetarë të mëdhenj sunnitë, pasi kryen analizat dhe vërtetimet përkatëse, mbi prijësit e bijve të Umejjes (emeuive) dhe prijësit e bijve të Abbasit (abbasive), përzgjodhën vetëm ata prijës, të cilët ishin me të përkushtuar ndaj fesë islame. Por ne jemi të mendimit se dhe këta dijetarë të mëdhenj sunnitë, njëlloj si dijetarët e mëdhenj sunnitë të mësipërm, gabuan në këtë mënyrë përzgjedhjeje. Një nga radhitjet e këtyre dijetarëve është si vijon: “1. Ebu Bekr Siddiku, 2. Umer Ibn Hattabi, 3. Uthman Ibn Affani, 4. Ali Ibn Ebi Talibi, 5. Hasan Ibn Aliu, 6. Muauije Ibn Sufjani, 7. Abdullah Ibn Zubejri, 8. Umer Ibn Abdulazizi...”. Më pas disa nga prijësit e bijve të Abbasit (abbasitë), kanë besuar se Imam Muhtediu dhe Imam Dhahiriu janë 2 nga 12 prijësit. Më tej Imam Sujuti vijon: “Pas kësaj llogaritjetë bërë mbeten vende dhe për 2 prijës. Nuk ka dyshim se njëri nga këto dy vende, i përket Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), i cili rrjedh nga Farefisi i Pastër Muhammedit (p.q.m.t.) dhe si rrjedhojë nga Ehli Bejti. (Imam Sujuti, 1406, fq. 10-12). Megjithatë Imam Sujuti është i paaftë, për të treguar se cili është imami i 12. Prasi përfundim pohojmë se, ndonëse një dijetar i madh sunnit si Imam Sujuti dhe pas kryerjes së tërë këyre analizave, orvatjeve dhe komentimeve,është i treguar tërësisht i paaftë, në identifikimin 12 imamëve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.
Qortimet e Komentimeve të Dijetarëve të Mëdhenj të Ehli Sunnetit
“Duke u mbështetur në mendimin tonë, ose më mirë le të themi duke u mbështetur, në burimet kryesore të bashkësisë muslimane, arrijmë në përfundimin se, është tërësisht i pamundur, pranimi i komentimeve të dijetarëve të mëdhenj sunnitë, mbi hadithët e mësipëm të Muhammedit (p.q.m.t.). Ja disa argumentë të cilëtvërtetojnë, gabimet e kryera gjatë këtyre komentimeve:
Mospërputhja e Culësive të Imamëve të Cituar anë Hadithë me
“Komentimet e këtyre dijetarëve sunnitë, të cilët kanë theksuar vetëm dy cilësi të 12 imamëve dhe kanë anashkaluar shumë cilësi të tjera, më të rëndësishme se dy të parat. Dijetarët sunnitë i kanë dhënë rëndësi, vetëm kufizimit të numrit 12 dhe prejardhjes farefisnore kurejshe të imamëve. Pra ata kanë lënë në hije, çështjen e rëndësishme që këta imamë, të mund të jenë prijësit e mbarë bashkësisë muslimane. Ashtu siç kemi sipërcituar kur kemi thënë se, bashkësia muslimane do të jetë e pranishme, për sa kohë që do të jenë të pranishëm edhe 12 imamët. Ky është gabimi i parë i dijetarëve sunnitë, të cilët e kanë kufizuar ardhjen dhe pushtetin e 12 imamëve, vetëm në dy shekujt e parë hixhri (shekujt VII dhe VIII sipas kalendarit gregorian)”.
“Ashtu siç është cituar në hadithët e lartpërmendur, prania e 12 imamëve, do te jetë e mbushur me drejtësi, dituri, krenari, nder, moral dhe koncepte të cilët janë detyra e 12 imamëve. Por është i çuditshëm fakti se, gjatë tërë jetës së tyre, prijësitemeuitë dhe abbasitë, nuk kanë marrë pjesë aspak, nëzhvillimin e drejtësisë, dijes, shkencës, moralit dhe veprave fetare, përkundrazi shohim zhvillimin e dhunës, krimeve, mizorive, shtypjeve, përçarjeve dhe grabitjeve. Në këtë pikë një besimtar musliman, natyrshëm mund të shtrojë pyetjen: “Vallë si ka mundësi që këta prijës mizorë, të jenë burimi i krenarisë, i nderit dhe i qëndrueshmërisë së fesë islame?”
“Nëse aludimi i këtyre dijetarëve sunnitë, do të ishte i vërtetë, atëherë epoka e 12 imamëve, duhej të kishte mbaruar që në gjysmën e dytë, të shekullit të dytë hixhri (shekulli VIII sipas kalendarit gregorian) dhe se gjithashtu sipas tyre, feja e lartë islame tanimë, duhet të kishte vijuar e nënçmuar dhe e përçmuar deri në ditët e sotme. Unë ende nuk mund të kuptoj se, si mund të cilësohet si një prijës i drejtë dhe i nderuar, një njeri si Jezid Ibn Muauije, i cili masakroi nipin e Muhammedit (p.q.m.t.), së bashku me 72 anëtarë të familjes së tij, robëroi dhe skllavëroifamiljen e tij, shëtiti bashkëshortet dhe bijat e tij të nderuara, si gra të përdala dhe të zhveshura, nëpër rrugët e ndyra të kryeqytetit sirian të Damaskut, masakroi në mënyrë të pamëshirshme bashkëkohësit e tij, rrënoi shtëpitë e tyre, plaçkiti pasurinë dhe grabiti bashkëshortet dhe bijat e tyre, i detyroi me dhunë banorët e Medines së Ndriçuar, që t’i betoheshin atij dhe shkatërroi me katapulta Ka’ben e Shenjtë në Mekkën e Nderuar?!”
