Letra nga Imam Ruhullah Khomeini drejtuar gruas së tij Hatixhe Sakafi

Publikuar në Shta. 17, 2024, 11:42 p.m.

"Që kur u shkëputa nga burimi im i besimit, fytyra e saj e bukur është pasqyruar në pasqyrën e zemrës sime. Unë të mbaj në mendjen time, e dashura ime. Shpirti im! Lutem që Zoti të të ruajë dhe të të mëshirojë. Edhe pse kushtet janë paksa sfiduese, po ia dal. Çfarëdo që ka ndodhur deri më tani ka qenë e mirë. Aktualisht jam në qytetin e bukur të Bejrutit."

Znj. Hatixhe Sakafi e përshkruan jetën e saj të përditshme me bashkëshortin e saj Ruhullah Khomeini si më poshtë:

"Ruhullah është i zënë me tehexhud (namaz nate) në orët e qeta të natës dhe vepron me kujdes në mënyrë që unë të mos zgjohem gjatë faljes së namazit të tij. Kur shkon për të marrë abdes, nuk e ndez dritën e dhomës dhe para se të marrë abdes vendos një sfungjer nën ujë që të mos më zgjojë zhurma e ujit që rrjedh. Ai dëshiron që unë të ulem kudo që është vendi më i rehatshëm në dhomë. Ai nuk fillon të hajë derisa unë të vij në tryezë. Ai u thotë fëmijëve: 'Prisni, le të vijë nëna.' Ai nuk më ka kërkuar asgjë drejtpërdrejt që nga dita kur u martuam; preferon të lë të kuptohet për nevojat e tij duke i mbuluar me delikatesë dëshirat e tij. Për shembull, nëse ka nevojë për një këmishë, ai pyet: 'A kemi këmishë në shtëpi?' Atëherë e kuptoj që ai ka nevojë për një këmishë dhe unë i'a blej menjëherë. Kur diçka duhet të përgatitet, ai insiston që ta përgatisë vetë; e përgatit ushqimin dhe çajin e tij, lan gotat dhe i vendos gotat e lara në vendin e duhur. Nëse ka diçka që nuk shkon, ai do ta rregullojë vetë atë. Kur nipërit e tij vijnë për ta vizituar, ai fillimisht u kërkon të shohin gjyshen e tyre së pari dhe të më puthin dorën."

Në prill të vitit 1933, Ruhollah Khomeini i shkruan një letër nga Bejruti gruas së tij, të cilën nuk e ka pranë. Instituti Imam Khomeini këtë letër e ka publikuar në ditëlindjen e Hz. Masumes.

Gruaja ime e dashur,

Që kur u shkëputa nga burimi im i besimit, fytyra e saj e bukur është pasqyruar në pasqyrën e zemrës sime. Unë të mbaj në mendjen time, e dashura ime. Shpirti im! Lutem që Zoti të të ruajë dhe të të mëshirojë. Edhe pse kushtet janë paksa sfiduese, po ia dal. Çfarëdo që ka ndodhur deri më tani ka qenë e mirë. Aktualisht jam në qytetin e bukur të Bejrutit.

Sikur të ishe edhe ti ketu. Pamja ku qyteti takohet me detin është vërtet e bukur. Sa keq! E dashura ime e vetme nuk është me mua. Sa e këndshme do të ishte kjo pamje e bukur po të ishe edhe ti pranë meje!

Këtu jemi në natën e dytë të pritjes sonë për anijen. Duket se njëra anije do të niset nesër, por meqë jemi pak vonë, do të presim tjetrën. Tani për tani, ne ndodhemi në një gjendje pasigurie.

Për hir të paraardhësve të mi të pastër, lutem që Zoti t'ua pranojë veprat e të gjithë pelegrinëve! Unë jam pak i shqetësuar në lidhje me këtë. Meqë ra fjala, ndihem mirë nga ana shëndetësore dhe falë Zotit jam më mirë dhe më i shëndetshëm se më parë.

Ky udhëtim ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Më mungon të kem pranë. Me mungon edhe djali yt. Shpresoj që të dy [djali i tij Mustafa dhe Aliu, i cili do të vdesë në moshë të re] të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm nën dhembshurinë tuaj dhe mbrojtjen e Allahut të Madhëruar.

Nëse i shkruani zotërisë dhe zonjës [vjehrrit dhe vjehrrës], ia përcjell përshëndetjet e mia. Unë do të vizitoj vendet e shenjta në emrin tuaj. Jeta juaj qoftë e gjatë dhe përjetësisht e lavdishme!

U sakrifikoftë jeta ime për ty me dashuri!

Ruhullah