Armët e gushtit, duel nervash mes Rusisë dhe Amerikës

  • None
nga Israel Shamir | Publikuar në Gus. 27, 2014, mesnatë

Në sheshin Pushkin në qendër të Moskës, McDonalds-i, ky simbol i Pax Americana, është mbyllur këtë javë.Ishte hapur para 23 vjetësh, kur ra Bashkimi Sovjetik dhe erdhi në ekzistencë bota njëpolare e Një Supërfuqie të vetme. Populli sovjetik mbajti rradhën me orë të tëra për të hyrë e për të provuar këtë ushqim hyjnor. Ishin kaq të pafajshëm, kaq pa eksperiencë, rusët e djeshëm! Për 23 vite të gjata, Shtetet e Bashkuara e kanë udhëhequr botën vetëm, ndërkohë që McDonalds-i shërbente burgersat e tij. Ndërkohë Rusia ka ndryshuar. McDonalds-i nuk është më terheqës për botën e lodhur moskovite. Në sheshin Pushkin tani është një tjetër restorant në modë, Café Pouchkine, e cila shërben kuzhinën më të mirë ruse. Rusët patën hapur njëCafé Pouchkine tjetër në Paris, në Bulevardin St. Germain, duke u mësuar francezëve kënaqësinë e gatimit rus.

 

Amerikanët nuk e pranuan lehtë sfiden. “Vrisni Putinin”, thirrën ekspertët amerikanë. Ata propozuan që të sulmoheshin forcat ruse nga bazat e NATO-s në Detin Balltik. Pentagoni kujtoi avantazhet e bombardimit të parë bërthamor. Rusët e shqetësuar u përgatitën për më të keqën.  Në një shtëpi të qetë verore në perëndim të Rusisë, miqtë e mij shkencëtarë rus po diskutonin planin e Andrey Sakharovit, i koduar “Vala” (The Wave), për të fshirë nga faqja e dheu të gjithë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara me anët të një Tsunami gjigand (po, është i njëjti Sakharov). Ata karikuan Perimeter-in, sistemin e shkatërrimit, të cilin rusët e trashëguan nga Bashkimi Sovjetik, duke u siguruar për një shkatërrim total të SHBA-ve edhe në qoftë se Rusia të fshihej nga faqja e dheut. U përmenden sisteme dhe armësekrete të reja. Gushti i vitit 2014 gjithnjë e më shumë na kujtoi gushtin e vitit 1914, apo gushtin e vitit 1939, pragu i një Lufte të Madhe. Në atë kohë, toni pajtues i fjalimit të presidentit Putin në Krime ishte një sinjal për rrezikun e asaj lufte të përgjithshme. Rusia shpëtoi nga humnera. Kjo është një luftë nervash mes Rusisë dhe Amerikës; pavarësisht se shumë shtete, të mëdha e të vogla, nga Kina në Bolivi, kanë interes në shpërbërjen e hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që Rusia është e vetmja me një vullnet politik, pushtet ushtarak dhe qëndrueshmëri ekonomike që mund të ballafaqohet me të.

 

Në mënyrë që të ruajë vendin e saj të konsumatorit në krye të zinxhirit ushqimor, Shtetet e Bashkuara duan ta ulin Rusinë; të poshtërojnë Putinin publikish dhe ta heqin atë; të pohojnë superioritetin e tyre; të dëmtojnë ekonomitë europiane; të forcojnë më tej nënshtrimin e tyre ndaj Uashingtonit; të ndalojnë të folurit haptaz për rënien e tyre, të eliminojnë kundërshtitë; ta kthejnëçështjen e Rusisë në një rast studimi për të gjithë sfiduesit e mundshëm.

 

Qëllimet e Rusisë nuk janë aq të mëdha: vendi kërkon të respektohet e të jetojë në paqe sipas mënyrës së vet. Kjo dëshirëështë përmbledhur nga kundërshtarët e saj si një “sfidë për arkitekturën e rendit botëror të pas Luftës së Ftohtë,” e mbase është e vërtetë, kur “rendi” u mohon vendeve të drejtën për paqe dhe pavarësi.

