Globalizimi, Fundi i Historisë dhe Besimi në Mehdiun

nga Rahimpur Ezğedi | Publikuar në Mars 3, 2024, 11:23 p.m.

Sipas transmetimeve, Imam-i Zaman (a.s.) do të eliminojë dallimet klasore në shoqërinë njerëzore. Sipas transmetimeve që kemi, në kohën e Mehdiut nuk do të mbetet asnjë i uritur në tokë. Ky është Mahdevizmi në të cilin besojmë ne dhe në të cilin besojnë të gjitha fetë. Por askush nuk ka folur aq hapur për shoqërinë e fundit të kohës dhe Revolucionin e Madh Botëror sa shiitët.

Nga të gjithë pejgamberët që nga kohërat e lashta e deri te Hatemul-Enbija (profeti Muhamedi a.s.), janë transmetuar deklarata madhështore në lidhje me Hz. Mehdiun (a.s.). Këto janë pothuajse çështjet më sociale midis të gjitha feve hyjnore dhe abrahamike, dhe ato premtojnë dhe lajmërojnë për shpëtimtarin. Të gjithë thanë se ky njeri i madh do të përfundojë punën e papërfunduar të të gjithë profetëve dhe feve. Ata thonë se detyra më e madhe në histori është detyra e njeriut më të madh në histori. Edhe shkollat ​​armiqësore ndaj hyjnores dhe teologjisë kanë menduar në njëfarë forme për këtë çështje. Edhe pse nuk ia përmendën emrin, të gjithë e paralajmëruan shfaqjen e tij. Madje as shkollat ​​ateiste dhe marksiste nuk mund të qëndronin indiferente ndaj çështjes së fundit të kohës.

 Fetë e shumicës së njerëzve, Budizmi, Krishterimi dhe Judaizmi kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë çështje. Judaizmi është ende në pritje të Mesihut (a.s.), Krishterimi është në pritje të rishfaqjes së Mesihut (a.s.). Të gjithë profetët, fetë, sektet presin zgjerimin e ardhshëm të madh ose fundin e historisë. Siç do të diskutojmë më vonë, sot, madje edhe një shkollë mendimi që ka refuzuar fundin e historisë dhe qëllimin e historisë për dekada, alarmohet duke thënë se historia njerëzore nuk ka të ardhme të ndritur, nuk ka asnjë parim që dominon atë. Me fjalë të tjera, një teoricien i liberalizmit si Fukuyama, i cili ka 50-60 vjet që zhvillon teorinë se historia nuk ka qëllim dhe nuk do të ketë kurrë një qëllim, flet gjithashtu për fundin e historisë, por “Fundi i historisë” që nënkuptojnë ata është fortifikimi dhe propaganda e regjimit kapitalist liberal.

Në transmetime, Hz. Mehdiu (a.s) quhet "pranvera e ditëve". Në selamet drejtuar Hz. Mehdiut (a.s) thuhet kështu: "Selam për pranverën e njerëzimit, selam për pranverën e historisë dhe freskinë e ditëve."

Ata të cilët e panë e përshkruan pamjën e tij. Atë e përshkruan edhe Hz. Profeti dhe Imamët (a.s.), dhe këto janë përfshirë në veprat e studiuesve si më poshtë: Ai ka lëkurë gruri. Vetullat e tij janë në formë gjysmëhëne dhe të pjerrëta. Ka sy të zinj, të mëdhenj dhe mbresëlënës. Shpatullat e tij janë të gjera, dhëmbët e tij të shndritshëm, hunda e ngritur dhe e bukur, balli i tij i pastër dhe me shkëlqim dhe struktura e tij skeletore është si një shkëmb. Faqet e tij nuk janë me mish, ai është zgjuar shumicën e natës dhe ka një nishan të zi në faqen e djathtë. Muskujt e tij janë të shtrënguar dhe të fortë, flokët i bien deri në llapët e veshëve dhe afër shpatullave, figura e tij është harmonike dhe e bukur, ka një pamje të bukur, fytyra e tij është e fshehur me një pamje ndrojeje, pamja e tij është plot madhështi udhëheqëse, vështrimi i tij është delikat dhe transformues, zëri i tij është si valët e detit entuziast.