“Për më tepër, në këtë pikë dua të përmend disa thënie, të cilat kalojnë në hadithin e bashkëkohësit të Muhammedit (p.q.m.t.) Xhabir Ibn Semures të cilat janë: “12 imamët janë të mbrojtur, nga armiqësia e atyre, të cilët duan t’i dëmtojnë dhe se ata ata janë të ruajtur, nga urrejtja e atyre, të cilët duan t’i lëndojnë...” (Imam Taberaniu, 1404, 256, 2073; Mutteki Hindiu “Indiani i Përkushtuar”, 1409, 12/33; Hejthemiu 1414, 345). Tani duhet të nënvizojmë faktin se, duke u mbështetur në dëshmitë e vërteta të historianëve, arrijmë në përfundimin se këta prijës, nuk kanë lënë pas vetes si trashëgimi asnjë vepër edukuese, fetare, kulturore, ose morale, sepse ishin shumë të zënë duke shpalosur dhunën, egon, kryeneçesinë, mendjemadhësinë, krimet, mizorinë dhe shtypjen e tyre. Si rrjedhojë, në gjendjen e mjeruar, në të cilën ishin zhytur, ishte më se e natyrshme që hëngrën kokat e njëri-tjetrit, duke mbetur përfundimisht, në pluhurin e historisë. Duke u nisur nga këta fakte kokëforta, pohojmë se hadithi i lartpërmendur, nuk ka të bëjë me krijimin e një qeverie ose mbretërie, të mbështetur në orekset, prirjet dhe qasjet epshore të këtyre njerëzve, por me krijimin e një qeverie, të mbështetur tërësisht në normat, ligjet, regullat e përcaktuara nga Allahu (a.u.xh.). Besoj se të tërë ne e kemi të qartë se, termi i përmendur 12 imamë, nuk nënkupton prijësit emeuitë dhe abbasitë, sepse pushteti i 12 imamëve, nuk është domosdoshmërisht i jashtëm, pra i krijimit të një qeverie ose të një mbretërie, i cili mund të pësojë disfatë nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, por krijimin e një qeverie, të mbështetur tërësisht në normat, ligjet, regullat e përcaktuara nga Allahu (a.u.xh.), sepse është pikërisht Allahu (xh.sh.) Ai i Cili ia jep sundimin, kujt të dojë”.
Mungesa e Argumentëve
“Një tjetër e metë e madhe e këtyre dijetarëve sunnitë, është se gjatë komentimit dhe sqarimit të tyre, mbi identifikimin e 12 imamëve, nuk kanë sjellur asnjë argument. Si rrjedhojë themi me gojën plot se, në njërën anë aludimet dhe fjalët e tyre të pabazuara dhe të paqëna, nuk mund të përdoren si argumentë. Ndërsa në anën tjetër, këta dijetarë sunnitë, jo vetëm që nuk kanë sjellur asnjë argument, i cili do të mbështeste aludimet e tyre, përkundrazi janë orvatur vazhdimisht, që të rrëzojnë argumentët e qartë, mbi çështjen e ardhjes dhe cilësive së 12 imamëve”.
Mangësia në Kushtet e Hilafetit (Pushtetit)
“Shumica e dijetarëve sunnitë, me në krye drejtësinë dhe diturinë, kanë vënë shumë kushte mbi përcaktimin e prijësit të bashkësisë muslimane. Për shembull:
“Prijësi i bashkësisë muslimane, duhet të jetë i drejtë dhe të zotërojë njohuri të mjaftueshme fetare, sa për të gjykuar mbi një çështje juridike”. (Mauerdiu, pa datë, 20; Taftazani, 1409, 5/243)”.
“Ashtu siç po shohim, duke u nisur nga vlerësimet e dijetarëve sunnitë, arrijmë në përfundimin se shumica e prijësve emeuitë dhe abbasitë, janë të paditur nga ana fetare dhe dhunues, kriminelë, shtypës dhe torturues nga ana njerëzore. Si rrjedhojë themi se në njërën anë, kjo është arsyeja kryesore se përse dijetarët sunnitë, nuk mund t'i pranojnë si prijës të drejtë, të ditur, të edukuar, të kulturuar dhe të ndershëm prijësit emeuitë dhe abbasitë, sepse këta të fundit nuk plotësojnë qoftë dhe një kusht të vetëm, të vënë më parë nga dijetarët sunnitë. Ndërsa në anën tjetër dijetarët sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi cilësitë fisnike, të larta dhe të nderuara të 12 imamëve të Ehli Bejtit”.
