Shejh Naim Kasim: Qeveria duhet ta mbështesë ushtrinë kundër Izraelit
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Shejh Naim Kasim, e përkufizoi sovranitetin e Libanit, çlirimin e tokës dhe mbrojtjen e rezistencës si elemente të pandashme, duke i bërë thirrje popullit për prodhim, solidaritet dhe rezistencë kundër pushtimit. Sekretari i Përgjithshëm dha mesazhin: “Rezistenca nuk do të dorëzohet; kushdo që mbron tokën e tij, në fund do të fitojë lirinë.”
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Shejh Naim Kasim, në fjalimin e tij gjatë hapjes së ekspozitës “Tregu i Tokës Sime” të mbajtur në periferi jugore të Bejrutit, theksoi se ekziston një lidhje e pandashme midis sovranitetit të vendit, çlirimit të tokës dhe mbrojtjes së rezistencës.
Shejh Kasim theksoi se përparësia e parë është çlirimi i tokës, duke deklaruar: “Toka është një bekim; ta mbrojmë dhe ta mbajmë gjallë është detyra jonë.”
Ai gjithashtu kujtoi nismën e “xhihadit bujqësor dhe industrial” të filluar nga i ndjeri Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollait, dëshmori Sejjid Hasan Nasrullah, duke thënë se kjo lëvizje kishte për qëllim të mos i nënshtrohej presioneve të jashtme dhe të mbështetej në burimet e veta të vendit.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të ekspozitës, Shejh Naim Kasim tha: “Ata që ndodhen në këtë treg janë njerëzit e tokës. Ata janë ata që janë kthyer në jug të Libanit për të punuar tokën, që rezistojnë në vijat e para dhe që përfaqësojnë sovranitetin e vërtetë.”
Shejh Naim Kasim i quajti ata që mbledhin ullinj në zonat kufitare “pronaret e vërtetë të Libanit”, duke shtuar: “Çdo pëllëmbë e Libanit është pjesë e pandashme e këtij vendi. Pronari i tokës në fund kthehet; kush reziston, e rimerr tokën e vet, kush bën kompromis, e humbet atë.”
Shejh Kasim theksoi se shteti nuk po i jep mbështetje të mjaftueshme sektorit bujqësor dhe se duhet të krijohet një sistem mbështetës për prodhimin, i ngjashëm me mekanizmat që zbaton Fondacioni “Xhihad el-Bina”.
Ai po ashtu vuri në dukje rëndësinë e krijimit të kanaleve efektive të marketingut që do të lidhin drejtpërdrejt fermerët me konsumatorët.
Shejh Naim Kasim: “Detyra e popullit të Libanit është të mos i shërbejë armikut”
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Shejh Naim Kasim, theksoi se pasi Libani të vërë në zbatim marrëveshjen e re, edhe Izraeli duhet të përmbushë të njëjtat detyrime.
Ai paralajmëroi se një marrëveshje e re do të justifikonte pushtimin dhe se kjo “do të hapte dyert për sulme të reja”.
Duke theksuar se rezistenca është “një forcë që duhet mbrojtur për Libanin”, ai tha: “Në unitet kombëtar do t’i rikthejmë tokat tona. Qëllimi i rezistencës është të shpëtojë atdheun, ndërsa qëllimi i armikut është pushtimi.”
Shejh Naim Kasim e përshkroi qëndrimin e presidentit Josef Aoun “për t’i dhënë ushtrisë urdhra kundër ndërhyrjes izraelite” si “një qëndrim të përgjegjshëm”, duke shtuar se ky qëndrim krijon “një themel mbi të cilin mund të ndërtohet”.
Duke kujtuar se përgjegjësia e parë për mbrojtjen e sovranitetit i takon shtetit, Shejh Naim Kasim i bëri qeverisë thirrjen e mëposhtme:
“Duhet përgatitur një plan i gjithanshëm që do t’i sigurojë ushtrisë mbështetjen e nevojshme për t’u përballur me armikun.”
Gjithashtu, Shejh Naim Kasim kritikoi standardin e dyfishtë të SHBA-së:
“A mbetet krim që Ushtria e Libanit të mbrojë tokën dhe qytetarët e saj? Pse SHBA qëndron e heshtur përballë vrasjes së civilëve nga armiku?”
Duke vënë në dukje se Uashingtoni vazhdimisht legjitimon këto sulme, pavarësisht se Izraeli godet zyrtarë shtetërorë dhe civilë pa asnjë arsyetim, Shejh Naim Kasim theksoi se SHBA nuk është një aktor i paanshëm:
“Amerika është sponsorizues i agresionit dhe mbështetës i shtrirjes së pushtetit. Pas çdo vizite të një ambasadori amerikan sulmet izraelite rriten. Si i shpjegojnë mbi 5,000 shkelje kundër Libanit?”
Shejh Naim Kasim, duke thënë se asnjë kërcënim nuk do të lëkundë vendosmërinë e rezistencës, u shpreh kështu:
“Ne nuk kemi folur dhe nuk do të flasim në gjuhën e dorëzimit apo të humbjes. Izraeli mund të pushtojë, por nuk mund ta mbajë tokën tonë përgjithmonë. Ne nuk kërkojmë mbështetje nga libanezët; kërkojmë vetëm që të mos na ngulin thikë pas shpine dhe të mos shërbejnë interesave të Izraelit.”
Burimi : Yakın Doğu Haber