Shfaqja në bazë të veprës së Gëtes Divani- Perëndimoro-Lindor

  • Aktori, regjisori iranian,  Muhsin Husseini
Publikuar në Nën. 20, 2015, 1 a.m.

Aktori, regjisori iranian,  Muhsin Husseini  ka në plan të organizojnë një shfaqje të bazuar në  përmbledhjen me poezi, veprën me titull “Divani- Perëndimoro-Lindor” të  Wolfgang von Goethe-së , në Teheran gjatë muajit shkurt, 2016.

Shfaqja, e cila është ende nuk ka titull, do të ketë  12-të akte, do të  zgjatë 90 minuta, ka thënë  të hënën Muhsin Husseini  për shërbimin persian të Honaronline.

Ai aktualisht është duke përgatitur aktorët e grupit  për shfaqje.

Kam planifikuar që premiera të shfaqet gjatë Festivalit  34- Ndërkombëtar të Teatrit Sabah në Sallën Kryesore të Teatrit të Qytetit dhe më pas, në Sallën Chaharsu,” , ka thënë Muhsin Husseini.

Shfaqja do të jetë vepra e shtatë e Muhsin Husseinit si regjisor.

Unë do të drejtojë shfajen pas një mungese katër vjeçare dhe kjo do të jetë një nga veprat më të vështira që kam organizuar ndonjëherë dhe unë jam i ngacmuar në lidhje me performimin e shfaqjes, deklaroi ai.

Muhsin Husseini tha se ka planifikuar më parë për të organizuar shfaqjen  në bashkëpunim me një trupë gjermane. Megjithatë, plani nuk është realizuar për shkak të kostos së lartë të realizimit të përbashkët teatral me grupe të huaja.

Unë jam ende duke u përpjekur për të sjellë grupin gjerman në Iran, sepse shfaqja e ardhshme do të paraqitet në qytetet gjermane, në Berlin, Weimar dhe Frankfurt, shtoi ai.

Organizimi i projekteve të përbashkëta kulturore mund të ndihmojnë Iranin dhe Gjermaninë  që të rritin marrëdhëniet kulturore dhe të dy vendet kanë potencial të madh për artet, vuri në dukje ai.

Vepra Divani- Perëndimoro-Lindor përmban poezi, shënime dhe ese nga poeti  dramaturgu, novelisti dhe filozofi gjerman,  Wolfgang von Goethe.

Në këtë vepër, frymëzuar nga Divani i Hafiz Shiraziut (1325-1389), Gëte  (1749-1832)  e  gërsheton  karakterin e tij me atë të poetit persian, i cili ishte i njohur edhe me subjektet Kur'anore dhe teologjike.   

Divan –Perëndimoro-Lindje u përkthye për herë të parë në persisht nga Shuxhaeddin Shafa në vitin 1949. Ka përkthime të tjera të librit nga Kurosh Safavi dhe Mahmud Haddadi.

Përkthimi i librit nga Mahmud  Haddadi  është ribotuar në vitin 2011.



Burimi : IRNA