Argumentët Kokëfortë Historikëtë Planeve Përçarëse Sauditë
“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të gazetares së njohur libaneze Israa Al-Fass, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është rolikyç që luan Mbretëria e Arabisë Saudite, në nxitjen e përçarjes doktrinore dhe urrejtjes etnike, në gjirin e shteteve arabë të rajonit tëLindjes së Afërt dhe në Republikën Islame Iraniane.Me këtë duam të themi se,është pikërisht Mbretëria e Arabisë Saudite,ajo e cilaka shkuar shumë larg, me nxitjen epërçarjes doktrinore dhe urrejtjes etnike. Kjo e fundit, i ka shkaktuar shumë dëme fetare, ekonomike dhe politike, shteteve arabe të rajonit të Lindjes së Afërt, përfshirë këtu dhe Republikën Islame Iraniane. Tani lërmëni t’iu citoj faktin se, argumentët kokëfortë historikë, të planeve përçarëse sauditë, ka shkaktuar 314 masakra të përgjakshme kundër muslimanëve!”
“Mbretëria e Arabisë Saudite, i ka mbyllur përfundimisht dyert, zhvillimit të bashkëbisedimeve dhe gjetjes sëzgjidhjeve, të cilat do të bënin të mundur, daljen nga rrethi i zjarrit, në të cilin ka hedhur vetveten dhe shtetet arabë, të rajonit të Lindjes së Afërt. Mbretëria e Arabisë Saudite, me ekzekutimin barbar, të klerikut shiit Shejh Nimr Nimrit, i ka vënë flakën fuçisë së barutit, në gjeografinë gjërë të shtrirjes së shteteve arabë, duke u nisur qënga Jemeni në Libi, nga Siria në Irak dhe së fundmi, i ka vënë flakën fuçisë së barutit dhe vetes”.
“Mbretëria e Arabisë Saudite, jo vetëm që hodhi në erë urërat lidhëse, të cilat Republika Islame Iraniane i kishte ndërtuar me aq mund, punë dhe sukses, por kyçi njëherë e përgjithmonë dhe dyert e këtyre urërave, duke hedhur çelësat e këtyre dyerve tutje në horizont”.
“Vallë a Ishte Ekzekutimi i Shejh Nimr Nimrit, Një Rastësi Ose Një Plan i Menduar Më Parë?!”
“Taniështë mëse e natyrshme se, familja mbretërore saudite, kishte parashikuar reagime të ndryshme, që do të vinin pas ekzekutimit barbar, të klerikut shiit Shejh Nimr Nimrit. “Por vallë përse këmbëngulën kaq shumë në ekzekutimin e tij?!” Vallë përse zgjodhën pikërisht atëkohë për ekzekutimin e tij?!”
“Kohërat e fundit, Mbretëria e Arabisë Saudite, ka dështuar tërësisht në krijimin e një lidhjeje mes aleancës së saj tëvetëshpallur dhe vendimit tëekzekutimit të klerikut shiit, sepse sauditët kanë kryer një krim mizor. Në vend që reagimii botës muslimane, duhejtë drejtohej nga shteti i ngjarjes, pra në Mbretërinë e Arabisë Saudite, kjo e fundit me ndihmën e jashtëzakonshme të dollarëve të naftës, e drejtoi mjeshtërisht ngjarjet e ndodhur në protestat ndaj ambasadës saudite, në Republikën Islame Iraniane. Pra themi se vrasësi luajti rolin e viktimës”.
“Lërmëni t’iu sqaroj se familja mbretërore saudite, mes së ashtuquajturës “e drejta e sovranitet”, ka ndaluar me ligj çdo saudit, icili orvatet që ta fajësojë, qortojë, ose të vrasë një tjetër saudit. Tani natyrshëm shtrohet pyetjet: “Vallë përse Mbretëria e Arabisë Saudite, nuk e zbaton këtëtë drejtë dhe mbi familjen e saj mbretërore?!” “Vallë përse kjo e fundit, duke anashkaluar dhe lënë mënjanë dukshëm “të drejtën e sovranitetit”,ndërhyn fetarisht, ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, në shumë shtete arabe, si në Marok, Algjeri, Tunizi, Libi, Egjipt, Palestinë, Irak, Siri, Jordani, Bahrejn, Jemen etj.?!” “Vallë si është e mundur që regjimi despot saudit, në njërën anë ekzekuton çdo saudit, i cili ngre krye kundër këtij regjimi diktatorial, ndërsa në anën tjetër financon dhe mbështet, kryengritësit e çdo shteti tjetër arab?!”
