Seminar në Jordani: Mrekullia Kur’anit në krijimin e njeriut

  • None
Publikuar në Nën. 21, 2014, 1 a.m.

Një seminar i titulluar Mrekullia Kuranit në krijimin e njeriut, u mbajt më 9 nëntor 2014 në Universitetin Alul-Bait në Jordani.

     

Sipas almadenahnews, Zaklul Al-Naxhxhar, predikues i shquar dhe ekspert në fushën e mrekullive shkencore të Kur'anit u paraqit me një kumtesë në programin e seminarit duke sqaruar kuptimin e disa prej ajeteve të Kur’anit të Shenjtë rreth mrekullisë Kur'anore dhe inovacionit Hyjnor në krijimin e qenies njerëzore.

 

Ai tha se këto ajete  paraqesin kulmin e mrekullisë shkencore të Kur’anit të Shenjtë.  

    

Duke deklaruar se faktet shkencore dhe etapat e ndryshme të krijimit të njeriut janë shpjeguar në shekuj më parë në Librin Hyjnor,

 ai vuri në dukje se faktet janë miratuar nga rezultatet e hulumtimeve shkencore sot.

   

Dijetari shtoi se mrekullia shkencore e Kur'anit luan një rol të rëndësishëm për të udhëhequr njeriun në Islam sikur shumë prej shkencëtarëve të cilët e kanë përqafuar Islamin, pasi ata e kishin kuptuar vërtetësinë dhe madhështinë e Kur'anit të Shenjtë.