Marrëveshja e armëpushimit të Gazës është fitorja përfundimtare e Rezistencës Palestineze kundër pushtimit

Publikuar në Nën. 28, 2023, 3:22 a.m.

Marrëveshja e cila përfaqëson një fitore të madhe për rezistencën palestineze, erdhi 7 javë pas operacionit të paprecedentë Stuhia Al Aksa. Fakti që marrëveshja u arrit me kushtet e Rezistencës Palestineze dhe pas negociatave maratonë në të cilat zyrtarët e Rezistencës diskutuan çështjet nga një pozicion i fortë dëshmon se marrëveshja e armëpushimit është një fitore si për Rezistencën Palestineze ashtu edhe për Boshtin e Rezistencës.

Grupi i rezistencës palestineze, Hamasi konfirmoi se u arrit një marrëveshje katërditore e armëpushimit në Rripin e rrethuar të Gazës në mes të regjimit izraelit dhe ndërmjetësimit të Katarit dhe Egjiptit, dhe se kjo mund të zgjatet.

Sipas kësaj marrëveshje, Hamasi do të lirojë 50 të burgosur izraelitë të luftës të mbajtur që nga 7 tetori në këmbim të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë të cilët lëngojnë prej vitesh në burgjet izraelite.

​Marrëveshja po ashtu, do të lehtësojë hyrjen e ndihmave humanitare, ndihmës mjekësore dhe kamionëve me karburant në zonën e rrethuar dhe do të ndalojë sulmet vdekjeprurëse të regjimit izraelit pushtues ndaj palestinezëve në Gaza.

Në përputhje me marrëveshjen, edhe dronët izraelitë që fluturojnë mbi Gaza do të ndalojnë për katër ditë. Në Gazën veriore, duhet të ndalet lëvizja për të paktën gjashtë orë në ditë.

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve, regjimi nuk do të arrestojë apo sulmojë askënd në "të gjitha zonat e Rripit të Gazës".

Në deklaratën e bërë nga Hamasi, theksohej se kushtet e marrëveshjes së armëpushimit bazoheshin në “vizionin dhe parimet e rezistencës”, dhe thuhej se negociatat u zhvilluan “nga një pozicion i vendosmërisë dhe forcës në terren, megjithë përpjekjet e okupimit për të zgjatur dhe vazhduar negociatat”.

Ndërsa Hamasi deklaroi angazhimin e tij ndaj marrëveshjes, ai po ashtu paralajmëroi se "do t'i mbajë duart në këmbëz" nëse regjimi i Tel Avivit shkel marrëveshjen ose tërhiqet nga angazhimet e tij.

Grupi i rezistencës me bazë në Gaza u shpreh se: "Në shpalljen e marrëveshjes për ndërprerjen e armiqësive, ne konfirmojmë se do të qëndrojmë vigjilent dhe brigadat tona fitimtare do të qëndrojnë vigjilente për të mbrojtur popullin tonë dhe për të mposhtur pushtimin dhe agresionin."

"Duke u frymëzuar nga përgjegjësia jonë ndaj popullit palestinez të durueshëm dhe të vendosur dhe nga përpjekjet tona të palodhura për të mbështetur vendosmërinë, për të ofruar ndihmë dhe për të trajtuar plagët e popullit tonë hero në Rripin e nderuar të Gazës dhe nga puna jonë për të konsoliduar vullnetin e rezistencës sonë fitimtare më 7 tetor kundër armiku sionist."- shtoi ai.

Lëvizja i siguroi palestinezët se "do t'i qëndrojnë besnikë gjakut të tyre, sakrificës, durimit, vendosmërisë dhe qëllimeve të tyre për çlirim dhe liri, rivendosjen e të drejtave dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin si kryeqytet".

Para ngjarjeve të 7 tetorit, në burgjet izraelite ndodheshin rreth 5200 palestinezë. 3000 palestinezë të tjerë janë arrestuar në shtatë javët e fundit në bastisje të rastësishme në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Raportohet se marrëveshja ngeci përpjekjet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të nënshkruar marrëveshjen e përkohshme dhe se u përmbyll disa ditë pas politikës së shtyrjes së miratuar nga regjimi izraelit.

Siç pritej, ministri izraelit i krahut të djathtë Itamar Ben-Gvir, i cili bëri fushatë për luftë, nuk mund ta fshehë zhgënjimin e tij pas arritjes së marrëveshjes, duke thënë se ajo përbën një "precedent të rrezikshëm".