 

Për amerikanët nuk është problem një luftë. Ata kanë përfituar nga çdo luftë: ata kanë pasur humbje të qëndrueshme. Ata e kanë ruajtur bazën e tyre industriale dhe kanë përfituar nga fitoret e tyre. Luftrat e tyre botërore dhe luftrat e mëvonshme: Afganistan, Irak, Siri ishin fitimprurëse. Një luftë mes Rusisë dhe Europës, me pak mbështetje amerikane, është tërheqëse për ta.

Rusët duan të shmangin luftën. Ata kanë pasur përvoja të vështira dhe të hidhura në luftërat botërore: në të dyja rastet, zhvillimi i tyre u vonua, mbi ta ra një katastrofë ekonomike dhe humbje e madhe në jetë njerezish. Ata nuk i shijuan luftrat e tyre të vogla: askush nuk u dha atyre ndonjë avantazhd apo përfitim.

Në mënyrë krejt paradoksale, dëshira e Rusisë për të shmangur luftën, e ka sjellë luftën më afër. Ushtria dhe politikanëtamerikanë  nuk e kanë problem të luajnë me Rusinë, pasi ata janë të bindur se: rusët do të tërhiqen. Kjo siguri false i bën ata më të guximshëm dhe sypatrembur nëçdo raund.

Rusia nuk është vetëm. Kina zakonisht i mbështet lëvizjet e saj, India e udhëhequr nga Modi, i afrohet, Amerika Latine ka ndërtuar aleancë me Rusinë, Irani po kërkon miq në Moskë. Po aq i rëndësishmëështë edhe fakti se nëçdo vend ka njerëz të pakenaqur nga zvogëlimi i sovranitetit pas Luftës së Ftohtë. Ata nuk janë shumë larg marrjes së pushtetit, kur Matin Le Pen fitoi në zgjedhje. Amerikanët që dëshirojnë të jetojnë sipas mënyrës së tyre, pikërisht siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara përpara Luftës së Dytë Botërore, një vend normal, jo sherifi i botës, gjithashtu janë një aleat i mundshëm për rusët.

Shtetet e Bashkuara nuk janë vetëm. Ka edhe ajo aleatët e saj besnikë, Anglinë e devotshme, Saudinë e pasur, Izraelin dinak, - dhe një lukuni të tërë politikanësh në mbarë botën, të cilët promovohen dhe mbështeten nga agjenci të ndryshme amerikane. Nuk ka pothuajse asnjë vend pa një agjent të afërt me pushtetin: Karl Bildt i Suedisë, Tony Balir i Britanisë... në Rusi ata kanë zënë shumë pozicione afër majës së pushtetit, pasi u instaluan gjatë viteve të errëta të udhëheqjes së Jecinit  (Yeltsin). Kushdo që dëshiron që vendi i tij t’i shërbejë Perandorisëështë aleat i Amerikës.

Kjo nuk është vetëm Amerikë vs Rusi, por Makineritë vs Njeriut gjithashtu. Në komplotet e saj në politikën e jashtme, Amerika gjithnjë  e më shumë mbështetet tek teoria e lojrave kompiuterike, duke përdor të dhënat e e saj të mëdha, ndërkohë që rusët preferojnë kontrollin njerëzor manual. Supër-kompiuterat modernë dhe teknikat e mbikqyrjes i japin Amerikës një avantazh ndaj vendim-marrjes ruse. Presidenti Obama, gjithnjë e më shumë, po shfaqet një cyborg përfekt, me pamjen e duhur, i cili thotë gjërat e duhura në kohen dhe vendin e duhur. Por, veprimet e tij nuk kanë lidhje me fjalët. Nuk do tëçuditesha aspak nëse pas ca kohësh mësojmë se Obama ka qënë humanoidi i parë robot në krye të pushtetit. E nëse është njeri, atëherë ai është një aktor i mrekullueshëm, i cili pretendon se është robot. Edhe gruaja e tij Mishel (Michelle) dhe vajzat duhet të jenë të përzgjedhura si aktoret e filmave, e jo si partnere apo fëmijë.