Thuhet se "pritja" është sinteza e kontrastit në mes të "realitetit" dhe "të vërtetës". "Realiteti" është ajo që ekziston, "e vërteta" është ajo që nuk ekziston por që duhet të jetë. Pra, pika e parë është se sot ekzistojnë dy këndvështrime për interpretimin e historisë njerëzore: I pari është parimi i quajtur “Mesianizëm”, pra mesianizëm-mahdizëm apo “premtim”. “Mesia” këtu do të thotë i premtuar; ndërsa Mesianizmi është një ftesë për të pritur. Të presësh ardhjen e asaj që është premtuar do të thotë të kundërshtosh situatën aktuale në nivel njerëzor dhe përmban premtimin e fitores përfundimtare të së drejtës dhe drejtësisë në fund të historisë. Këtu i është referuar edhe si parimi i "futurizmit". "Futurizëm" do të thotë "E ardhme" ose shikim në të ardhmen. Në ideologjinë e orientuar drejt së nesërmes, të gjitha lajmet janë në të ardhmen; kjo do të thotë se koha e botës nuk ka mbaruar ende dhe të privuarit nuk duhet të dëshpërohen. Luftëtarët dhe muxhahedinët e rrugës së lirisë, ndërgjegjes dhe drejtësisë nuk duhet të pendohen për luftën e tyre. Ata që janë mposhtur shumë herë duke u përpjekur të arrijnë drejtësinë brenda lëvizjeve botërore, nuk duhet të thonë se gjithçka ka marrë fund. Shikoni drejtë të ardhmes. Mbani kokën lartë. Keni dhënë dëshmorë, keni pësuar goditje, keni pësuar humbje, jeni tërhequr në disa fronte, por mbani kokën lart. "Futurizmi", do të thotë, mbani sytë nga e ardhmja me vendosmëri dhe shpresë. Mendoni për ngritjen e së nesërmes pas perëndimit të diellit të sotëm dhe gëzohuni me këtë mendim. Kjo ide nuk ka për qëllim të mashtrojë publikun.

Përveç kësaj, për dallim me atë që disa pragmatistë thonë: "Edhe nëse Imam-i Zamani  (Mehdiu a.s.)nuk ekziston, është e dobishme të besosh në të", ky besim është sa i vërtetë, aq edhe i dobishëm. Ata që nuk e kuptojnë të vërtetën e Mahdevizmit dhe nuk besojnë në të, ata që janë robër të dogmatizmit empiriko-empirik dhe janë të kënaqur vetëm me realitetet e botës shqisore, ata që nuk duan të shikojnë përtej universit dhe jashtë dritarës së hapur për metafizikën përmes pejgamberëve (a.s) mund ta shohin fenomenin e Imam-i Zamanit si diçka larg realitetit, por të dobishëm. Megjithatë, realiteti i çështjes është ky: Historia e Imam-i Zamanit nuk është një përrallë, nuk duhet parë si një legjendë fetare. Historia e Imam-i Zaman (a.s.) është reale, e dobishme dhe të dyja janë të ndërthurura.

Pastaj, bëhet fjalë për një pamje të së ardhmes dhe historisë që ata në Perëndim e quajnë "Mesianizëm dhe Futurizëm", sepse historia është e gjallë dhe aktive, e udhëhequr nga një qenie e ndërgjegjshme dhe historia e njerëzimit në fund nuk do të përfundojë në një gropë kanalizimesh. Ai është optimist për historinë njerëzore, duke besuar se dielli i "të vërtetës dhe drejtësisë" do të lindë pas gjithë gënjeshtrave, padrejtësive dhe shtypjes që i janë bërë njerëzimit. Zoti nuk do t'i lërë njerëzit në duart e shtypësve të historisë. Pavarësisht kësaj, ekziston edhe një linjë e dytë, dhe kjo po pompohet sot nga liberalizmi, kapitalizmi dhe hegjemonia perëndimore në akademi dhe universitete anembanë botës. Po i imponohet me dhunë opinionit publik botëror dhe kjo është ideja e refuzimit të “objektivit dhe qëllimit të historisë”.