Dy Llojet e Hilafetit (Udhëheqjes) dhe Imametit (Drejtimit)
“Duke u mbështetur në tërësinë e hadithëve, mbi drejtimin, qeverisjen dhe udhëheqjen, të transmetuar nga Muhammedi (p.q.m.t.), arrijmë në përfundimin se pas tij, do të mbizotërojnë dy lloj prijësish dhe udhëheqësish:
a. Udhëheqësit e Vërtetë: “Deri më tani kemi thënë dhe stërthënë se Muhammedi (p.q.m.t.), ka përcaktuar se janë plot 12 imamë. Më tej ai ka përcaktuar dhe cilësitë e tyre. Për më tepër ka bërë të ditur se,udhëheqja e tyre fillon menjëherë, pasi mbaron profetësia e tij sipas hadithit: “Pas meje do të vijnë 12 imamë). (Imam Tirmidhiu, Kreu XXXXVI; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 5/92, 99, 108; Imam Taberaniu, 1404, 2/214, 216, 254, 255; Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, 1415, Hadithi Nr: 1705)”.
b. Udhëheqësit e Rremë: “Muhammedi (p.q.m.t), në disa hadithë të vërtetë, na ka lajmëruar për udhëheqësit e rremë, të cilët do të kryejnë mëkate të mëdha. Si përshemnull:
b.1. “Këta udhëheqës do të zhdukin namazin”. (Imam Muslimi, “Kitabu’l-Mesaxhidi” (Libri i Xhamive), Hadithi Nr: 238; Bejhakiu, pa datë, 3/177; Imam Taberaniu, 1404, 2/151; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 5/169)”.
b.2. “Këta udhëheqës, nuk do të udhëzohen me udhëzimin tim dhe nuk do të ndjekin sunnetin tim”. (Mundhiriu, 1388, 3/193; Hakim Nishaburiu, pa datë, 1/79; Hejthemiu, 1414, 5/445)”.
b.3. “Këta udhëheqës nuk e falin me kujdes dhe përkushtim namazin”. “Ju bëj thirrje që t’i falni namazet e dtyruar në shtëpi dhe namazet nafilet pas tyre”. (Bejhakiu, 1405, 6/96; Bejhakiu, pa datë, 3/182; Hejthemiu, 1414, 2/81; Imam Muslimi, 1398, 239; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 5/169)”.
b. 4. “Ndonëse fjalët e këtyre udhëheqësve janë të zgjuara, zemrat e tyre mbajnë erë më të keqe se mishi i kafshës së ngordhur”. (Hejthemiu, 1414, 5/429; Imam Taberaniu, 1404, 19/160)”.
b. 5. “Këta udhëheqës, janë më të këqinj se shpikësit e risive dhe adhuruesit e zjarrit”. (Bejhakiu, pa datë, 3/177, 183; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 1/499; Hejthemiu, 1414, 5/424)”.
b. 6. “Ata muslimanë, të cilët i besojnë dhe i ndihmojnë këtyre udhëheqësve, do të jenë banorë të zjarrit të Xhehennemit”. (Imam Tirmidhiu, pa datë, 3/358; Mundhiriu, 1388, 3/195; Hatib Bagdadi, pa datë, 5/362)”.
“Tani në këtë pikë, nëse do të shohim me kujdes dhe me vëmendje, hadithët e vërtetë kalojnë thëniet: “pas meje do të ndodhë kështu”, ose “pas meje do të vijnë 12 prijës”, këto thënie na tregojnë hapur dhe qartë se, këta 12 imamë do të vijnë në një të ardhme të afërt dhe ne besojmë fuqishëm në faktin se, vetëm një pjesë e vogël e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), i kanë cilësuar prijësit emeuitë sikur bëjnë pjesë në 12 imamët”.
Kufizimi i Prijësve Vetëm me Kurejshët
“Dijetarët sunnitë, janë të njëzëri se 12 imamët, do të jenë dosmosdoshmërisht kurejshë, pra do të rrjedhin nga farefisi i Muhammedit (p.q.m.t.) deri në ditën e Kijametit. Ata thonë se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Ndonëse janë dy njerëz, prijësi i tyre do të jetë kurejsh”. (Imam Buhariu, pa datë, 4/218; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 2/93, 128; Hatib Bagdadi, pa datë, 3/372)”.
“Duke u nisur nga këta hadithë, arrijmë në përfundimin se bashkësia muslimane, do të ndjekë një prijës kurejsh për çdo 100 vite. Këtë dukuri, e vërtetojnë edhe përmbledhjet e hadithëve të vërtetë, të dijetarëve sunnitë. Për shembull Imam Buhariu shënon: “El-umerau mine’l-kurejshi” (Prijësit janë kurejshë), Imam Muslimi shënon: “En-nasu tebeu’l-kurejshe ue’l-hilafetu fi’l-kurejshi” (Njerëzit i binden kurejshëve dhe udhëheqja i përket kurejshëve), Imam Tirmidhiu, “Ma xhae enne’l-hulefae mine’l-kurejshi ila en tekume’s-Seati” (Udhëheqja do t’i përkasë kurejshëvederi sa të vijë Ora “Kijameti”), Bejhakiu, “El-Eimmetu mine’l-kurejshi” (Imamët janë kurejshë), Mutekki Hindiu “Indiani i Përkushtuar”, “El-Umerau mine’l-kurejshi” (Prijësit janë kurejshët)”.