“Tani lërmëni t’iu rikujtoj ngjarjen e freskët, të tragjedisë së ndodhur nëqytetin e shenjtë të Minasë, gjatë fatkeqësisë së haxhit të këtij viti, në të cilën humbën jetën mbi 500 nënshtetas iranianë. Ndonëse Mbretëria e Arabisë Saudite ka shpallur zyrtarisht, ndërprerjen e çdo lloj bashkëpunimi të marrëdhënieve diplomatike, Republika Islame Iraniane nuk ka ndërmarrë asnjë hap, i cili do të shkaktonte përçarje dhe nxitje. Madje kjo e fundit, ka pyetur vetëm shkaqet e vdekjes së nënshtetasve të saj, të cilët humbën jetën në fatkeqësinë e haxhit të këtij viti, pa cekur aspak çështjen delikate të marrëdhënieve diplomatike”.
“Më pas familja mbretëore saudite, e cila i shkaktoi shumë dëme të mëdha morale dhe shpirtërore, një numri të madh muslimanësh, pa kërkuar falje ose ndjesë aspak, jo vetëm që ndërpreu në mënyrë të pacipë dhe të paturpshme marrëdhëniet dypalëshe ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake, me Republikën Islame Iraniane,por i bëri thirrje të ulët dhe shteteve të tjera arabe dhe muslimane, që të ndiqnin të njëjtën rrugë. Duke u mbëshetur në tërësinë e këtyre fakteve kokëfortë, arrijmë në përfundimin se, duke u nisur që nga ezkeskutimi i klerikut shiit Shejh Nimr Nimrit dhe deri tek ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islame Iraniane, erdhi si pasojë e disa planeve të thurura me kujdes”.
“Regjimi diktatorial saudit, pasi i dogji tëtëra letrat që zotëronte, tani po orvatet që të luajë të vetmen letër e cila i ka mbetur, atë të shndërrimit të mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve politike me Republikën Islame Iraniane në përçarjen doktrinore, me synimin e kontrollit të plotë, mbi rajonin e Lindjes së Afërt dhe atë të Gjirit Pers”.
“Krimet dhe Masakrat e Ideologjisë Shkatërruese Uehhabiste, Kundër Muslimanëve Sunnitë”
“Nëse do të hedhim, një vështrim në retrospektivë, do të vërejmë se plagët e thella, që ka lënë ideologjia shkatërruese ekstremiste uehhabistë në trojet saudite. Por me ketë nuk duhet të nënkuptojmë se, familja despote mbretërore saudite, ka ngritur lart “flamurin e mbrojtjes” së Ehli Sunnetit dhe Xhemaatit dhe se “armiqtë” e vetëm për sunnitët janë vetëm shiitët. Por duhet të kuptojmë se, si regjimi i egër, i ndyrë dhe i ulët saudit, për dhjetëra viteka robëruar, me mijëra jetëdhe mendje njerëzish, tëcilët kanë njollosur njëherë e mirë, historinë e Mbretërisë sëArabisë Saudite”.
“Dinastia e parë saudite, e cila njihet si shteti i parë i sauditëve, ka kryer 314 krime dhe masakra të përgjakshme, kundër shumicës sunnite dhe pakicës shiite. Historianët uehhabistë, kanë pasqyruar deri në hollësi se, si shteti despot dhe tiran saudit, është themeluar mbi tehun e shpatës saudite, të Muhammed Ibn Saudit dhe ideologjinë shkatërruese të Muhammed Ibn Abduleuhhabit”.
