SPECIALE: Përgjigje ndaj Mendimit Defatist (6): Liria si një e mirë publike

Publikuar në Maj 6, 2024, 11:52 a.m.

Ata dhe fëmijët e tyre do të duhet të vazhdojnë të jetojnë në një shoqëri të zhytur në okupim, ndarje dhe diktaturë, sepse ky është çmimi i të mos bërit asgjë dhe të mos bërit sakrifica. Kjo është kostoja e të menduarit të vogël. Edhe pse të menduarit disfatist mund të duket racional në mënyrë individuale, ai e mposht shoqërinë në planin afatgjatë, domethënë është irracional.

Liria si një e mirë publike

Për gjatë disa viteve të mësimit dhe mësimdhënies së ekonomisë, kam hasur në mënyrë të përsëritur konceptin e thjeshtë por të dobishëm të të mirave publike. Ndryshe nga të mirat publike, të mirat private përbëhen nga mallra dhe shërbime të cilat zakonisht blini, të tilla siq janë kompjuteri, prerja e flokëve, rrobat ose shërbimet e restorantit ose hotelit. Nga ana tjetër, nuk mund të kufizosh konsumin e mallrave publike nga ata që nuk paguajnë – pasi ato mallra prodhohen një herë. Ju nuk keni kontroll mbi aksesin. Kështu është mbrojtja kombëtare ose kontrolli i sëmundjeve. Pasi ofrohen, ato u ofrohen të gjithë banorëve të një vendi, pavarësisht nëse paguajnë për të apo jo. Transmetimet në radio janë gjithashtu një e mirë publike, sepse transmetuesit nuk mund t'i tarifojnë të gjithë ata që dëgjojnë transmetimet për kohën e saktë që dëgjojnë. (Radioja publike ndryshon në atë se transmetimet e tyre "falas" nuk financohen nga reklamat, kështu që ata marrin donacione ose ndihmë nga qeveria).

Megjithatë, rrugët publike, parqet, shkollat ​​dhe spitalet, aksesi i të cilave mund të kontrollohet, konsiderohen si mallra publike më lirshëm. Në fakt, këto quhen "mallra të virtytshme". Nëse dëshiron, qeveria mund të vendosë tarifa për ata që i përdorin, por zakonisht nuk e bën, kështu që ata trajtohen sikur të ishin mallra publike. Por mbrojtja nga zjarri (në SHBA) dhe kontrolli i trafikut ajror paraqiten si shembuj tipikë të teksteve shkollore të të mirave publike.

Problemi kryesor me të mirat publike, veçanërisht në vendet e Botës së Tretë, është se ato shpesh janë të paprodhuara ose të nënprodhuara, sepse as kompanitë private dhe as individët nuk e konsiderojnë të arsyeshme që ato të përballojnë një pjesë kaq të madhe të kostos kur të gjithë të tjerët mund të përfitojnë prej tyre. Mendoni për këtë në këtë mënyrë. Nëse keni vozitur ndonjëherë në një autostradë në Shtetet e Bashkuara, e dini se çdo disa qindra metra do të gjeni kufoma kafshësh endacake, shpesh të shtypura. Pse nuk i largoni nga rruga dhe nuk i digjni ose i varrosni këto kufoma sa herë që i hasni, dhe pastaj i fshini dhe lani zonat e përgjakshme?

E kuptoni, apo jo? Ky shërbim që ju nuk ofroni është një shembull i një të mire publike.

Disa vite më parë, ndërsa studioja për provimin e mikroekonomisë deri në orët e vona të natës, mendja ime vuajti nga një periudhë e rëndë zvarritjeje (Procrastination). Kjo përfundimisht më çoi në idenë se çlirimi i të shtypurve në përgjithësi dhe çlirimi i Palestinës dhe uniteti arab në veçanti, janë shembujt suprem të të mirave publike në shembullin tonë arab. Ato nuk do të prodhohen sepse, ashtu si të mirat e tjera publike: 

1) Kostot e tij janë shumë të larta për t'u mbuluar nga një individ ose grup i vetëm,

2) Përfitimet e tij nuk mund t'u hiqen lehtësisht atyre që nuk i përballojnë kostot, dhe

3) Aktualisht nuk ka asnjë institucion social qendror në botën arabe, qoftë një qeveri, parti politike apo lëvizje, e cila është e gatshme dhe e aftë të ndërmarrë në mënyrë efektive prodhimin e këtyre të mirave publike politike në emër të pjesës tjetër të shoqërisë. Ata prej jush që e njohin kauzën palestineze, ndoshta kanë dëgjuar shumë herë një aktivist apo luftëtar të rraskapitur, i cili, kur ngarkohet tepër, me zemërim deklaron: "Palestina nuk është vetëm e imja!"

Në fakt, një aktivist i cili rrezikon jetën e tij, rrezikon dënime të gjata me burg, persekutim ose humbje të mirëqenies së familjes së tij për të kontribuar në një kauzë publike siç është çlirimi i Palestinës, imponon një kosto që tejkalon shumë përfitimet që ai personalisht pret të korrë. Por kjo është një linjë që shumë armiq të çlirimit të Palestinës apo unitetit arab po përpiqen t'ju kujtojnë (nën tortura ose me thënje disfatiste) në mënyë që ju të braktisni angazhimin tuaj ndaj kauzës ose t'ju shndërrojnë në tradhtar. Ata përpiqen t'ju bëjnë të mendoni për kostot dhe përfitimet individuale dhe jo për kostot dhe përfitimet shoqërore.

Një shtrirje më e keqe e kësaj është linja "të gjithë po veprojnë kështu". Këtu ju thuhet se secili kujdeset për interesat e veta, normalizohet me "Izraelin", pranon ryshfet, shet kauzën e tij për para, shmang telashet dhe braktis qëllimet "jorealiste", ndaj pse duhet të jeni ndryshe? Adhe çfarë do të ndryshojë? Fraza të ngjashme po ashtu përdoren edhe për të bindur disa vajza ngurruese të pranojnë prostitucionin me justifikimin se të gjithë të tjerët janë gjithashtu moralisht me të meta (gjë që, edhe nëse është e vërtetë, nuk përbën një justifikim të vlefshëm shoqëror për prostitucionin). Shqetësimi ynë këtu është të tregojmë se si konflikti midis interesave individuale dhe publike është theksuar dhe manipuluar me sukses nga ata që dëshirojnë të përhapin mosveprim në kauzat publike dhe ndjenjën e humbjes në ndërgjegjen kolektive.

Megjithatë, është e qartë se shoqëritë ku ofrohen të mira publike, si mbrojtja kombëtare, lufta kundër krimit, kontrolli i sëmundjeve, janë shumë më mirë se shoqëritë ku këto të mira publike nuk ofrohen. Por jo të gjitha të mirat publike kushtojnë njësoj. Dhe jo të gjitha kostot janë financiare. Ata që mendojnë se ka kuptim të mos bëjnë sakrifica sepse besojnë se kostot e tyre private do të tejkalojnë përfitimet e tyre private, përfundimisht do të marrin atë që paguajnë: Asnjë gjë! Ata dhe fëmijët e tyre do të duhet të vazhdojnë të jetojnë në një shoqëri të zhytur në okupim, ndarje dhe diktaturë, sepse ky është çmimi i të mos bësh asgjë dhe të mos bësh sakrifica. Kjo është kostoja e të menduarit të vogël. Edhe pse të menduarit disfatist mund të duket racional individualisht, ai e mposht shoqërinë në planin afatgjatë, domethënë është irracional.

 



Burimi : Free Arab Voice