Etiopia pasqyron vendin e saj të veçantë në Botën Islame
Muaji i shenjtë i Islamit, muaji i Ramazanit, u prit me zell të madh shpirtëror dhe fetar në Etiopi.
Në kryeqytet, Adis Abeba, pjesëmarrja nëpër xhami është aq e madhe sa që rrugët kryesore duhet të mbyllën për t’i liruar rrugët për besimtarët që të falin namazin.
Etiopia ka një vend të rëndësishëm në tri besimet, si në Islam, Krishterim dhe Judaizëm, tha Profesor Muhammed Zekeriya në një intevistë eksluzive për Agjencinë -Anadolu Agency.
Prof. Muhammed Zekeriya punon si këshilltar special në Institutin e Studimeve Etiopiane, në Universitetin Adis Abeba.
Kur'ani dhe Hadithi formojnë bazën e Islamit, dhe që të dyja e përmendin Etiopinë si një vend të drejtësisë dhe të strehimit, tha ai.
Personi i parë që këndoi tekbirin e parë (duke thirrur Allahu Ekber -Allahu është më i Madhi ) në Mekë, në Arabinë Saudite, ishte Bilali, një etiopian.
Prof. Muhammed Zekeriya tha se kjo dëshmon se sa të ngushta ishin marrëdhëniet ndërnjerëzore mes Etiopisë dhe Lindjes së Mesme.
Mbreti i Etiopisë ka qenë mikpritës për refugjatët e parë muslimanë të cilët shkuan në Abisini (Etiopi) me urdhër të Profetit Muhammed (a.s.), tha ai.
Burimi : World Bulletin