“Historinë e krimeve dhe mizorive të egra, të kryera në trojet e pushtuara nga sauditët. Kjo vepër ështëe përgatitur, nga historiani saudit Ibn Gannami,i cili bën fjalë për marrëveshjen mes Muhammed Ibn Saudit dhe Muhammed Ibn Abduleuehhabit, të cilët themeleuan atë që sot, njihet si Mbretëria e Arabisë Saudite, ose e thënë ndryshe prona vetjake e familjes mbretërore saudite”.
“Lërmëni t’iu bëj të ditur shkurtimisht se, Muhammed Ibn Abdueluehhabi, ishte një beduin i paditur, një endacak arab i pakulturuar dhe i pashkolluar, një shpellar i vërtetë i shkretërirs, i cili bashkëpunoi ngushtë me pushtuesit britanikë, me synimin e rrënimit të Perandorisë së Lavdishme Osmane. Madje Muhammed Ibn Abduleluehhabi, nuk ngurroi që të luftonte, as të atin dhe as të vëllain, sepse ata kundërshtuan prerazi, që të pranonin planet e tij të çmendura. Por familja mbretërore saudite, së bashku me pseudodijetarët e kësaj ideologjie shkatërruese, e kanë ngritur në piedestalin më të lartë, duke e cilësuar si një imam madhështor, reformues dhe përmirësues së fesë islame, duke e zbatuar me përkushtim ideologjinë e tij shkatërruese”.
“Analisti, historiani, intelektuali, opozitari dhe vërtetuesi saudit, Muhammed Masari (një ish uehhabist), nëpërmjet një materiali filmik, të publikuar në You Tube (Televizori Yt), sqaron dhe tregon në mënyrë të hollësishme, fillesat e egra të lëvizjes esktremiste, radikale dhe shkatërruese uehhabiste. Më tej ai citon se,është ndier tërësisht i hidhëruar, i tmerruar dhe i zhgënjyer,kur ka lexuar krimet dhe masakrat e shënuaranë këtë vëpër. Ai shpjegon se, kryengritësit dhe rrugaçët uehhabistë, masakruan 1500 burra, gra dhe fëmijë nëqarkun saudit tëSahait, duke i cilësuar viktimat si “idhujtarë” dhe si “të pafe!” Më pas historiani saudit Muhammed Masari bën të ditur se, në qarkun saudit tëSaihait, uehhabistët kaluan në tehun e shpatës, jo vetëm pakicën shiite, por dhe shumicën sunnite, e cila banonte aty”.
“Në veprën e tij, historiani saudit Ibn Gannami nënvizon faktin se, “muslimanët” (uehhabistët) sulmuan dhe qarkun saudit të Tharmadës, por për shkak se nuk hasën në asnjë rezistencë nga ana e banorëve, ata pasi plaçkitën pasuritë, rrëmbyen gjënë e gjallë dhe i rrënuan fermat e tyre, u kthyen andej nga erdhën”.
“Familja gjakpirëse, despote dhe shtypëse mbretërore saudite, e mbretit të vdekur Abdulaziz, ka botuar një botim të ri të veprës sëhistorianit saudit Ibn Gannamit dhe historianëve të tjerë sauditë. Kjo e fundit e di shumë mirë faktin segjithmonë termi “idhujtar”, përdoret për ata muslimanësauditë ose arabë, të cilët nuk pranojnë ideologjinë shkatërruese të Muhammed Ibn Abduluehhabit. Ndërsa termi “musliman”, përdoret vetëm për ndjekësit e tij”.
“Ndonëse askush nuk i rezistoi murtajës uehhabiste, këta të fundit nuk ndaluan që të digjnin fshatra dhe qytete. “Vallë ku e gjetën uehhabistët,“të drejtën hyjnore”, për të sulmuar, grabitur, plaçkitur dhe përdhunuarmuslimanët e tjerë sauditë, të cilët nuk ndanin të njëtën ideologji shkatërruese?!” “Vallë kush ia dha uehhabistëve, “të drejtën hyjnore”, për të djegur fermat dhe për të rrënuar fshatrat dhe qytetet?!” Themi se përgjigjja ekëtyre pyetjeve, është se Muhammed Ibn Abduluehhabi, së bashku me ndjekësit e tij besnikë, duke i cilësuar si “idhujtarë” dhe “të pafe”, të tërë banorët e zonës shkretinore të Nexhdit, i kaluan në tehun e shpatës, i grabitën gratë, i rrëmbyen fëmijtë dhe i plaçkitën pasuritë, gjënë e gjallë dhe shtëpitë. Si rrjedhojëpohojmëse, sipas ideologjisëshkatërruese, të Muhammed Ibn Abduluehhabit, vetëm ata njerëz të cilët i besojnë ideologjisë sëtij shkatërruese, emërtohen si “muslimanë”, ndërsa çdo musliman tjetër, emërtohet si “idhujtar” dhe si “i pafe!”
