Historia interesante e Kuranit më të vogël në Shqipëri

Publikuar në Maj 1, 2023, 2:04 a.m.

Ballkani, i cili vitet e fundit është quajtur Europa Juglindore, ndodhet në juglindje të kontinentit evropian.

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Greqia; janë vende ballkanike. Turqit, rumunët, serbët, boshnjakët dhe shqiptarët janë në mesin e grupeve etnike që jetojnë në Ballkan.

Kurani i vogël, i cili ka përmasat e një pulle postare në Shqipëri, ka një histori interesante.

Sipas lajmeve të web faqes Euro News, Mario Prushi gjithmonë merr abdes për të puthur dhe lexuar Kuranin më të vogël në botë.

Familja e Prushit e ruajti këtë Kuran, i cili u mbijetoi i padëmtuar luftërave të përgjakshme, duke e bartur brez pas brezi.

Sipas ekspertëve, ky Kuran ruhet në një kuti të vogël argjendi dhe është një nga Kuranet më të vegjël të shtypur në botë. Edhe pse kutia e argjendtë ishte ndryshkur, ajo ruante perlën brenda.

Mario Prushi, i cili jeton në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, deklaroi se e kanë ruajtur me përkushtim brez pas brezi këtë Kuran dhe se në të ekziston një indeks i plotë i sureve, data e botimit të të cilave nuk është e specifikuar dhe se është e shkruar në letër të hollë, me faqe të numëruara dhe të zbukuruara.

Është e pamundur të lexohet pa lupë ky Kuran, i cili është vetëm dy centimetra i gjerë dhe një centimetër i trashë.

Sipas Elton Karaj, studiues i Kuranit në Universitetin Beder në Tiranë, kopja prej 900 faqesh ekziston të paktën që nga shekulli i 19-të.

Karaj tha se ky Kuran është një nga Kuranet më të vegjël në botë dhe shtypja e tij daton në fund të shekullit të 19-të dhe vuri në dukje se kjo vepër jashtëzakonisht e vlefshme gjendet në Shqipëri.

I ruajtur për mrekulli

Madhësia e tij nuk është e vetmja veçori e jashtëzakonshme e Kuranit, por është edhe arsyeja e vërtetë se pse familja katolike Prushi është myslimane.

Prushi u shpreh se: “Derisa gjyshërit e mi po gërmonin dheun për të ndërtuar një shtëpi të re në rajonin e Gjakovës së Kosovës, ata gjetën trupin e një personi të varrosur atje dhe ky Kuran ishte vendosur mbi zemrën e tij”, ndërsa familja e tij e pranuan këtë si një shenjë hyjnore dhe e përqafuan Islamin.

Gjyshi i tij ishte oficer i ushtrisë së Mbretit të Shqipërisë në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar, dinte shumë mirë gjuhën arabe dhe çdo natë i ftonte miqtë e tij në shtëpinë e tij për të lexuar Kuran.

Me gjithë kundërshtimin e ashpër të Enver Hoxhës ndaj Islamit, diktaturës dhe sundimit komunist, ai e ruajti këtë Kuran për 41 vjet. Prushi tha se: “Dikush kishte raportuar në policinë sekrete se kishim një Kuran në shtëpinë tonë, por ishte aq i vogël sa babai im arriti ta fshihte. Agjentët u larguan para se ta gjenin.”

Bekimet e Kur'anit të Vogël

Pas këtij incidenti, babai i Prushit, Iskenderi, vendosi ta nxirrte Kuranin jashtë kufirit dhe t'ia besonte mikut të tij në Kosovë. Me vdekjen e babait të Prushit në vitin 2012, ai trashëgoi këtë Kuran.

Prushi beson se në këtë libër ka shumë histori, bekime dhe mrekulli dhe thotë se: “Sa herë që e prek, emocionohem. Kur diçka shkon keq ose vajza jonë sëmuret, ndihemi të lehtësuar, e dimë se Kurani do të na mbrojë”.

Familja e Prushit mori shumë oferta për të shitur këtë Kuran nga adhuruesit e antikave, madje edhe nga disa muzeume.

“Nuk kam ndërmend ta shes kurrë, ky Kuran i përket familjes sonë”, tha Prushi.



Burimi : IQNA