Kush e ka pushtetin në Libi?

  • None
Publikuar në Tet. 16, 2014, mesnatë

Qeveria e vetëshpallur, e vendosur nga ana e grupit të armatosur e cila në fund të gushtit e ka marrë kryeqytetin libian Tripoli, mori mbi vete administrimin e ueb portaleve shtetërore dhe kompanive shtetërore të naftës, e cila me veprimet e veta  sjell konfuzion në përgjigjen e pyetjes se kush qeveris me këtë vend.

 

Qeveria zyrtare libiane si dhe parlamenti aktualisht mblidhen në qytetin Bajde, ndërsa faqja zyrtare e kryeministrit Abdullah Thinnit tregon foton e Omar al Hasit, njeriut të cilin grupi kryengritës që e ka nën kontroll Tripolin e ka shpall kryeministër, dhe cek regjistrin e bashkëpunëtorëve të tij. Grupi i cili veten e quan qeveria e shpëtimit kombëtar ka marrë kontrollin mbi faqet e kompanisë shtetërore të naftës, ndërsa faqja tregon edhe ministrin e vetëshpallur të naftës. Fqinjët libian dhe shtetet e perëndimit frikësohen nga mundësia e zvarritjes  së Libisë në luftë qytetare. Pas takimit me ministrin zyrtar libian të punëve të jashtme Muhamed al Dairin, sekretari shtetëror amerikan John Kerry ka premtuar vazhdimin e  përkrahjes së SHBA-ve ndaj qeverisë zyrtare libiane, por përsëri ka theksuar kundërshtimin e tij ndaj intervenimit të jashtëm në vend.

 

Muajin e kaluar, Kombet e Bashkuara, të cilët pranojnë qeverinë e Thinnit, kanë filluar bisedimet me të cilën kërkohet të gjendet zgjidhje nga dalja e krizës. Do të provohet që në tryezën e bisedimeve ti tubojnë përfaqësuesit e parlamentit dhe ligjvënësit nga Misrata të cilët nga gushti janë duke bojkotuar seancat e parlamentit. Në bisedime nuk janë të kyçur grupet e armatosura nga Misrat aso dhe milicive në qytetin e Zintanës të cilët së bashku me grupet rivale nga Misrata kanë luftuar më shumë se një muaj gjatë kësaj vere për dominim në Tripoli. Diplomatët shpresojnë se bisedimet do të prodhojnë një dialog të gjerë politik, pasi që në të janë të kyçur edhe deputetët në mënyrë indirektet lidhur me parlamentin rival të vendosur në Tripoli. Situata jo e sigurt në Tripoli  është përkeqësuar me konfliktet e ndara të fraksioneve rivale në qytetin e Bengazit në lindje të shtetit në të cilin forcat pro qeveritare luftojnë me grupet islamike.

 

Tre pjesëtarë të grupit ushtarak jo të rregullt nën komandën e gjeneralit Halifa Haftarit, por që janë lojale forcave qeveritare, u vranë gjatë detonimit të pajisjes së eksplozivit në zonën rreth portit ajror i cili është caku i grupeve islamike. Porti ajror në Bengazi është njëra nga zonat e fundit nën kontrollin e forcave qeveritare pasi që islamistët kanë marrë disa kampe ushtarake.


 
Në fjalimin ushtarak gjenerali Haftar ka thënë  ditët e ardhshme do të jenë të rënda për qytetin e Bengazit.” Luftëtarët nga Operacioni denjësisht janë të gatshëm për çlirimin e Bengazit”, ka cek.

 

“Operacioni i denjë” referohet në  kampanjën e tij kundër islamistëve e cila gjer tani nuk ka treguar ndonjë sukses në terren. “ Kemi arrit të organizohemi në mënyrë e cila nuk ka nis mbarë në fillimin e kampanjës”, ka shtuar ai.

 

Aktivistët nga Bengazi thirrin në protesta kundër milicive, ndërsa shumë familje janë parë, që në pritje të dhunës, lëshojnë shtëpitë e tyre dhe ikin nga qyteti, ndërsa të tjerë janë furnizuar me gjërat ushqimore për t’u përgatitur për më të keqen.