ISIS-i, ndërhyrja amerikane dhe ngritja e modelit iranian
Mbulimi i Islamit dhe i “Lindjes së Mesme” nga mediat perëndimore, zakonisht hedh poshtë çdo mundësi të pjesëmarrjes politike jashtë korrnizave të demokracisë liberale. Kur Perëndimi përballet me një sfidë si ajo e Shtetit Islamit të Irakut dhe Shamit (ISIS), apo Al-Kaedës më herët, shumë elita perëndimore bien pre e nocionit se e vetmja zgjidhje afatgjatë (e mbështetur nga jashtë) është konsolidimi i politikës sekulare në botën islame.
Por, edhe nëse supozojmë e demokracia liberale ekziston me të vërtetë, ajo është, historikisht, një fenomen unik perëndimor, i cili kurrë nuk ka fituar interes të vërtetë në shoqëritë muslimane. Ashtu si popujt e tjerë, muslimanët duan të kenë një rol në formësimin e jetës politike të shoqërive të tyre. Por ata dua që korniza e pjesëmarrjes politike të jetë origjinale – që për shumë muslimanë do të thotë se duhet të jetë e bazuar te Islami, jo një nocion alien i “ndarjes së fesë nga shteti”. Deri tani, vetëm një rend politik në Lindjen e Mesme po gëzon sukses të vlerësueshëm në sigurimin e pjesëmarrjes së qeverisjes islamike për popullin e tij – Republika Islamike e Iranit.
Perëndimi nuk mund ta pranojë këtë. Duke parë mbulimin e operacionit në prostatë të Liderit Suprem Ayatollah Ali Khamenei nga mediat perëndimore, nuk mund të mos qeshin me urrejtjen ndaj tij dhe rendit politik që ai drejton. BBC-ja, e cila zakonisht është pak më e sofistikuar se mediat e tjera perëndimore në përpjekjen për të fshehur armiqësinë e vet, në raportimin e operacionit deklaroi se jeta e tij private është “një temë e fshehtë në Iran”; vetëm “situata kritike në Iran dhe rajon” e detyroi atë që të jetë më i hapur e të bëjë të ditur lajmin për operimin e tij. Në një raportim tjetër, BBC-ja la të kuptohet se Ayatollah Khamenei nuk është popullor dhe se iranianët ishin kritikë për nivelin e lartë të kujdesit ndaj tij në spital.
Një narrativë e paqëndrueshme
Fakti se Ayatollah Khamenei ishte operuar në një spital publik për një operacion të mëparshëm në vitin 1991 në fshikëz, i cili gjithashtu ishte njoftuar publikisht, kundërshton narrativen e BBC-së. Gjithashtu, numri absolut i njerëzve që po rritet ( dhe vazhdon të rritet) gjatë daljeve të tij publike gjatë këtij çerek shekulli si lider, tregojnë se ai dhe Republika Islamike nuk janë aspak jopopullore siç tregon BBC-ja. Fakti se gruaja e Ayatollahut dhe katër djemtë e tij dhe dy vajzat nuk janë të famshëm, politikanë të lartë, apo të përfshirë në tregëti, mund të bëjë që jeta e tij private të duket pak si e fshehtë, por kjo nuk e bën këtë “një temë sekrete”, por thjeshtë ndryshe nga normat perëndimore.
Pavarësisht mitologjisë perëndimore, realiteti është se megjithë dekadat e armiqësisë dhe dhunës irracionale të perëndimit, Republika Islamike në fakt ka evoluar në “një ishull stabiliteti” në rajon. Ironikisht, kjo frazë për herë të parë është përdorur gjatë një dollie në Teheran nga ish-presidenti amerikan Xhimi Karter për të përshkruar një Iran ndryshe: Irani, tha Karteri në vitin 1978, “për shkak të udhëheqjes së Shahut, është një ishull stabiliteti në një nga zonat më të trazuara të botës.”
Një vit më vonë shahu u largua nga vendi, me anë të një revolucioni popullor ku sllogani kryesor ishte “Pavarësi, Liri, Repubikë Islamike.”
Në vitet e fundit, figura të tjera politike në Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut, të konsideruar si “liderë të mëdhenj” në sytë e perëndimit, kanë patur fatin e njëjtë. Sekretari i Pergjithshëm i NATO-s Ban Ki Mun, dikur pati vlerësuar diktatorin tunizian Zejn El Abidine Ben Ali për “progresin” që kishte bërë “në çuarjen përpara të mundësive për të rinjtë tunizianë.” Në kulmin e protestave në janar 2011, ish-kryeministri britanik Tony Blair e konsideroi Husni Mubarakun e Egjiptit si një njeri “kurajoz, të mirë dhe të fortë.”