“Ashtu siç e keni kuptuar tanimëdhe ju, dijetarët sunnitë të sipërcituar, i kanë përmendur këta hadithë si tituj për krerët e veprave të tyre.Sipas këndvështrimit të këtyre dijetarëve, secili nga 12 imamët ka jetuar në një shekull dhe se ai imam është kurejsh. Të tërë dijetarët sunnitë, janë të njëzëri se 12 imamët, do të jenë dosmosdoshmërisht kurejshë, madje ata i besojnë verbërisht këtij mendimi”. (Ibn Haxher Askalani, 1421, 13/118, 119; Gjykatës Ijadi; Dhebidiu, pa datë, 2/231; Ibn Hazmi, pa datë, 359)”.
“Imam Neueiu shënon: “Këta hadithë, janë argumentë të qartë se, udhëheqja i përket vetëm kurejshëve dhe askujt tjetër. Ky është qëndrimi i përbashkët, i të tërë bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i mbarë bashkësisë muslimane. Si përfundim pohoj se, ky është dhe gjykimi i patundur i Muhammedit (p.q.m.t.)”. (Imam Nesaiu, 1407, 12/441-443)”.
“Për më tepër dhe Mubarekfuri, në shpjegimin e veprës së tij me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunnetët e Tirmidhiut) shënon: “Për sa kohë do të jetë bota, udhëheqja do t’i përkasë kurejshëve”. Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Ndonëse janë dy njerëz, prijësi i tyre do të jetë kurejsh”. (Mubarekfuri, pa datë, 6/481)”.
“Hadithët e vërtëtë të transmetuar nga Muhamedi (p.q.m.t.), na vënë në dijeni të faktit se, për çdo epokë të fesë islame ka ardhur një imam i drejtë. Por dijetarët sunnitë ndajnë mendimin se, tanimë epoka e ardhjes së dymbëdhjetë imamëve, ka mbaruar përfundimisht, sepse sipas tyre ardhja e 12 imamëve ka mbaruar, që në gjysmën e dytë stë shekullit të dytë hixhri, (ose në shekullin e VIII sipas kalendarit gregorian). Ndërsa dijetarët shiitë janë të njëzëri mbi faktin se, imami i 12 është Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), fakt ky i cili është tërësisht në përputhje me hadithët e Muhammedit (p.q.m.t.)”.
Prania e Domosdoshme e Një Imami Për Çdo Epokë
“Dijetarët dhe ekspertët sunnitë të fushës së hadithit (muhaddithët), në veprat e tyre kanë shënuar se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë se, për çdo epokë të fesë islame, do të ketë një imam, i cili do të udhëzojë bashkësinë muslimane në udhë të drejtë. Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Ai i cili vdes, pa iu betuar asnjë imami, vdekja e tij cilësohet si vdekje e epokës së padijes”. (Imam Muslimi, 1398, “Kitabu’l-Imareti” (Libri i Ndërtimit), Hadithi Nr: 58; Bejhakiu, pa datë, 8/156; Imam Taberaniu, 1404, 19/335; Imam Ahmed Ibn Hanbel, pa datë, 4/96)”.
“Ndërsa në një hadith tjetër ka thënë: “Ai i cili vdes, pa iu betuar asnjë imami, ai ka vdekur me vdekjen e padijes”. (Ebu Daudi, pa datë, 259; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 3/446; Imam Buhariu, “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), pa datë, 6/445)”.
“Duke u mbështetur në faktet e mësipërme, pohojmë me bindje të plotë se 12 imamët, nuk i përkasin aspak prijësve emeuitë dhe abbasitë, sepse ata ishin dhunues, kriminelë, mizorë, shtypës dhe torturues. Ajeti 113 i Sures Hud thotë: “Mos u bëni të padrejtë, sepse do t’iu përfshijë zjarri, përveç Allahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni vetëm”.Ashtu siç e kemi përsëritur dhe më parë Muhammedi (p.q.m.t.), na e ndaluar rreptësisht bindjen ndaj udhëheqësve të padrejtë. Duke u mbështetur në tërësinë e hadithëve të mësipërm, arrijmë në përfundimin se imami i 12, nuk është thjesht dhe vetëm një njeri i zakonshëm, por një prijës i zgjedhur fetar dhe politik”
Imam Mehdiu (p.m.t.) Është Prijësi i Fundi i Muhammedit (p.q.m.t.)
