Humbja e Reisit: Rivendosja e Unitetit dhe Rezistencës

Publikuar në Maj 31, 2024, 11:58 a.m.

Roli i Iranit në ndezjen e rezistencës rajonale nuk është vetëm për shkak të fuqisë ushtarake, por në të njëjtën kohë edhe nga kujtesa kolektive e grumbulluar nga sfida kundër forcave imperialiste për vite me rradhë.

Turma në Teheran nuk ishte një takim i zakonshëm. Ai reflektoi entuziazmin në funeralin e Sulejmanit dhe përkundër vështirësive ekonomike dhe sociale, ai simbolizoi angazhimin e palëkundshëm për revolucionin.

Udhëtimi i Presidentit Reisi të dielën në veriperëndim të Iranit për hapjen e një dige në kufirin e Azerbajxhanit, përfundoi në mënyrë tragjike me një aksident me helikopter, një nga ngjarjet më shkatërruese që Irani ka dëshmuar që nga vdekja e gjeneralit Sulejmani. Aksidenti, i cili ishte i lidhur me motin e paqëndrueshëm dhe të mjegullt, rezultoi në humbjen e Presidentit dhe Ministrit të Jashtëm, si dhe rritjen e pikëpyetjeve për të ardhmen duke shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Megjithë spekulimet se në këtë incident u përfshi regjimi i okupimit izraelit, ngjarja u konsiderua si një aksident për shkak të informacionit dhe lajmeve të konfirmuara.

Pavarësisht pritshmërive të Veriut Global dhe dekadave të financimit të ndryshimit të regjimit që synonte manipulimin e lëvizjeve në Iran, kolapsi i shtetit revolucionar të Iranit nuk ndodhi kurrë. Përkundrazi, Irani i sfidoi këto pritshmëri. Ai jo vetëm që shmangu kolapsin, por edhe vazhdoi të zhvillohej duke përfituar nga avantazhet e tij historike, gjeopolitike dhe kulturore për t'u bërë një fuqi rajonale.

Udhëheqja e Iranit në boshtin e rezistencës nuk mund t'i atribuohet një presidenti ose personaliteti të vetëm, përfshirë edhe gjeneralin Sulejmani. Kjo buron më tepër nga trashëgimia e përhershme e ideologjisë revolucionare që vazhdon të ndikojë në forcat në rajon. Kjo shkollë ideologjike ka trajnuar mijëra dhe ndoshta miliona njerëz mbi parimet e multi polaritetit, aleancës, shoqërisë dhe identitetit rajonal. Qëndrimi anti - imperialist është i rrënjosur thellë dhe nuk ka gjasa të shpërbëhet. Prandaj, stabilitetin do t'a ruaj, jo vetëm Irani, por edhe rajoni dhe rezistenca që ai udhëheqë.

Edhe pse ata kanë pikëpamje të ndryshme politike, ekziston një besim i përbashkët mes iranianëve për të përmbushur detyrat e tyre ndaj nderit dhe ekzistencës së vendit të tyre. Kjo tragjedi e fundit u kujtoi iranianëve rëndësinë e qëndrimit së bashku përballë vështirësive dhe forcuan angazhimin e tyre për sovranitetin dhe stabilitetin e vendit. Ky bashkim vihet në dukje edhe më shumë duke kujtuar shembujt e zisë kombëtare në të kaluarën, të tilla si martirizimi i Rajai dhe Beheshti. Vrasja e Ajetollah Beheshti, Muhamed Ali Rajai, Muhamed Javad Bahoner dhe atyre që ishin bashkë me ta, e njohur gjithashtu edhe si Masakra Beheshti - Rajai dhe e organizuar nga "Muxhahedinët e Popullit" (Mek), qëndron si një faqe e errët në historinë e Iranit.

MEK që dikur ishte një aleat i Revolucionit të Iranit, por më vonë u rreshtua pranë Revolucionit, më 30 gusht të vitit 1981, bombardoi takimin në të cilin merrnin pjesë Presidenti Rajai dhe Kryeministri Bahoner, përfshirë edhe zyrtarë të tjerë iranianë me nivele të larta. Ky sulm brutal terrorist rezultoi në vdekjen e Rajai dhe Bahoner, si dhe shumë zyrtarëve të tjerë të rangut të lartë. Masakra e Beheshti - Rajait vazhdon të na kujtojë rreziqet e grupeve ekstremiste dhe rëndësinë e vigjilencës në luftën kundër terrorizmit. Këto ngjarje u bënë një thirrje tubuese që mobilizoi iranianët për të mbrojtur atdheun e tyre dhe për të ruajtur idealet e Revolucionit. Pas sakrificës së tyre, iranianët u mblodhën, duke kapërcyer dallimet politike, për të mbrojtur integritetin e kombit të tyre. Trashëgimia e këtyre martirëve vazhdon të frymëzojë iranianët edhe në ditët e sotme.

