Qeveria e Shpëtimit Kombëtar të Jemenit: Kërcënimet tona kundër koalicionit saudit janë serioze

Publikuar në Tet. 8, 2022, 11:07 a.m.

Duke iu referuar paralajmërimit të Sanaa për kompanitë e huaja që të largohen nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, një anëtar i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit theksoi se nëse kërkesat e ligjshme të Sanaasë nuk përmbushen, forcat jemenase do të përdorin kapacitetet e tyre ushtarake.

Sipas kanalit televiziv Al-Mayadeen; "Muhamed Al-Bakhiti të enjten mbrëma theksoi se vazhdimi i bllokadës ndaj Jemenit nënkupton vazhdimin e luftës, sepse shtetet agresore përdorin fuqinë ushtarake për të parandaluar hyrjen e anijeve tregtare në Jemen, veçanërisht produkteve të naftës, ndërkohë që e dinë se këto dërgesa nuk janë ushtarake dhe si rrjedhojë kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime".

Al-Bakhiti tha: "Lehtësimet e ofruara nga armëpushimet e kaluara ishin shumë të kufizuara dhe kohëzgjatja e armëpushimit gjithashtu ishte e kufizuar, si rezultat, me vazhdimin e bllokadës ndaj popullit të Jemenit, ne nuk mund të pajtohemi për një armëpushim afatgjatë, sepse rrethimi është një nga format e agresionit dhe vazhdimit të luftës".

Anëtari i qeverisë së Shpëtimit Kombëtar theksoi: "Koalicioni saudit ka shkatërruar pjesën më të madhe të infrastrukturës së Jemenit. Nëse kërkesat e popullit jemenas nuk merren parasysh, ne do të kryejmë operacione ushtarake thellë në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Do të kryejmë operacione edhe në det. Ne do të ndalojmë transportin nga Jemeni drejt vendeve agresore dhe kjo është e drejta jonë legjitime dhe ligjore".

Al-Bakhiti shtoi: "Amerika nuk duhet të mendojë se ne kemi frikë nga ndërmarrja e hapave të tillë ushtarakë, sepse siç thashë, ne nuk bëjmë asnjë hap ushtarak pa llogaritje. Në të kaluarën, ne kemi zbatuar shumë nga kërcënimet tona dhe kemi arritur qëllimet tona".

Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka filluarr agresionin ushtarak kundër Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ka bllokuar vendin nga toka, deti dhe ajri. Lufta nxitëse e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Jemen deri më tani ka çuar në vdekjen e më shumë se shtatëmbëdhjetë mijë jemenasve, plagosjen e dhjetëra mijëra njerëzve dhe zhvendosjen e miliona jemenasve.



Burimi : Pars Today