Fundi i projektit sionist në Palestinë?
Lëvizja e rezistencës islamike libaneze është shndërruar në një forcë kryesore në rajon. Fuqia e saj ushtarake, me qindra mijëra raketa dhe luftëtarë të patrembur, mund të shkatërrojë praninë sioniste në çdo konflikt të ardhshëm.
Shumica e qenieve mbjellin farat e shkatërrimit të tyre. Kjo është ajo që dëshmoi prania koloniste-koloniale sioniste në Palestinën e pushtuar. Edhe pse ka pajisje të mëdha ushtarake falë parave dhe burimeve të pafundme të armëve që vijnë nga SHBA-ja dhe Evropa, ajo duket e pafuqishme kundër rezistencës palestineze dhe rezistencës së Hezbollahut.
Ky është vetëm një dimension i sfidës me të cilën përballet prania sioniste. Për më shumë se gjashtë muaj, Izraeli është tronditur me protesta masive të cilat duket se nuk do të pushojnë së shpejti. Protestat kanë të bëjnë me frenimin e kompetencave të gjyqësorit për të mbrojtur lëkurën e trashë të Benjamin Netanyahut, i cili përballet me akuza për korrupsion dhe mashtrim.
Midis rezervistëve të Forcave Ajrore, 235 pilotë luftarakë, 98 pilotë transporti, 89 pilotë helikopterësh, 91 pilotë në shkollën e fluturimit dhe 165 komando elitë të forcave ajrore refuzuan të paraqiteshin në detyrë. Këta persona nënshkruan një letër ku deklaronin qëllimin e tyre. Pas votimit, grupit iu bashkuan edhe 120 ushtarë rezervë aktivë.
Protestat shkaktuan refuzimin e rezervistëve të ushtrisë, forcave ajrore, marinës, këmbësorisë, inteligjencës, kibernetikës dhe njësive të tjera speciale për t'u paraqitur në detyrë. Gazeta izraelite Ha'aretz raportoi se 1,142 personel rezervë të forcave ajrore nuk do të shkojnë në detyrë nëse regjimi i Netanjahut miraton ligjin gjyqësor. Pas votimit në Knesset (parlamenti izraelit) më 24 korrik, shumë më tepër rezervistë u tërhoqën nga detyra.
Para votimit, 235 pilotë luftarak, 98 pilotë transporti, 89 pilotë helikopterësh, 91 pilotë shkollash fluturimi dhe 165 komando elitë të forcave ajrore midis rezervistëve të Forcave Ajrore kishin refuzuar të jepnin raport në lidhje me detyrën. Këta persona nënshkruan një letër ku deklaronin qëllimin e tyre. Pas votimit, grupit iu bashkuan edhe 120 ushtarë rezervë aktivë.
Sipas një raporti të mëparshëm nga Ha'aretz (14 korrik), së paku 10,000 nga 490,000 rezervistë nga 40 njësi të ndryshme po marrin pjesë aktive në protesta nën emrin e "shokëve të armëve". Ky numër mund të duket i vogël, por ka një ndikim të madh në kapacitetin ushtarak të Izraelit. Entiteti sionist si një shtet i militarizuar nuk mund të përballojë nivele të tilla mungesash, veçanërisht kur rezistenca palestineze dhe Hezbollahu janë më të armatosur, më të organizuar dhe më të fuqishëm.
Entiteti sionist përballet me një dilemë tjetër. Rezervistët janë vullnetarë, ndaj nuk mund të detyrohen të japin raport në lidhje me detyrën. Edhe ushtria izraelite pranon se shumica e pilotëve rezervë janë vullnetarë.
Neo-nazistët që kontrollojnë regjimin sionist nënvlerësojnë bojkotin e pilotëve rezervë dhe numrin e tyre relativisht të vogël. Ata qëllimisht injorojnë një fakt të rëndësishëm: pa njësitë e kontrollit ajror, forcat ajrore do të ishin plotësisht të verbëra. Nuk është e besueshme të flasim për zëvendësimin e tyre me të tjerë. Këta nuk janë punëtorë të pakualifikuar që mund të zëvendësohen duke punësuar të tjerë. Nevojiten 10-15 vjet për t'i trajnuar.
Është me rëndësi që të hidhen poshtë nocione të tilla në mënyrë që shqetësimet e oficerëve rezervë të mos ngatërrohen me ligjshmëri dhe demokraci. Frika e tyre kryesore është se nëse gjyqësori zbrazet dhe nuk ka as një gjurmë drejtësie në procesin gjyqësor, personeli ushtarak izraelit do të ekspozohet ndaj akuzave për krime lufte.