“Më tej historianët sauditë, vijojnë të citojnë pjesë, nga vepra e Muhammed Ibn Abdueluehabit ku thuhet: “Uthman Ibn Mummameri, prefekti i qarkut saudit të Ujejnijjes, ishte një “idhujtar” dhe “muslimanët” “uehhabistët” kur iu bindën për këtë “fakt”, u betuan se do ta asgjësonin, pas faljes së namazit të xhumasë.Si rrjedhojë, “muslimanët” (uehhabistët), e vranë këtëtë fundit, në muajin Rexheb të vitit 1163 hixhri, (ose në muajin qershor, të vitit 1750,sipas kalendarit gregorian). “Muslimanët” “uehhabistët” e vranë atë, duke u lutur në xhami. Një shejh uehhabist dha fetuanë “miratimin” dhe në këtë mënyrë, u vra brenda një xhami një prefekt, i cili falte pesë kohërat e namazit, brenda xhamisë me arsyetimin absurd të “thirrjes në fenë islame!” Ja pra ky është një tjetër shembull se, si “muslimanët” (uehhabistët), nisën kalvarin e gjatë të vrasjeve, masakrave, mizorive dhe përdhunimeve të muslimanëve të tjerë, brenda xhamive të tyre, anëmbanë trojeve saudite”.
“Që në fillesat e ideologjisë shtkatërruese uehhabiste, ndjekësit e kësaj ideologjie, nisën zbatimin e qasjes “tekfiriste”, duke emërtuar si “të pafe” çdo musliman, i cili nuk ndante të njëjtin ideologji me ta, kështu që nisën ligjërimin e vrasjeve. Uehhabistët filluan të emërtonin si pa të keq, çdo musliman i cili nuk iu bindej ideologjisë së tyre, ndonëse ky i fundit, ishte një musliman i përkushtuar dhe dëshmonte dëshminë islame:“Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi (p.q.m.t.) është rob dhe i dërguari i tij!”
“Më pas të ashtuquajturit udhëheqës shpirtërorë (shejhët) e uehhabistëve, nisën ligjërimin me anë të kushtetues së re saudite, duke e mbushur me elementë tekfirizmi, madje duke iu ushtruar gjërësisht këto praktikamonstruoze dhe në jetën e përditshme, duke ua shndërruar në një ferr të vërtetë, jetën dikur të begatë dhe të qetë tënënshtetasve sauditë!”
“Njëtjetër historian saudit, Uthman Ibn Besheri, sqaron çështjen se si “ushtria” uehhabiste, ka kryer shumë sulme mizore kundër muslimanëve sunnitë!Ai vijon më tej të thotë se uehhabistët, sulmuan pareshtur banorët e qarkut saudit të Kasimit, nga lindja e Diellit deri në perëndimin e tij”. Ai shënon se “muslimanët” (uehabbistët) sulmuan në mënyrë aq te egër dhe mizore sa, i gjunjëzuan tërësisht “armiqtë” (muslimanët). Më pas “muslimanët” (uehhabistët), u hakmorën dhe i çanë kraharorët, i gjymtuan sytë, hundët, veshëtdhe shpinat, i therën në fyt dhe i nxorrën jashtë organet dhe zorrët e tyre, si të ishin kafshë te egra. Uehhabistët sulmuan në mënyrë të pandërprerë dhe shtazarake, dukevrarë shumë muslimanë të këtij qarku, në raportin se çdo uehhabist masakroi nëmënyrë çnjerëzore njëzet muslimanë!”
