Steinmajer kundër hyrjes së Ukrainës në NATO

  • None
Publikuar në Nën. 28, 2014, 1 a.m.

Ministri gjerman i punëve të jashtme Frank-Walter Steinmajer ka thënë se kundërshton hyrjen e Ukrainës në Aleancën e NATO-së. Qëndrimin e vet e ka paraqitur në bisedën për revistën gjermane Der Spiegel. Ka theksuar se mendon që “është e mundshme që NATO-ja të ketë marrëveshje partneriteti me Ukrainën, por jo edhe anëtarësimin e saj në NATO”.

 

Duke folur rreth Ukrainës, njashtu ka potencuar se nuk është reale të pritet që Ukraina në një të ardhme të afërt mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Si arsye theksoi domosdoshmërinë e modernizimit politik dhe ekonomik të Ukrainës, e kjo sipas Steinmajerit është”projekt për disa gjenerata”. Komenti i tij vjen menjëherë pasi që ka vizituar Kievin dhe Moskën dhe se atje është takuar me zyrtarët e lartë shtetëror. Komenti i tij vjen njashtu edhe pas deklarimit të zëdhënësit të presidentit rus Vladimir Putinit, Dmitrij Peskov, se prezenca e përforcuar e NATO-së në rajon e bën Rusinë të “shqetësuar” dhe se Rusia duhet të ketë garanca “100% që askush të mos mendojë për përfshirjen e Ukrainës në NATO”. Pa marr parasysh se Moska me këto deklarime edhe një herë porosit se hyrja e Ukrainës në paktin NATO do të jetë “linja e kuqe”, shumë veta akoma mbrojnë këtë skenar, bile edhe  vet kreu i pushtetit ukrainas,  kryeministri Arsenij Jatsenjuk dallohet me retorikën e tij antiruse dhe gatishmërinë e tij për të gjitha format e integrimeve perëndimore.

 

Edhe nga SHBA-të sugjerojnë që Ukraina do të duhej të jetë anëtare e NATO-së. Këtë të premte zëdhënësi i State Departmentit, Jeff Rathke, ka cek se Vashingtoni “i mbështet ambiciet e Ukrainës lidhur me çështjen e hyrjes së saj në NATO”, por theksoi se qëndrimin e fundit duhet të bie vet Kievi. Rathke njashtu porositi se” dërgimi i ndihmës vdekjeprurëse akoma është në tryezë”. Me fjalë tjera SHBA-të do të mund të fillojnë armatosjen e Ukrainës dhe të sugjerojnë edhe më zëshëm për hyrjen e saj në paktin NATO. Nga na tjetër Gjermania, nuk është entuziaste lidhur me këtë çështje duke ditur se skenari i tillë do të mund të sjell gjer te eskalimet e reja, dhe në fund edhe në një luftë eventuale në Evropë.

 

Steinmajeri ka marrë një qëndrim më të butë nga kancelarja Merkel  e cila gjatë samitit të G-20 në Australi ashpër ka kritikuar Rusinë për shkak të krizës në Ukrainë. Steinmajer para ca kohe është takuar me Putinin në Moskë, në bisedë për Der Spiegelin ka thënë se ka marr përshtypje se Rusia

“nuk ka qëllim të kthejë Krimin”, duke thënë se kjo çështje do të jetë objekt i grindjes në mes Rusisë dhe Perëndimit, por në të njëjtën kohë ceku se Putini dhe Poroshenko janë të gatshëm të respektojnë marrëveshjen nga Minsku, dhe se Rusia, sipas tij, nuk ka vullnet të shkatërrojë unitetin e Ukrainës duke iu referuar situatës në lindje të vendit.