Putini pa dyshim është njeri dhe burrë. Dikujt mund të mos i pëlqejë, e të tillë ka plot, por nuk ka asnjë dyshim se ai i përket racës njerëzore. Kjo e bën lojën më pak të parashikueshme nga sa mendojnë udhëheqësit amerikanë. Pas ekzekutimit të tmerrshëm të Sadam Husejnit dhe Gadafit, mund të thuhet shumë në favor të një lufte bërthamore përparahumbjes dhe dorëzimit. Brezi i ri i rusëve nuk ndan të njëjtat frikëra me baballarët e vet në lidhje me luftën, e nuk e kanë problem të provojnë disa nga lodrat që ka vendi i tyre, Satan-in, apo ndonjë tjetër?

Për me tepër, teoria e lojës (pjesërisht e deklasifikuar në dekadën e fundit) akoma nuk është e përkryer në konfliktet ndër-kulturore, ku antagonistët mund të luajnë lojëra të ndryshme. Për shembull, ju luani shan, por kundërshtari juaj ështëboksier. Me sa duket, këtu kemi të bëjmë me këtë rast. Amerika luan lojën e pulës me Rusinë, ndërkohe që Rusia me mjeshtëri i shmanget brirëve të demit amerikan.

Amerika e konsideron veten si qyteti i jashtëzakonshëm në kodër, i Zgjedhuri i Zotit, i përcaktuar për të udhëhequr botën, tani e përgjithmonë. Historia ka marrë fund. Ata duan të mësojnë dhe të imponojnë rregullat e veta mbi botën. Edhe sovjetikët kishin një ide të ngjashme se komunizmi ishte përzgjedhur për të përmbyllur Historinë, prandaj, Lufta e Ftohtë midis dy të përzgjedhurve ishte diçka natyrale. Në ditët e sotme, rusët nuk besojnë se janë të përzgjedhurit. Vendet ngrihen e bien, formojnë aleanca. Nuk duket një Fund i Historisë në horizont. Bota njëpolare është njëcak, qëtashmë po kthehet në shtete normale shumëpolare. Marrëveshja më e mirë dhe e rehatshme është që secili vend të jetojë sipas mënyrës që dëshiron. Leben und leben lassen (jeto dhe lejo të tjerët të jetojnë).

Prej kohësh Amerika po mundohet që t’i japë Rusisë një mësim. Rusia nuk ishte në rebelim të plotë: i shiti naftën dhe gazin amerikës, ka patur përfitime nga dokumentet e thesarit amerikan, vëzhgoi saksionet ndaj Iranit, nuk ndërhyri në kur u shkatërrua Libia. E megjithatë, ende nuk ishte mjaft e bindur (ndaj Amerikës). Rusia ndaloi shkatërrimin e Sirisë; luajti me zhdollarizimin e tregëtisë së naftës; ishte për Zotin, e jo për martesat gay; me mjeshtëri u përpoq të minojë unitetin perëndimor duke ndërtuar tubacione dhe ura, e duke korruptuar europianët. Shkurt, Rusia e harroi kolapsin e saj në vitin 1991.

Ukraina u zgjodh nga ShBA-të si një vend i përshtatshëm për të ndezur një luftë, ose të paktën për t’i dhënë Rusisë nga dy nok-oute për ta hequr qafe Putinin, i cili u bë shumë i pavarur.

Ukraina

Shtetet e Bashkuara po fitojnë terren në Ukrainë, ndërkohë që Rusia po humbet terren. Putini me kryeneçësi refuzon t’i dërgojë trupat e tij atje: ai po mundohet të arrijë një marrëveshje me Amerikën dhe Perëndimin për të ardhmen e Ukrainës. Rusia u poshtërua kur propozoi dërgimin e ndihmave humanitare në qytetet e rrethuara të Donbassit: kamionët e ngarkuar ende ndodhen në kufi, duke pritur lejen e regjimit të Kievit për të vazhduar. Gjysëm milion refugjatë ukrainas kanë kaluar kufirin me Rusinë, disa mijëra civilë, milici dhe përsonel i armatosur u vranë gjatë ballafaqimit.

Lufta në Donbass nuk ishte e sukseshme për rusët. Edhe pse raportimet ushtarake janë jashtëzakonisht të errëta dhe konfliktuale, duket se rebelët po e humbasin betejen përsëri kundër ushtrisë ukrainase, pasi ata nuk kanë asnjë mbështetje të jashtme. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara pretendojnë se konflikti  është shkaktuar nga ndërhyrja ruse, Rusia përpiqet të qëndrojë jashtë këtij konflikti. Rusia nuk ndërhyri në Kiev, kur të gjithë ambasadorët dhe ministra e nxitën revoltën kundër presidentit legjitim. Kur Donbassi u ndez, Rusia nuk e mbështeti atë.

