Përparimi i Iranit e bënë të pavlefshme logjikën e demokracisë liberale

Publikuar në Nën. 28, 2022, 2:03 a.m.

Ajetullah Hamenei u shpreh se fitimet dhe përparimi i jashtëzakonshëm i bërë në vend pas fitores së lavdishme të Revolucionit Islamik në 1979 e zhvlerësuan logjikën e demokracisë liberale në arenën ndërkombëtare.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejid Ali Ajetullah Hamenei i bëri disa deklarata, në pritjen e një delegacioni nga provinca e Isfahanit në Hysejnijen e Imam Khomeinit (RA) në Teheran të shtunën, në përvjetorin e varrimit të 370 martirëve të Mbrojtjes së Shenjtë në vitin 1982.

Ai vuri në dukje tetë vitet e Mbrojtjes së Shenjtë (lufta e imponuar nga Iraku kundër Iranit në vitet 1980-1988), duke u shprehur se të rinjtë e vendit bënë një epope në fushën e betejës dhe ishin të armatosur rëndë nga Arroganca Globale, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj dhe tha se ata kishin arritur të mposhtin regjimin Baas të Irakut nën udhëheqejen e ish-diktatorit Sadam Hysein.

Ajetullah Hamenei tha se problemi i Arrogancës Globale, përfshirë Republikën Islamike të Iranit dhe SHBA-të, është se ata nuk duan të shohin përparimin dhe arritjet e Iranit në arenën ndërkombëtare, duke shtuar se nëse arrit përparimi sipas Iranit Islamik, logjika e demokracisë liberale në botën perëndimore do të jetë e pavlefshme.

Ai theksoi se perëndimorët kanë më shumë se dy shekuj duke plaçkitur gjithë botën me logjikën e demokracisë liberale dhe si rrjedhojë e kësaj, ata kanë grabitur mallin e vendeve me pretekstin e vendosjes së demokracisë.

Ajetullah Hamenei vuri në dukje një nga krimet e tmerrshme të kryera nga SHBA në Afganistan dhe u shpreh se amerikanët kanë ardhur në Afganistan dhe kryejnë krime për 20 vjet.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik vuri në dukje kryengritjet e nxitura nga vendet perëndimore, duke thënë se armiqtë janë të shqetësuar nga përparimi i Iranit dhese ata  po përpiqen të zhgënjejnë popullin për qeverinë islamike.

Ajetullah Hamenei tha se Rendi Islamik është bërë shumë i fortë sa që ligësia e rebelëve të mos mund ta dëmtojë atë.

Ai parashikoi se fundi i trazirave është afër dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të ndjekin penalisht dhe të ndëshkojnë elementët kryesorë që qëndrojnë pas trazirave, duke dëmtuar pronat e njerëzve dhe duke kryer krime ndaj njerëzve të pafajshëm dhe forcave të sigurisë.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik: Arsyeja e zemërimit të Perëndimit është përparimi i Iranit

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik,Ayetollah Seyyit Ali Khamenei u shpreh se: “Të gjitha fuqitë imperialiste të botës, veçanërisht SHBA-ja dhe Evropa, janë të shqetësuara, të stresuara dhe të mërzitura nga zhvillimi i Republikës Islamike të Iranit. Kjo është arsyeja pse ata zbresin në fushë dhe bëjnë çdo gjë që munden. Sigurisht që nuk mund të bëjnë asgjë. Nuk kanë mundur të bëjnë deri më tani dhe nuk do të mund ta bëjnë as tash e tutje.”

Fjalimi i Ajetullah Hameneit ishte si më poshtë:

“Baza e problemit të imperializmit me Republikën Islamike të Iranit është kjo: Nëse Republika Islamike e Iranit zhvillohet dhe bëhet e begatë, logjika e demokracisë liberale të botës perëndimore do të zhvlerësohet.