Përdorimi i tepërt i forcës nga Izraeli kundër palestinezëve të paarmatosur tashmë ka tërhequr vëmendjen ndaj barbarizmit sionist. Organizimi më i mirë i rezistencës në Jenin do të shkaktojë vetëm edhe më shumë mizori sioniste për shkak të zhgënjimit.
Sfida e paraqitur nga rezistenca palestineze, veçanërisht në Jenin, është një dimension i problemit. Thellimi i ndarjeve sociale në gropën e gjarpërinjve sionist, ku fraksionet politike, po të mos ishte urrejtja e tyre të përbashkët ndaj palestinezëve, do të pinë gjakun e njëri-tjetrit, bën që shumë izraelitë ta shohin realitetin e ri si një "kërcënim ekzistencial".
Në një paralajmërim urgjent të lëshuar në muajin korrik, Instituti Izraelit për Studimet e Sigurisë Kombëtare (INSS) u bëri jehonë këtyre shqetësimeve. Sipas grupit të ekspertëve, situata është aq shqetësuese, aq sa u detyruan të lëshojnë një "paralajmërim strategjik" të dytë kundër kufizimit të kompetencave të gjyqësorit. Paralajmërimi i parë është bërë katër muaj më parë.
INSS nuk është i vetmi institucion që ka shprehur frikëra të tilla. Njësia e Inteligjencës Ushtarake të Izraelit, Aman bëri një parashikim po aq të frikshëm. Disa ditë përpara votimit për ndryshimet në gjyqësor, ai i dërgoi katër letra Netanjahut dhe e paralajmëruar se frenimi i Izraelit kundër Iranit Islamik dhe Hezbollahut do të dëmtohej. Në vlerësimin e njësisë së inteligjencës u theksua po ashtu se mundësia e përshkallëzimit ishte në nivelin më të lartë që nga lufta e nisur kundër Hezbollahut në vitin 2006.
Më 14 gusht, Hezbollahu shënoi përvjetorin e shtatëmbëdhjetë të përfundimit të ofensivës izraelite në 2006. Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm Sejjid Hasan Nasrallah, i cili mbajti një fjalim në televizion, paralajmëroi me vendosmëri entitetin sionist, duke u shprehur se: "Nëse hyni në një luftë të re me Libanin, do të ktheheni në Epokën e Gurit". Ai shtoi se ushtria izraelite momentalisht gjendet në "situatën më të keqe në krahasim me të kaluarën".
Kjo nuk është një mburrje e kotë. Ndryshe nga sundimtarët arab apo izraelit, Sejjid Nasrallah nuk bën kërcënime boshe. Ai jo vetëm që mund të flasë me besim dhe autoritet, por gjithashtu mund edhe të ndjekë atë që thotë.
Hezbollahu ka treguar herë pas here se mund të ia dalë me sionistët arrogantë dhe t'i vendosë ata në vendin e tyre. Ai i dëboi sionistët nga pjesa më e madhe e Libanit jugor në vitin 2000, duke përfshirë kampin e përqendrimit Khiam, ku qindra libanezë dhe palestinezë u mbajtën në kushte të tmerrshme.
Lëvizja e rezistencës islamike libaneze është shndërruar në një forcë kryesore në rajon. Fuqia e saj ushtarake, me qindra mijëra raketa dhe luftëtarë të patrembur, mund të shkatërrojë praninë sioniste në çdo konflikt të ardhshëm. Edhe pse Izraeli krenohet me Kupolën e Hekurt të furnizuar nga SHBA, në kapacitetin e tij më efikas, ai mund të parandalojë vetëm 70 për qind të raketave që vijnë.
Nëse Hezbollahu do të lëshonte 1000 raketa në Izrael, të paktën 300 prej tyre do të kalonin. Këto janë të mjaftueshme për të shkaktuar shkatërrim të madh. Kjo është ajo që i frikëson pushtuesit sionistë në Palestinë dhe i jep shpresë popullit të shtypur palestinez.
Në një formë jo të quditëshme, shumë izraelitë jo vetëm që kanë shtetësi të dyfishtë, por muajt e fundit ata kanë filluar të ikin nga prania e paligjshme e kolonëve kolonialë për kullota më të gjelbra në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Ndarjet e thella brenda gropës së gjarpërinjve sionistë, rezistenca në rritje e palestinezëve, veçanërisht në Jenin dhe Nablus, dhe ndryshimi i situatës globale me rënien e fuqisë amerikane, tregojnë se e ardhmja e entitetit kolonist sionist është e errët.
Edhe sa mund të qëndrojë entiteti sionist?
Burimi : Crescent International