Mbretëria e Drogës Captagon

  • None
nga Isra El-Fass | Publikuar në Nën. 18, 2015, 1 a.m.

“Sipas tëpërditshmes turke“Medya Şafak” (Agimi i Lajmit), forcat e sigurisë jemenase në bashkëpunim me Lëvizjen e Ensarullahut (Ndihmësit e Allahut), për herë të parë ka vënë dorë, mbi një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, e cila do të dërgohej drejt në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në prefekturën siriane të Saadës më datë 21 maj 2012. Po të njëjtën ditë, Lëvizja e Ensarullahut bëri të ditur se, pasi e kishte ndaluar këtë sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, e cila do të dërgohej drejt në mbretërinë e Arabisë Saudite, e kishte asgjësuar tërësisht”.

“Besoj se të tërë ne e dimë shumë mirë tregimin, mbi të ngjarjen e hidhur, mbi bijat e mbretit të ndjerë saudit, Abdullah Ibn Abdulazizit, Halës, Mahës, Sehrës dhe Xheuahires, të cilat mbahen ende robëresha në kështjellat mbretërore saudite. Jam i mendimit se, lexuesit tanë të nderuar, janë në dijeni të tregimeve të pasqyruara në shtypin e shkruar,mbi këtë ngjarje të hidhur dhe janë të njohur me reportazhet e shumta, të bëra me nënën e tyre princeshë Anud Fajidin”.

“Tani lërmëni t’iu sqaroj se pas tërë këtyre tregimeve, qëndron lidhja e fshehtë e mbretit të ndjerë saudit, Abdullah Ibn Abdulazizit dhe skandalet e tij të drogës Captagon. Skandalet e para të familjes mbretërore saudite, nisën me arrestimin e të burgosurve politikë, por para së gjithash krijuan një përshtypje të për keq, mbi nënshtetasit sauditë”.

“Në muajin prill tëvitit 2014, faqja e internetit e gazetës libaneze “Menar” (Shkëlqimi) kishte bërë një reportazh, mbi mbretin e ndjerë saudit Abdullah Ibn Abdulazizin dhe ish bashkëshorten e tij, Princeshë Anud Fajidin, por reportazhi nuk u botua në atë datë për disa arsye sigurie. Princeshë Anud Fajidi, e cila është me prejardhje jordaneze pohonte se, shërbimi i fshehtë saudit, i kishte injektuar drogëra të forta njërës nga të bijat e saj, me synimin e shkaktimit të çmendjes dhe më pas e kishin torturuar dhe poshtëruar rëndë, në mënyra të turpshme”.

“Sipas dëshmisë së njërës, nga të bijat e familjes mbretërore, Hala Ibn Abdullah Abdulazizit: “Shërbimi i fshehtë saudit, të burgosurve politikë, i injektonte drogëra të forta, me synimin e shkaktimit të çmendjes dhe më pas i mbyllte në biruca nëntokësore. Më pas shërbimi i fshehtë saudit, i torturonte dhe i poshtëronte rëndë”. Reagimi i princeshë Hala Ibn Abdullah Abdulazizit, përfundoi duke ndarë fatin e njëjtë të keq, me atë të burgosurve politikë. Në fillim shërbimi i fshehtë saudit, e arrestoi princeshën saudite dhe më pas i injektoi asaj drogëra të forta, me synimin e shkaktimit të çmendjes. Shërbimi i fshehtë saudit, pasi ia doli mbanë në përmbushjen e qëllimit të tyre djallëzor, e izoluan princeshën saudite plotësisht nga motrat e saj, duke e futur në një birucë të nëntokëore”.

“Sipas dëshmisë, së ish bashkëshortes së mbretit të ndjerë saudit, Anud Fajidit: “Rojtarët e kështjellës, pra një pjesë e shërbimit të fshehtë saudit, në të cilën mbahen të burgosura dy bijat e saj Hala dhe Maha, i kishin injektuar drogëra të forta, me synimin e shkaktimit të çmendjes”. Disa nga rojtarët ishin përzënë nga kështjella, sepse nuk kishin pranuar të zbatonin këtë urdhër, ndërsa disa të tjerë u detyruan me dhunë, ta përmbushnin këtë qëllim. Ndërsa dy bijat e tjera të ish bashkëshortes, së mbretit të ndjerë saudit, princeshë Anud Fajidit, Sehraja dhe Xheuahireja, bënë gjithçka që është e mundur, duke marrë masa që shërbimi i fshehtë saudit, të mos e mësonte vendndodhjen e tyre”.

“Ja pra, kjo është sjella e ndyrë, e pacipë dhe e poshtër e familjes mbretërore saudite, ndaj bijve dhe bijave të tij. Si rrjedhojë, të tërë ne nuk duhet të çuditemi nga fakti se, populli i mjerë saudit, synon largimin nga Mbretëria e Arabisë Saudite, nga sjellja despote, e dhunshme, mizore dhe tirane e familjes mbretërore saudite!”