Perëndimorët plaçkitën gjithë botën për më shumë se 2 shekuj me logjikën e demokracisë liberale. Ata hynë në një vend duke thënë se nuk ka liri dhe në tjetrin nuk ka demokraci.  Ata shfrytëzuan thesaret dhe burimet e atij vendi me pretekstin e vendosjes së demokracisë. Evropa e varfër përparoi ndërsa vende të pasura si India dhe Kina u tërhoqën zvarrë në katastrofë. Irani nuk u kolonizua drejtpërdrejt, por këtu ata vepruan si të donin.

Një shembull është Afganistani para syve tanë. Amerikanët kryen vrasje në Afganistan për 20 vjet. Ata kryen të gjitha llojet e vrasjeve. Pas 20 vjetësh, ia kthyen përsëri Afganistanin qeverisë që përmbysën dhe u larguan me turp nga ky vend.

Nëse në botë formohet një sistem që hedh poshtë logjikën e demokracisë liberale dhe i jep identitet popullit të saj me një logjikë reale, nëse formohet një qeveri që i jep identitet njerëzve të vendit të saj, i zgjon, i forcon dhe kundërshton logjikën e demokracisë liberale, logjika e demokracisë liberale do të hidhet poshtë. Ky është shteti i Republikës Islamike të Iranit.

Periudha 8-vjeçare e Mbrojtjes së Shenjtë ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Të rinjtë tanë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur atje. Për 8 vjet, kur të gjitha fuqitë botërore ishin në një anë, Irani ishte i vetëm. Ndonjëherë ndodhin sulme në disa vende, por jo aq shumë sa Irani. NATO ishte bashkë me Sadamin në atë kohë. SHBA-ja ishte në anën e Sadamit, e po ashtu edhe Bashkimi Sovjetik. Disa vende evropiane, si Jugosllavia, që nuk ishin pro Bashkimit Sovjetik dhe që nuk vareshin nga SHBA-të, gjithashtu kaluan në anën e Sadamit. E gjithë bota ishte në njërën anë, Irani ishte në anën tjetër. Ne fituam në këtë luftë duarbosh. Ne kemi arritur një fitore të plotë dhe madhështore në luftën 8-vjeçare.”

Logjika e demokracive liberale do të humbasë vlefshmërinë e saj

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit tërhoqi vëmendjen për dështimin e botës perëndimore për të minuar vendin.

Udhëheqësi Ajetullah Hamenei njoftoi sot se zhvillimi dhe prosperiteti i Iranit "do të zhvlerësojnë logjikën e demokracisë liberale në Perëndim".

Në fjalën e tij, Khamenei tha: "Perëndimorët kanë plaçkitur botën me logjikën e demokracisë liberale për dy shekujt e fundit", duke shtuar se "Evropa e varfër është bërë e pasur duke dëmtuar vende si India dhe Kina".

Disa javë më parë, Khamenei tha se "Rendi aktual botëror është në një gjendje ndryshimi," dhe deklaroi se " në fazën tjetër do të mbizotërojë një rend i ri ". “Ka 3 vija të gjera në rendin e ardhshëm botëror: tërheqja e SHBA-së, transferimi i pushtetit në Azi, përhapja e ideologjisë së rezistencës dhe zgjerimi i frontit.”

Ajetullah Sejid Ali Hamenei foli për "humbjen graduale të fuqisë politike, shkencore, kulturore dhe ekonomike të fuqive perëndimore" dhe tha se kjo fuqi do të kalojë nga Perëndimi në Azi, e cila do të jetë qendra e shkencës dhe ekonomisë, dhe tek fuqitë politike dhe ekonomike.

Në prill, Hamenei kishte deklaruar se SHBA-të janë dobësuar dita-ditës në 20 vitet e fundit kur bëhet fjalë për politikat e saj të brendshme dhe të jashtme, ekonominë dhe sigurinë.

Në fjalimin e tij para studentëve të universitetit në Teheran, Sejid Hamenei tha: “Bota është përballë një rendi të ri botëror jo-bipolar dhe Irani dhe pjesa tjetër e botës duhet të merr pjesë fizikisht dhe sistematikisht në këtë rend.