Së pari, Putini nuk donte të merrte Donbassin, së dyti, ai nuk donte të merrte Ukrainën, dhe së treti, nuk donte të ringjallte Bashkimin Sovjetik. Ai u detyrua të merrte Krimenë, bazën e flotës ruse, një pjesë e vjetër e Rusisë, e populluar nga rusët, e cila shprehu dëshirën për t’iu bashkangjitur Rusisë, pasi përndryshe Krimea do të ishte shndërruar në një bazë detare të NATO-s, por ai nuk deshi ta lejonte këtë.

Revolta në Novorossia (gjysma e rusishtfolësve të Ukrainës) ishte një përgjigje popullore ndaj grushtit të shtetit në Kiev i frymëzuar nga Perëndimi, pasi ky grusht shteti kishte ngjyra nacionaliste anti-ruse. Populli i Novorossia-s nuk do të përpiqej të shkëputej nëse gjuha dhe kultura e tij nuk do të përsekutoheshin, dhe nëse lidhjet e tij me fqinjin rus nuk do tërrezikoheshin. Por, ata nuk do të kishin shkuar shumë larg nëse revolta e tyre nuk do të kishte tërhequr disa rebelë, të cilët ishin në kërkim të një kauze, si gjeniu dhe figura ushtarake romantike e kolonelit Igor Strelkov.

Igor Strelkov mësonte histori në Moskë, por vendosi (ashtu si T.E. Lawrence) se ishte më zbavitëse të bëje histori. Ai ka luftuar nëTransnistria, një copë toke midis Moldovës dhe Ukrainës, duke mbrojtur popullsinë vendase nga bombardimet e nacionalistëve moldavë. Ai ishte vullnetar në një milici serbe në Jugosllavi; ai e detyroi Ushtrinë indiferente Ruse që ta merrte atë si oficer gjatë luftës së ParëÇeçene; ai shërbeu edhe në Luftën e DytëÇeçene, dhe si vullnetar, ai ka shërbyer në Siri dhe Dagestan. Ai shkruan shumë bukur, është një takticient i shkëlqyer, i aftë të drejtojë ushtarët me karizmën e tij. Ata që e njohin e përshkruajnë atë si një përson që i pëlqen rreziku, të cilit nuk i bëhet vonë për para, komoditet,  jetë familjare apo kënaqësi.

Për Strelkovin, fushata në Novorossia kishte një shije fati. Si shumë rusë të brezit të tij, ai ëndërron ta ringjallë Rusinë e dikurshme, si në kohën e Bashkimit Sovjetik ose Perandorisë Ruse, para revolucionit (preferenca e tij). Si shumë rusë të brezit të tij, ai e konsideron Ukrainën – një pjesë të natyrshme të Rusisë. Ndërsa një shtet i pavarur ukrainas  konsiderohet – një term i gabuar. Pavarësisht gradave të tij ushtarake, Strelkov ka qënë një agjen i lirë; i cili erdhi në Novorossia pa bekimin e Putinit, e do të qëndronte edhe kundër vullnetit të Putinit madje. Ndoshta do të dëgjojmë më shumë rreth këtij njeriu të shquar.

Strelkov nuk ka qënë vetëm: disa luftëtarë guximtarë nga Ukraina dhe Rusia kanë ardhur t’i bashkohen rebelëve. Suksesi i tyre fillestarë ishte një suprizë për administratën e Putinit. Por rebelët deshtuan tëmarrinprovinca të tjera. Në Odesë, ushtria private e Kolomoysky-t, oligarkut të pamëshirshëm, dogji të gjallë disa sipmatizantë të rebelëve. Akti i tij mizor frikësoi popullin e paktë e të qeshur të Odesës. Në Kharkovit, guvernatori bëri një marrëveshje me regjimin e Kievit. Me sa duket Strelkovi, me anë të njëoguri ushtarak, nuk ishte një demagog i mirë.Ëndrra e tij për një Rusi të Madhe nuk kishte kuptim për Novorossia-n. Po, ata flasin rusisht, e urrejnë Kievin dhe bandat neo-naziste, por ata nuk e kuptuan nacionalizmin rus.