Kur themi Perëndim këtu, nuk nënkuptojmë njerëzit që jetojnë në vendet perëndimore. Njerëzit e vendeve perëndimore, ata që janë fetarë dhe të krishterë, besojnë në atë që është "premtuar". Pavarësisht bombardimeve të natyrës së tyre - me përjashtim të një pakice të vogël në Perëndim, në SHBA, në Evropë - ata ende ruajnë finesën e tyre të brendshme. Më lejoni t'ju kujtoj se shkuam në një kishë me disa miq në Uashington. Ishte një kishë shumë madhështore dhe e vjetër. Ishte pothuajse një muze dhe përmbante shtatë kisha të ndërlidhura. Ne pamë një nxënëse amerikane në sallën e kishës. Ishte ulur dhe po luante fyell. Ishte mëngjes i së dielës, shkova tek ajo dhe e pyeta se çfarë po bënte. Më tha: "Në emër të pritjes së asaj që ishte premtuar dhe me dashurinë ndaj saj, bëra një betim që të vij çdo të dielë në mëngjes dhe t'i bie fyellit." Kjo është një shoqëri ku shpirtërorja, njerëzimi, drejtësia bombardohen ditë e natë, por nuk mund të përballet me këtë nxënëse të re fetare në zemër të Uashingtonit. Pra, kur themi Perëndim, nuk nënkuptojmë njerëzit e zakonshëm naivë, të pavetëdijshëm që jetojnë në vendet perëndimore. Në fakt nuk e kemi fjalën as për qytetarë të zakonshëm të degjeneruar që janë disi të shtypur dhe viktima. Ajo që nënkuptojmë është "hegjemonia kapitaliste liberale" dhe qelizat kapitaliste hebreje që sundojnë Amerikën dhe, përmes Amerikës, të gjithë botën sot. Janë ata që shpërlanë trurin e publikut në favor të njërit prej dy personave që mbrojnë interesat e bërthamës së çelikut kapitalist, në zgjedhjet e fundit, të mbushura me mashtrime. Miliarda dollarët e këtyre kompanive janë zotërit e vërtetë të Perëndimit dhe botës së sotme, ata udhëheqin rendin modern të skllavërisë.

​Janë këto qeliza të mendimit liberal që kanë udhëhequr Amerikën dhe Perëndimin, qelizat më konservatore të pushtetit përgjatë historisë njerëzore. Pra, pse konservatorët? Sepse situata aktuale në botë duhet të ruhet në favor të tyre. Si ruhet kjo situatë? Para së gjithash, ata duhet të besojnë se gjendja aktuale në botë, zhvillimet që kanë ndodhur në botë prej dekadash dhe ideologjia e liberalizmit që mbështet kapitalizmin global sionist, përcaktojnë ekuacionin e fuqisë dhe pasurisë. Ata po përpiqen të bindin të gjithë se ky është vetë racionaliteti, se të gjithë duhet të besojnë në të dhe se ajo që ata e quajnë modernizëm është fundi i historisë.

​Duan të thonë këtë: Në shoqërinë botërore, një "Medina-yi Fazila" (shoqëri, qytet i të virtytshmëve) më e mirë dhe superiore se situata aktuale që ne udhëheqim nuk ekziston në jetën reale dhe nuk është e mundur të ekzistojë as mendërisht. Në një intervistë me Spiegel disa vite para vdekjes së tij, Popper ishte shprehur se: "Sot, 'Medina-yi Fazila' i gjithë historisë njerëzore është shoqëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse gazetari i cili zhvilloi intervisten do ta kishte pyetur atë se: “Si mundet të jetë një shoqëri e virtytshme dhe fundi i historisë aty ku çdo tetë sekonda ndodh një vrasje, çdo nëntë sekonda ndodh një sulm seksual, një shoqëri ku burimi më i madh i të ardhurave të së cilës janë droga dhe armët kimike dhe biologjike të shkatërrimit në masë?”,  ai do të ishte përgjigjur kështu: "Domosdoshmëria e të menduarit për 'Medina-yi Fazila' ishte në fakt një gënjeshtër që na është thënë neve. Nuk do të ketë 'Medina-yi Fazila' deri në fund të historisë dhe një gjë e tillë nuk duhet menduar. Ky mendim i çoroditur në mendjen e njeriut është një besim në një përrallë." Ose siq thotë Fukuyama, teoricieni i kapitalizmit amerikan: Nëse historia ka një fund, ajo është shoqëria aktuale e Shteteve të Bashkuara. Ky është një mendim "konservator".

