Kuvajti betohet ‘për t’i prerë dorën të keqes’
Kuvajt:
Mijëra njerëz morën pjesë në një xhenaze masive të shtunën për 27 njerëz të vrarë në një shpërthimin vetëvrasës që kishte në shënjestër një xhami të muslimanëve shiitë një ditë më parë.
Policia tha se ata kanë marrë në pyetje një numër të të dyshuarëve në lidhje të mundshme me bombardimin vetëvrasës, për të cilën e kishte marrë përgjegjësisn një degë e DAESH-it.
Një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se policia ka arrestuar pronarin e makinës që është përdorur nga sulmuesi për të vozitur deri te Xhamia e Imam Sadikut. Policia nuk ka thënë se sa të dyshuar janë duke u marrë në pyetje.
Qeveria ka ndihmuar në organizimin e varrimin masiv.
Mijëra muslimanë sunnitë dhe shiitë nga i gjithë Kuvajt kanë marrë pjesë në namazin e xhenazës në Xhaminë e Madhe të Kuvajtit. Shumë vetë mbanin flamurin e Kuvajtit, të tjerët mbanin një flamur të thjeshtë të zi që tregonte vdekjet. Disa në turmë thërrisnin, sunnitët dhe shiitët janë vëllezër!
Zëvendës kryeministri i Kuvajtit dhe Ministri i Brendshëm, Shejh Muhammed Al-Hamad Al-Sabah, u citua nga Agjencia Zyrtare e Lajmeve të Kuvajtit, e përshkruan bombardimin si grotesk dhe duke u betuar për t’i prerë dorën të keqes që ndërhynë për të shkatërruar sigurinë e vendit.
Dy prej viktimave ishin shtetas iranian. Autoriteti i lartë fetar i muslimanëve shi’i të Irakut, Ajetullah Ali Al-Sistani, i ngushëlloi familjet e viktimave.
Burimi : ASSOCIATED PRESS