Heshtja strategjike e liderit të Hezbollahut, Sejjid Hasan Nasrallah, shqetëson sionistët
Në mesin e bisedave për luftë në korridoret e pushtetit të Tel Avivit dhe Uashingtonit, ka një pyetje që po bëjnë të gjithë: Si do të reagojë lëvizja e rezistencës Hezbollah në Liban nëse lufta përshkallëzohet? Rezistenca, me strategjinë dhe durimin e saj, e mban çelësin në dorë këtu. Dhe kjo luftë do të përfundojë ashtu siç e kishte planifikuar Rezistenca.
Gjëja më shurdhuese në mesin e zhurmës së sirenave të sulmeve ajrore dhe breshërisë së pamëshirshme të raketave që godasin shtëpitë palestineze në Rripin e Gazës me popullsi të dendur, është heshtja e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Sejjid Hasan Nasrallah.
Që kur lëvizja e rezistencës libaneze ka paralajmëruar se do t'i bashkohet luftës nëse regjimi izraelit zbaton planin e tij ambicioz të 'pushtimit të tokës', si izraelitët ashtu edhe amerikanët u detyuan të rrinin prapa dhe të mendonin skenarë dhe pasoja të ndryshme të kësaj aventure të çmendur dhe të rrezikshme.
Sipas një raporti në Axios, gjatë takimit të tij me Benjamin Netanjahun në Tel Aviv, Presidenti i SHBA-së Joe Biden ishte "veçanërisht i shqetësuar" nga fakti se Hezbollahu "vendosi t'i bashkohej luftës" dhe se kjo "rrit mundësinë e një konflikti më të gjerë" në rajonin e Azisë Perëndimore.
Në mesin e bisedave për luftë në korridoret e pushtetit të Tel Avivit dhe Uashingtonit, ka një pyetje që po bëjnë të gjithë: Si do të reagojë lëvizja e rezistencës Hezbollah në Liban nëse lufta përshkallëzohet?
Titujt në mediat perëndimore dhe sioniste në javët e fundit tregojnë për rëndësinë e Hezbollahut dhe për faktin se si lëvizja mund të dëmtojë planet e armikut sionist në rast të një operacioni tokësor.
Middle East Eye pyeti: "Ku është Nasrallah? Lideri i Hezbollahut qëndron i heshtur mes sulmeve në Gaza". Ynetnews izraelite shkroi: "Nasrallah qëndron i heshtur ndërsa mijëra njerëz ikin nga Libani Jugor". “Heshtja ogurzezë e Hasan Nasrallahut në Liban”, shkroi Jewish News Syndicate.
Ajo që zbulojnë këta tituj është dëshpërimi i regjimit pushtues për të dalë nga rrëmuja në të cilën ndodhet dhe për të marrë një ide se çfarë e pret atë nga fjalimi i Sejjid Hasan Nasrallah.
SHBA po e shtyn Tel Avivin të tërhiqet dhe të vonojë ofensivën tokësore, dhe regjimi deri më tani është pajtuar, kryesisht për shkak të obligimeve të tij dhe nevojës së tij për përforcime amerikane.
Rezistenca Palestineze, e cila tashmë ka marrë epërsinë në aspektin e strategjisë, forcës dhe fuqisë, ka treguar se një operacion tokësor do të jetë një propozim i kushtueshëm. Ajo shkatërroi tanket shumë të lavdëruara Merkava, madje duke i penguar ata që të hynin në kufijtë e Gazës në Khan Yunis dhe Rafah.
Më 25 tetor, lideri i Hezbollahut njoftoi se 41 ushtarë që ranë dëshmorë në përleshjet me armikun sionist pas 7 tetorit ishin ‘dëshmorë në rrugën për në Jerusalem’, duke dhënë sinjalin për ato që do të bëhen për të çliruar plotësisht Jerusalemin nga pushtimi sionist.
Njoftimi, i cili nënkuptoi se qëllimi përfundimtar i luftës aktuale është çlirimi i Palestinës, hapi një fazë të re me bindje dhe vendosmëri më të madhe në qëllimet e Boshtit të Rezistencës.
Edhe pse ende nuk është mbajtur asnjë fjalim, veprimet e Hasan Nasrallahut janë përmendur me zë edhe më të lartë se çdo fjalim: pasigurimi i kufirit, shkaktimi i evakuimin të më shumë se 40 vendbanimeve 5 km nga kufiri libanez, goditja e çdo objektivi me 20 goditje mortajash, me më shumë se 70 të shtëna AGTM (raketë antitank) dhe me më shumë se një duzinë Merkava me tanke. Këto veprime flasin më shumë se fjalët, por përveq tyre, do të ketë edhe më shumë.
Narrativa e përfshirjes së Hezbollahut në luftë e humb vëmendjen nga fakti se të gjitha armët e Boshtit të Rezistencës janë përdorur me koordinim dhe strategji të kujdesshme.
Biden e paralajmëroi Hezbollahun më 18 tetor për të mos i'u bashkuar luftës, duke thënë se i frikësohet kërcënimit ekzistencial që Hezbollahu paraqet për regjimin, i cili në thelb është një vatër zjarri. Ky kërcënim ekzistencial ndaj pushtimit e bëri Biden të këshillonte aleatët e tij në Tel Aviv që të mos bënin një lëvizje të nxituar dhe të pakujdesshme.
Megjithëse Hezbollahu është përfshirë në përleshje të kufizuara kundër entitetit sionist nga veriu në javët e fundit, kryesisht me qëllim të shpërqendrimit dhe konfuzionit të armikut më të dobët se Rrjeti i Merimangës, ai deri më tani ka lejuar Rezistencën Palestineze të menaxhojë situatën e përgjithshme në vijën e frontit.
Hezbollahu e lidhi entitetin sionist në një nyjë me fijet e rrjetit të tij të dobët në veri – gjë që ishte e mjaftueshme për të rritur konfuzionin dhe shpërqendrimin pa krijuar një përshkallëzim.
Ajo që entiteti sionist duket se kërkon është një përgjigje, një shenjë, një përgjigje në orën e tij që shënon me shpejtësi, një hap në planin e tij që duhet ndjekur, vëzhguar dhe regjistruar.
Taktika strategjike e durimit, e përcaktuar nga instituti amerikan i Uashingtonit si "Sfida e Vazhdueshme për Administratën e Bidenit", rrjedh nga koncepti rrënjësor islam (durimi) dhe është një strategji lufte politike po aq sa një luftë personale në sprovat personale.
Nga ky këndvështrim, skifterët e luftës me bazë në Uashington janë larg nga të qenit planifikues të mirë. Rezistenca, me strategjinë dhe durimin e saj, e mban çelësin në dorë këtu. Dhe kjo luftë do të përfundojë ashtu siç e kishte planifikuar Rezistenca.
Burimi : Press Tv