Konservatorizmi mbron situatën aktuale në botë dhe ruajtjen e piramidës së pushtetit që dominon aktualisht botën. Në krye të kësaj piramide janë kapitalistët, ndërsa të gjitha kombet e tjera, kombet lindore dhe jugore, janë skllevër që mbajnë mbi supe ata që janë në krye të piramidës së pushtetit. Si shpërndahet sot pasuria në botë? Sa përqind e njerëzimit zotëron sa përqind të pasurisë botërore? Çfarë është kjo shifër e hapur? Nëse dikush thotë se kjo situatë aktuale duhet të vazhdojë, cili është kuptimi i kësaj?

​Sipas transmetimeve, Imam-i Zaman (a.s.) do të eliminojë dallimet klasore në shoqërinë njerëzore. Sipas transmetimeve që kemi, në kohën e Mehdiut nuk do të mbetet asnjë i uritur në tokë. Ky është Mahdevizmi në të cilin besojmë ne dhe në të cilin besojnë të gjitha fetë. Por askush nuk ka folur aq hapur për shoqërinë e fundit të kohës dhe Revolucionin e Madh Botëror aq sa shiitët. Të tjerët ndoshta nuk kishin informacion të detajuar për këtë situatë. Shia madje e di edhe emrin suprem të liderit të madh të Revolucionit Global. Ai shpjegon mënyrën e tij të menaxhimit. Me siguri asnjë shkollë tjetër nuk është si kjo. Ju e shihni lajmërimin për fundin e kohës tek Upanishadet, Vedat, në Teurat, dhe në të gjitha burimet lindore dhe perëndimore. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka folur për të aq hapur dhe aq qartë sa burimet shiite, duke përfshirë fizikun, fjalët, sloganet dhe metodat revolucionare të tij. Qëllimi kryesor i kapitalizmit liberal, i cili thotë se jemi kundër idesë së "Medina-yi Fazila", mesianizmit, fondamentalizmit fetar, radikalizmit dhe ideologjisë revolucionare, madje kundërshton të gjitha llojet e parimeve, edhe nëse nuk janë fetare, është ky: Mos lejoni që në opinionin publik të njerëzimit, veçanërisht në universitetet lindore dhe islame, në mendjet e studentëve dhe më pas të publikut të lindë një gjendje dyshimi dhe pritshmërie për situatën aktuale. Në mendjen e publikut nuk duhet të mbijnë pyetje si këto: “Mos ndoshta moderniteti kapitalist nuk është fundi i rrugës? A duhet të kërkojmë një rrugë tjetër?".

Ata duan të thonë se nuk ka asgjë përtej kësaj situate aktuale në botë. Ajo që ekziston është shkenca, vetë racionaliteti dhe fundi i historisë. Thonë se kjo është ndalesa e fundit, njerëzimi duhet të zbresë nga treni. Por, nëse i kushtoni vëmendje, ata nuk thonë se i gjithë njerëzimi duhet të jetojë në nivelin tonë dhe të ketë mundësitë e popullit amerikan. Nëse do ta kishin thënë këtë, do të duhej të hiqnin dorë nga mizoria dhe padrejtësia në shkallë globale. Sepse nëse kuptimi i globalizimit do të ishte që pasuria, fuqia, dija, nderi dhe respekti të ishin të barabarta në të gjithë botën, kjo do të ishte e pranueshme. Por globalizimi që ata duan është “amerikanizimi”. Globalizimi është diçka që drejtohet nga kapitalistët që dominojnë Amerikën, ndërsa pjesa tjetër e njerëzimit formon trupin e piramidës.

