Nga afër/..
Në vitin 2005, aktori Daniel Day-Lewis vizitoi Gazën dhe dëshmoi nga afër arrogancën dhe krimet e pushtuesit cionist. Për të rrëfyer përvojën, ndjenjat dhe qëndrimin e tij ai shkruajti një artikull i cili në atë kohë ndezi zemërimin e cionistëve dhe klikave të tij. Këto janë fragmente nga ai artikull:
Izraeli është një shtet aparteid. M'u desh më pak se një javë për të humbur neutralitetin. Nëpërmjet kësaj, unë mund të hedh gurë mbi tanke.
Në Rripin e Gazës, ushtria izraelite i përgjigjet hedhjes së gurëve me plumba. U përgjigjet bombardimeve dhe sulmeve të nisura nga të armatosurit palestinezë duke shkatërruar shtëpitë dhe ullishtat në kërkim të autorëve, duke ndëshkuar familjet e tyre dhe duke krijuar zona të pabanuara për të mbrojtur kolonitë (vendbanimet) izraelite.
Ai bllokon shkuarjen në fshatra dhe shumëfishon pikat e kontrollit, duke i shkëputur banorët e Gazës nga bota e jashtme. Psikologët e Organizatës Mjekë pa kufij përpiqen të ndihmojnë familjet palestineze për të përballuar presionet e jetesës brenda këtyre kufijve, duke trajtuar traumat e rënda dhe duke dëgjuar historitë e tyre. Këto vizita ndonjëherë janë e vetmja shenjë se ato nuk janë braktisur.
Tanket dhe buldozerët e blinduar izraelite mund të vijnë pa paralajmërim, shpesh gjatë natës. Vetëm zhurma, për një popull që të detyrohet të vuajë këto shkelje vit pas viti, mjafton për ngrirjen e shpirtit. Snajperët izraelitë janë vendosur në çati. Ata urdhërojnë pronarët e shtëpive të largohen. Këta pronarë nuk kanë kohë as të mbledhin tenxhere, tigan, letra dhe rroba përpara se buldozerët të shembin ndërtesat e pambrojtura si dinozaurët që shkelin vezët.
Ata që kapen në zonën e mësymjes mund të pushkatohen. Edhe ata që fshihen brenda shtëpive të tyre mund të qëllohen ose bombardohen përmes mureve, dritareve dhe çatisë. Flamuri i bardhë i mbajtur nga punëtorët humanitarë ofron pak mbrojtje. Përpara se të mbarojë java ne u përballëm të paktën dy herë me të shtëna paralajmëruese.
Shtëpia e Abu Sagirit është ende në këmbë, por ushtarët izraelitë pushtuan katin e sipërm dhe tarracën. Mbesa e tij Merva është me ne. Ajo është një vajzë shtatëvjeçare e bukur, e turpshme, me syze të kuqe me rreth metalik, me flokët me gërsheta elegante të lidhur me fjongo me lule. Ajo vesh pantallona të kuqe të ndezura dhe një xhaketë xhins. Prillin e kaluar, nëna e saj dëgjoi një xhip izraelit që ndaloi për pak kohë në rrugën ushtarake para shtëpisë së tyre ku hodhën disa predha. Merva po luante jashtë. Ajo u shfaq duke qarë dhe fytyra e saj ishte mbuluar me gjak. Asaj ia lanë fytyrën. Syri i djathë i saj u dëmtua plotësisht. Pas një muaji i vendosën një protezë në sy. Gjendja e saj ishte shumë e papërshtatshme. Kështu që nevojitej një rekomandim i veçantë nga Ministria e Shëndetësisë palestineze për të financuar në mënyrë të përshtatshme një udhëtim në Egjipt. Merva duhet ta ndryshojë këtë protezë çdo gjashtë muaj, kështu që ministria duhet të negociojë me Izraelin çdo herë për të marrë lejen për të kaluar kufirin. Pesëdhjetë makina lejohen të kalojnë çdo ditë. Secili duhet të mbajë shtatë persona.
Ebu Sagiri ka pesë djem dhe katër vajza. Ai thoshte: Do të falimentohet më shumë se kaq. Ai jeton pranë pikës së kontrollit Abu Hulij në Gazën jugore. Ai dëshironte që fotografi Tom Craig ta fotografonte dhe foton e tij dhe ta vendosë në çdo mur në Angli, Gjermani dhe Rusi.