“Gjithashtu dijetarët sunnitë, pranojnë hadithët e të cilët janë transmetuar, në mënyrëtë pashkëputur dhe kanë të bëjnë më ardhjen e 12 imamëve. Duke u nisur nga këtahadithë, arrijmë në përfundimet e poshtëshënuara:
1. “Imam Mehdiu (p.m.t.) është një nga 12 imamët dhe udhëhqeja e tij do të fillojë në fundin e kohërave. Për këtë fakt muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Njëri nga prijësit muslimanë, do ta shpërndajë pasurinë në mënyrë të pallogaritshme”. (Imam Muslimi, 1398, “Kitabu’l-Fiteni” (Libri i Sprovave), Hadithi Nr: 67; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 3/5, 37, 49, 60, 96 dhe 317; Imam Sujuti, 1414, 6/58; Hakim Nishaburiu, pa datë, 4, 454)”.
2. “Imam Mehdiu (p.m.t.) është prijësi i Allahut (xh.sh.). “Me të vërtetë Mehdiu, është prijësi i Allahut”. (Ibn Maxhe, 1395, “Kitabu’l-Fiteni” (Libri i Sprovave), Kreu XXIII; Ebu Daudi, pa datë, “Kitabu’l-Mehdi” (Libri i Mehdiut), Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 1/99)”.
3. “Përcaktimi i Imam Mehdiut (p.m.t.) është përcaktimi i Allahut (xh.xh.) dhe nuk është përcaktimi i njerëzve”. Për këtë fakt Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu, do të dërgojë një njeri nga Farefisi im që është Ehli Bejti im”.
4. “Imam Mehdiu (p.m.t), është anëtar i Ehli Bejtit. Për këtë fakt Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Mehdiu është nga ne, pra nga Ehli Bejti”. (Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 1/84; Hakim Nishaburiu, pa datë, 4/557; Ibn Maxhe, 1395, Hadithi Nr: 4085)”. “Mehdiu është nga farefisi im dhe nga brezi i Fatimes”. (Ebu Daudi, pa datë, “Kitabu’l-Mehdi” (Libri i Mehdiut); Imam Sujuti, 1414, 6/57)”.
“Prania dhe ardhja e Imam Mehdiut (p.m.t.),është një argument i qartë i vërtetuar nga Kur’ani Famëlartë dhe Hadithët Profetikë. Tani ndonëse dijetarët sunnitë, e kanë ditur mirë këtë fakt, unë ende nuk mund të kuptoj se si këta dijetarë, në vend të që të radhisnin, prijësit më të mirë të bashkësisë muslimane, janë orvaturme mish e me shpirt, që të radhisin si prijës të drejtë dhe të ndershëm, bijtë e Umejjes (emeuitët) dhe bijtë e Abbasit (abbasitët), në një mënyrë tërëisht të gabuar dhe të pamerituar”.
Vallë a janë të tërë imamët “kurejshë” ose “hashimitë”?!
“Në fund të shumicës së hadithëve, të cilët kanë të bëjnë me 12 imamët, kalon thënia: “Ata janë të tërë kurejshë”. Por në fund të disa hadithëvë kalon thënia: “Ata janë të tërë hashimitë”. (Kunduziu, 1413, 2/5333)”. Ndonëse këta hadithë qëllimisht janë lënë në hije, disa dijetarë sunnitë i kanë përmendur në vepra t e tyre të njohura:
1. “Farefisi i bijve të Hashimit (hashimitëve), është një farefis shumë i nderuar dhe i zgjedhur, i cili nuk mund të krahasohet me farefisin e kurejshëve. Një njeri si Imam Aliu (p.m.t.), i cili është një anëtar i farefisit të bijve të Hashimit (hashimitëve), as që nuk mund të krahasohet me një farefis si ai i kurejshëve. Uasile Ibn Ethka transmeton se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Allahu zgjodhi farefisin e kenanëve, nga bijtë e Ismailit, më pas Ai zgjodhi farefisin kurejsh, nga farefisi i kenanëve, më tej Ai zgjodhi farefisin e bijve të Hashimit (hashimitët) nga farefisi i i kurejshëve dhe në fund Allahu më zgjodhi mua, nga farefisi i bijve të Hashimit (hashimitëve)”. (Imam Muslimi, 1397, “Kitabu’l-Fedaili” (Libri i Virtytëve), Kreu i I; Imam Tirmidhiu, pa datë, “Kitabu’l-Menakibi” (Libri i Rrëfimeve), Kreu i I)”.
“Ndërsa Imam Neueuiu, në shpjegimin e veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimi), e Imam Muslimit shkruan: “Bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), duke u mbështetur në këtë hadith, kanë mbajtur të njëjtin qëndrim respektues dhe nderues, ndaj farefisit të bijve të Hashimit (hashimitëve)”. (Imam Neueuiu, 1407, 15/41)”.
2. “Imam Neueuiu vijon më tej duke thënë se, hadithi i njohur, i Muhammedit (p.q.m.t.) mbi 12 imamët, përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë e hadithit: “Pas meje do të vijnë 12 imamë”, është transmetuar drejtpërdrejtë nga Muhammedi (p.q.m.t.), ndërsa pjesën e dytë të tij: “Ata janë të tërë kurejshë”, nuk e kam dëgjuar personalisht, por ka pyetur të pranishmit e tjerë, të cilët ia kanë transmetuar fjalët e Muhammedit (p.q.m.t.) në këtë mënyrë. Si rrjedhojë them se, pjesa e dytë e hadithit, lë vënd për ngritjen e dyshimeve. Ndërsa në disa hadithë të tjerë, Imam Neueiu shpreh se, e ka dëgjuar Muhamedin (p.q.m.t.) duke thënë: “Pas meje do të vijnë 12 imamë”, pastaj nuk e kam dëgjuar të thotë më asgjë. Ndërsa bahkëkohësit e tij pandehën se ai shtoi: “Atajanëtëtërë kurejshë”. (Imam Taberaniu, 1404, 2/249)”.