“Sipas lajmeve tëtelevizonitfrancez “France 24” (Francë 24) në muajin gusht të vitit 2015, u transmetuan dy pamje filmike të datës 13 qershor, nga Burgu Briman i qytetit saudit të Xhiddes. Në pamjet e tij filmike, televizioni francez “France 24” (Francë 24) shfaqte se, si shërbimi i fshehtë saudit i injektonte heroinë dhe kokainë të burgosurve politikë. Ndërsa shërbimi i fshetë saudit, reagoi duke u orvatur t’i përgënjështrojë këta pamje filmike, duke thënë se në të vërtetë, po i injektonte insulinë të burgosurve diabetikë”.

“Sipas statistikave të fundit të kryera, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, numri i vartësve nga droga, brenda trojeve saudite arrin në 150.000. Në të njëtën kohë, Mbretëria e Arabisë Saudite, renditet në krye të listës nga numri i vartësve nga droga, në mesin e shteteve arabë të Gjirit Pers. Sipas këtyre statistikave,rinia saudite e grupmoshës 12-20 vjeç, përbën mbi 70 % të përdoruesve të rregullt të drogës”.

“Sipas statistikave të fundit të kryera, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, numri i vartësve nga droga, brenda trojeve saudite grupmosha 5-11 vjeç, pra nxënësit e shkollës fillore përbëjnë 10 % të përdoruesve të rregullt, grupmosha 11-15, nxënësit e shkollës së mesme përbëjnë 33 % të përdoruesve të rregullt dhe grupmosha 15-18, të shkollës së mesme profesionale përbëjnë 38 % të përdoruesve të rregullt të drogës”.

“Sipas statistikave të fundit të kryera, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Mbretëria e Arabisë Saudite, renditet në krye të listës, nga numri i vartësve nga droga captagon. Sipas raportit të kryer nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013, sasia e një të tretës së drogës captagon në botë, është shtënë në dorë në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Si rrjedhojë kjo e fundit, renditet në krye të listës, nga numri i vartësve nga droga captagon, e cilacilësohet dhe si “droga e përkryer saudite”.

“Mbretëria e Arabisë Saudite Transporton Drogë nga Shteti Jemenas”

“Forcat e sigurisë jemenase, në bashkëpunim me Lëvizjen e Ensarullahut (Ndihmësit e Allahut), për herë të parë ka vënë dorë, mbi një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, e cila do të dërgohej drejt në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në prefekturën siriane të Saadës më datë 21 maj 2012. Po të njëjtën ditë Lëvizja e Ensarullahut bëri të ditur se, pasi e kishte ndaluar këtë sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, e cila do të dërgohej drejt në mbretërinë e Arabisë Saudite, e kishte asgjësuar tërësisht”.

Lëvizja Ensarullah pas vënies dorë, mbi këtë sasi të madhe droge shprehu: “Para së gjithash kjo është detyra jonë ndaj Allahut (xh.sh.) sepse kjo lëndë narkotike e rrezikshme, shfrytëzohet nga armiqtë e fesë dhe kombit tonë, kundër fëmijëve dhe rinisë sonë, pikësynimi i tyre është asgjësimi i rinisë sonë, rrënimi i vlerave të saj të larta dhe paralizimi i aftësive të tyre mendore, profesionale dhe teknike në të ardhmen”.

“Asgjësimi i sasisë së ndaluar të drogës captagon, u krye nën drejtimin e Muhammed Ali Huthit, (i cili në ditët e sotme është Udhëheqësi i Komitetit të Lartë Revolucionar Jemenas), nën mbikqyrjen e Shehid Abdulkerim Hiuanit, nën regjistrimin filmik të gazetarit jemenas Hamid Bahitit dhe me bashkëpunimin e forcave të sigurisë jemenase në terren”.

“Transporti i drogës kryhej nga porti i Moçës, i prefekturës siriane të Taizit. Më pas narkotrafikantët, kryenin zbritjen e ngarkesës në qytetet Kataf dhe Damaxh të prefekturës siriane të Saadës. Më pas narkotrafikantët e paketonin drogën dhe e dërgonin drejt, në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Sipas të dhënave të shërbimit të fshehtë jemenas, dy nga narkotrafikantët më të njohur janë, deputeti jemenas Uthman Mexhli dhe narkotrafikanti i njohur jemenas Muhammed Uelajeli”.

