Algjeria do të ketë Akademinë e Parë të Drejtësisë Islame
Algjeria do të nisë së shpejti Akademinë e Parë të Drejtësisë Islame, tha Ministri për Çështje Islamike i Algjerisë, Muhammed Issa.
Muhammed Issa tha se anëtarë të akademisë do të jenë dijetarët islamikë, si dhe sociologët dhe mjekët, sipas raportit të website apz.dz.
Ai tha se Akademia do të sigurojë konsultime rreth dhënies së fetvave (vendimeve -dekreteve nga dijetarët) dhe të bashkëpunojnë me institucionet e tjera islamike në vend.
Ministri, Muhammed Issa shtoi se akademia ka planifikuar se do të jetë në vend të një myftiu (ai i cili lëshon fetva) për disa kohë derisa
nuk ka pasur një konsensus në mesin e grupeve politike dhe fetare për një dijetar për t'u bërë myfti i vendit.
Ai shtoi se ministria është duke patur
në konsideratë dijetarët të ndryshëm dhe do të zgjedhë një prej tyre si Myfti.