“Ashtu siç shihet qartë, pjesa e dytë e hadithit të njohur: “Ata janë tëtërë kurejshë” është e diçka e dyshimtë dhe është vetëm fjala e disa besimtarëve muslimanë dhe muhaxhirëe (të shpërngulurve) mekkas të fisit kurejsh. Ndërsa një hadith tjetër është kështu:
“Imam Neueuiu transmeton se, ka dëgjuar Muhammedin (p.q.m.t.) se kathënë: “Pas meje do të vijnë 12 imamë të përjetshëm kurejshë, të cilët nuk do t’i dëmtojëarmiku”. Më pas ktheva kokën dhe pashë një turmë njerëzish, në mesin etë cilëve gjendej edhe Umer Ibn Hattabi. Ky i fundit së bashku me bashkëkohësit e tjerë ma vërtetoi këtë hadith ashtu siç e transmetova”. (Imam Taberaniu, 1404, 256; Hejthemiu 1414, 5/435)”.
“Pra ashtu siç shihet qartë pjesa e dytë, e hadithit të njohur të Muhammedit (p.q.m.t.), është më tepër një orvatje e mirëmmenduar me kujdes nga Umer Ibn Hattabi, në epokën kur Muhammedi (p.q.m.t.), ishte në muajt e fundit e jetës së tij dhe lëngonte në shtratin e vdekjes”.
3. “Orvatjet e mirëmenduara të Umeri Ibn Hattabit dhe shokëve të tij, duke shtuar qëllimisht pjesën e dytë, si një hadith të Muhammedit (p.q.m.t.), janë një hap drejt udhëheqjes absolute, të pakundërshtuar nga askush, madje dhe nga vetë transmetuesi i këtij hadithi të njohur Xhabir Ibn Semureja. Dijetarët dhe eksperët sunnitë të fushës së hadithit (muhaddithët), kanë transmetuar disa hadithë pikërisht nga Xhabir Ibn Smure:
3. a. “Imam Ahmed Ibn Hanbeli dhe Imam Taberaniu citojnë: “Më pas njerëzit e ngritën zërin dhe nisën të flisnin, kështu qënuk e kam dëgjuar më Muhammedin (p.q.m.t.)...” (Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 5/99; Imam Taberaniu, 1404, 2/196)”.
3. b. “Imam Muslimi, 1398, “Kitabu’l-Imareti” (Libri i Ndërtimit), Kreu i I; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 98, 101: “Më pas ai tha diçka, por nuk munda ta dëgjoj sepse njerëzit bërtitën”.
3. c. “Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pa datë, 5/93, 99) në një tjetër hadith sqaron: “Njerëzit uleshin dhe ngriheshin vazhdimisht, kështu që ata më pengonin të dëgjoja fjalët e Muhammedit (p.q.m.t.)”.
3. ç. “ Ndërsa Imam Ahmed Ibn Hanbeli, në një hadith tjetër shënon: “Njerëzit e kishin ngritur zërin dhe çirrjet dhe thirrjet e tyre, më ndaluan të dëgjoja fjalët e Muahmmedit (p.q.m.t.)”.
“Pra tanimë pas shpjegimit dhe sqarimit të tërë këtyre fakteve, njerëzit qëllimisht kishin ngritur zërin lart dhe kishin penguar bashkëkohësin e Muhammedit (p.q.m.t.), që t’i dëgjonte fjalët e tij. Ishin pikërishtmuhaxhirët (të shpërngulurit) mekkas të fisit kurejsh, të cilët i kishin shtyrënjerëzit të vepronin kështu. Ata ishin të mërzitur dhe të nevrikosur, sepse Muhammedi (p.q.m.t.) krahas thënies: “Ata janë të tërë kurejshë” kishte thënë dhe “Ata janë tërë bijtë e Hashimit (hashimitë)”. Kjo thënie e fundit ka më shumë mundësi, të jetë me të vërtetë fjala e Muhammedit (p.q.m.t.), por e fshehur dhe e lënë në harresë qëllimisht”.
Burimet e Referuara në Këtë Artikull:
1. Ibn Ethiri, “Kamil fi’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë), (viti i botimit 1385 sipas kalendarit hixhri / viti 1965 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Vendi i Kraharorit”,Bejrut, Liban.
2. Ibn Kajjim Xheuziu, “Muntadham” (Madhështia), (viti i botimit 1412 sipas kalendarit hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese e Veprave Shkencorë, Bejrut, Liban.
3. Ibn Kajjim Xheuziu, “Tedhkiratu’l-Hauasi” (Përkujtesa e Ndjenjave), (viti i botimit 1409 sipas kalendarit hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Ehli Bejtit”, Bejrut, Liban.