“Pas revolucionit huthi, të datës 21 shtator 2014, forcat e sigurisë jemenase dhe komitetet revolucionare ia dolën mbanë, që të vinin dorë mbi këtë sasi droge të konsiderueshme të lëndëvë narkotike. Sipas burimeve zyrtare jemenase, me nisjen e epokës së shtënies në dorē, të këtyre lëndëvë të rrezikshme narkotike, politikae jashtme saudite, mbi shtetin jemenas ndryshoi 360 gradë. Madje kjo gjendje e nderë, u vërtetua dhe nga ministri i jashtëm saudit, më datë 1 shtator 2015 kur në një konferencë shtypi citoi: “Shteti jemenas, ka arritur të ndalojë sasi të mëdha lëdësh narkotike, duke pakësuar me 80 % vëllimin e lëndëvë narkotike, të cilat silleshin brenda trojeve saudite”.

“Shtetet Arabe Libaneze, Jordaneze, Siriane dhe Irakiane Kanë Fituar Shuma Marramendëse të Hollash, nga Shitja e Drogës Captagon, në Mbretërinë e Arabisë Saudite”

“Sipas dokumentarit me titull: “Captagoni Droga e Konfliktit Sirian” të përgatitur nga gazetari dhe producenti i njohur libanez Riduan Murtedai dhe të transmetuar nga gjiganti mediatik BBC (British Broadcasting Corporation - Rrjeti Transmetues Britanik) dalin në shesh fakte tronditëse sipas rrëfimit të një opozitari të rëndësishëm sirian me nofkën Ebu Sussi (i cili ka ndërtuar dhe financuar fabrikat e drogës captagon në trojet siriane) se ai kishte fituar shumë para nga sauditët, nga shitja e drogës së captagonit”.

“Pas nisjes së konfliktit sirian, disa nënshtetas sirianë, kishin fituar shuma kolosale të ardhurash nga sauditët, nga shitja e drogës captagon. Më pas këta nënshtetas sirianë, kishin nisur të merrnin ar dhe armë nga sauditët, në këmbim të drogës captagon. Më tej këta narkotrafikantë, kishin nisur ndërtimin e shumë fabrikave të drogës captagon, në pjesët qendrore dhe lindore të trojeve siriane. Sipas raportit të fundit të kryer nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2014, prodhimi i drogës captagon, kryhet në shtetet lindore europiane si shteti slloven, kroat, serb dhe bullgar dhe më pas dërgohej në shtetin turk. Më pas trafiku i drogës vijonte në shtetin libanez, jordanez, sirian dhe irakian dhe në fund dërgesat e drogës captagon, arrinin drejtnë Mbretërinë e Arabisë Saudite”.

“Gjeneral Gasan Shemsuddini, shef i departamentit kundër lëndëve narkotike, i varur nga Departamenti i Policisë Gjyqësore thekson: “Sasitwe pilulave dhe tabletave të drogës captagon, pasi kalojnë në rrugë të jashtëligjshme në shtetet arabe libaneze, jordaneze,siriane dhe irakiane, arrijnë në shtete arabe të Gjirit Pers si në shtetin saudit, kuajtian, bahrejnas, kataras, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe atë jemenas”.

“Deri para pak kohësh, mund të krijohej përshtypja se, përhapja e lëndëve narkotike në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ishte një orvatje e familjes mbretërore saudite, mbi fshehjen e skandaleve të drogës. “Por kur në ditën e hënë, përkatësisht më datë 26 tetor 2015, autoritetet saudite bënë të ditur se, një nip i mbretit saudit Abdullah Ibn Abdulaziz Saudit, (saktësisht Abdulmuhsin Ibn Uelid Ibn Abdulmuhsin Ibn Abdulaziz Suudit), dolën në shesh dhe një varg skandalesh të përdorursve të drogës, brenda familjes mbretërore saudite. Besoj se tanimë të tërë e kanë parasysh, se anëtarët e familjes mbretërore saudite, janë përdorurues të rregullt të drogërave të ndryshme”.

“Tani mund të pohojmë me bindje të plotë se, pas trafikut të lëndëve narkotike në shtetin libanez, qëndrojnë princërit dhe sheikët sauditë. Këta të fundit gjithashtu kanë ndërtuar dhe financuar fabrika të veçanta, mbi prodhimin e drogës captagon në shtetin sirian. Biznesmenët, princërit dhe sheikët sauditë, nuk mbeten pas me veprimtaritë e tyre të jashtëligjshme as në shtetin jemenas, në të cilin trafikojnë sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Themi me plot gojën se,na vjen shumë keq për popullin saudit, i cili po i nënshtrohet çdo ditë diktaturës së egër të familjes mbretërore saudit. Pra ashtu siç e keni kuptuar dhe ju lexues të nderuar, anëtarët e familjes mbretërore, nuk ngurrojnë në injektimin e drogërave, jo vetëm të burgosurve politikë, por edhe vetë bijve dhe bijave të tyre. Ata i injektojnë drogë, të tërë nënshtetasve sauditëve, të cilët nuk i binden regjimit despot, të dhunshëm, mizor dhe tiran të familjes mbretërore saudite!”



Burimi : Medya Şafak