Parashutistët amerikan në Ukrainë

  • None
Publikuar në Prill 18, 2015, mesnatë

Ardhja e specilaistëve amerikan në Ukrainë për të stërvitur Gardën Nacionale do të mund “seriozisht të destabilizojë” gjendjen në këtë vend, paralajmëroi Kremljini pas njohurisë se 300 parashutistët amerikan, pjesëtarë të brigadës 173 ajrore, gjatë gjashtë muajve do të stërvisin afro 900 pjesëtaë të gardës ukrainase.

“Prezenca e komandosëve të ndonjë vendi të tretë nuk lehtëson zgjidhjen e konfliktit dhe nuk i kontribuon krijimit të rrezatimit të mirë, por përkundrazi, kontribon krijimit të gjendjes serioze destabilizuese” ka thënë zëdhënsi i Kremljinit Dmitrij Peskovi.

Afro 300 parashutistë amerikan, pjesëtarë të brigadës 173 ajrore, kanë ardh në Ukrainë për të stërvitur ushtarët e Gardës Nacionale të Ukrainës në stërvitjet ushtarake në perëndim të vendit, ka deklaruar të premtën ushtria amerikane. Ushtarët amerikan kanë mbërritur në qytet Javoriv, në rajonin Lviv, afër kufirit polak, për të ushtruar afro 900 pjesëtarë të Gardës Nacionale ukrainase. Garda Nacionale ukrainase është nën komanën e ministrisë së punëve të brendshme e përbërë kryesisht nga vullnetarët të cilët në protestat proveropiane në qendër të Kievit,  e kanë mbrojtur sheshin e Majdanit  nga kryetari i atëhershëm prorus Viktor Janukoviq.

Stërvitjet do të zgjasin gjashtë muaj, ndërsa instruktorët amerikan do të ndërrohen çdo dy muaj. Do të ushtrohet jo vetëm teknika luftarake por edhe ” forcimi i profesionalizmit dhe njohurive të personelit ushtarak”, ka thënë komandanti i njësisë amerikane Jose Mendez. Manovrat në perëndim të vendit do të mund të shkaktonin mllefin e Rusisë e cila akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë prapa protestave në Majdan të Kievit dhe shkaktimin e rrënjes së regjimit prorus në Ukrainë. Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Moskën se po i armatos seperatistët prorus në Linjde të Ukrainës.