​"Hamasi e donte këtë pushim më shumë se çdo gjë," tha ai në postimin e tij në X, i njohur më parë si Twitter. "Marrëveshja vendos një precedent të rrezikshëm që ndryshon ekuacionin dhe mund të çojë në incidente të mëtejshme."

Marrëveshja, për të cilën ekspertët thonë se përfaqëson një fitore të madhe për Rezistencën Palestineze të udhëhequr nga Hamasi, vjen shtatë javë pas operacionit të paprecedentë Stuhia Al-Aksa (ose Përmbytja e Al-Aksa).

​Ky operacion, i cili kapi plotësisht në befasi regjimin dhe mbështetësit e tij perëndimorë, tregoi epërsinë strategjike dhe ushtarake të Rezistencës dhe hodhi poshtë mitin për pathyeshmërinë e regjimit.

Fakti që marrëveshja u arrit me kushtet e Rezistencës Palestineze dhe pas negociatave maratonë në të cilat zyrtarët e Rezistencës diskutuan çështjet nga një pozicion i fortë dëshmon se marrëveshja e armëpushimit është një fitore si për Rezistencën Palestineze ashtu edhe për Boshtin e Rezistencës.

Në një deklaratë në Telegram, lëvizja e rezistencës së Xhihadit Islamik Palestinez deklaroi qartë se ushtarët izraelitë nuk do të lirohen "derisa të gjithë robërit tanë të çlirohen nga burgjet e armikut".

Grupi i rezistencës u shpreh se: "Theksojmë se për të penguar të gjitha objektivat e këtij agresioni, ne vazhdojmë të përballemi me agresionin në të gjitha nivelet e fushës dhe politikës."

Kjo tregon se si Hamasi ashtu edhe Xhihadi Islamik nuk do t'i nënshtrohen shantazheve dhe do të vazhdojnë të bëjnë presion ndaj regjimit izraelit që të pranojë kërkesat e Rezistencës.

Këtë herë është Rezistenca Palestineze ajo që do të flasë dhe regjimit pushtues do të detyrohet ta dëgjojë atë.

Duke folur në një ngjarje në Teheran, disa orë pas arritjes së marrëveshjes, udhëheqësi i Rezistencës Islamike Ayatollah Sejjid Ali Khamenei tha se regjimi izraelit ishte "nokautuar" nga rezistenca palestineze.

​Duke folur në takimin ku u mblodhën atletët olimpikë iranianë, udhëheqësi u shpreh se: "Nëse do t'ju bëja një përmbledhje të zhvillimeve të fundit, do të thosha se regjimi sionist është nokautuar në Stuhinë Al-Aksa".

Hamasi, jo si një qeveri dhe vend me burime të gjera, por si një grup rezistence, arriti t'i japë një goditje nokaut sionistëve uzurpatorë me të gjitha këto mundësi.

Ministri i Jashtëm iranian, Husein Emir Abdullahian, i cili vizitoi Libanin, tha se pas gjashtë apo shtatë javësh të rezistencës së paepur të palestinezëve, koha nuk po funksiononte në favor të regjimit izraelit.

Duke vënë në dukje se rezistenca e Gazës dëshmon se Amerika dhe regjimi izraelit janë humbësit absolut, Abdullahiyan shtoi se e ardhmja e Gazës dhe Palestinës do të përcaktohet nga palestinezët.

Ai deklaroi se: "Ne kemi dëgjuar nga udhëheqësit e rezistencës në rajon se palestinezët do të qëndrojnë vigjilentë derisa të arrihen të drejtat e plota dhe të përfundojë lufta kundër pushtimit."

Ndërkohë, marrëveshja e armëpushimit e shpallur të mërkurën u mirëprit nga shumë vende.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning tha se Pekini shpresonte se marrëveshja "do të ndihmonte në zbutjen e gjendjes së rëndë të krizës humanitare, do të nxiste reduktimin e konflikteve dhe do të reduktonte tensionet".

Rusia e cilësoi marrëveshjen si "lajmin e parë të mirë pas një kohe të gjatë" dhe vuri në dukje "pauzat humanitare".

Ekspertët mendojnë se regjimi izraelit u detyrua të pranojë marrëveshjen e armëpushimit përballë rritjes së opinionit publik kundër tij në mbarë botën dhe goditjeve vdekjeprurëse që i janë dhënë regjimit nga lëvizja e rezistencës palestineze.

Pavarësisht kundërshtimit të brendshëm, Netanyahu duhej të pranonte të dilte nga grepi, por ajo që ka ndodhur që nga tetori e deri më tani, tregon se tashmë regjimi pushtues ka ardhur në buzë të shkëmbit.



Burimi : Press Tv