Lidhja e tyre e palëkundur ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Iranit shërben si një fener fuqie që drejton kombin në kohë pasigurie. Iranianët të cilët vajtojnë humbjen e Udhëheqësit Presidencial dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Hysein Emir - Abdullahian do të përfitojnë nga kjo kujtesë e qëndrueshmërisë dhe unitetit kolektiv duke riafirmuar angazhimin e tyre ndaj parimeve që i lidhin ata së bashku si komb. Martirizimi i Sylejmanit, i cili ndodhi menjëherë pas protestave të quajtura "Abani i përgjakur" të shkaktuar nga rritja e papritur 300% e çmimit të benzinës gjatë administratës reformiste, qëndron si një moment shumë i rëndësishëm në historinë iraniane.

Miliona iranianë dolën në rrugë, duke demonstruar solidaritet të palëkundur me kauzën e Rezistencës në mes të trazirave mbarëkombëtare. Kjo ngjarje riformësoi konceptin e Rezistencës, pasi fjalët e Liderit Suprem për rëndësinë e Dëshmorit Sylejmani shkuan përtej personalitetit të tij. Kontributet e Sylejmanit në fushën e betejës fituan njohje edhe më të madhe pas vdekjes së tij, pasi iranianët u çliruan nga ndikimi i propagandës pro - imperialiste të rrymës kryesore. Me një kuptim më të qartë të realitetit, imazhi i Rezistencës dhe i Revolucionit Islamik të vitit 1979 u bë më i dallueshëm. Vlerat, parimet dhe mësimet e përcjella nga komandantët në front kanë rezultuar të jenë më të rëndësishme se armët. Roli i Iranit në ndezjen e rezistencës rajonale buron jo vetëm nga fuqia e tij ushtarake, por në të njëjtën kohë edhe nga  kujtesa kolektive e njohurive e akumuluar gjatë viteve të sfidës kundër forcave imperialiste.

Humbja e Presidentit Reisi krijoi një ndjenjë të thellë uniteti dhe krenarie kombëtare mes iranianëve. Kur flasim për njerëzit, ne zakonisht fokusohemi te shumica që përpiqen për ndryshim ose ruajnë status quo - në, e jo tek ata që e drejtojnë aktivizmin e tyre drejt ndryshimit të regjimit dhe mediave sociale. Ky segment i shoqërisë iraniane, edhe pse jo i parëndësishëm, nuk përfaqëson shumicën; por përforcon narrativën se iranianët po festojnë vdekjen e presidentit të tyre. Ky segment i shoqërisë iraniane, edhe pse jo i parëndësishëm, nuk përfaqëson shumicën; por përforcon narrativën se iranianët po festojnë vdekjen e presidentit të tyre. Arsyeja e kësaj narrative buron nga dëshira e tyre për të shfrytëzuar çdo mundësi për të demonstruar praninë e tyre dhe për të shprehur përbuzjen e tyre për shtetin, qoftë edhe përmes retorikës reaksionare dhe të pabazë.

Përkundër kësaj, ka nga ata që shmangin festimin, duke u fokusuar në planifikimin për zgjedhjet e ardhshme; sidomos reformistët që humbën presidencën tre vjet më parë. Para se të thellohemi në këtë temë, le të shqyrtojmë atmosferën aktuale në Iran. Ceremonitë e varrimit vazhdojnë në Tabriz, Teheran dhe Mashhad, duke bashkuar turma të konsiderueshme; kjo pasqyron kulturën e zisë shiite të Iranit me rrënjë të thella; komunitetet mblidhen së bashku për periudha të gjata kohore për të vajtuar humbjet e tyre, qofshin ato humbje personale, politike apo fetare. Por, ajo që është më e habitshme janë pyetjet lidhur me stabilitetin e Iranit si dhe shqetësimet për kaosin e mundshëm pas vdekjes së Presidentit. Çfarë lloj kaosi presin ata dhe pse mendojnë se do të lindë destabilitet? Inkuadrimi i këtyre pyetjeve nënvizon këtë imazh të sajuar të Iranit dhe sugjeron se stabiliteti i vendit varet nga mbijetesa e presidentit, gjë e cila është larg së vërtetës.

Zgjedhjet e ardhshme do të ofrojnë një mundësi për iranianët që të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj Revolucionit dhe Rezistencës. Duket sikur martirizimi tragjik i shefit dhe ministrit të Jashtëm si dhe lufta e vazhdueshme në Gaza po mobilizojnë votuesit. Rrethanat rreth ngjarjeve të fundit tregojnë shenja dhe potencial për të bashkuar dhe forcuar Iranin dhe për të përforcuar angazhimin e tij ndaj parimeve të Revolucionit. Turma në Teheran nuk ishte një takim i zakonshëm. Ai reflektoi entuziazmin në funeralin e Sulejmanit dhe përkundër vështirësive ekonomike dhe sociale, ai simbolizoi angazhimin e palëkundshëm për revolucionin. Këta zëra do të jehojnë me premtimin për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e ardhshme, duke sinjalizuar një ndryshim të mundshëm në peizazhin politik.



Burimi : Al Mayadeen English