Globalizimi perëndimor synon ta bëjë të shpjegueshme shtypjen e botës nga Perëndimi. Ata janë kundër “globalizimit Mahdevi”. Ata bëjnë thirrje për globalizimin e kapitalizmit amerikan. Nëse globalizimi konsiston në atë që Amerika globalizon Amerikën, kapitalizmin që dominon Amerikën, Sionizmin dhe Anglinë, atëherë ky globalizim është vetëm në interesin e tyre. Këtë po përhapin ata, ky “globalizim” gëlltit dhe tret të gjitha kulturat, ideologjitë dhe rezistencën. Por, ata nuk pranojnë nëse ne themi : "Ne e pranojmë globalizimin; por jo sipas standardeve të kapitalizmit hebre, por sipas standardeve të Imam Mehdiut, i cili tha se 'askush nuk duhet të mbetet i uritur në të gjithë botën'", si dhe kundërshtojmë duke thënë: "Një fëmijë 11-vjeçar në një cep të Afrikës nuk duhet të peshojë sa një fëmijë 6-muajsh në Uashington dhe Nju Jork. Nuk duhet të jetë lëkurë e kocka, nuk duhet t’i numërohen brinjët".

Ata e refuzojnë globalizimin Mahdevi, pra globalizimin e drejtësisë dhe e shohin atë si një lajthitje, një utopi. Sepse Imam Mehdiu (a.s.) dëshiron siguri jo vetëm për kapitalistët perëndimorë, por për të gjithë. Sipas transmetimeve, gjatë sundimit të Imam Mehdiut, siguria do të mbizotërojë botën aq shumë sa që një vajzë e re do të mund të shkojë vetë nga një skaj i botës në tjetrin pa iu nënshtruar as fyerjes apo kërcënimit më të vogël. Kjo është në transmetimet tona. Globalizimi Mahdevi do të thotë siguri për të gjithë. Është siguri jo vetëm për vajzat e kapitalistëve në Nju Jork, por edhe për vajzat e Afrikës, Meksikës, Ganës dhe Afganistanit. Sidoqoftë, ajo që thotë dhe dëshiron ideja e globalizimit të stilit të kapitalizmit perëndimor është vetë "konservatorizmi". Ata janë kundër parimeve, vendosjes së "Medina-yi Fazila" , ideologjisë dhe mbizotërimit të vlerave në shkallë globale. Ata thonë se vlerat nuk janë në parim, gjëra shkencore dhe racionale. Vlerat janë personale dhe relative, ndaj nuk ka të bëjë fare me qeverinë dhe çështjet publike, ky pra është laicizmi.

Sipas stilit të tyre të propagandës, të flasësh për Mahdevizmin, globalizimin dhe premtimin e drejtësisë globale është deluzive dhe e pamundur. Ata e përmendin këtë në bastet e tyre universitare dhe përpiqen të globalizojnë tezën e konservatorizmit. Ata thonë se kjo ide tashmë është ideologjike, totalitare dhe monopoliste. Çfarë do të thotë që dikush me emrin Mehdi vjen dhe vendos një qeveri të vetme në të gjithë botën!

Sipas transmetimeve tona, Mehdiu (a.s.) do të arrijë dominimin dhe drejtësinë globale me dëshmi mendore dhe shpatë. Ai do të debatojë me të krishterët me Ungjillin e vërtetë dhe me hebrenjtë me Teuratin e vërtetë dhe do të sjellë prova. Ai nuk do të lërë asnjë arsyetim apo justifikim për askënd. Shumica e njerëzve do të binden nga logjika dhe provat racionale, nga këshillat dhe mëshira; Dhe ata që janë kokëfortë do të përmirësohen me shpatë. Njerëzimi do të hyjë në Islam.



Burimi : Medya Şafak