“Tërësia e këtyre krimeve, masakrave dhe mizorive, u krye në ëmër të botëkuptuptimit beduin, të prapambetur dhe epokës së xhahilijjes, të themeluar nga Muhammed Ibn Abduluehhabi,me anë të ideologjisë së tij shkatërruese uehhabiste dhe tekfiriste. Ja pra këtu paraqitëm një rast tjetër të masakrave të shumta, të kryera nga ana e uehhabistëve kundër muslimanëve sunnitë sauditë!”
“Nëse do t’i hedhim një shikim historisë bashkëkohore, të Mbretërisë së Arabisë Saudite, mund të thuhet se në pamje të parë, familja mbretërore saudite, duket se është orvatur të luftojë nacionalizmin arab, në emër të fesë islame. Në veprën e tij me titull: “Awakening Islam: Politics of Religious Dissent in Contemporary Saudi Arabia” (Rizgjimi Islam: “Politikat e Mospajtimit Fetar në Mbretërinë Bashkëkohore të Arabisë Saudite), autori francez Stephane Lacroix (Stefan Lakrua) thekson se, regjimi despot saudit e përdori fenë islame, si një kundërpeshë ideale, ndaj dukurisë në rritje të nacionalizmit arab, nën udhëheqjen e ish presidentit të dytë egjiptian, Xhemal Abdunnasrit”.
“Si rrjedhojë kur ish diktatori egjiptian, Xhemal Abdunnasri themeloi një stacion radioje me emrin “Zëri i Arabëve”, sauditët reaguan menjëherë, duke themeluar një stacion radioje me emrin: “Zëri i Islamit”.Hapi tjetër i ndërmarrë nga ish faraoni egjiptian, ishte nisja e reformave drastike, në Universitetin e njohur dhe të respektuar musliman, në zemrën egjiptiane, atë të Ezharit (Luleve). Reagimi saudit ishte i rrufeshëm, sepse ata i hapën dyert eksportimit tëfarërave helmuese, të ideologjisë shkatërruese uehhabiste tekfiriste, nëpër të katë anët botës muslimane, me synimin e mbledhjes së nxënësve muslimanë, të cilët “do të mësonin Islamin parimor”, në “shtetin e njëshmërisë së Allahut (xh.sh.)”.
“Duke u mbështetur në tëtërë, këto të vërteta tëpamohueshme historike,arrijmë në përfundimin se familja mbretërore saudite, me synimin e vetëm të ruajtjes së pushtetit të saj absolut, nuk ngurron aspaknë kryerjen e masakrave dhe mizorive, nga më të ndryshmet, mbi muslimanët sunnitë dhe shiitë, duke i cilësuar këta të fundit, vetëm si një tufë bagëtish dhe dhensh, të cilët duhet t’i binden vërbërisht të “drejtës së sovranitetit”. Në rast të kundërt uehhabistët, lëshojnë zagarët e tyre të tërbuar, të cilët nuk e kanë për gjë, që t’i bëjnë copa muslimanët sunnitë dhe shiitë sauditë, duke i futur të tërë nënjëthes dhe duke i cilësuar si “idhujtarë” dhe si “të pafe!”
“Duke u nisur nga, tërësia e këtyre argumentëve kokëfortë historikë, të planeve përçarës sauditë, përfundojmëartikullin tonë, duke pohuar se Mbretëria e Arabisë Saudite, e cila është një ushtar i bindur iShteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtetit izraelit, pasi ka dështuar në thyerjen e hegjemonisë iraniane, në arenën ndërkombëtare në përgjithësi dhe në rajonin e Lindjes së Afërt në veçanti, u hakmor në mënyrë të ndyrë dhetë ulët, duke ekzektuar klerikun e njohur shiit, Shejh Nimr Nimrin!”
“Me këtë duam të them se, është pikërisht Mbretëria e Arabisë Saudite, ajo e cila ka shkuar shumë larg, me nxitjen e përçarjes doktrinore dhe urrejtjes etnike. Kjo e fundit, i ka shkaktuar shumë dëme fetare, ekonomike dhe politike, shteteve arabe të rajonit të Lindjes së Afërt, përfshirë këtu dhe Republikën Islame Iraniane!”
Burimi : İntizar