Pse Imam Khamenei gjithmonë thekson leximin e librave?

Publikuar në Maj 25, 2023, 2:26 a.m.

Në takime të ndryshme që mbajti në 12 muajt e fundit, Imam Khamenei rekomandoi shtatë herë leximin e librit. Gjatë kësaj kohe ai prezantoi publikut dy libra, së bashku me shënimet që mbante për ta. Në fjalimet e tij ai foli për disa libra që duhen lexuar. Kjo do të thotë, një herë në pesë javë, Imam Khamenei e ftonte publikun të lexonte libra.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars, Kumeyl Hujeste shkroi sa vijon në lidhje me rëndësinë që Imam Khameneit dha për leximin e librave:

Në takime të ndryshme që mbajti në 12 muajt e fundit, Imam Khamenei rekomandoi shtatë herë leximin e librit. Gjatë kësaj kohe ai prezantoi publikut dy libra, së bashku me shënimet që mbante për ta. Në fjalimet e tij ai foli për disa libra që duhen lexuar. Kjo do të thotë, një herë në pesë javë, Imam Khamenei e ftonte publikun të lexonte libra. Pra, pse është kjo çështje kaq e rëndësishme për Udhëqësin?

Përgjigjen e kësaj e gjeta te Dëshmori Mutahhari. Ai thotë kështu: “Ndryshe nga shumë njerëz, me gjithë përkushtimin dhe besimin tim në këtë fe, nuk më shqetësojnë dyshimet që lindin në çështjet islame. Në fakt, edhe unë jam shumë i lumtur! Sepse besoj se kjo fe e shenjtë fiton lavdi dhe dinjitet më të madh në çdo front ku sulmohet. Sepse dyshimi është shkalla e hetimit. E veçanta e së vërtetës është se dyshimi e bën atë më të dukshme.”

Është vërtet kështu. Revolucioni dhe jeta e Islamit janë të orientuara nga vetëdija. Shkenca dhe vetëdija ua bëjnë të qartë njerëzve të vërtetën e Revolucionit. Dija është themeli i Revolucionit, dhe për këtë arsye udhëheqësit e Revolucionit kanë qenë gjithmonë predikues të librit dhe të leximit.

Së dyti, Revolucioni Islamik tashmë bazohet në teori dhe njohuri. Kur përmendet Revolucioni Islamik i Iranit, Dëshmori Mutahhari, Dëshmori Beheshti, Ajatollah Tabatabai, Ayatollah Talegani, Ayatollah Khamenei etj., emrat e të cilëve ishin në buzët e të gjithëve në këtë fushë në vitet '70 dhe Imam Khomeini, kreu i kësaj linje, më vjen në mendje i pari. Vlera dhe rëndësia e tyre mund të krahasohet me emra në shumë lëvizje, revolucione dhe madje edhe kundërrevolucione iraniane në mbarë botën.

Kjo është arsyeja se pse në takimet me studentët, Udhëheqësia thekson se brezi i ri i Revolucionit “ka nevojë për një themel të fortë mendimi”: "Kjo është nevoja e tyre absolute; nëse një i ri, veçanërisht studentët e rinj, kanë një bazë të fortë dijeje, zemra e tyre do të jetë e fortë, hapi i tyre do të jetë i qëndrueshëm, lëvizja e tyre do të jetë e vazhdueshme dhe nuk do të ndihen të lodhur. Besimi në zemra ia shton besimin dhe vetë besimi sjell qetësi dnë zemër”. “Ai është që sjell qetësi (paqe dhe besim) në zemrat e besimtarëve, në mënyrë që ata t’i shtojnë besimin besimit të tyre.” (Fetih, 4)

Ne jemi të përkushtuar ndaj një revolucioni të tillë që vlerëson dijen dhe arsyen në një shkallë të tillë!



Burimi : Medya Şafak