Jerusalem Post: Me 150,000 raketa dhe Forcat Speciale Ridvan, Hezbollahu është kërcënimi më i madh për Izraelin

Publikuar në Jan. 12, 2023, 12:59 a.m.

Gazetari izraelit vuri në dukje edhe se zëri i ushtarit u zbeh ndërsa ishte duke thënë se: "Nëse forcat Ridvan arrijnë në Metula...".

Në një artikull të shkruar nga Yonah Jeremy Bob dhe botuar në gazetën e regjimit sionist The Jerusalem Post, u tha se "Hezbollahu është kërcënimi më i madh për Izraelin".

Artikulli nënvizoi se shumë prej zyrtarëve të sigurisë së regjimit racist dhe pushtues izraelit "pas dyerve të mbyllura dhe ndonjëherë edhe të hapura" theksojnë se "Hezbollahu, me rreth 150,000 raketa dhe Forcat Speciale Ridvan, janë kërcënimi i tyre më i madh".

Gazetari i gazetës tha se një ushtar okupator izraelit është shprehur se: "Hezbollahu është në kufi, kështu që ne jemi gati për çdo gjë. Kjo është një situatë shumë reale. Ushtarët e Hezbollahut fituan përvojë në Siri. Ata tani janë operatorë më të pavarur, kanë fuqi më të madhe zjarri sipas ligjit të luftës si dhe posedojnë pika vëzhgimi."

Gazetari izraelit vuri në dukje edhe se zëri i ushtarit u zbeh ndërsa ishte duke thënë se: "Nëse forcat Ridvan arrijnë në Metula...".



Burimi : Medya Şafak