4. Muhmmed Ibn Hibbani, “Kitabu’th-Thikati” (Libri i Besnikërisë), (viti i botimit 1393 sipas kalendarit hixhri / viti 1973 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
5. Ahmed Ibn Haxher Mekkiu, “Sauaiku’l-Muhrika” (Prapashtesat e Ndezura), Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam”, Kairo, Egjipt.
6. Ibn Hazmi, “Muhala”(Zgjidhja), (viti i botimit 1387 sipas kalendarit hixhri / viti 1967 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Vendi i Horizontëve”, Bejrut, Liban.
7. Nuajm Ibn Hammadi, “Kitabu’l-Fiteni” (Libri i Sprovave), (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Vendi i Horizontëve”, Bejrut, Liban.
8. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimeve i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
9. Ibn Sherahshubiu, “Muteshabihu’l-Kur’ani” (Ajetët e Paqartë të Kur’anit Famëlartë), (viti i botimit 1328 sipas kalendarit hixhri / viti 1910 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese:“Bidari”, Kum, Republika Islame Iraniane”.
10. Ibn Arabi Malikiu, “Aridatu’l-Ahuadi” (Të Metat e Lumenjve), Shtëpia Botuese:“Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.
11. Ibn Asakiri, “Tehdhibu’t-Tarihi’d-Dimeshki” (Zbukurimi i Historisë së Damaskut), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.
12. Ebu Felah Abdulhajj Ibn Imad Hanbeliu, “Shezeratu’dh-Dhehebi fi’l-Ahbari mine’dh-Dhehebi” (Farkëtimi i Arit në Lajmet e Praruara), Shtëpia Botuese: “Vendi i Horizontëve të Ri”, Bejrut, Liban.
13. Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), (viti i botimit 1408 sipas kalendarit hixhri / viti 1987 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.
14. Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit Famëlartë), (viti i botimit 1407 sipas kalendarit hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban.
15. Ibn Maxhe, “Sunenu’l-Ibni’l-Maxhe” (Sunetët e Ibn Maxhes), (viti i botimit 1395 sipas kalendarit hixhri / viti 1975 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.
16. Ibn Hishami, “Siretu’n-Nebeuijje” (Autobiografia e të Dërguarit Muhammed (p.q.m.t.), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.
17. Ismail Ebu Fida, “Tarihu’l-Ebi’l-Fida” (Historia e Ebu Fidës), Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban.
18. Sulejman Ibn Eshas Ebu Daudi, “Sunenu’l-Ebi’d-Daudi” (Sunetët e Ebu Daudit),Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban.
19. Ahmed Ibn Ali Ebu Ja’la Musuliu, “Musnedu’l-Ebi’l-Ja’la” (Zinxhiri i Transmetimeve të Ebu Ja’lasë),(viti i botimit 1404 sipas kalendarit hixhri / viti 1983 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Me’muni”, Damask, Siri.
20. Ebu Nuajm Ragib Isfahani, “Hiljetu’l-Eulijai” (Cilësitë e Kujdestarëve të Allahut), (viti i botimit 1409 sipas kalendarit hixhri / viti 1998 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese e Veprave Shkencorë, Isfahan, Repubika Islame Iraniane.
21. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’s-Salihijje” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë),(viti i botimit 1415 sipas kalendarit hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
22. Muhammed Ibn Ismail Buhariu, “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe),Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban.
23. Muhammed Ibn Ismail Buhariu, “Sahihu’l-Buhari”(Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), (viti i botimit 1410 sipas kalendarit hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Bejrut, Shtëpia Botuese: “Shpallja Islame”, Bejrut, Liban.
24. Ahmed Ibn Husejn Bejhekiu, “Sunenu’l-Kubra” (Sunetët e Mëdhenj), Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban.
25. Ahmed Ibn Husejn Bejhekiu, “Delailu’n-Nubuueti” (Argumentët e Profetësisë), (viti i botimit 1405 sipas kalendarit hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese e Veprave Shkencorë, Bejrut, Liban.
26. Muhammed Ibn Isa Tirmidhiu, “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunetët e Tirmidhiut),Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.
27. Saduddin Mes’ud Ibn Umer Taftadhani, “Sherhu’l-Mekasidi” (Shpjegimi i Qëllimeve), (viti i botimit 1406 sipas kalendarit hixhri / viti 1985 sipas kalendarit gregorian), Analiza, Vërtetimi dhe Prezantimi nga Dr. Abdurrahman Umejre, Shtëpia Botuese: “Sherif Radiu”, Kum, Republika Islame Iraniane.
28. Ebu Abdullah Hakim Nishaburiu, “Mustedrek Ala’s-Sahihani” (Perceptimi Mbi Dy Përmbledhjet e Mëdha të Hadithëve Të Vërtetë), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.
29. Ali Ibn Burhanuddin Halebiu, “Siretu’l-Halebijje” (Autobiografia e Halebit), Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam”, Bejrut, Liban.