Pa një përfshirje rusedirekte, lëvizja separatiste në Novorossia ishe e destinuar të dështojë. Kishte një rrugë për të fituar: të pushtonin tokën e Ukrainës, e ndoshta të ndalonin sa më në perëndim, e më pas të bënin një marrëveshje për federalizim, apo edhe për shpërbërje. Kjo mund të arrihej duke përfshirë një ideologji të pranueshme për Donetskun, Odesën, Kievin, Poltavën. Ndoshta disa ide neo-sovjetike mund të hynin në punë; mund të përdorej pakënaqësia ndaj oligarkëve. Por, Strelkovi dhe rebelët e tjerë me refuzimin e tyre të fortë të Ukrainës në vetvete nuk mund të përfshinin masat, e as nuk u përpoqën të lëviznin në drejtim të Kievit apo Kharkovës.

Putini minimizoi përfshirjën e Rusisë në luftën e Donbassit. Ai e mbështeti atë më pak se sa e mbshtetën Shtetet e Bashkuara revolucionin në Teksas në vitin 1835. Qeveria e tij u mundua të rregullohej me regjimin e Kievit, por presidenti i tij, refuzoi, sipar urdhërit amerikan. Radikalët e krahut të djathtë sulmuan ambasadën ruse në Kiev; ndërsa forcat e armatosura të regjimit filluan bombardimin e qyteteve rebele pa asnjë dallim. Ky ishte një poshtërim i madh për Putinin, i cili pati premtuar se do t’i mbronte rusën në Ukrainën e dështuar. Kundërshtarët e tij, sidomos Sergey Glazyev, një ekspert mbi Ukrainën, bëri thirrje që të merrej një shembull nga perëndimi dhe të caktohej një zonë ndalim-fluturimi mbi Donbass. (Më 11 mars 2011, një revoltë u ndez në Bengazi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosen një zonë ndalim-fluturimi  mbi Libinë, duke parandaluar tmerrin e bombardimeve ndaj rebelëve nga i pamëshirshmi Gadafi. Rusia dhe Kina kundërshtuan, ndërsa projekti Franko-britanik u bë rezoluta e Këshillit të Sigurimit, e cila autorizonte jo vetëm zonën e ndalim-fluturimit, por “të gjitha masat e nëvojshme” për të mbrojtur civilët nga dëmtimet). Pa dyshim, regjimi i Kievit ka vrarë më shumë civil se Gadafi; por, Putini nuk shpalli një zonë të ndalim-fluturimit, ai nuk e përdori pushtetin e tij ushtarak për të shtypur artilerin e Kievit që bombardonte civilët.

Rusia ka bërë shumë pak për Donbass-in. Tani rusët po përpiqen të negociojnë për t’i dhënë fund luftës në Donbass. Raportimet parashikojnë një farë autonomie për Donbasin si pjesë e Ukrainës.

Shumë rusë ka mundësi të jenë të zhgënyer. Por, disa sipërmarrje – të denja e të padenja – dështuan. Jeta është plot me zhgënjime. Mbaj mend separatistët Ibo të Biafras, të cilët u  mundën nga qeveria qëndrore. Separatistët nga Azerbaixhani iranian u mundën  me anë të mbështetjes së Jozef Stalinit. Shtetet e Bashkuara dështuan në ripushtimin e Kubës. Argjentinasit dështuan në lirimin e Malvinas. Lista nuk mbaron. Ndoshta, rusët duhet të presin për një mundësi më të mirë.

 

A ka dështuar Putini?

Pse u dorëzua Putini në Novorossia? Nuk ka asnjë dyshim se Novorossia është e rëndësishme për Rusinë. Trupat e NATO-s dhe raketat amerikane në Donetsk dhe Lugansk do ta rrezikonin Rusinë. Humbja e saj do ta kërcënonte industrinëe  mbrojtjes ruse, pasi kjo pjesë e Ukrainës është krejtësisht e integruar me Rusinë që nga koha e Carit. A ishte kjo një frikë nga një luftë e hapur? A e konsideroi Putini ndërhyrjen mbrojtëse si një hap shumë të rrezikshëm për vendin e tij?

