Radio Kur'anore - Fetare do të themelohet në Ukrainë

  • None
Publikuar në Tet. 18, 2014, mesnatë

Drejtori i Misionit Islam i Ehl-ul-Bejtit , Fondacioni në Ukrainë , njoftoi se një radio Kur'anore-Fetare do të themelohet në këtë shtet.

 

Sipas faqes së internetit të Xhamisë së Imam Aliut, Drejtori i Misionit Islam të Ehl –ul- Bejtit, e bëri njoftimin duke prezantuar planet dhe aktivitetet e fondacionit gjatë një takimi me kujdestarët e Xhamisë së Shenjt të Imam Aliut.    

 

Një numër i përfaqësuesve të fondacionit në qytetin Donetsk ka vizituar Xhaminë e Imam Aliut në Nexhaf, Irak, dhe u njoftuan me aktivitetet e Seksionit për Çështje Fetare të Xhamisë dhe projekteve të ndryshme të përfunduara nga seksioni, si ndërtimi, rregullimi i oborrit të  Xhamisë së hazreti Fatimes.

 

Delegacioni i Ukraines i përbërë nga drejtori i fondacionit, kreu i zyrës së marrëdhënieve publike të fondacionit, dhe Sejjideh Fatime, një grua ukrainase e cila e ka përqafuar Islamin këto ditë.

 

Në këtë takim, Ilaf al-Sa'edi, drejtori i fondacionit, prezantoi programet kulturore dhe arsimore të fondacionit dhe theksoi aktivitetet e tij Kur'anore.

 

Ai vuri në dukje se fondacioni është i hapur për pasuesit e të gjitha feve dhe objektivi i tij është të zhvillojë Islamin në rajon përmes shpërndarjes së mësimeve të Ehl-ul-Bejtit dhe duke i ftuar të gjithë tek  uniteti Islamik.

 

Aktivitete të tjera të fondacionit përfshijnë kurse edukative në gjuhën arabe dhe kurseve të trajnimit për fëmijët.

 

Fondacioni ka hapur një bibliotekë me burimet fetare, Islame në gjuhën arabe, ruse, angleze dhe në gjuhën turke.

 

Ai më tej vuri në dukje se fondacioni ka në plan të nisë një radio Kur'anore e cila do të transmetojë  tema Kur’anore-fetare dhe  programe me përkthim dhe interpretim të Kur'anit të Shenjtë në gjuhën ruse.

 

Në këtë takim, muslimanja e re e Ukrainës theksoi se tek unë ndikuan  mësimet e Ehl-ul-Bejtit që ta përqafoi fenë Islame.