30. Ali Ibn Muhammed Hadhdhadh Kummi, “Kifajetu’l-Etheri” (Mjaftimi i Lajmit), (viti i botimit 1406 sipas kalendarit hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian),Shtëpia Botuese e Veprave Shkencorë, Bidar, Repubika Islame Iraniane.
31. Hatib Bagdadi, “Tarihu’l-Bagdadi” (Historia e Bagdadit), (viti i botimit 1411 sipas kalendarit hixhri / viti 1990 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
32. Hatib Tebrizi, “Mishkatu’l-Mesabihi” (Drita e Dritave), (viti i botimit 1411 sipas kalendarit hixhri / viti 1990 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
33. Shemsuddin Dhehebiu, “Telhisu’l-Mustedreki” (Konceptimi i Perceptimit), Shtëpia Botuese: “Veprat Arabë”, Bejrut, Liban.
34. Murteda Dhebidiu, “It’hafu’s-Seadeti’l-Muttekini” (Kushtimi i Lumturisë së të Përkushtuarve), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”.
35. Xhelaluddin Sujuti, “Durru’l-Mensuri” (Dëmet e Mensurit), (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
36. Xhelaluddin Sujuti, “Tarihu’l-Hulefai” (Historia e Katër Prijësve të Drejtë), (viti i botimit 1406 sipas kalendarit hixhri / viti 1985 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Lapsi”, Bejrut, Liban.
37. Shejh Saduku, “Kitabu’l-Hisali” (Libri i Vlerësimit), (viti i botimit 1403 sipas kalendarit hixhri / viti 1982 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Universiteti i Mësuesve”, Kum, Republika Islame Iraniane.
38. Ebu Kasim Sulejman Ibn Ahmed Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe),Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.
39. Ibn Xherir Taberaniu, “Tarihu’t-Taberani” (Historia e Taberaniut), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.
40. Ibn Haxher Askalaniu, “Metalibu’l-Alijje” (Kërkesat e Larta), Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban.
41. Ibn Haxher Askalaniu, “Fethu’l-Bari fi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Filluesit në Shpjegimin e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetëtë Imam Buhariut), Botimi nga Abdullah Ibn Abdullahudhe Muhammed Fuad Abdulbakiu, (viti i botimit 1421 sipas kalendarit hixhri / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencorë, Bejrut, Liban.
42. Sulejman Ibn Abdullah Hanefi Kunduziu, “Jenabiu’l-Meueddeti” (Zëvendësimet e Dashurisë), (viti i botimit 1413 sipas kalendarit hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Sherif Radiu”, Kum, Republika Islame Iraniane.
43. Muhammed Jusuf Kandehleuiu, “Hajatu’s-Sahabe” (Jeta e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)), Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban.
44. Ali Ibn Muhammed Mauerdiu, “Ahkamu’s-Sultanijje” (Gjykimet Mbretërore), Shtëpia Botuese: “Fletorja e Thirrjes Islame”, Kum, Republika Islame Iraniane.
45. Muhammed Ibn Abdurrahman Mubarekfuri, “Tuhfetu’l-Ahuadi” (Anët e Lumenjve), Shpjegimi i Përmbledhjes së Vërtetë të Hadithëve të Imam Tirmidhiut, Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
46. Ali Mutekki Hindiu (Indiani i Përkushtuar), “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), (viti i botimit 1409 sipas kalendarit hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Islame”, Bejrut, Liban.
47. Mes’udi, “Muruxhu’dh-Dhehebi” (Vendkthimet e Arit), (viti i botimit 1404 sipas kalendarit hixhri / viti 1983 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban.
48. Imam Muslimi, “Sahihu’l-Mulimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), (viti i botimit 1398 sipas kalendarit hixhri / viti 1977 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
49. Muhammed Munauiu, “Fejdu’l-Kadri” (Fitimi i Përcaktimit), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
50. Mundhiriu, “Tergib ue’t-Terhibi” (Shpresa dhe Frika), (viti i botimit 1388 sipas kalendarit hixhri / viti 1968 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.
51. Mensur Ali Nasifi, “Taxhu’l-Xhamii’l-Usuli” (Kurora e Përmbledhjes së Metodologjisë), Shtëpia Botuese: “Themeli”, Stamboll, Turqi.
52. Muhammed Ibn Ibrahim Numani, “Kitabu’l-Gajbeti” (Libri i Fshehtësisë), Botimi nga Ali Ekber Gaffari, Shtëpia Botuese: “Shejh Saduku”, Teheran, Republika Islame Iraniane.
53. Imam Neueuiu, “Sherhu’s-Sahihi’l-Muslimi” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Hadithëvë të Vërtetë të Imam Muslimit), (viti i botimit 1407 sipas kalendarit hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Lapsi”, Bejrut, Liban.
54. Nuruddin Hejthemiu, “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhjet e Shtesave), (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
(p.m.t.) paqja mbi të
(p.q.m.t.) paqja qoftë mbi të
(Revista e Teologjisë dhe Jurisprudencës Islame, Stina e Verës, (viti i botimit 1386 sipas kalendarit hixhri / viti 1966 sipas kalendarit gregorian), Numri 24, Kum, Republika Islame Iraniane)
Burimi : Medya Şafak