Sipas pikëpamjes së Putinit, Europa është më e rëndësishme se Ukraina. Ai është i gatshëm të sakrifikojë Donbassin me shpresën për të fituar Berlinin. Për vite më rradhë, ai iu vërdallos Europës së vjetër. Madje, edhe lojrat olimpike me shfaqjet e shtrenjta kishin si synim Europën: ai donte t’u tregonte europianëve se Rusia është pjesë e Europës. Putini flet gjermanisht. Ai ka shërbyer në Gjermani si agjent i KGB-së në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik. Ai ka një dobësi për Gjermaninë.

Makineria e propagandës amerikane u bëri thirrje europianëve që të mbronin Ukrainën nga ariu rus, me pretendimin se rusët nuk do të ndalojnë në Ukrainë, por do të vazhdojnë deri në Atlantik. Ky pretendim pati goxha sukses; sidomos pas fushatës mediatike anti-ruse (në lidhje me gejt, jetimët, banjot në Soçi etj.). Putini kishte frikë se duke marrë Ukrainën do të tjetërsonte opinionin publik në Europë. Prandaj, ai u zvarrit derisa ndodhi katastrofa e linjes ajrore malajziane.

Linja ajrore

Avioni i lijnës ajrore malajziane ishte një katastrofë e tmerrshme në shumë mënyrë. Jo aq për katastrofën në vetvete; pasi 300 vetë po vriten përditë në Gaza, Irak, Donbass. Europianët harruan avionin kubanez fluturimi 455, apo avioni iranian fluturimi 655, apo avionin libanez fluturimi 114, të gjithë këta avionë u rrëzuan nga “ana jonë”. Por, ky ishte një shans për makinerinë mediatike perëndimore që të lëshonte furinë e saj të tmerrshme. Kjo makineri është po aq e fuqishme sa një bombë bërthamore; me një shpërthuim të plotë, bën të paaftë udhëheqës dhe shtete të tëra. Me mijëra kanale televizive, gazeta, programe radioje, blogersa, faqe interneti, ekpertë, ministra, presidentë, të gjithë të bashkuar në një mesazh të vetëm, të tmerrojnë si vox Dei. Nuk është as një vox populi, por thjeshtë një mjet i Mjeshtërisë së Diskursit, e ngjashme me boritë e mëdha të përdorura nga romakët për të frikësuar barbarët.

 

Të gjitha gazetat britanike publikuan foto me fëmijë të vdekur me diçitura si “Ai u vra nga Putini”. Rusët ishin të tronditur nga shpërthimi i furishëm i propagandës. Njerëzit qanë; disa me përsonalite dhe ndienja të dobta e pranuan fajin dhe ndezën qirinj përpara ambasades hollandeze në Moskë. Pse hollandezët, përderisa avioni ishte malajzian? (Sepse Hollanda është një vend “i bardhë” europian, ndërsa malajzianët jo?) Pse fajtorë, përderisa akoma nuk dihej asgjë? Pse nuk pamë foto të fëmjëve të vrarë në Gaza me diçiturën “Këta u vranë nga Netanyahu?”. Po fëmijët e vrarë irakenë, “Të vrarë nga Balir-i”, foshnjet e vrara afgane “Tëvrara nga Obama”? Kjo është fuqia e pabesueshme e Mjeshtrave të Diskursit: kur ata shpërthejnë, njerëzit humbasin mendjen dhe i zë paniku.

 

Kam mirëpritur çdo teori konspiracioni në këtë rast, ashtu si në rastin e 11 Shtatorit. Jo pse i besoj, apo pse preferoj një terori të caktuar. Këtë e shoh si një mjet të nëvojshëm për tëçliruar mendjen nga fuqia e medias që mban gjallë histerinë masive. Është e nëvojshme ngritja e dyshimeve në mënyrë që tëçlirohet mendja dhe të rifitohet shëndeti mendor.

