Imamët në Kenia kërkojnë mbrojtje nga qeveria

  • None
Publikuar në Nën. 11, 2014, 1 a.m.

Imam Salim Mvarangi u qëllua për vdekje në Likoni, në rrethin e Mombasas, në sulmin e fundit që kanë shënjestër imamët muslimanë në këtë qytet bregdetar.

 

Udhëheqësit muslimanë të mërkurën i bënë thirrje qeverisë së Kenias  për të siguruar mbrojtje për imamët muslimanë pas vrasjes së një imami të shquar në qytetin bregdetar të Mombasas.

 

“Këshilli i Imamëve ka komunikuar zyrtarisht me ne dhe ka propozuar që çdo imami  t’i jepet një truproje nga qeveria, tha Abdulghaffur Al Busaidi, kryetar i Këshillit të Lartë të Muslimanëve në Kenia, tha në telefon për Agjencinë Anadolu.”

 

Ky është mesazhi që unë po ja dërgoi inspektorit të Përgjithshëm të Policisë se imamët tanë kanë nevojë për mbrojtje, tha ai.

 

Imam Salim Mvarangi u qëllua për vdekje në Likoni, në rrethin e Mombasas, në sulmin e fundit që kanë shënjestër imamët muslimanë në qytetin bregdetar.

 

Është tronditëse që në tri vitet e fundit ne kemi humbur kaq shumë predikues muslimanë  nga këto vrasje, tha Abdulghaffur Al Busaidi.

 

Ajo që është edhe më shqetësuese është se asnjë i dyshuar i vetëm nuk është arrestuar, shtoi ai.

 

Në Mombasa, drejtuesit politikë muslimanë qortuan pasigurinë në Kenia.

 

“Për derisa personeli i jonë i sigurisë nuk është më vigjilentë, ne do të jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë imamë do të  vrahen në pikë të të ditës, të dritës, tha Masoud Mvahima për Agjencinë Anadolu.

 

Qeveria është përgjegjëse për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e saj. Kemi nevojë për më shumë patrulla të sigurisë, tha ai.

 

Në muajin qershor, imam Muhammed Idris, kryetar i Këshillit të Imamëve dhe predikuesve të Kenias (CIPK), u vra menjëherë pas largimit nga xhamia në Mombasa.

 

Shejh Abubaker Shariff, një hoxhë i shquar dhe i njohur gjerësisht si Makaburi, u vra në Mombasa më 1 prill 2014.

 

Ai u vra në të njëjtin vend - dhe në të njëjtën mënyrë - si dy dijetarë  të tjerë muslimanë. Shejh Ibrahim Omar dhe Shejh Aboud Rogo u vranë në vitin 2012 dhe  në  vitin 2013.

 

Kam ndërmend të shtrojë çështjen në Parlament për të debatuar mbrojtjen e imamëve dhe xhamive, tha Mvita Abdulsvamad Shariff Nassir  për Agjencinë Anadollu.

 

Unë jam duke folur në lidhje me xhamitë apo imamët të cilët ndjejnë se mund të jenë një shënjestër nga persona të panjohur të armatosur.  Populli i Mombasas duan të jenë të sigurt për sigurinë e tyre, tha ai.