Kërkesat popullore për ndryshime kanë rrëzuar një pjesë të mirë të rendit të vjetër në Lindjen e Mesme, por ka shenja që tregojnë se kjo nuk është tjetër vetëm se diçka e përkohshme. Më e keqja është kur regjime klienteliste fillojnë të bien apo të shfaqin paqëndrueshmëri të mëdha, monarki të pasura me naftë, me koordinim dhe mbështetje perëndimore, të cilat financojnë grupe rebelësh në Libi dhe Siri, duke shkelur ligjin ndërkombëtar e duke e zvarritur Lindjen e Mesme drejtë një kolapsi dhe rënie të mëtejshme.
Sigurisht, shtetet që financojnë milicitë nuk janë diçka e re. Në vitin 1980 Shtetet e Bashkuara bashkëpunuan me qeverinë e Arabisë Saudite dhe Pakistanit për të promovuar, trajnuar dhe për të armatosur muxhahidinët “luftëtarët e lirisë” për të luftuar kundër pushtimit sovjetik në Afganistan. Gjatë luftës dhe pas saj, disa vende investuan shumë në shkolla fetare dhe degë të tjera në botën muslimane, duke shpenzuar miliarda dollarë çdo vit për të eksportuar një ideologji ekstremiste.
Një forcë e jashtëzakonshme
Si pasojë – me miratimin e heshtur të Perëndimit – këta ekstremistë janë rritur në një forcë të jashtëzakonshme që bën hije në shumë pjesë të botës. Pas pushtimit të Irakut të udhëhequr nga Amerika në vitin 2003, i cili u mbështet nga pothuajse të gjitha venvdet e rajonit, përveç Iranit, financimet nga shumë prej këtyre vendeve çuan përsëri në krijimin e këtyre grupeve ekstreiste të lidhura me Al-Kaedën – kësaj here në Irak, për të minuar rendin e ri politik në Irak.
Ngjarjet në Jemen, Bahrein dhe Egjipt theksojnë se mbetjet e rendit të vjetër nuk mund të zgjasin më shumë. Megjithatë, ajo që po ndodh momentalisht në botën arabe, deri tani nuk ka sjellë optimizëm të madh e as kohezion shoqëror. Në Egjipt, pavarësisht ligjshmërisë apo paligjshëmrisë së grushtit të shtetit në korrik 2013, fakti është se Vëllazëria Muslimane dështoi në krijimin e një modeli të politikës së pjesëmarrjes, e aftë të plotësojë nevojat publike në përputhje me vlerat autoktone.
Dështimi historik i Vëllazërisë ka ndihmuar në ngritje e modelit të qeverisjes tekfiriste (femohuese). Ky model ka evoluat nga Al-Kaeda te grupe si Fronti Al-Nusra, Fronti Islamik në Siri, dhe së fundi te Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS). Evolucioni reflekton përdorimin e ideologjisë nga perëndimi dhe vendet rajonale për qëllime strategjike në vende si Afganistani, Libia, Jemeni dhe Siria. Sot, ISIS-i, jo vetëm që është kthyer në një kërcënim terrorist global; por është bërë një kërcënim ekzistencial për vende që tradicionalisht e kanë mbrojtur ideologjinë e tyre themelore, e që tani janë pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga Shtetet e Bashkura.
E vetmja forcë që ka penguar këtë kërëcënim nga imponimi i hegjemonisë së tij nga Damasku në Bagdag – e ndoshta edhe nga Bejruti në Rijad – është Republika Islamike e Iranit. Përpjepjet e pafundme të perëndimit për të destabilizuar modelin politik iranian kanë dështuar – dhe sot, si rezultat i mbështetjes së paligjshme të perëndimit për ekstremistët në Siri dhe shkeljes së vazhdueshme të sovraniteit të saj, Rebulika Islamike tani po udhëheq luftën rajonale kundër ekstremistëve dhe fuqitë botërore gjithnjë e më shumë e po e njohin këtë.
Pasi u lajmërua operacioni i Ayatollah Khameneit, jeta në Iran vazhdoi normalisht – jo vetëm pse publiku u sigurua se lideri i tyre ishte mirë me shendet, por edhe për shkak se një organ kushtetues i zgjedhur, Asambleja e Ekspertëve, e cila ka për detyrë të zgjedhë autoritetin më të lartë të vendit, ka treguar tashmë efektshmërinë e vet vite më parë duke zgjedhur në mënyrë të sukseshme Ayatollah Khamenein për të pasuar imam Khomeneit si lider.
Organet e mediave perëndimore dhe organizatat e të drejtave të njeriut do t’i bënin nder vetës nëse do të hiqnin karikaturat e tyre me Iranin, dhe duke bërë një vetë reflektim në lidhje me narrativen e tyre ndaj Sirisë. Nëse e bëjnë, mbase Perëndimi mund të arrijë të ndërmarrë disa politika me të mira.
Seyed Mohammad Marandi është profesor i Studimeve të Amerikës së Veriut dhe dekan i Fakultetit të Studimeve Botërore në Universitetin e Teheranit.