Zonja Zekzeki foli për atë që përjetoi kur pa për herë të parë Imam Khomeinin

Publikuar në Shk. 11, 2024, 8:05 p.m.

Mbaj mend që rrugës për të parë imamin, shpërndanin mindil në minibus. "Për ç'farë është kjo?"- thashë. Më thanë se disa njerëz qajnë kur e shohin imamin. "Pse duhet të qaj?" -thashë. “Nuk do të qaj, thjesht vetëm dua ta shoh. Duke e parë nuk më bën të qaj!” Por kur hyri imami, e dini, ishte në Jemaran, sikur i shkëlqeu një dritë në ballë! Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, nuk munda të mos qaja edhe unë!

Nëna e 6 martirëve, aktivistja politike dhe fetare Zeenah Ibrahim (gruaja e liderit të Lëvizjes Islamike Nigeriane Sheikh Zekzeki) dha një intervistë për web faqen Khamenei.ir. Ne paraqesim përkthimin e rubrikës ku ajo përshkruan momentin kur takoi për herë të parë Imam Khomeinin.

Pyetje: Në cilin vit keni ardhur në Iran?

Znj.Zekzeki: Në vitin 1982, në fund të janarit 1982. Motrat që erdhën në Nigeri ndërsa ne ishim këtu na ftuan në 22 Behmen [festimet e përvjetorit të Revolucionit]. Na dërguan për të vizituar Imam Khomeinin së bashku me ata që erdhën. Atëhere e pashë për herë të parë imamin.

Pyetje: Si u ndjetë kur patë Imam Khomeinin?

Znj. Zekzeki: Kjo nuk është diçka që mund të shpjegohet shumë mirë. Mbaj mend që rrugës për të parë imamin, shpërndanin mindil në minibus. "Për ç'farë është kjo?"- thashë. Më thanë se disa njerëz qajnë kur e shohin imamin. "Pse duhet të qaj?" -thashë. “Nuk do të qaj, thjesht vetëm dua ta shoh. Duke e parë nuk më bën të qaj!” Por kur hyri imami, e dini, ishte në Jemaran, sikur i shkëlqeu një dritë në ballë! Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, nuk munda të mos qaja edhe unë! 

U habita kur më thanë të merrja një mindil, "Pse duhet të qaj?"-   po thoja. "Unë vetëm dua ta shoh atë, kështu që do të jem e lumtur vetëm nëse e shoh". Por, fillova të qaj. A e dini se çfarë më befasoi në të vërtet? Mes nesh ishte edhe një gazetare amerikane, ishte edhe ajo në audiencë, e pashë edhe atë duke qarë. Pastaj e pyeta pse po qante. Ajo tha se nuk mund ta shpjegonte këtë gjë dhe madje nuk ishte as muslimane. Kaq shumë u ndikua vetëm duke parë imamin. Pastaj i thashë, po, edhe mua më ndodhi e njëjta gjë dhe edhe unë qava. I thashë: "Shpresoj që kur të ktheheni në Amerikë, të thoni të vërtetën dhe jo propagandën që bëjnë njerëzit për këtë shërbëtor të madh të Zotit!". Më tha: “Do ta bëj, por shpresoj ta publikojnë!” . Ajo ishte një grua e moshuar, një gazetare e bardhë amerikane. Nuk ishte muslimane, por edhe ajo ishte e ndikuar!

 


Burimi : Medya Şafak