Një teori konspirative e sukseshme në lidhje me 11 Shtatorin mund të kishte shpëtuar jetën e mijëra muslimanëve të vrarë në Afganistan, Irak e vende të tjera. Kohët e fundit, hebrenjtë izraelitë u përfshinë (e detyruan) nga histeria masive pas zhdukjes së tre kolonëve adoleshentë. Kjo histeri masive pati si rezultat gjysëm milioni njerëz të zhvendosur dhe (mbi) dy mijë të vdekur në Gaza. Një përpjekje për të ngritur dyshime në lidhje me historinë zytare (pretendimi se ishin rrëmbyer nga Mosadi etj.) ishte një përpjekje për të shpëtuar jetë. Po kështu, çdo mënyrë për të ngritur dyshime në lidhje me avionin malajzian ishte një mënyrë për të shpëtuar jetë.

Tani, një muaj më pas, ne e dimë se nuk kishte asnjë provë të përfshirjes së rusëve në këtë tragjedi. Ka pjesë të forta provash që sugjerojnë përfshirjen e Kievit dhe Shteteve të Bashkuara: nëse Kievi ose Uashingtoni do të kishin pasur prova për përfshirjen e rusëve/ose të rebelëve do t’i kishim dëgjuar natë e ditë. Nëse jeni të interesuar në analiza të detajuara në lidhje me katastrogen, mund të lexoni këtë,(material) të rekomanduar nga miku ynë. Më duhet ta pranoj se nuk jam i interesuar në detaje, për të njëjtat arsye të Noam Chomskyt në lidhje me 11 Shtatorin. Ndërkohë, çdo shpjegim ndryshe nga ai i promovuar nga Mjeshtrit e Diskursit është i mirë sepse ndal mpirjen që ata i bëjnë mendjes, rëndësia e një ngjarjeje të tillëështë ekzagjeruar në masë të madhe nga media. Megjithatë, avioni i linjës ajrore për momentin nuk është më në lajme dhe është jashtë vëmendjes, e kjo do të thotë se ishte një aksident ose një provokim i dështuar nga Kievi ose Uashingtoni, pasi përndryshe do të ishin duke dëgjuar akoma për të.

 

Megjithatë, në kohë reale, katastrofa e linjes ajrore pari një impakt të madh në mendjen e rusëve. Për pak kohë, u frikësova se Putini do të tërhiqej ose do ta hiqnin nga pushteti, dhe Rusia do të binte.  Amerika donte ta hiqte qafe Putinin dhe të vendoste një figurë më të përpunueshme në fronin rus, mundësisht një oligark si Poroshenko.

Mënyra e tyre e të menduarit u përmblodh nga Herbert E. Meyer, një hije (një ish-ndihmës special në Drejtorinë e Inteligjencës Qëndrore dhe zëvendëskryetar i Këshillim Kombëtar të Inteligjencës së CIA-s”) ai shkruan: “Meqënëse finesa nuk fuksionon me rusët, presidenti dhe homologët e tij europianë duhet t’ua bëjnë të qartë se ne nuk këmi asnjë interes në mënyrën se si këta njerëz e zgjidhin problemin e Putinit. Nëse [oligarkët] mund ta bindin plakun e mirë Vladimir që të lërë Kremlinin me nderime të plota ushtarake dhe ndërimin e 21-të – kjo do të ishte në rregull për ne. Nëse Putini është tepër kokëfortë për ta pranuar se karriera e tij ka marrë fund, dhe nëse e vetmja mënyrë për ta nxjerrë jashtë Kremlinit me këmbët e para është një plumb pas koke – edhe kjo për ne do të ishte në rregull.”

Tensionet arritën pikën më dramatike mes natës së të dielës më 20 korrik dhe të hënës, 21 korrik, kur Putini dha një mesazh të shkurtër për kombin – në orën 01.40 min. Duke marrë parasysh kohën e papërshtatshme, ky ishte një mesazh mjaft i zbutur. Putini nuk tha asgjë të rëndësishme. Ditën tjetër, ai duhej të kishte bërë një fjalim më të madh me kabinetin e tij të sigurisë. Përsëri, ai nuk tha asgjë të rëndësishme. Sipas mendimit tim, Presidenti Putin, deshi të tregonte se është akoma gjallë dhe në komandë. Me sa duket, kjo nuk ishte e qartë për disa përsona në Rusi apo jashtë saj gjatë asaj natë fatale.

(vazhdon)



Burimi : Global Research