Hafizja e parë e Kur’anit në Ukrainë

  • None
Publikuar në Prill 3, 2015, mesnatë

Një grua, që e përqafoi Islamin 17 vjet më parë, është bërë hafizja e parë e Kur’anit në Ukrainë, ajo e mësoi përmendësh Kur'anin në mënyrë të plotë, duke i tejkaluar barrierat gjuhësore.

Ajo ka deklaruar se mësimi i gjuhës arabe është një ndihmë e madhe për muslimanët ambicioz që e përqafojnë fenë Islame.  Vera, 35 vjeçare, vuri në dukje se ajo nuk ka pritur që të ketë sukses në mësimin përmendësh të Kur'anit në mënyrë të plotë, sidomos duke pas parasysh barrierat gjuhësore dhe mungesën e kohës. 

Nëna muslimane thotë se ajo është e etur për t’i mësuar muslimanëve Kur'anin e Shenjtë, si dhe në përhapjen e imazhit të vërtetë të Islamit mes jomuslimanëve,  njoftoi faqja the Aquila Style website.

Sot në Ukrainë jetojnë rreth 500.000 muslimanë.