Disa vrojtime paraprake – ngjashmëritë dhe dallimet mes Izraelit dhe Rezistencës
(1) Izraeli ka disa ngjashmëri me rezistencën në Liban dhe në Palestinë, në atë se
(a) aparati politik zionist gëzon mbështetje popullore, ndërmjet 86-91% për të qënë të saktë (të njëjtat shifra janë edhe për mbështetjen e shiave ndaj Hezbollahut dhe, sipas shumë raportimeve, supozoj se shifra të ngjashme janë edhe për Hamasin në Palestinë). Ashtu siç i karakterizon libanezet dhe palestinezet kultura e rezistencës, pjesën dërrmuese të izraelitëve e karakterizon një kulturë e agresionit dhe okupimit. Këndvështrimi i të dyja palëve reflekton dhe riforcon veprimet e liderëve të tyre politikë dhe ushtarakë. Ky nuk është një vlerësim ndërkulturor, por një vrojtim i bazuar në shthurjen tronditëse të moralit të adoleshentëve, të rinjve dhe përdoruesve të tjerë izraelitë të mediave sociale të cilët publikojnë në twitter facebook dhe instagram vis-a-vis civilët palestinezë. Shembujt janë të shumtë dhe nuk mund të renditën këtu, por janë të dokumentuara mirë ne mediat alternative.
(b) Ashtu siç është e gabuar ta quash Hezbollahun, apo Hamasin/Xhihadin Islamik etj., lëvizje politike me një krah ushtarak, kur në fakt ato janë lëvizje ushtarake/rezistencë me një krah politik, po ashtu është e gabuar ta quash Izraelin një shtet me një ushtri, kur është më e saktë të quhet një ushtri me një krah politik dhe civil, ashtu siç e ka përshkruan Nasrallahu në shumë raste. Qëllimi i vetëm i shtetit të Izraelit është që t’i shërbenë qëllimeve ekspansioniste të Izraelit; në mënyrë të ngjashme partitë politike të formuara nga Hezbbollahu dhe Hamasi kanë si përparësi shërbimin ndaj rezistencës, siç ilustrohet nga aleancat dhe qeveritë e unitetit, të cilat i krijojnë shpesh.
(2) Në kundërshtim me politikën e makinës së luftës së gjenocidit të Izraelit, e cila përdoret si qëllim për t’i bërë presion Hamasit që ta nënshtrojë dhe të minojë mbështetjen popullore për rezistencën, strategjia ushtarake e brigadave Izzedin al-Kasam ëshë që t’i bëjnë presion Izraelit duke shënjestruar ekskluzivish forcat mbrojtëse dhe neutralizimi i civilëve, siç pohohet nga komandanti i tyre Muhammed Daif, i cili citohet të ketë thënë se lëvizja ka zgjedhur të “ përballet dhe të vrasë ushtarakët izraelitë dhe ushtarët elitar, në vend që të sulmojë civilët në fshatrat fqinjë.” Kjo dëshmohet nga numri i vdekjeve (2 civilë të vrarë kundrejt 60, apo 80 ushtarëve izraelitë), dhe vërtetohet më tej nga disa raporte të dështimit të Kupolës së Hekurt për të kapur disa raketa. Siç raportohet nga Reuters, “vetëm 5 për qind e punës së Kupolës së Hekurt ka rezultuar në kapjen e raketave, duke i shkatërruar ato, apo duke i dëmtuar mjaftueshëm sa për të çaktivizuar mbushjet e tyre shpërthyese. Në 95 për qind të rasteve të tjera, kapja e raketave ose nuk është realizuar, ose thjeshtë ka dëmtuar lehtësisht municionin e armikut, duke lejuar kështu mbushjen e paprekut të raketave që të vazhdojë të godasë në tokë.” Kjo do të thotë se shumica e civilëve izraelitë po i shpëtojnë vdekjes jo për shkak të mburojës mbrojtëse, por për shkak se raketat e Hamasit nuk kanë si qëllim vrasjen e civilëve, por thjeshtë funksionon si një formë e luftës psikologjike, duke i detyruar civilët që të futen në strehimore, duke paralizuar kështu ekonominë, duke vendosur një rrethim në aeroport etj. Në mënyrë të ngjashme – siç bëhet e ditur nga një burim i shërbimit sekret izraelit për Times of Israel – sulmi ndaj tuneleve shënjestron ushtarët e jo komunitetin civil: nga nëntë tunele ndërkufitare të zbuluara, asnjë prej tyre në të vërtetë nuk shtrihet në nëj zonë civile: “Ata mund të kishin shkuar edhe 500 metra më shumë në brendësi të Kibbutsit,” tha ai. “Pse nuk e bënë këtë?” pyet burimi.