Ebu Sagiri ishte 59 vjeç. Kur ishte 12 vjeç, ai doli për të punuar dhe në moshën 16-vjeçare filloi të ndërtonte shtëpinë që ëndërronte, "dalë ngadalë" shtëpinë në të cilën do të grumbullonte familjen e tij të madhe. Ai u rrit në një shtëpi prej balte në Khan Junis, në të cilën hynte uji sa herë që binte shi. E gjithë krenaria, shpresa dhe bujaria e tij e shpirtit u investua në ambicien për shtëpi e familje. Ai punoi në Izrael, si shumë njerëz këtu, përpara se kufijtë të mbylleshin për të gjithë burrat nga mosha 16 deri në 35 vjeç.
Për më shumë se 20 vjet, Abu Sagiri kishte biznesin e tij, duke shitur dhe transportuar produkte të thurura me kallamishte. Gjatë Luftës së Dytë të Gjirit, të gjitha mallrat e tij u vodhën. Pas kësaj, ai punoi me kamionin e tij për të nxjerr të ardhura. Ai mbolli 300 metra katrorë ullinj, shegë, hurma, geuava (lloj fruti) dhe limon në tokat rreth shtëpisë së tij.
Pas fillimit të Intifadës (Kryengritjes) së Dytë (Intifada Palestineze), ushtria izraelite shkatërroi të mbjellat e tij "për arsye sigurie" dhe aty ndërtua një rrugë në shërbim të kolonive izraelite të Gush Katijf. Gjatë vizitës sonë, automjetet kalonin lirshëm vajtje- ardhje përgjatë anës së tokës djerrë e cila më parë ishte kopshti i Ebu Sagirit që lulëzonte me pemishtet e tij.
Ndonjëherë familjet nuk largohen nga zona e bastisur, sepse nëse largohen do të humbasin gjithçka. Qëndrimi në shtëpi është një rrezik i madh. E ndonjëherë shtëpia është e pushtuar nga forcat izraelite dhe familja detyrohet të qëndrojë atje si mbrojtje për ushtarët. Vitin e kaluar (viti 2004), janë prishur mesatarisht 120 shtëpi në muaj. Në katër vitet e fundit, 28,483 banorë të Gazës janë evakuar me forcë. Është shkatërruar më shumë se gjysma e tokës së përdorshme në Gaza, e cila përbëhet kryesisht nga pemishte.
Vitin e kaluar (2004), 658 palestinezë u vranë nga dhuna në Gaza, së bashku me dhjetëra izraelitë. Këto toka, shtëpi pas shtëpie, pemëtore pas kopshti, e kthyen komunitetin në një djerrinë të mbuluar me prodhime prej xhamave të thyer, gozhdave, librave dhe pronave të braktisura. E ndërsa përshkojmë rrugën tonë drejt shtëpisë së Abu Sagirit dhe familjes së tij – një nga shumë familje që do të vizitojmë sot – ne ecim mbi histori dhe aspirata të thyera.
Një ditë, Rafael Eitan, ish-shefi i shtabit izraelit, e krahasoi popullin palestinez me "buburrecat e droguar që lëvizin dhe rrokullisen brenda një shishe". Në vitin 1980 ai u tha oficerëve të tij: "Duhet të bëjmë gjithçka për t'i bërë ata aq të mjerë sa të largohen." Ai kundërshtoi të gjitha përpjekjet për t'u dhënë atyre autonomi në territoret e pushtuara. Njëzet e pesë vjet më vonë, më duket se qëndrimi dhe politika e tij janë zbatuar me shumë entuziazëm.
Kullat e vrojtimit janë struktura të liga me hije keqdashëse pushteti në të gjithë vendin.
Në ditën tonë të tretë, ndërsa qëndronim në skajin e grisur të kampit të refugjatëve në Rafah, zona e ndaluar kufitare midis Gazës dhe Egjiptit, plumbat shpuan rërën nga një largësi një metër e gjysmë larg vendit ku po qëndronim. Në atë vend ishte Iman Al Hams, një nxënëse e pafuqishme, e cila ishte qëlluar vetëm disa javë më parë. Ajo vrapoi dhe u përpoq të fshihej nga vdekja mizore që i erdhi. E ndjeva praninë e saj. Qielli dridhej me frymëmarrjet e saj të cekëta e të valëvitura prej tmerrit të fundit.
Artikulli u botua më 20 mars të vitit 2005 në revistën The Times dhe më pas u fshi nga faqja e saj e internetit.