Shumica e vetëvrasjeve të shpallura nga regjimi sionist janë vepër e forcave të rezistencës
Në një program të transmetuar në Kanalin e 3-të të televizionit zyrtar shtetëror, ministri i Inteligjencës i Republikës Islamike të Iranit, Hyxhet el-Islam Sejjid Ismail Hatib bëri deklarata të rëndësishme. Në këtë program, Hatib tha: "Regjimi sionist pësoi një goditje edhe më të madhe se ajo të cilën donte të na bënte, me trazirat që shkaktoi në Iran.Shumica e incidenteve të vetëvrasjeve të shpallura nga regjimi sionist në të vërtet janë vepër e forcave të rezistencës."
Ministri i inteligjencës foli edhe për problemet mes Iranit dhe Azerbajxhanit, duke thënë:"Problemi ynë me Bakun nuk është serioz. Ata donin t'i shtonin kësaj dimensione politike dhe mediatike. Ne po përpiqemi të zgjidhim plotësisht çështjet e vogla që ekzistojnë mes nesh."
Burimi : Medya Şafak