Diplomati izraelit: Nasrullah po thotë të vërtetën

Publikuar në Jan. 13, 2023, 4:50 a.m.

Ish ambasadori i regjimit racist izraelit në Egjipt, Itzhak Levanon tha se deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Sayyid Hasan Nasrullah se "Izraeli është më i dobët se rrjeta e merimangës" është e vërtetë.

Ish ambasadori i regjimit racist izraelit në Egjipt, Itzhak Levanon, i cili shkroi një artikull për gazetën hebraike Maariv, iu referua një fjalimi të mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Seyyid Hasan Nasrullah në vitin 2000.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejjid Hasan Nasrullah, në një fjalim që mbajti në vitin 2000, kur Hezbollahu çliroi Libanin nga pushtimi izraelit, deklaroi se pavarësisht se ka një fuqi të madhe ushtarake, regjimi izraelit është shumë i dobët brenda, dhe tha: "Pasha Allahun! Izraeli është edhe më i dobët se rrjeta e merimangës.”

Itzhak Levanon, djali i një ish-zyrtari të Mossad, tha në artikullin e tij për gazetën Maariv: “Kanë kaluar 22 vjet dhe ne ende e shohim atë dobësi të brendshme me sytë tanë. A e kemi vlerësuar drejt këtë çështje pas deklaratës së Nasrullahut? Për momentin, situata e brendshme në Izrael nuk është aspak e mirë. Shohim që shoqëria është e polarizuar. Kudo që të hedhim duart këtu, hasim një problem. Dhuna verbale dhe fizike është kudo. Duket se janë kapërcyer të gjitha vijat e kuqe dhe izraelitët janë të frikësuar në mënyrë serioze.”

Ish ambasadori egjiptian i regjimit racist izraelit, Itzhak Levanon, gjithashtu deklaroi në artikullin e tij: “Ata që janë dëmtuar nga dhuna në Izrael këshillojnë vazhdimisht që të mos thuhet asgjë, të mos ndërhyhet. Përkthimi i kësaj në jetë praktike nënkupton vazhdimin e kompleksitetit. Gjyqësori izraelit, një nga institucionet me të cilin ne mburremi, po sillet shumë dobët. Ushtria izraelite, e cila është kurora dhe mbrojtësja jonë, tani sheh re të errëta mbi kokën e saj. Autoritetet izraelite përvetësuan një metodë të rrezikshme dhune. Dhuna është në rritje në vendet e vitit 1948. Izraelitët shpesh flasin shumë dhe bëjnë pak.”

Itzhak Levanon, i cili kritikoi edhe mediat izraelite, tha: “Mediat izraelite duhej të na informonin për të vërtetën si një llambë që ndriçon rrugën tonë. Por ata nuk arritën ta bëjnë këtë dhe tani po formohet një kabinet ekstremistësh dhe ne qartazi, po shkojmë drejt një procesi shumë të vështirë.”



Burimi : Yakın Doğu Haber